Kulturë
Xhemaledin Salihu: Arnautlluku... Shqipëri
E enjte, 04.07.2024, 07:55 PM
Arnautlluku ... Shqipëri
/Pjesë
nga libri i lexuar: Urosh S. Sheshum, Serbia dhe Serbia e Vjetër/Srbija i Stara
Srbija//1804-1839/, Beograd, 2015/
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Me
formimin e Mbretërisë së Serbisë të Habsburgut, hyrja e këtij emërtimi në
fjalorin e diplomacisë ndërkombëtare, titulli i mitropolitisë së Beogradit dhe
ndikimi i historisë së Mavër Orbinës e Pavël Riterit Vitezoviqit dhe
Stematografije Hristofor Xheparoviqit e Tomas Memerit, emrin e Serbisë e lidhën
me krahinën e Pashallëkut të Beogradit dhe në kuptimin e Serbëve të shekullit
XVIII. Krahinat serbe të tjera, më herët të quajtura toka serbe prej shekullit
XVIII, fillojnë që nga ana e Serbëve të quhen eskluzivisht me emra vendor apo
vise të huaja të ngushta ose me emra administrativë dhe provinca të mbretërisë
Osmane dhe Habsburgut
Krahinat
nën pushtetin turk, në jug dhe jug-perëndim të Pashallëkut të Beogradit, nga
ana e Serbëve në shekullin XVIII dhe pjesës së parë të shekullit XIX, quheshin
Arnautlluk, ndërsa territoret, në lindje dhe juglindje quheshin Rumelia.Kështu
Serbët, Turqine Europiane, në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim të
shekullit XIX, jashtë Pashallëkut të Beogradit, e ndanin në Bosnje, Arnautlluk
dhe Rumeli.
Arnautlluku
si koncept, gjatë shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX ka pasur disa
kuptime, mirëpo në mbarim të shekullit XIX, ka pasur vetëm kuptimin e krahinës
politike apo etnike të Arbanasve.
Kështu
Karadjordje, në maj të vitit 1809 i shkroi gjeneralit rus Aleksandër
Prozorovskit, se Serbia është e rrethuar nga armiqët: Bosnja, Arnautlluku dhe
Rumelia.
Çfarë
kanë kuptuar Serbët me Arnautlluk, në mbarim të shekullit XVIII dhe në fillim
të shekullit XIX?
Kuptimi
i origjinës Arnautlluk rrjedh nga terminologjia osmane në shekullin XVII dhe ka
treguar territoret kryesisht të banuara me Arbanasë, Arnautë/shqiptarë/, me të
gjitha karakteristikat shoqërore, sociale, politike të bashkësive arbanase,
edhepse në mbretërinë Osmane asnjeherë nuk ka ekzistuar njësia administrative
Arnautlluku, në të cilin, në shekullin XVII janë përfshirë Sanxhaku i Shkodrës,
Ohrit, Dukagjinit, Elbasanit, Florit dhe Delvinës.
Vet
Arbanasit, sipas Bicit, një shqiptari ortodoks dhe konzullit rus në Himarë, në
mbarim të shekullit XVIII, nën Arnautlluk ose Shqipëri kanë nënkuptuar krahinat
nga Mal i Zi, në veri deri tek Arta, në jug, gjegjësisht territorinë e
Shqipërisë së sotme, me plotësim ka përfshirë edhe Epirin.
Emri
Arnautlluk është shfrytëzuar edhe në fillim të shekullit XIX, në kuptimin
politiko-gjeografik, si krahinë nën kontrollën e pashave arbanasë ose krahinë,
në të cilën trupat turke kanë qenë të përbëra nga Arbanasit.
Në
shkresën e Karagjorgjit dërguar Rodofinikinu më 26.12.1808, në Arnautlluk janë
numruar këta qytete: Spuz, Podgorica, Zhablaku, Bari, Ulqini, Shkodra, Durrësi,
Lezha, Moskopola, Tirana, Vlora, Kavaja, Kruja, Toptani, Tetova, Gusinja,
Plava, Prizreni, Peja, Gjakova, Mitrovica, Belopola, Prishtina, Vushtria,
Kaçaniku dhe Shkupi.
