Kulturë
Përparim Hysi: Një libër me poezi
E premte, 12.07.2024, 07:10 PM
Një
libër me poezi
"Një
stuhi e kësaj pranvere" nga BAJAME HOXHA-ÇELIKU
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Sapo
e mbarova librin"Një stuhi i kësaj pranvere" të POETES BAJAME
HOXHA-ÇELIKU dhe më vjen ndërmend ajo që ka thënë Pearl S. Buck:"Brenda vetes sime,është një
vend ku jetoj krejt i vetëm dhe aty rinovoj burimet e mia që nuk thahen kurrë".
Dhe jam krejt brenda të vërtetës,se,pse ka ndodhur kështu me të, në mes të
atij"izolimi" aq të flliqur,si një fantazmë e frikshme,
covidi,pikërisht atëherë,në vitin 2023 del me një vëllim me gati njëqind poezi.
Çudia tjetër që të bën ta duash POETEN është një fakt shumë domethënës: autorja
33-vjet ka qenë e internuar në një nga"gulagët" (huazuar nga Rusia
bolshevike),në fshatrat e Lushnjes. I vranë miturinë,i vranë
rininë,por,megjithatë, nuk i vranë shpresën.
33-vjet
jetoi KRISHTI dhe,për të mirat që kish bërë, e kryqëzuan për së gjalli. Për së
gjalli,e kryqëzuan dhe BAJAMEN,po,për çudi, ajo,sado që lulëzoi vonë,tani që po
i afrohet moshës së pensionit,ka arritur të botojë plot 23-libra dhe,siç di,në
"makazinën" e saj krjuese presin radhën gati 10-libra të tjerë. Si
për ta sfiduar atë kohë të zezë për të e qindra e qindra familje të tjerë.
Nëse,vërtet,do arrijë (unë deri atëherë nuk do jem gjallë) që ta botojë librin
e tridhjetë e tre,do t'i rekomandoja një titull pak emblematik:-Të munda,o
dikttaturë! Kështu ta titullojë,se,nëse futem paksa nën lëkurën e saj, ja çfarë
konstatoj: 33-vjet një jetë skëterrë/33-vjet ia bluan shpirtin dhe ia bën
vrer,por,për çudi,ngaqë ka një shpirt të
dlirë e xhevahir,e sfidon këtë"kryqëzim" që nuk është metaforik,por
realitet, me poezi dashurie,se do që kjo botë,të jetë sa më e bukur dhe sa më e
mirë. Nëse gjatë jetës e gjuajtën me gur, ajo me vargje mbjellë grurë.Cilësia e
vargjeve në magjen e saj poetike është
si ai i miellit nga grurë kuturli që bëhen petët e bakllavasë.
* *
*
"Letërsia
prodhon qytetërimin dhe poezia krijon idealistë",- thotë VICTOR HYGO.
Lexon poezitë e autores dhe rrok,njëherësh,edhe qytetërimin,por dhe
idealisten.Interesantja dhe e veçanta e kësaj poeteje kaq shpirtdlirë është një
fakt shumë domethënës: në këtë vëllim me gati 100-poezi.vetëm tri-katër janë
sociale e gjithë të tjerat,vetëm dashuri. E ka klonuar dashurinë dhe sa
qytetari ka në vargje. Pyetjes që si është e mundur që ka ndodhur kështu,ia gjej
përgigjen tek NITZCHE që thotë:"Nuk vritet me zemërim,por me
buzëqeshje".Me poeten,në këtë kohë,postdiktaturë,ka ndodhur një fatkeqësi:
ka ikur në amshim(shumë parakohe,bashkëshorti,GANI HOXHA).Ky ka qenë
bashkëvuajtësi i atij ferri enverian,dhe Poetja në të gjitha poezitë e
dashurisë veç i referohet atij dhe unë them se nuk gjen tjetërkund
që"vazhdon edhe sot e kësaj dite". Nuk zmadhoj apo shpik,por nuk ka poezi ku qoftë
dhe me aluzione që mos jetë i pranishëm. Po sjell për ju,dy strofa dhe lexuesi
është në gjendje të qërojë grurin nga egjëra:"...parajsës do të gjej të
lirë/aty ku nuk ak as policë dhe as tirani... /...se e di që këtu s'ka mbetur
asgjë me vlerë... përveç hajdutë e kriminelë që"vendin" e kanë në
Ferr!
Pas
këtij referimi,shijoni një poezi dashurie:
Gjer
në marrëzi
Bekuar
qoftë ajo orë e njohjes
Buzëqeshje
paçin sytë e tu
Dashuri
paçim në jetë të jetëve
Sytë
që zgjuan në jetë këtë magji
Poezia
vazhdon e edhe më,por tek shoh që mbi dy të tretat e vëllimit,këndojnë vetëm
për dashurinë, atëherë,them unë,me poeten ka ndodhur ai fenomen shpirtëror që
JOHN DRYDEN e përkufizon kështu:"Dhimbjet e dashurisë janë më të ëmbla se
gjithë kënaqësitë e tjera".
Ja
dhe një poezi tjetër:
S'do
ketë më tjetër
Sytë
e mi,mjegullohen nga dhimbja e ndarje,
Sepse
të dua veç ashtu si di unë të dashuroj
Me
afshin e shpirtit qelibar.
:::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
Pastaj,trupin
tënd të zhdërvjelltë
Dua
ta pushtoj me pasionet e mia,
Ta
puth,
Ta
zhvesh,
Ta
shtrëngoj mes krahësh
Me
afshin e pavdekshme të dua
Ti
nuk je më,por dashuria nuk vdes,
Ajo
mbetet aty:në çdo cep të shpirtit
::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::
I
vetmi:
Kurrë
nuk do ketë tjetër!!!
A
gjeni dot një të ngjashme?
A
nuk ka ndodhur me Poeten ashtu siç shkruante
STENDALI:"Unë dua sa për dy".
Dhe
ja se si mund ta njihni më mirë POETEN:
Shpirtin
PERËNDISË
Jam
kredhur e tëra në kujtime
Gjithë
jetën time e lashë me poezi
S'u
kurseva aspak,moj pena ime
Dhe
çdo çast intim e kam lënë aty.
Zemër
e mendje,ah,ç'më janë bërë plagë
Dhimbjet
gjatë jetës kurrë nuk u shëruan
Tani
krenohem dhe nuk më vjen keq aspak
Mbolla
dritë e paqe kudo ku këmbët e mia shkuan!!!
Dhe
ja strofa që e bën emblematike këtë poezi:
Po
shkoj pak e përditë,e prerë e buzëgas
Pas
po lë penën dhe shpirtin PERËNDISË
Them:-Vallë
i lashë të vlera gjurmët që lashë pas
Që
të nisem ballëhapur drejt përjetësisë?
Kësaj
strofe apo kësaj pyetjeje retorike,çdo lexues,përmjet
veprave
që ka nxjerë në dritë,ka të drejtë që t'i thotë POETES:- E ke ballin të bardhë
siç është bardhësia dhe me mesazhet që pëcjell, e ke vendosur emrin në FONDIN e
Madh të Letërsisë SHQIPE,po se po,por dhe më tej ku je përkthyer për vlerat
letrare-artistike
Urime
me libra të tjerë që plotësosh porosinë time!
Tiranë,4 korrik 2024