E shtune, 03.05.2025, 09:38 AM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Ligësia është zgjuar

E enjte, 08.08.2024, 07:49 PM


Në vend të poezisë

Vladimir Shyti

Ligësia është zgjuar

Shkreptima në horizont,

Largojnë zogjtë,

Ata që mbetën

Të lagur nga shiu rrëmbyer,

Varën pendët,

Poshtë gjetheve të vyshkur,

Nën buzë,

U mbeti melodia Qyqes.

Në kuvend u çorrë Cakalli,

Në njerin krah,vendoseshin ligjet,

Në tjetrin ulëritje midis kaosit,

Fjalën e ka Dashi e,mbështet Cjapi,

Ja zë bilbili me të qarë,

Sa hushtojë i gjithë pylli,

Por askush s’i dëgjojë,

Në ankand bagëtia e shpërndarë.

Ligësia u zgjua,

Dielli mundohet të përze retë,

Por,s’ja del dot’

Godxilla nga maja tempullit,

Gjoksin rreh papushim,

-Kjo është Demokracia!

Pa,na u ngrit Toskëria,

Taksidar dhe qehallarë,

Shqyen sytë vegjëlia,

Për një hu në gardhë,

Të mjerët mbeten të vrarë.

Dalin dekrete e ligje,

Që askush s’i kuptoji

Hyri shejtani,dreqi mallkuar,

Bagëtia pa kumborë,

Humbet dhe çobani,

Larguar është në Evropë,

Ligësia zgjatë mestazat,

Kryet menjëanë,fytyra mavi,

Ka humbur buzëqeshja,

Vetëm pëllitje dhe hingëllime,

Grushta dhe armë ngritur lartë,

Seir,Godxilla nëpër sallone.

Humbën rregullat e sjelljes,

Virtyti përballë vdekjes,

Martirë,që zhduken pa një qëllim,

Me modele të doktrinës,

Mendimtarët përkrahë të godxillës.

Dhe ligësia qesh,

S,ka më bashkbisedime,

Veç urrejtje e mashtrime,

Larot udhëheqin turmat e bagëtive,

Individët kapërxejnë ligjet,

Dhe,kaosi kapardiset.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx