Kulturë
Sevdail Hyseni: Alarmi
E merkure, 17.07.2024, 06:00 PM
Sevdail Hyseni
Satirike
ALARMI
Alarmi
i kuq po zbret nga qielli,
Si
duket pajtohen hëna e dielli.
Ta
mbushin mend planetin tokë
Për
t’i vendosur saçin mbi kokë.
Motit
të nxehtë mos t’i bëjë ballë,
Në
temperatura deri dyzet shkallë.
Pastaj
pas vapës vjen tjetri dënim:
Zjarre,
tërmete, breshër e vërshim.
Nga
gjitha fenomenet faktori njeri,
Fajtor
kryesor në gara me gjithësi,
Provon
të matet me forcë dhe dije,
Nuk
e ndal dorën nga lufta me yje.
Rrezikon
botën me armë bërthamore,
Me
disa luftëra që i shkojnë për dore.
Por,
s’ mund ta ndalte me muaj e vit,
Atë
virusin vrastar, të quajtur Kovid.
Sado
acarohen kushtet klimatike,
Nuk
mund t’i shkojnë ato politike.
Derisa
të parat vijnë spontanisht,
Të
dytat mbrapa e kanë një bisht.
Nga
të gjitha sfidat, ato më drastike,
Padyshim
se janë luftërat politike.
Nëpër
betejat, që ndodhin si shpesh
Për
pak Donald Trumpi, ngeli pa vesh!