E shtune, 03.05.2025, 06:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Mitet dhe trimëria magjinë e mbajnë Brenda

E merkure, 14.08.2024, 07:54 PM


Mitet dhe trimëria magjinë e mbajnë brenda

Tregim humoristik

Nga Shyqyri Fejzo

Trimëria dhe nderi, të përfaqësuara në figura mitike si Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), janë vlera thelbësore për shqiptarët. Këto vlera kanë kultivuar një identitet të fuqishëm, ku guximi dhe rezistenca janë thelbësore.Mitet dhe traditat, dihet se kanë evoluar në vite e shekuj, megjithëatë ato në një formë a një tjetër, ruajnë thelbin. Djemtë e fshatit tim, kur ishin në shkollë, ushtri aksione etj. kishin shumë dëshirë dhe krenoheshin kur ju thërrisnin të tjerët “o Skenderbe”Shprehjen më të mirë e të vlerësuar ishte bërë traditë mundja.

Nuk u ha në besë,po do ju rrëfej çfarë kam lexuar,dëgjuar dhe parë për fshatin tim të lindjes, Majëmali. Ai ndodhet i shtrirë në një lartësi të madhe,i rrethuar me male. Mitet dhe traditat e zakonet jo rrallë në këtë fshat kanë dalë jashtë trendit të zhvillimit të zakonshëm. Mbase u a ka diktuar dhe kushtet e natyrës, po forca, trimëria aty merrte prioritet. Fshati dinte se kush ishin burrat më të fortë, të cilët mundnin kë do që u delte përpara. Dinin djemtë më të fortë, që si mbaronin shkollën e mesme shkonin në shkollat ushtarake ose të fiskulturës. Po nuk mbetej me kaq. Sa herë kishte ndonjë grumbullim njerzish, para se të diskutohej përse ishin mbledhur, dilte ndonjë propozim, si “pa bëni në këtë shesh ndonjë mundje o çuna.” Kur shiheshin të lashtat në lëmenj e kashtë kishte ndeshje të djemutrisë. Vatra e Kulturës gjithë muret e brendëshme të saj i kishte mbushur me foto, flete-lavdërimi, e flete-nderi për të rinj e të reja të dalluar në shkolla, ushtri etj. për aktivitete që evidentonin forcën. Në dasma, në “netët kur bëhej muhabet e këngë” ishte bërë zakon që të bëheshin disa mundje nga të rinj, sipas fiseve, lagjeve. Nganjëherë u propozohej dhe miqve të largët pak të njohur që kishin ardhur në dasëm, të mernin pjesë në mundje e të provonin sa të fortë ishin.

Kur erdhi koha që edhe në Majmali të ngrihej kooperativa, filluan avazet. Në shpirt e ndërgjegje shumica nuk e donin, po  nuk shpreheshin. Kështu që përditë  në fshat një i deleguar ikte tre të tjerë vinin.Një ditë, një nga të deleguarit, “më imençuri i tyre”, që kur fliste “gjuha i priste hekur”, mblodhi burrat më të moshuar e të pjekur dhe u tha:”Na propozoni çfarë duhet të bëjmë?” Si e shoshën mirë e bukur problemin, pjesmarr          ësit  ranë dakord që ky problem për këtë fshat të zgjidhet me një mundje në mes të fshatit. Udha vendimi i takimit që të vijë javën tjetër, ditën e Enjte i deleguari i caktuar për të ngritur kooperativën. Në mesditë, në sheshin e madh  të fshatit ne do të mblidhemi dhe do e ngremë kooperativën me një kusht. Të bëjë një ndeshje në mundje i deleguari me përfaqësuesin e fshatit. Po fitoi i deleguari, japim fjalën fshatçe se kooperativa do të ngrihet. Ama po fitoi përfaqësuesi i Majmalit, mos na bezdisni më se nuk do e ngremë koopertivën. Pjesmarrësit kur u muar ky vendim, qeshën nën buzë. Ata ishin të sigurtë se nga ky fshat nuk ka ikur fitues në mundje ndonjë i huaj. Kurse të ngarkuartit nga qendra i ziente koka kush do të ndeshej me mundësin e këtij fshati.

