Kulturë
Tahir Bezhani: Rrëfim për bacën Smajl...
E shtune, 17.08.2024, 07:49 PM
Tahir Bezhani, tregim
RRËFIMI
PËR BACËN SMAJL...
Ishte
ditë e diell me shi. Ditë pushimi. Nga lodhjet e përditshme, trupi i ishte
ngjitur për shtratin e fjetjes. Bënte të ngrihej, nuk e dëgjonte trupi i
shkapërderdhur . Edhe qepallat i dukeshin të renda kur lëviznin në ritmin e
tyre. Në oborr dëgjonte ushtimën e shiut
dhe erën që përplaste furishëm piklat e
shiut në xhamat e dritares. Ngriti dorën
dhe shikoi orën. Uaaa! - pëshpëriti, paska shkuar ora dhjetë e ditës, dhe
fërfëlloi mbulesën e natës, veshi rrobat
dhe u ul në tavolinën e kafesë së mëngjesit, në këndin e terasës së shtëpisë, duke shikuar ato rrugë e kodra për rreth atij qyteti, te cilat i kishte larë
e shpërlarë ai shi, qe sapo kishte pushuar. Në kuzhinë nuk vërejti Dashurinë, as djalin Kujtimin. Mendoj se akoma
flinin, me që ishte ditë pushimi dhe
zakonisht pushonin më gjatë. Jetë në gyrbet është kjo, foli me vete Gëzim Guri.
U
përpoq të bënte kafen pa e ftuar Dashurinë, por kur iu afrua bocës së plinit ,
dëgjoi krismën e derës që u hap.
-He,
u zgjove?-i foli bashkëshortja. Sa shumë fjete sot, si asnjëherë më parë.Të
trazuan ëndrrat, ç’të gjeti sot?!
-Si
ja qëllon moj Dashurie! Pikërisht isha tretur në ëndrra të shumta, bile nuk di
t’i tregoj sa ëndrra kam parë, sa jam gëzuar e sa jam trishtuar tërë natën me
to. Ma bën kafenë, me që qenke zgjuar, pastaj eja ulu afër të flasim!
Gjithmonë
gruaja është kureshtare për të ditur ëndrrat e burrit dhe sapo ia solli kafenë,
iu ul afër gjurit, po i lutet t’ia tregoi se ç ‘kishte ëndërruar gjatë natës.
-Eh,
si ëndrra moj grua, çfarë të tregoj! Nuk
i mbaj mend të gjitha, ishin shumë. Dhe filloi të rrëfejë njërën nga ato që
kishte mbajtur mend:
-Trupoja
një lumë ,nuk dija as ku doja të shkoja, isha vetëm dhe sa nuk u mbyta në valët
e tij. Gjatë më barti vala duke më rrokullisur shtratit të tij të çmendur. Për
fat të mirë, kapa një degë shelgu dhe
me shumë mund dola në breg, shpëtova. E sa u gëzova moj
grua kur shikova veten në krevat.. Aty ndali Gëzimi rrëfimin.
Dashuria
ishte stepur duke dëgjuar rrëfimin e ëndrrës së parë dhe pa pushuar, e
pyeti Gëzimin:
“A
ishte uji i turbullt apo i kthjelltë?!”
-Ishte
i kthjelltë, foli Gëzimi.
-Sa
mirë, shtoi Dashuria! Paske me u gëzua njeri im!
-Kështu
thonë!. Aiiii, Dashurie, gëzimet e mia
kanë ikur...
-Mos
thuaj ashtu, fol për tjera, çfarë përjetove tjetër n’ ëndërr, se ke fjetur gjatë!.Lëri tjerat grua, janë të
bezdisshme ato, mos çaj kokën, më le të pi kafenë, edhe vet trishtohem. Shiko
përgatit mëngjesin se u bë vonë! Sot dua të shëtis me Kujtimin në qytet. Ka kohë që nuk kam dalë me
djalë, nuk e kam pyetur për mësime e shumë gjëra tjera. Ditë tjetër flasim
sërish.
-Mirëmëngjesi
babi, u dëgjua zëri i ëmbël e Kujtimit.
A ke pushuar ,si ke gdhirë sot?
-Lum
unë që të kam, e më pyet kaq ëmbël! Të paça me jetë të gjatë biri im!. Unë mirë
jam, kam pushuar mjaft dhe nuk lodhem kur të shikoj ty. Ti je shpresa e jetës
sime !Pas mëngjesit do shëtisim se bashku ne qytet sot, apo jo?! E dëshiron
shëtitjen me babin? !
Uaaaa!... bëri Kujtimi i gëzuar dhe iu hodh në përqafime
babit.
-Mëngjesin
e keni të shtruar në tavolinë, urdhëroni ta konsumoni, foli Dashuria.
-Faleminderit
i folën njëzëri djali e bashkëshorti!