Gjatë
tri dekadave të para të shekullit XIX, këto territore ishin nën drejtimin e
gjysëm të pavarur të pashallarëve arbanasë: Pashallëkun e Shkodrës e kishin
Bushatlijtë, Pashallëkun e Metohisë e kishin Begollët dhe Rotulët, Pashallëkun
e Prishtinës dhe Gjilanit e kishin Gjinollët, Pashallëkun e Vushtrisë dhe të
Mitrovicës e kishte Mahmud Begu, Pashallëkun e Gusinjës Ali Pasha, Pashallëkun
e Novi Pazarit/Pazari i Ri/ dhe të Sjenicës e kishin Ferhatagiqët, Pashallëkun
e Leskovcit e kishte Shashit Pasha, Pashallëkun e Vranjës e kishte Mehmed
Pasha, Pashallëkun e Shkupit dhe të Kumanovës e kishte Avzi Pasha, Pashallëkun
e Tetovës e kishte Rexhep Pasha, Pashallëkun e Ohrit e kishte Xhelaledin Begu,
Pashallëkun e Tepelenës dhe Epirin e kishte Ali Pasha.
Të
gjithë pronarët e këtyre krahinave kanë qenë Arbanas ose janë mbështetur në
forcën e Arbanasve, të cilët kanë mobilizuar popullatën lokale.
Lista
e qyteteve arbanase sipas Karagjorgjit, të cilët i vendos në Arnautlluk, në
qeverisje të Arbanasve, një pajtim se koncepti Arnautlluk , gjatë kohës së
Kryengritjes së Parë Serbe ka pasur jo vetëm kuptim gjeografik por edhe
politik.
Krahas
kuptimit gjeografik dhe politik të gjërë, Arnautlluk janë quajtur edhe krahinat
me vendbanime të shumta arbanase, sikur edhe vendbanimet vetanake, në të cilat
ishte e pranishme edhe popullsia arbanase.
Në
burimet sërbe, kujtimi i parë mbi konceptin Arnautlluk, është përdorur në vitin
1732, kur murgu i Deviçit shkroi se Topal-Osman Pasha: “eci nëpër Arnautlluk
dhe shumë Arnaut i preu dhe i plaçkiti pa numër”
Pastaj
Arnautlluk e quajti edhe bylykbashi i Quprisë. Arnautlluk mban emrin edhe një
fshat Pranjana në Takovë. Poashtu banorët e Sjenicës quheshin Arnautë.
Andaj
emri Arnautlluk kishte edhe një kuptim etnik, ekvivalent arnaut në tokat
serbe.Karakteristikë është se termini Arnaut si sinonim për Arnautlluk i
ndërtuar dhe me origjinë serbe, nga pjesa e parë e shekullit XIX e takojmë edhe
në rrëfimet e njerëzve nga viset serbe-arnaute.
Pos
kuptimit primar, rëndësisë gjeografike, politike dhe etnike, koncepti
Arnautlluk është shfrytëzuar të tregoj grupën Arbanase- Arnaute, pa marrë
parasysh territorin ku gjendeshin.
Një
pjesëmarrës i Betejës së Çegrës, në kujtimet e tija shprehet se Milloje
Petroviqi është mundur nga Pasha i Nishit, Leskovcit dhe Arnautllukut.
Sipas
autorit, barazimi i gabuar Arnautluk me Shqiperinë, për herë të parë te Serbët
lajmërohet në kohën e Kryengritjes së Parë Serbe si pasojë e përkthimit
tekstualisht të fjalës Arnautlluk në gjuhët e huaja: gjermane, françeze,
latine, ruse, në të cilat termi Arnautlluk ishte i pa njohur. Mirëpo, edhepse
barazimi filloi i termit Arnautlluk me termin Shqipëri, Serbet disa dekada pas
Luftës së Parë Serbe filluan ta pranojne termin Shqiperi.Këtij barazimi nga
Arnautlluk në Shqipëri iu bë kumbar Vuk Karaxhiqi.Kështu Karaxhiqi në Fjalorin
e serbishtes përktheu Arnautlluk në terminin latin dhe gjerman Shqipëri.
