Kulturë
Blerim Rrecaj: Edhe unë takova Kadarenë
E shtune, 27.07.2024, 07:50 PM
Blerim Rrecaj
Nën degët e drurit-kujtesë
"Nuk dua të jem
vetëm, dua të eci."-
Visar Zhiti
Dita
që shkoi sërish do kthehet
Vetëm
se si degë e drurit-kujtesë
Një
erë do e tund-shkund pareshtur
E
dorë e saj tak-tak do trokas në dritare e derë
Kushedi
sa do të presë para pragu
Si
pemë para derës në oborr
Degëzhveshur
a plot fruta të pjekur
Sa
kohë para shtëpisë ashtu do qëndroj
Ç'
vështrime e ç'mendime do vërtis
Duke
pritur derën kush do ia hap
Nga
zemra do thërras një a dy a tre katër emra
Pas
pritjes së shkurtër sërish do të trokas
Mund
të ndihet një zë e një tingëllimë
Të
ngjajë diç e (pa)pritur e diç spontane
Shpirtin
do ta ndrisë një mozaik drite
Kurorë
e të cilit do jetë një buzëqeshje nëne
Edhe unë takova Kadarenë
Edhe
unë takova Kadarenë
Për
ca çaste për pak kohë
Pasi
frymonim lirshëm
Në
këtë pjesë të atdheut tonë
Në
Shkollën e Lartë të Gazetarisë
"Faik
Konica" në Prishtinë
Një
pyetje ia bëra edhe unë
Për
shqiptarin çam Bilal Xhaferin
Për
raportet që me të kish
Më
shikoi Ismail Kadareja
Thellësisht
duke më parë në sy
Dhe
pyetjes sime iu përgjigj
"Unë
e kam ndihmuar atë njeri"...
Përzierje
Hera-herës
seç i dukej
Se
çfarë po bënte
Nuk
e dinte
E
shihte veten
Duke
përzier
Aktualitetin
me kujtime
Me borën ballëpërballë
Duke
u kthyer pas pesë-gjashtë orësh
Me
autobus të një agjencie turistike
Nga
qëndrimi në Brezovicë me ofertë
I
thashë djalit të më bënte një shkrepje-portret Dhe bukur kisha dalë me borën
përballë
Me detin kaq pranë
Duke
ecur nëpër plazhin e Durrësit
Nëpër
vijën kufitare tokë-det
Një
re e bardhë ndriçon retë tjera
E
një zë këndezi që vije kushedi se nga ku
Thotë
se ditë e bukur shihet në mëngjes
Shi në Shëngjin
Shiu
në Shëngjin na zuri në rrugë
S'harroi
të na vizitonte dhe në plazh
Dhe
kur shkoi e mërgoi e u tret
Thamë
se qielli një det të vetin
E
thërrmoi pika-pika e na dërgoi dhuratë
Nuk e dija
Nuk
e dija
Se
deri këtu
Do
vija
Dhe
nga këtu
Për
s'pari
Do
dërgoja
Duke
u hamendur
Edhe
këto vargje
Për
tek ju
Miq
të mi
Që
e mbani
Derën
e zemrën hapur
Vargje vere
Është
verë edhe vapë
Kjo
është e natyrshme
Kërkohen
hije edhe freski
Kjo
është e natyrshme
Pak
molisje e pak dremitje
Kjo
është e natyrshme
Me
mërgimtarë rilindemi përsëri
Kjo
është e natyrshme
Veç
ngjarjezeza shumë e botë e rrëmujtë
Kjo
s'është e mos u bëftë natyrshme
Kjo
vapë vere e natyrshme
Mos
na përvëloftë në shpirt
Verë
e vapë krahpërkrah u rrokën
Sërish
në valle shprese për mbarësinë e botës