Shiu
që kishte ra tërë natën, deri në mëngjes, kishte pushuar. Rrugët e qytetit
ishin pastruar nga të reshurat dhe ajri ishte freskuar për mrekulli. Lumi që
ndante qytetin ushtonte dhe mbi valët e tij lundronin ca gjëra të ndryshme.
Gëzim Gurit iu kujtua ëndrra e natës, por pa ujin e turbullt dhe valët rrëmbyese.
-Ku
dëshiron të shëtitësh me babin, pyeti Kujtimin?!
-
Shkojmë te lodrat e mëdha, foli Kujtimi dhe ecën krah për krah alesë së bukur,
rrugës kryesore të qytetit modern evropian, Nurnbergut.
Pas
mbarimit me lojëra, u dakorduan që të ndalojnë në ëmbëltoren “Dardania”, pronë
e një tetovari, për t’u freskuar me ndonjë ëmbëlsirë.
Kujtim
,filloi bisedën Gëzimi, foli babit për rezultatet e mësimeve tuaj nga se unë, i
zënë me punë, nuk po kam kohë të lirë që
të merrem me ty. Ti tani je
rritur, kupton veten dhe familjen, sidomos nevojat dhe qëllimet e familjes
sonë! Unë nuk mendoj se duhet të zhgënjehem me ty, Kujtim!.Ti e di, i dëshiroj
fort sukseset në mësime por Kosova nuk harrohet, gjuha, kultura, tradita,
farefisi i afërm, janë pjesë e shpirtit dhe zemrës sonë. Kemi folur për këto
gjëra, apo?!.
-Po
babi, me ke folur shume, shumë për të gjitha gjërat e vendit tonë, Kosovën.
Bile më ke treguar shume detaje edhe të bashkëvendësve tonë, në fshatin
Gurmadhë. Babi, unë nuk do të zhgënjej
as në mësime e as për ato gjërat që ti i ke madhore për
vendlindjen, traditën tone kombëtare.
Gjithnjë e mbaj mendjen që pas mbarimit të shkollimit, këtu ku jemi, të
rikthehem në vendin tonë, atje ku shpirti pushon i qetë, këndshëm nga lindja
deri ne vdekje....
Gëzim
Guri është stepur duke dëgjuar fjalët e të birit, Kujtimit, i cili fliste me
tërë atë pasion për Kosovën, sikur të ishte lindur e rritur në fshatin Gurmardh
të Dukagjinit. Lotët e mallëngjimit ia kishin pikëluar këmishën e bardhë në
gjoks. Shikonj rreth e rrotull ëmbëltores, zgjati dorën te koka e Kujtimit dhe
e puthi me afsh duke shtrënguar me sa kishte takat trupi, duke ndjerë thellë në
shpirte dashurinë ndaj Kujtimit.
E
shikonte e nuk bëzante, ishte ngrirë nga fjalët
plot dashuri për vendlindjen nga Kujtimi, i cili akoma ishte i vogël.
Një falënderim nga palcë ashti sikur i rrëshqiti buzëve të rreshkura me
nikotinë, ku fshihej mërzia e malli për atdhe. I lutej zotit që Kujtimi kur të
rritet, të kthehet në Dardaninë antike, aty ku edhe varret presin rikthimin për
ta freskuar barin e tharë mbi eshtrat që po harrohen.
X X X
Sa
shpejtë ikin ditët, javët, muajt, sa shpejte
kalon kjo jetë e pas lë vetëm kujtime plot mall e dhimbje, deri në thellësi shpirti. Përmes atyre kujtimeve
ndërton kullën muzeale jetësore, ku
ballafaqohesh shpesh me gjitha ato
gëzime, hidhërime, dëshpërime, si përditshmëri. Njeriut nuk i mjafton
koha të përmbushë dëshirat jetësore. Shpesh dëshirat mbesin si lecka të
shprishura rrugëve, ku shikohen përmes bebëzave të syve, dëshira që ngacmojnë mallin e asgjë më shumë.
Gëzim
Guri kishte kaluar kohë të gjatë si
gyrbetqar në Nyrenberg të Gjermanisë. Kishin filluar t’i zbardheshin flokët nga mërzia dhe
ngarkesat tjera jetësore. Që nga fillimi nuk i kishte shkuar përdoresh të bënte shoqëri me shumë
njerëz. Kishte ndenjur anash gjithë asaj problematikes së kohës e cila shpesh
shkaktonte të papritura e telashe shume të mëdha. Të vetmin djalë e kishte Kujtimin, të cilit iu kishte përkushtuar me
tërë qenien e tij shpirtërore për edukim e shkollim. Kur vinin në pushime në Kosovë, Kujtimit i sqaronte çdo gjë për
fshatin, për kushërinjtë, për jetën atje. Shpesh i fliste edhe për Bacën Smajl,
atë burrin e vjetër, i cili imitonte
shpezët e malit me një zë të paparë. Bile, iu kujtua një rast ,moti, kur gjatë
një pushimi, kishte shkuar te Kroni i Mrizit dhe e kishte parë se si emitonte
pupëzën, qyqen, turrecin etj.Ky rrëfim i bëri përshtypje Kujtimit, dhe duke e
dëgjuar me shumë vëmendje, ia bëri një mori pyetjesh babait.
-Si
ka mundësi babi që të imitojë aq bukur njeriu një shpezë, si ato që fole, qyqen,
pupëzën?....
-Njerëzit
kanë dhunti të natyrshme tek na biri im. E kam parë me sytë e mi duke imituar
ato që të fola. Sikur mos të kisha parë as unë nuk do e besoja. Ja si më ngjau
një rast me Bacën Smajl, tha ai dhe filloi të tregojë:
-Ka
ndoshta dhjetë vite më parë kur shkova në pushime. Ti ishe akoma i vogël dhe
mbete duke lozur n ‘oborr të shtëpisë. Unë thirra Bacën Smajl te shtëpia e tij
dhe iu luta të shkojmë së bashku te Kroni i Mrizit. Atje ku ruaja bagëtinë me
moshatarët tjerë të fshatit, aty ku hanim bukën, te ai krua i ftohtë akull. Kur
arritëm aty, sytë mu mbushen lot biri im. Mu kujtuan shokët e fëmijërisë,
lojnat e shumë peripeci tjera të jetës.
Aty vazhdimisht dëgjoheshin këngë zogjsh, pupëzash, shihja gushen e turrecit
kur fryhej para këngës, vajtimin e qyqes. Kur u ulem me Bacën Smajl te Kroni i
Mrizit, e pyeta se pse nuk po dëgjohet asnjë
zë zogjsh si më parë. Janë prerë
malet, kanë ikur edhe zogjtë nga ky vend, janë strehuar n ‘atë malin e thellë
atje lartë, e shikon, dhe bëri me gisht andej kah ajo thellësi mali, atje lart. Por, nëse të ka marë malli shumë, t’i
sjellë unë sa për t’i dëgjuar, foli Baca Smajl.
Unë
qesha duke shikuar seriozitetin e Bacës
Smajl, se a e ka me gjithë mend fjalën.Ai buzëqeshi dhe më tha “flas
seriozisht.” Dhe fillojë të imitojë
zogjtë.Baca Smajl u fut nën një dëllinjë, mori pozicionin gërmuq, fryni bushenjtë e tij dhe filloi me
pupëzën. Pas disa minutash ajo erdhi fluturim dhe filloi ta gjurmojë se nga i
vinte ai zë.Njashtu veproi edhe me turrecin dhe qyqen. Mbeta i mahnitur nga
veprimi i atij burri bukur të moshuar.
U
shtanga me veprimet e Bacës Smaj!. U
ndjeva këndshëm e shumë i gëzuar me atë shëtitje të paharruar e cila më rigjeneroi kohën e kaluar moti.Nuk
e harroj kurrë atë ngjarje biri im, përfundoi rrëfimin Gëzim Guri.
I
ngazëllyer nga rrëfimi i ngjarjes ,Kujtimi kishte mbetur pa frymë e pa gojë nga
ai veprim magjeps i Bacës Smajl, kushëririt nga fshati Gurmardh i Dukagjinit të
Kosovës.
Ishte
kjo një ngjarje interesante për Kujtimin, një rrëfim kuptimplotë për talentet
e natyrshme të njerëzve të trojeve tona, ngjarje e cila mbeti në
kujtesën e tij të përhershme. Kujtimit i silleshin në mendime gjithnjë ato
rrëfime të babait. Nuk i harronte as kur ishte vetëm . Bile, ua tregonte atë
ngjarje edhe moshatarëve në shkollën e tij.
Një
mbrëmje, pasi kishte kaluar kohë nga ai rrëfim , iu drejtua babit duke e pyetur
: “babi, a jeton ende ai Baca Smajl i fshatit tonë që më fole para do kohe?”
-Jo
Kujtim, ka katër vite që ka vdekur. Kam pas marë pjesë në varrim. Nuk do e
harrojmë kurrë, ishte i mirë me shumë të mira.
Kujtimi
brenda vetës ndjeu një zbrazësi shpirtërore. I dhimbsej njeriu që nuk e njihte ,por kishte dëgjuar
ngjarje interesante. Sa nuk i shkuan lotët atyre faqeve të njoma nga dhimbja.
-Babi,
kur të shkojmë këtë verë në pushime, dua
të çoj lule të freskëta në varrin e Bacës Smajl. Ai është gjaku im që qarkullon
damarëve të mi tashmë...
Gjakovë, 25-26 qershor,2024