Kulturë
Asllan Dibrani: Falenderime respekt dhe mirënjohje lamtumirëse për Nënën tonë
E diele, 14.07.2024, 07:54 PM
Falënderime
respekt dhe mirënjohje lamtumirëse për nënën
tonë dhe pjesëmarrje e juaj në varrim
ngushëllime dhe të pame!
Shkruan
Asllan Dibrani
Falënderime, mirënjohje dhe respektim
te pa fundme për te gjithë juve
pjesëmarrës.
Në pa mundësi të ju shpreh falënderim,
të gjithë familjarëve, miqve, shokëve shoqeve qe ndatë kohën për neve dhe
familjen time, për ngushëllime. Zoti ju shpërbleftë juve dhe familjet e juaja
Paqja dhe begatia e Zotit mbizotërofshin
në familjet tuaja... Iu jemi shumë
mirënjohës dhe faleminderit për pjesëmarrjen e juaj ne çastet
përfundimtare lamtumirëse dhe
përcjelljen e nënës tone për boten
tjetër ne formën ma dinjitoze .
Të nderuar
miq, të dashur e të afërm tanë familjar. Te nderuar e te respektuar luftëtarë,
ju te përndjekur e te strehuar në
shtëpinë tonë. Ju të dashur qe në kohën
me dramatike të programit të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës me të gjitha mjetet me çnjerëzore të
depërtimit të tyre nga Kosova në vitin
1998-1999 gjetet strehe pran
prindërve të mi.
Pran nënës time heroinë dhe babes tim , qe u ndihmuan
dhe ditën e guxuan ta shprehin solidaritetin e vet pran jush ,luftëtar,familje dhe pleq e plaka qe u shërbyen si nëna ime, ashtu edhe baba një kohë edhe pa
e ditur nga jeni?
Pamje
e varrit te nënës pran varrit te babës qe vdiq para 25 viteve
Kush jeni? Nga i cili rajon i Kosovës
vini etj. Një pjesë të jetës e kaluat ne shtëpinë tonë dhe ja dolët të
shpëtoni!. Erdhi koha qe nëna ime te
ikë në botën tjetër te pa kthim.
Ajo vdiq. Ne humbëm një person të çmuar
në jetën tonë si fëmijë e saje ,por edhe
ju miq, e popull humbet një luftëtare të
pa mposhtur pran armikut...
Ju pjesëmarrës ne varrimin e nënës tonë!
Nëna jonë ike duke na lënë pas një boshllëk që zor se
mund të mbushet ndonjëherë, pos në këto momente me dhimbjeje ,vaje , e nderime e në të
ardhmen vetëm me kujtime. Nënë ishe një
burim frymëzimi dhe dritë për të gjithë ata që e njihnin. Ishe një simbol i
trasuar brez pas brezi i nënave heroina
që kurrë nuk iu dorëzuan armiqve as
pushtuesve brez pas brezi...
Buzëqeshja e jote , zemra e jote e madhe dhe dashuria që ndave pa rezervë, ndaj neve si fëmijë pran familjes
tonë , atë nuk u kurseve po e dhurove edhe ndaj te tjerëve dhe popullit
tonë qe do të mbetesh gjithmonë në
kujtesën tonë por edhe te tyre...
Nënë
te kujtojmë si familje e ngushtë
qe para një muaj ta festuam se bashku djem reja ,nipër mbesa stërnipër e stërmbesa 89 vjetorin e lindjes .Isha e buzëqeshur pran nesh. Ishe e gëzuar pran
nesh .Nënë sot jemi ne vaj e kujtim me
dhembshurinë për Ty. Na ike në rrugën e
pa kthim.
Ne nënë, po gjejmë forcë në kujtimet
e bukura që kemi ndarë me Ty gjatë jetës . Nena
ime linde në vitin 1935 në kreshtat e bukura te fshatit Gllogovicë të Malësisë së Gollakut.
Atje u rrite me dashuri e përkushtim si një vajzë e shtëpisë së madhe, me
traditë, e me emër të babagjyshit Xhemajl Demollit, Xhemajl Gllogovicës. Aty
përjetove luftën e dytë botërore. Nënë ti vdiqe me 28.06.2024 në moshën 89
vjeçare, jo ma në atdhe , por atje ku ne fëmijët tu morëm rrugën e kurbetit ,aty ku jetojmë në ne Reutlingen. Në spitalin e Reutlingenit në Gjermani
afër Shtuttgardit vdiqe nënë .