Korieri i fshatit kaloi derë më derë njoftoi lajmin, dhe theksoi që të Enjten i madh dhe i vogël në  mesditë të jetë tek sheshi. Dhe ashtu u bë. Qindra burrra, gra, të rinj e të reja e kishin mbushur dingëz sheshin me njerëz. Paria e fshatit ruajtën qendrën e sheshit, gati sa një lëmë vend  të mos zihej se aty do të bëhej ndeshja e famëshme. Erdhën hipur në kafshët që kishte nxjerrë këshilli i fshatit katër persona nga të cilët fshati njihte vetëm dy. Kryetari i Majmalit  hapi takimin duke sqaruar kushtet për të ngritur kooperativën dhe ndeshja që do të bëhej. Ky është i deleguari që do ndeshet me përfaqësuesin e fshatit, Shahinin. Si arbitër kemi rënë dakord të jetë mësuesi Sotiraq, meqë është nga një fshat tjetër. Kaq tha kryetari. I deleguari bëri dy tre hapa drejt mesit sheshit. Filluan pëshpëritjet e të folurat me njëri-tjetrin.  “Ua! Po Shahini ynë e mund me gishtin e vogël këtë.” Hej që do i thyejë ndonjë eshtër derbardhit” “Po ç’i duhet dasma në Krbunarë këtij ore!” E sigurtë është.Na shpëton Shahini nga kooperativa…” Përballë doli Shahini si një arushë mali dhe po përqafohej me kundërshtarin. Pastaj ata bënë nga tre katër hapa prapa dhe po prisnin sinjalin e arbitrit për të filluar. Sa u dëgjua bilbili i arbitrit, Shahini ju turr kundërshtarit. Tentoi ta kapë për mesi, por ideleguari ju drodh dhe krijoi një mundësi kapje për vete. Shahini e kuptoi rrezikun dhe i liroi shpatullat nga kapja, por  rrezikoi për vete pozicion. Sejcili prej mundësve synonte belin.”Veri stërkëbësin”, “Mbahu, hapi këmbët”dëgjoheshin zëra. “Hë.Të lumtë se po e lodh.” Dhe nxitjet e fjalët e pjesmarrësve nuk pushonin.” Veri more Shahin stërkëmbësin me të djathtën. Ah! Të isha vetë paaa!”Por pas dy tre tentative të forta të Shahinit, i deleguari shfrytëzoi një humbje të lehtë të ekujlibrit të kundërshtarit dhe e palosi në shesh me shpinën mbi bar. Arbitri dha shenjën e mbarimit të ndeshjes. Para se ti ngrinte krahun e fitores të deleguarit, u degjuan zëra.-“Arbitër. Kjo ana jonë mendon të rroken dhe njëherë se sikur i deleguari bëri pak hile me ato kapjet.”

Mësuesi u drejtua nga mundësit.”Jam dakord”tha i deleguari. Shkundën disa fije bari mbi tutat e trupin, bënë disa lëvizje frymëmarje, u larguan midis tyre dhe pritën fishkëllimën e dytë të arbitrit. Sapo ra sinjali, Shahini i skuqur në fytyre, i djersitur, si një kërcu sharre ju turr të deleguarit. Kapja nuk ishte e plotë, po vetëm me njërin krah. Kundërshtari shpëtoi lehtë dhe  përfitoi pozicion për të kapur mesin. por Shahinii dredhoi. Ai tentoi kapjen nga shpatullat, e realizon atë.”Ngrije lart dhe palose, ëfarë pret? Bëji xhungën, xhungën”thërrisnin tifozët. Por kur Shahini bëri një lëvizje boshe të këmbës sapo të shtrinte të deleguarin, ai mblodhi tërë forcat dhe e mposhti Shahinin nga krahu tjetër. Përsëri me shpinë mbi bar. Triumf i pastër pa faulle e hile. Pjesmarrësit mbetën të habitur. “Po kjo? Me siguri peshon dy herë më pak nga Shahini dhe e palosi.”E palosi dy herë, thuaj” mbështeti mendimin një tjetër, anash folësit. Një pjesë mjaft të trishtuar jo se u mund Shahini por se do të ngrihej kooperativa. Arbitri ndërhyri  në se doni të bëni një ndeshje të tretë. Shahini ngriti duart lart duke pranuar humbjen e përqafuar të deleguarin. Vetëm dy tre fjalë tha i deleguari:

-Ne përballemi me një sërë paradoksesh dhe sfidash kur përpiqemi të përshtatemi me ndryshimet moderne. Edhe përdorimi i forcës, edhe mundja, sot është një sfidë që të mbajmë gjallë mitet dhe zakonet e trashëguara nga të parët tanë. Kënaqem që e doni këtë sport. Shahinin e paskeni të fortë, si arushë mali. Nxirni dhe disa të rinj të tjerë që të përfaqësojmë rrethin me dinjitet në mundje.

-Po,o,o! Si na palose Shahinin, ngrite kooerativën, tani do të forcosh dhe ekipin e mundjes të rrethit. Them o shokë e shoqe tja dëgjojmë fjalën, se ky  i dashka të gjitha ditët e punët pëlleja.”- foli Rrapoja, i cili ngjarjeve e ndodhive do ju vinte nga një bisht mbrapa.

Vonë,shumë vonë u mësua si ishte e vërteta.Kur të deleguarve të Majmalit nuk “po u ndezte” për ngritjen e  kooperativës, ju kthyen mitit të forcës, mundjes. I deleguari ndejti vetëm tri ditë në Majmal. Ai ishte trainier i mundjes së lirë të qarkut. E hoqën për tre ditë sa u ndesh me Shahinin dhe u ngrit kooperativa në Majmal. Përsëri ai u kthye në qark se ekipi i mundsave po përgatitej për turne.Mitet dhe trimëria magjinë e mbajnë brenda.

Shyqyri Fejzo

Hamburg-Gjermani

Gusht 2024.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx