Kulturë
Ibrahim Hajdarmataj: Përurohen rrugë në emër të dëshmorëve....
E shtune, 03.08.2024, 01:36 PM
Në
qendër të Tropojës u bë një aktivitet mbresëlënës. Kishin ardhur familje të
dëshmorëve të Atëdheut nga Malsia e Gjakovës-Tropoja ,nga Kosova
martire,pushteti vëndor dhe nga OJF-ja. Aktiviteti filloji me hymnin Kombëtar ku
modenator ishte Sali Çeku.Të pranishmit për mirëseardhjen i përshëndeti
veterani Avdi Neza.Për rrugën e lavdishëme të dy dëshmorëve vllezër Adem Bajram
Selmani dhe Xhevahir Bajram Selmani foli
sekretariOKDA Tropojës Gëzim Prengëzi.U mirëpritë fjala e Kryetarit
Bashksisë Tropojës shokut Rexhë Byberi i cili lartësojë figurat e ndritura të
dëshmorëve të Atëdheut vllezërit Adem e
Xhevahir Bajram Selmani të cilët ranë në luftë për çlirimin e
Kodovës.Gjithashtu e morën fjalën edhe Kryetari Veteranëve Tropojës Zeqir
Hasanpapaj,Gjenerali Zenel Krasniqi,Komandanti i Bateljonit UÇK Feriz
Trzhnjeva,kryetari organizatës Shipshan intelektuali Besnik Bajraktari,poeti
Hasan Buçpapaj.Kryetari i OKDA Tropojës Shpen Bisheva shpërndau Mirënjohje për
vllezërit dëshmorë Adem e Xhevahir Bajram Selmani.Prekëse ishte edhe fjala e
vëllezëve dëshmorë nga Fatmir Selman Neza i cili tregojë se si vëllezërit i
përcjellte për' luftë për në Kosovë dhe i prise kur këtheheshin nga lufta. Në
emër të familjesë të dëshmorëve i përshëndeti djali i dëshmorit mAdem Bajram
Selmani i riu Erjon Adem Selmani i cili falenderojë pjesëmarrësit e në veçanti
Kryetarin e Bashksisë Rexhë Byberin për këtë vlerësim të lartë. Në mes duartrokitjeve u bë e mundur zbulimi i
pllakatës për emertimin e rrugës të dy dëshmorëve për segmentit rrugës Mejdan-Ast-Tropojë me
mbishkrim-:"
Ruga
Adem dhe Xhevahir Selmani".Për të pranishmit familjarët e dëshmorëve dhanë
një koktejë.Pastaj në mënyrë të organizuarë një grup pjesëmarrës shkuan në
Bjeshkët e Ujezës aty ku ra dëshmori Adem Bajram Selmani në luftë e sipër me
Sebët dhe në shenjë mirënjohje u vëndos një pllakë përkujtimore.Familjarët e
dëshmorëve shtrun një darkë për të pranishmit.Vëllezërit dëshmorë të Atdheut
Adem e Xhevahir Bajram Selmani do të kujtohën në breza të cilët në luftë me Serbin dhanëb jetën si
me le për çlirimin e Kosovës të cilën e deshtën aqë shumë.
Ibrahim Hajdarmataj
Antar
i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve LANÇ"Nderi i
Kombit".