Pas
vetes nëna jonë le djem ,vajza nipër e mbesa plot shtëpinë qe do te
kujtojmë gjithmonë... Nënë krahas dhimbjes për TY
,të kujtojmë heroizmin tënd qe prite
shume sfida të jetës me pushtuesin sllavo-serb!?...Familja jonë ishte prej atyre familjeve që nuk pajtohej me
pozitën e shqiptarëve të Kosovës nën
regjimin ish serbo-sllave, madje te copëtuara
nga padrejtësitë historike ne
disa shtet ballkanike. Si pjesë e
lëvizjes së rezistencës qe ishim me
familje nuk e harroj kurrë arrestimin tim qe rezistove si nënë shqiptare kundër milicisë serbe dhe
bashkëpunëtorëve tradhtar shqiptar qe e kishin rrethuar shtëpinë tonë, me tu kthyer
nga fakulteti me arrestuan.
Të përulem oj nënë !
Nga Asllan Dibrani
Kushtuar nënës time poezi nga
burgu i Nishit 1986
Vetëm Ty të përulem në këtë botë
Me duart prej prangave ngrehe
E me gjakun e zhbërë në lot
Me ditë,me javë,e muaj
Jetova me brengen tënde
Kur u ndamë atë nate në errësirë
Ti ishte dhimbja me e madhe që me dhembë
Dhe fjala jote balsam:" Mbahu o bir!"
Nuk e harrova dot djersën
Të rridhte si përrua
Në brazdat-rrudha të ballit
Dhe nofullat e shtrënguara prej dhimbjes
Kur shihje prangat në duart e djalit
Të përulem o Nënë
Vetëm Ty të përulem në botë
Me shpirtin peng tek Ty lëne
Dhe mallin qe s'e shuaja dot
Ti kurrë nuk me le vetëm
Në qelinë e
vuajtjeve të gjata
Tek ty e gjeja forcën
Tek ty e gjeja shpresën
Kur si përbinesh me gllabëronte nata
Kur me vije Ti përtej hekurave të qelisë së mallkuar
nga serbosllavët ardhacak të pa ftuar
Unë burrërohesha me krenarinë tënde
Edhe se shpirti me
qante
Për mallin tonë të pashuar
Ah moj burrneshë... Unë vidhja forcë e krenari
Në ty gjeja
trimërinë e pa fund
Ndjeja gjer në palcë qëndresën tënde titanike
Jashtë forcës njerëzore...
Te përulem o Nënë vetëm Ty
Ty të përulem në këtë
botë
Që netët i ngrysje ngrënë e pangrënë
Dhe kafshatën e bukës gatuar me lot...
Kur vije në burgun famëkeq të Nishit
Ti me sillje pranverën
Me sillje të gjitha stinët aty
E unë nuk mundja dot te
hapja derën
Ne vend te përqafimit ne, flisnim me sy...
Ligështimin e shpirtit tënd për metamorfozën time
Brenda qelisë se mallkuar
Nuk e shfaqe kurrë
Me shihje sikur të isha rinuar
Me shihje çdo herë e me burrë.
Kështu kaluan ditë,muaj e vite
Ti përherë me dhe forcë e jetë
Ti mbete për mua i vetmi burim dashurie dhe drite
Ne vitet plotë mundim vuajtje e derte...
Të përulem o Nënë
Dhe sot me mall të përqafoj
Të jam mirënjohës përjetë
nënë
Je buqetë
madhështore për kombin tim
Të përulem me
gjithë zemër të falë
Të gjitha,të gjitha DASHURITE...!
-Nënë mikpritja ,bujaria dhe humaniteti qe shprehe ndaj tjerëve
dhe bukën qe u dhe mbi 400 të përndjekurve dhe i strehuat së bashki me
babën Feti Dibranin në shtëpinë tonë në
Prishtinë gjate luftës se fundit të
Kosovës me Serbinë ishte pasaporta e juaj dhe portreti i juaj i vërtet.
Kushtuar
babës tim Feti Dibranit
Babai nën barrën e moshës
kujtonte ngjyrën kuq e zi
Babai im Feti
Dibrani në një protestë kundër Serbisë
Shkruan Asllan
Dibrani
Babai im nën barrën e moshës
Kuvendonte
Me kërshëri kujtoj kujdesin e
tij
Qe kish ndaj flamurit kuq e zi
Ndaj plakut të Vlorës heroike
Trim,patriot e i familjes kreshnike
Ai vuri duart e tij bujare të
tryezës
zgjaste gishtin në
fotografinë e kuvendit të Vlorës
Pastaj ai thoshte;
Aty u vendos fati i Shqipërisë
Aty thoshte u be drita e
ardhmërisë
Aty filloj valëvitja e flamurit për Arbërinë
Edhe dielli rrezonte Shqipërinë
Aty u bashkuan me fjalën LIRI
Sollën ditën e madhe për Pavarësi!
Sot gëzohet toka shqiptare
ngroh dhe frymon si kurrë me parë
Shqiponjat fluturojnë ne qiellin e kaltërsisë
Festojmë ditën e Pavarësisë!
Sot kujtoj babën atë burrë
me plis të bardh
Me pak shkollë e një burrë bujar
Ishte i mençur e atdhetar
Gjykonte shumë pseodoshqiptarë
Qe nuk e dinë çdo të thotë Pavarësi
Se çka është flamuri kuq e zi
Te qofte babë dheu i lehtë në
atë botë
Qe na mësove për shume mot
Si ta duam ardhmërinë
Qe ta ruajmë Shqipërinë
T'i pavarësojmë Kosovë e
Çamëri
Ti bashkojmë Shkup, Preshevë, Plavë e Guci
Bashkë të jemi në një
Shqipëri !
Qershor 2012 Shtutgard
Kushtuar
nënës time me rastin e arrestimit tim nga milicia serbe
A r r e s t i m i
Nga Asllan Dibrani
Në universitet
zymtësi
ishin në shtëpi të
me kërkonin
thuhet si armik
po, po ashtu
me quanin
që e doja lirinë e popullit tim
Ishte dita e
fundit
që u ula me shokët
në çerdhen
e vetëdijes ku me mund
e kishin krijuar edhe
stërgjyshërit e mi.
Ishte dita e fundit
që rrezet e diellit
ma ngrohën shpirtin
përmes dritareve
te ditës së pranverës.
Atë ditë
mi grabiten , gjerat e shenjta
ato qe ma ushqenin
shpirtin tim
portretin e Skënderbeut
thesarin e librave
ata i quanin të
ndaluara.
Oh ma prishën
vendstrehimin
e tyre qe me
kujdes
i kisha lënë
Mi morën
edhe shkrimet e
e
"Zërit të Kosovë "që për
atë kohë ishte kushtrim
për atdheun.
Nëna u zverdh nga tmerri
nuk mundi
të më përqafoj.
Ajo me shikoi dhimbshëm
me krenari
me një zemër
të thyer
i urreji
këtë farë që
kundërmonin me një
erë të sllavizmit
fatkeqësisht
kumbarë
shqiptarë të Serbisë
që edhe ata
flisnin shqip.
Shtëpia ishte e rrethuar
i tremben edhe
zogjtë
e natës që këndonin
që shpesh
me shoqëronin
deri ne orët e vona
Ne oborr lulet
i kishin thyer
dhe shkelur.
Dhunshëm më larguan
në errësirë
Nëna mbeti
pa mundur t' ma thotë
një
lamtumirë .
Dëgjova zërin e sajë kur tha
arrestimi yt bir
është
simboli i
<>LIRISE >...
Shkruar:
Mars 1986 nga burgu i Nishit ne Serbi
-Të shpërblej zoti nënë me një vdekje pa vuajtje dhe me një përcjellje për në atë botë në forme
dinjitoze... Nënë me ty do te jemi shumë krenar
dhe portretin tuaj do ta lëmë brez pas brezi si kujtim dhe shembull i
një nëne ,gruaje dhe gjysheje të fuqishme dhe heroine.
Shqetësimet dhe
mërzia për vdekjen e nenës sonë
përfshiu shumë miq farefis dhe
të njohur.
Ne nuk mund ta harrojmë veprimtarinë tuaj patriotike nën regjimin ish jugosllav me këmbë shkele
ferexhenë islamike dhe shaminë e tyre, për
t’u bashkuar në shoqërinë e grave evropiane.
Do ndihemi krenar
me Ty nënë qe vetmohove, veten tuaj për te na shkolluar .Punove nate
e ditë me bujqësi, punë dore etj .Punove gjera artistike sixhade, qilima
etje për të mbijetuar. Nënë nuk mund ta
harroj kurrë fëmijërinë time qe na e siguruat një pikë qumësht. Morët me një
lopë nga një fshat tjetër dhe shumë viça me ja rrit vetëm me na e siguruar një litër qumësht.
Familja jonë ishte e goditur nga armiku
gjithmonë .Lufta e dyte asgjë s’na la pa djeg
serish u quat ne këmbë dhe na rritët!!!.
Nënë
amiantin dhe porosinë tënde e quam në vend. Të varrosem me flamurin
kombëtar. Pamje e varrimit të nënës tonë me flamurin kombëtar pa simbole të
huaj arab-tutke shqip e vetëm shqip. Ti
nënë para 50 vjetësh e shkele ferexhenë
me këmbë dhe e dogje, pastaj do te jemi
gjithmonë luftarak qe ta ngrisim emancipimin e femëres shqiptare krahas grave evropiane pa
ferexhe e pa shamia. Ti pusho e qetë nëna jonë e shtrenjtë ,ne ecim në beteja
të reja sipas porosisë tënde.
Nuk u harrojmë
kurrë ty nënë dhe babë qe gjatë jetës se juaj përjetuat tri herë tu
digjen shtëpitë e juaj rrafsh me tokë serish u ngritët ne këmbë ndërtuat dhe vazhduat
betejat e jetës .
Nuk i harroj kurrë sakrificat dhe mundin e djersën
e babës duke punuar me çekiç në
dorë me axhën Hamdi e dy tjerët axha Selman dhe axha Jakup , duke punuar
ne thellësinë e minierave na shkolluat. Babë dhe nënë u
mbes mirënjohës qe u përkujdesët për ti
rrit e martuar te gjithë
axhallarët dhe hallat tona në mungesën e
gjyshit tonë Sahit Dibranit qe vdiq ne moshën e re ne “Luftën e
Dyte Botërore”. Babë bëre kujdestar familje e burrë para kohe!
Të kujtoj
baba
Shkruan Asllan Dibrani
Mos mendo Baba që të
kam harruar
Si ato yje të zhdukur
Kam dhembje o Baba kur të
kujtoj
Shpesh nga vuajtjet që
kam në zemër
Në errësirë, gjurmët
mbesin
Edhe në drite kujtimet me trazojnë
10000
Zemrën e rrënuar
për të kaluarën tuaj
Vdekja, është portë për botën e kujtimeve
Pas shumë
vitesh e përgjithmonë
Mbete yll i ndriçimit
Mbete urë e bashkimit
Në kodrën Llapside mbeten frutat tua
Qe ushqehen udhëtarët atëherë e sot
Zogjtë që i ushqeve
vinë të këndojnë të varri
Atje të lulet
në varrin me aromën e diellosur
Gjethet bien, në malin e Gurinocit
Aty ku pive ujët në luginën e brincave
Akoma ka ujë
nuk shteron kurrë
Rrënjët e
rrapit të kujtojnë
Lugina e cubave
akoma ushton
Nga krismat e pushkëve me shokët e tu
Asllan Ajeti i
pari nga ju
Dabisheci luftën kishte filluar
Në kopshtet e lagëta nga qielli
Lulet , arat dhe shtëpitë u dogjën
Ju kurrë mos qani për ne
Zogjtë këndojnë këngën qe u mësuat dje
Flisni me mua siç keni bërë gjithmonë
Edhe nga varri fjalët ti kuptoj
Çdo gjë në jetë ka kohën e vet
Është një kohë edhe për të vdekë
Edhe si i vdekur, ta dëgjoj frymëmarrjen
Kurdo që jam i
trishtuar, të thërras kuvendojmë
Me mungon shume
baba
Edhe në atë
botë ti flejë i qete
Porta jonë nuk vizitohet më nga të huaj
Atdheu u
mbushur me hapësirë ??lirie
Të gjitha plagët do të shërohen me kohë
Kushtuar babës tim Feti Dibranit 2017 Shtutgart
Babë ti u bëre
burrë para kohe, ndërtove një familje te
shendosh me vëllezër e motra. Ma në fund rezultoi qe ju krijuat një familje te shëndoshë me gjeneratat e reja
me njerëz te ngritur doktor , profesor, inxhinier, arkitekt,
këngëtar piktor , biznesmen, po edhe veprimtar
të luftëtar edhe ne luftën e
fundit ish të burgosur për interesat e
popullit tonë qe i gjithë populli na e
ka lakminë. Lufta e fundit përfshiu popullin tone ne një gjenocid nga ish barbarët
serb, gjë qe edhe familja jonë u gjet
në rezistence me pushkë kundër armikut. Fadil Dibrani i ynë ka vlera të
mëdha dhe na ka ngritur akoma vlerën si familje. Shtëpia jonë në Llapside në Dabishec u shndërruar ne një pike strategjike , si baze e
UÇK-së ti qe e ndërtove me
duart tua. Lavdija mbete për ty, or baba i shtrenjte për mua dhe neve .
Falënderime ,mirënjohje dhe respektim te pa fundme për te gjithë juve qe na vizituat
dhe morët pjesë ne varrimin e nënës
tonë.
Në pa mundësi të ju shpreh falënderim,
të gjithë familjarëve, miqve, shokëve, shoqeve veç e veç, qe ndatë kohën me neve dhe
familjen tonë, për ngushëllime dhe te pame . Zoti ju shpërbleftë juve dhe
familjet e juaja. Paqja dhe begatia e Zotit mbizotërofshin në familjet tuaja...
Jemi shumë mirënjohës dhe faleminderit .
Respekt te pa fund për se cilin qe na u bashkuat me ia dhënë nënës tonë lamtumiren e fundit.!
Të qoftë i lehtë dheu i varrit nëna jonë e shtrenjte dhe e dashur. Shpirti të pushoftë
i qetë dhe paq dritë dhe diell edhe në atë bote.
Të përkujtojmë me mall dhe dashuri për gjithmonë ne djemtë dhe vajzat me te gjithë fëmijët tanë nipër e mbesa.
Kujtimit i bashkohen edhe stërnipër e
stërmbesa , qe na përlotën këto ditë serish fëmija e Dafinës , te Meritonit të Afërditës e të
Shqipes. Ata nga mosha e vogël nuk e kanë kuptuar akoma vdekjen tuaj nënë. Ata kërkojnë të vizitojnë
e tu tregosh përralla e tu
përkëdhelesh flokët si zakonisht e ti përqafosh ashtu si i ke mësuar!!!.
Nënë nuk i harroj kurrë kujtesën dhe respektin qe pate
për ish të burgosurit politik, qe me
qindra here morët rrugën për në burgun e
Nishit. Nënë nuk do te këtë kush të na i transmetoj ma,
ngjarjet e ditës se çka po ndodh me Kosovën. Nëno ti ishe
kur e hapem “Qendren Kulturore
Shqiptare në Shtuttgart” dhe e përmende
shpesh atë djalin me fyell qe beri atmosferë Zenel Krasniqin dhe me vone u arrestua nga Interpoli dhe u dënua me shumë vite burg.
Edhe ai e edhe shume tjerë na
shkruan e ngushëlluan na vizituan e do
te kujtojnë për gjithmonë si një nënë shqiptare dhe heroike.
Nënë deri para një muaj ti i njiheshe te gjitha
figurat aktuale politike madje .
Nënë ne emrin tuaj
i falënderoj të gjithë ata qe iu keni ndihmuar e strehuar dhënë buke nga
katundi e deri në fundin e luftës,
erdhën na vizituan ,ngushëlluan dhe e
shkruan historinë e juaj .Për herë te pare mësuam shumë gjëra e rrëfime për ty nënë e për ty babë qe nuk i
kishim ditur ne si familje. Shumë nga miqtë dhe ne nuk e kishim ditur të kaluarën tuaj heroike deri
sa e shpalosi vet populli qe ndave me ta kohën ma te vështirë nga regjimi serboslalv ,pastaj krenaria e jonë do të jete
përgjithmonë për ju krahas kujtimeve...
Lavdi u qoftë
jetës dhe veprës së juaj nënë dhe babë . U prehshi në paqe nëna dhe baba i
jonë në tokën shqiptare të Kosovës qe ishit gjithmonë ne shërbimin e atdheut.
Shkruar me mall dhe kujtime i juaj
Asllan Dibrani