Pastaj, këtë përkthim e pranoi edhe Gjuro Daniçiq në Fjalorin e tij, në gjysmën
e dytë të shekullit XIX. Të njëjtën spjegim e dha edhe Abdullah Shkaliq. Ndërsa
Karadjordje në vitin 1813 i bëri një kërkesë Petrit I që me demonstrata
ushtarake t’i frikësoj Arbanasit që e tërë Arnautia mos të niset për
Serbi.Termin Shqipëri e përdorën edhe shkruesit e Karagjorgjit dhe Millosh
Obrenoviqit.
Me
hyrjen e emrit Shqipëri si sinonim i Arnautllukut në fjalor nuk e përjashtoi
termin Arnautlluk, as që hyri në pranim emri Shqipëri si kuptim gjeografik tek
elita politike intelektuale serbe deri në fund të pushtetit të knez Milloshit.
Shprehja Shqipëri bëri ndikim, sepse u shfrytëzua për themelimin e Shqipërisë
së Epërme dhe asaj Serbe. Këtë kuptim e ndërtoi avanturisti Nikolla Radonjiq
Vasojeviq dhe me te përfshinte territorin e Malit të Zi, pjesën e Hercegovinës
së Vjetër dhe Shqipërinë Veriore të Sotme.
Ami
Bue bëri një përshkrim dhe një hartë të krahinës dhe këtë punim të tij ia
paraqiti qarqeve shkencore europiane. Ami Bue e kuptoi se kjo “Shqipëri” nuk
paraqet ekskluzivisht territorin arbanase dhe më vonë sikur e quajti edhe
Shqipëria Serbe.Kështu punimet e Ami Bues, në perëndim dhe artikujt e
Vasojeviqit si dhe përkthimet e veprave të tyre në Serbi ndikuan që termini
Shqipëri të depërtoj edhe te Serbët. Kështu këtë termin e shfrytëzoi edhe Ilija
Garashanini në veprën e tij : “Naçertanija”
Gjilani
Në
fillim të shekullit XIX, përkundër ramjes së disa qyteteve me rëndësi :
Vushtrisë, Artanës, Sjenicës dhe Mitrovicës, Gjilani fillon të rritet dhe
zhvillohet, deri atëherë agrar.
Fshati
i dikurshëm, Gjilani, duke faleminderuar përkujdesjes së zotërive kosovarë,
Gjinollëve, deri në fund të viteve 30-ta, të shekullit XIX, rritet në qytezë me
shumë rëndësi.
Kështu
familja shqiptare Gjinollët, qendrën e Kadillëkut të Artanës e kaluan në
Gjilan, në mbarim të shekullit XVIII dhe në te ndërtuan konakun , duke formuar
për rreth rezidencës së tyre një çiflluk me disa shtëpi serbe çifçi.
Në
mbarim të shekullit XVII dhe në fillim të shekullit XIX, Feliks de Bozhuri,
Gjilanin e quan fshat të madh, qytezë me disa grupe të shtëpijave, për çka
zhvillimi i qendrës administrative ndodhë nën përkujdesjen e pashallarëve.
Kështu fshati i dikurshëm, shumë shpejtë rritet dhe më 1807, udhëpërshkruesi
francez Pukvilli shkruan se Gjilani kishte 300 shtëpi.
Në
mbarim të viteve të 30-ta, të shekullit XIX, numri i banorëve të kësaj qyteze
sipas Ami Bues lëvizte prej 1.500 deri më 2.000 dhe shumica e tyre ishin
Arbanasë, kuptohet sipas Ami Bues.
Arbanasit
dhe muslimanët nga qytetet, kasabat dhe pallankat e krahinës së Moravës,
Krushevcit, Aleksincit, Paraqinit, Razhnjës, përshkak të zgjërimit të
kryengritjes serbe u vendosën në Leskovc dhe Nish, ndërsa një numër i madh i
tyre u vendosën në Toplicë, Pusta Rekë, Llab, Shalë. Arbanasit e Krushevcit dhe
popullata tjetër muslimane , sipas tregimit të pjesëmarësve , përshkak të
ndjekjes së tyre u vendosën në Leskovc.
Ajani
i Paraqinit në bisedë më kryengritësit serbë kërkoi besën, nëpërmjet të së
cilës do t’i lejohet kalimi i lirë, me çka vërtetohet se këta ishin me origjinë
arbanase.Para së këto krahina: e Razhnjës, Aleksincit, Paraqinit t’i
bashkangjiten Principatës së Serbisë, ato ishin ngritur në kryengritje, sipas
autorit përshkak të zullumit të arbanasve.Pastaj autori shkruan se shumica e
popullatës muslimane, para vitit 1806 në përqindje të madhe ishin Arbanasë.
Në
periudhën e viteve 1815-1833, pandurët, ushtria, sahabitë, popullsia muslimane
e qytezave Krushevcit dhe Quprisë, të cilëve iu shkrua vendi i lindjes,
kryesisht ishin Arbanasë nga fshatrat e Toplicës.
Gjatë
viteve të 30-ta dhe të 40-ta të shekullit XIX, si vendbanime arbanase përmenden
këto fshatra të Toplicës: Klisurica, Deshillova, Xhigolli, Prekopuca, Spanca,
Kostenica, Mikullovci, Babotinca, Reçica, Pllana e Madhe dhe e Vogël, Bresnica,
Sibnica, Gërguri, Novosella, Sagonjeva, Çuçalla dhe Muzaqi.
Në
këto vendbanime kishte numër të vogël të popullatës serbe në shekullin XVIII,
ndërsa ndërrimi etnik ndodhi në vitet e 30-ta të shekullit XIX, gjegjësisht në
kohën e kryengritjeve serbe.
Kështu
Ami Bue gjatë viteve 1836-1838 konstatoi se Toplica dhe Pusta Reka, gjegjësisht
rrethina e Kurshumlisë dhe Prokuplesë, në pjesën më të madhe ishin të
populluara me Arbanasë muslimanë.Poashtu konstatoi se edhe rrethina e Toplicës
së Epërme ishte e populluar me Arbanasë muslimanë dhe këtë argument e shënoi në
hartën e Turqisë Europiane nga vitit 1847.
Arbanasit,
në pjesën e dytë të shekullit XVIII paraqitnin bazat mobilizuese kryesore të
janiçerëve dhe njësiteve kërxhalive si dhe ushtrinë e paguar të pashallarëve
edhe jashtë rajoneve ku Arbanasit jetonin dhe banonin.Kudo që ishin, sipas
autorit paraqitnin forcën shkatërruese. Kështu, përshkak të kësaj, nga Nishi u
larguan Jeniçerët arbanasë, por edhe fqinjët arbanasë.
Jeniçerët
arbanasë ishin faktori destabilizues edhe në pashallëkun e Beogradit prej vitit
1768, ndërsa udhëheqësi i tyre, dahija që sundoi me pashallëkun deri më 1777
ishte Arbanasi Haxhi Mehmed Klimenti.Fituesi dhe pasardhësi i Haxhi Klimentit, Halidi
u mbështet dhe mori përkrahje nga njësitet arbanase.Pastaj edhe Deli Ahmeti, i
cili e mundi Halidin më 1782 tentoi ta kthej pushtetin me ushtarë arbanasë prej
500 vetave.Kjo tregon praninë e popullatës arbanase në këto krahina.
Prania
e Arbanasve në ushtrinë e dahijëve, kryengritësit serbë i konfrontonte me
Arbanasit.
Kështu
në kryengritjen serbe të vitit 1804, në betejat në Rudnik, në Batoçinë dhe në
Jagodinë, kryengritësit serbë u ndeshën me garnizonet arbanase ose njësitet e
tyre.Turqëve të burgosur i erdhën në ndihmë bylykbasha jenicerë Plaka me 150
Arbanasë nga Karanovci/Kragujevci/ dhe njësitë e Çillak Alijës nga Çaçaku.
Arbanasit
i erdhën në ndihmë edhe Turqëve në Qupri, në Krushevc, në Jagodinë, në
Kragujevc, e vende të tjera.Kjo e tregon pranin e Arbanasve në këto krahina.
Pjesëmarrjen
e madhe, me rëndësi të Arbanasve, jo vetëm ndaj kryengritësve serbë, por edhe
në betejat e Turqisë me Austrinë dhe Rusinë.
Arbanasit
në Toplicë, në Pusta Rekë, në Gollak dhe në Karadakun e Preshevës e të Kumanovës
formuan në fillim të shekullit X organizatën fisnore dhe sistemin barjaktar,
sipas shembullit të vendlindjes së vjetër në Shqipëri. Arabanasit e këtyre
krahinave ndërtuan një autonomi arkaike.
Kështu
në tentimin e largimit të Arbanasve të Gollakut nga pushteti turk, këtyre u
erdhi në ndihmë fisi Mavriq, me një numër luftëtarë të armatosur, të radhitur
në 4 barjaqe. Pas këtij fisi erdhi në ndihmë edhe fisi Krasniqi dhe një fis
tjetër i pa emër.
Shënimet
e para thonë se kundër kryengritësve Arbanasë të Krahinës së Pusta Rekës,
Llabit, Gollakut erdhi Shashit pasha i Leskovcit më 1790, ndërsa Hysein Pasha
në Pashallëkun e tij të Vranjës më 1823 dërgoi një ekspeditë ndëshkuese, e cila
dogji 6 fshatra arbanase dhe preu 800 Arbanasë.
Kryengritjet
arbanase vazhduan, u ngritën Arbanasit e Toplicës rreth Kurshumlisë, pastaj
Arbanasit e Llapit u ngritën kundër Jashar-Pashës prej vitit 1826 deri më vitin
1839.
Kryengritësit
e Gollakut në mbarim të vitit 1820 dhe në fillim të vitit 1821 u ngritën
sëbashku me Arbanasit e Pusta Rekës kundër Shashit-Pashës, i cili ndëshkoi me
të madhë këto dy krahina Arbanase.
Arbanasit
e Kardakut u qetësuan më 1831, kur vendbanimet e tyre u dogjën, ndërsa robët u
dërguan në Carigrad/Stamboll/, pastaj edhe kryengritjet pushuan në këtë anë.
Pas qetësimit të Karadakut, një farë Pauni shkroi: ishte qetë, shumë qetë.
Dinastija
arbanase e sanxhakbegëve të Krushevcit kryengritjen e pati në fillim të
shekullit XVIII. Kështu Deli Hasan-pasha, një i afërt i Bushatlive të Shkodrës
u bë sanxhakbeg i Krushevcit më 1717.
Në
Pashallëkun e Vranjës, në fillim të shekullit XVII deri më vitin 1842 sundoi
dinastia turke apo arbanase e afërtë me Koxha Hysein-pashën, themelues i
dinastisë. Kështu në fillim të shekullit XIX sundoi Qor Mehmed-pasha, stërnip
Koxha Hysein-pashës. Ky pasha i ndihmoi të shpërnguluritë të krishterë që
erdhën në rrethinën e Vranjës, ndërsa Hysein-pasha udhëhiqte politikë të ashpër
ndaj Arbanasve. Kështu i ndërpreu shumë privilegje të dhanura më herët, i
ndëshkoi me tatime dhe çdo kryengritje të tyre me gjak e lante. Për t’i luftuar
kryengritësit arbanasë me të holla i paguente edhe popullatën serbe, të cilës i
lejonte mbajtje të armëve, sikur në mbrojtje të fshatrave serbe.
Derisa
në rajonet të tjera, polakë të fushave ishin Arbanasit, te Hysein-pasha polakë
të fushave të tija ishin Serbët.Kështu dy fshatrat e Hysein-pashës, Rakovci dhe
Llopardinca ishin pykë etnike serbe, në territoret etnike arbanase të Binaçka
Moravës dhe në anën e djathtë të Moravicës. Pra, çifligjet e pashës, si dhe
çifligjet e Xhinollëve në krahinën e Gjilanit paraqitnin mur etnik, i cili nuk
lejonte përhapjen e Arbanasve në anën e majtë të Moravicës dhe në
Pçinjë.Poashtu, Pasha tregoi mirëkuptim në kërkesën e serbëve në Vranjë, për të
ndërtuar kishë katedrale, ai i thirri në darkë afro 60 përfaqësues serbë dhe kërkoi që kisha që duhet të
ndërtohet, duhet të jetë më e bukur se kisha në Shkup, Prilep dhe
Veles.Ndërtimin e kishës e ndihmoi me shame para, 100.000 groshë dhe lejoi që
Serbët të marrin rrush nga vreshtat e tij.
