E hene, 14.10.2024, 01:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Halo Malaj

E shtune, 20.07.2024, 07:50 PM


HALO  MALAJ

MUNGESË E GJATË

(Gëzim Begës)

Duart të lyera me graso,

E, njërën këpucë, mirë pa lidhur .

Ece me një "Z I S " të vjetër,

Mespërmes koh?s së hidhur

Korskotin mbushur romane

(Lexoje në pushim në hije )

Lug?n e lije në mes .....

E, shp?toje një jetë fëmije!

Kush s'hipi tek "Z I S I " "yt " ?

Shërbeve tek biri (më parë tek i ati)

Ndaj mbete në kujtes? të tyre;

Si lundër proletarjati

Prap jeta me ty e hidhur,

S'të la ta shikoje c'kishe ëndërruar

Lexuar e pate nëpër romane ,

Por nuk e shijove, s'e preke me duar.

FRYNË PUHIJA

Çapi yt i lehtë, i lehtë,

si fryn puhia,

Shtati yt i hollë, i gjatë,

gajtan me vija.

Çapi yt i lehtë, i lehtë,

si pendë pëllumbi,

Me shikimin që bën ti,

tretet guri

Mos dil më, e mos u vish,

moj qafëgjatë,

Na hodhe djemtë më shoshoq,

mos dil në fshat!

E ka hak djali beqar,

që s'merr tjete ,

Per të matur sa e mir?

s'gjendet metër!

NËNËS

S' është vetëm bleta për mjaltin,

Atë e prodhon dhe nëna,

Por njëra e ruan në hoje ,

Tjetra e ruan tek zemëra .

N I V I C Ë S

Ulur në prehër të Këndrevicës,

Vrutka - gjiri yt i hapur,

Atje i vumë buzët të vegjël,

Atje do pimë dhe të plakur

Ikëm nga degët e tua,

Si zogjtë kur bie një armë,

Por kujtimet e vegjëlisë qenkan;

Si Meka per myslimanë !

Dua të vi tek ai shkëmbi,

Qe mu përpoq atë ditë balli,

Ta prek me dorë e ta puth,

Të më bien lotë, të pakohet malli

Dua të marr atë gurin,

Q? më vrau gishtin e këmbës,

Tek ai janë arsitjet e babës,

Atje do puth dhe puthjen e mëmës.

LIGJËRIM NË SHKËMB

U pengove, a rrëshkite

Tek shkëmbi në buzë të honit?

Mbase zogjtë mbjellin një lis ,

Të thonë "tek lisi Eltonit"!

Se lisi jeton me shekuj,

E, në shekuj emëri mbetet!

Ndoshta Lumtos s'i kanë thënë,

Po t'i thon?, për ty nuk tretet

O, syshkruari me dorë,

Me penel ngjyer në qiell:

Shpirtin ta dërgosh në Londër,

Shpirti, shpirtin ngroh si diell!

P.S:

Lumtoja, mamaja e Eltonit,

vdekur nga nj? sëmundje e rëndë në Londër .

UNË DHE JU

(Përballë një fotografie)

Të dy një gjë kishit të qartë,

Që nuk jetohej më me kopuka!

Të dy një gjë kishit të qartë:

Që lufta filloi, kur mbaroi lufta !

Si dy shqiponja në shkëmb të murmë

(Që vendin v?shtrojn?, gati në ngritje ),

Po snajper’ i zi, që ju kishte  në rreth,

Ngritjen tuaj e kish në pritje.

Nuk di pse ma cfaqët atë foto,

E shikoj, e s'ngopem duke parë :

Ju të dy rrezatoni dritë,

Apo ajo në argjend ishte e larë ?!

ATYRE QË S’I NJOHA

Unë nga afër s'u kam njohur,

Se jemi gjysëm shekulli larg,

Por që unë linda, ku lindët Ju,

Domosdo, kam qënë me fat!

Ju penën n? dorë na dhuruat,

(Mua dhe brezit të tim eti)

E di, "trastat" me libra u grisên,

Nê xhep, asnje kacidhe s' u mbeti!

Jo, për Ju s' mjaftojnë kaq për të shkruar,

Ndaj thërras nê ndihm? këdo tjetër,

Se puna Juaj o, dritëtarë,

Nuk është punë, por kryevepër!

Po tê kisha qênë "ca i madh " ,

A, një grusht tê holla patur,

Përmendoren Tuaj, dritëtarë,

Me Ejfelin do ta kisha matur!

Një borxh e di, ua kam mbi supe,

(Që breza të terë s'e dinë kush jeni!)

Të tërë themi: Kemi bërë cudira,

Po cudinë më të madhe mes vetes e kemi

P.S:

Ata që hapën shkollat shqipe në Kurvelesh;

Jaho Karafili nga Nivica, Shuko Dalipi nga Rexhini,

Bilal Rukia dhe Magrip Bana nga Gusmari

Shaqo Buzo nga Progonati dhe Sinan Kërpi nga Lekdushi

I LIGU

Sa i mirë është i ligu....

Sa shumë e lehtëson njerinë!

Po të mos ishte i ligu,

Ligësisë, kush do t'ia jepte atësinë ?

MËNÇURIA

Ik?n flokët, shumë shpejtë mu arratisën,

Aq shpejtë sa kam harruar dhe rininë.

Krehëri më mbeti n? xhaketën e vjetër,

Xheli, tek pasqyra mbi komodinë.

Eshtë shenjë mënçurie, më tha një mik ... ,

Por unë mënçurinë s'e kam takuar dot

Ai e ka parë që shkon nga shtëpia ime

E, ajo , si duket , kthehet në tjetër portë!

VIZITOVA DETIN

Kur erdha në vjeshtë

Vetëm për të parë,

Pulbardhat londronin

Mbi e nën val?.

Erdha dhe në dimër

(Ish një ditë acar )

Ishe grivëruar

Bregu argjendlar!

Kur erdha në maj

Me shokë,në piknik,

Bregu qilimshtruar

Se do prisje miq .

Kur erdha në gusht

Që bera pushime,

Qeshte buza jote

Qeshte zemra ime!

New York, Shtator 2018



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora