Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Perandori i fjalës

| E diele, 25.08.2024, 11:04 AM |


PERANDORI I FJALËS

Poezi nga libri "Iliada shqiptare"

Atdhe, naltoje  këngën  për  Atdheun

për pellazgo-ilirinë dhe pjesët e tjera

jepi frymëzim muzës dhe marsho, në

gjeografinë ilire shtrihet  atdheu  ynë

Atdheu ka forcë  të jashtëzakonshme

është pjesa e tërë e dheut arbëror, e

ëmbla tokë që e ndjejmë dhe e duam

hisja jonë e zotit, e diellit dhe  e detit

Atdhe, jepi  hov  Lëvizjes Kombëtare

për Iliri, naltoje  këngën  për kthimin

e emrit Atdheut në emrin  e  vet, Iliri

e ardhmja do, jo në kufijtë e tashëm!

Mbi atdheun e lashtë    shqiptarëve

u thyen  tri  perandori, plagët  e  tyre

ende i ndjejmë në trup! Dua t´i takoj

dijësit e mi, ata që na lanë vepra pas!

I mbushur me gjak pellazg  të Naimit,

  Fishtës, Nënë Terezës, të Kadares

kjo tokë shqipesh    pellazgo-ilirëve

e do që ta naltojmë këngën  për  Iliri!...

Atdhe Geci - Prishtinë, Pogradec, 2024