Pas
Kryengritjes së Dytë Serbe, sidomos pas vitit 1821, u intensifikuan ardhjet e
popullatës serbe nga Serbia e Vjetër dhe Maqedonia, si dhe nga Turqia, në
përgjithësi, kur filluan presionet turke për shpërngulje të popullatës
ortodokse sllave, sidomos tatimi i madh i saj merr përmasa të mëdha.Këto
fillojnë ta rrezikojnë çarshinë ortodokse sllave.Grupën më të madhe të
ardhacakëve e bënin Cincarët, të cilët gjatë shekullit XIX, sidomos në vitet
1821-1822 vërshuan dhe popullzuan vendbanimet e Pashallëkut të Beogradit.
Në
këtë situatë më së shumti u popullzua Jagodina, të cilën gjatë vitit 1813,
sidomos pas vitit 1821 e lëshuan popullata muslimane/shqiptare/ nga frika e
kryengritjeve serbe.
Në
kryengritjet serbe, më së shumti pati viktima të popullatës
muslimane/shqiptare/, sidomos popullatës arbanase, e cila kishte grupën e
popullatës së të rriturve, të mashkujve të aftë ushtarakisht. Edhepse në këto
kryengritje, ata shkonin të papërgatitur dhe me armatim të dobët si dhe të pa
mësuar me taktika ushtarake, të përgatitur vetëm për luftë guerile, ata
ktheheshin të përgjysmuar nga hapësirat e Serbisë së Vjetër. Kështu një numër i
madh i Arbanasve vdiqën në luftë me kryengritësit serbë në Deligrad, në Kamenicë
dhe në vende të tjera.
Sa
muslimanë/arbanasë/ nga Principata e Serbisë janë shpërngulur në hapësirat e
Serbisë së Vjetër nuk kemi mundur t’i vërtetojmë, thotë autori, mirëpo përshkak
se këta të shpërngulur dhe të ikur gjatë kohës së kryengritjes së parë serbe,
mund të konstatojmë se ka pasur sikur në vitet 1804-1813, ndërmjet
10.000-11.000 dhe në kohën e dendësisë së
vogël të popullsisë, këta e përbënin një grupë shumë të madhe.
Në
Perandorinë osmane ishte vështirë të përcaktohet numri i banorëve dhe struktura
e saj nacionale. Angazhimi i Ami Buesë, për ta caktuar saktë numrin e
popullatës të pashallëqeve, kazave dhe nahive të Serbisë së Vjetër ishte si
vështirë, sepse vlerësimet ishin të pasigurta dhe punë jo mirënjohëse.
Vlerësimi kualitativ i Ami Buesë u bë vetëm ndaj popullatës së pashallëkut të
Nishit dhe Tetovës.
Regjistrimet
turke të popullsisë nga viti 1831 në kazanë e Nishit regjistrojnë 18.343 të
krishterë, obligues të xhizës, 1.862 muslimanë/arnautë/, 575 romë dhe 178
ebreitë meshkuj, ndërsa në kazanë e Pirotit regjistrojnë 27.643 të krishterë
meshkuj, 1.341 muslimanë dhe 379 Romë.
Pra,
sipas evidencës turke në Pashallëkun e Nishit kishte 50.321 meshkuj dhe nëse
llogarisim se po aq kishte edhe femra, atëherë Pashallëku i Nishit kishte 100.642
banorë.
Ami
Bue konstatoi se Nahija e Prokuplës dhe e Kurshumlisë kishte me shumë arnautë
muslimanë se sa të krishterë Serbë e Bullgarë, ndërsa Kazanë e Nishit, të
Leskovcit dhe të Pirotit dhe Nahinë e Bellapallankës i paraqiti ekskluzivisht
të banuara nga Bullgarë të krishterë.
Kazaja
e Vranjës, e Artanës dhe e Gjilanit, sipas Ami Buesë ishin të popullzuara me
Serbë, Bullgarë dhe Arbanasë. [1]
Për
popullatën e Tetovës thotë se e bënin Bullgarët, Turqit dhe Arbanasit.
Popullatën
muslimane të Krahinës së Rashkës e bënin Arbanasit nga fiset: Kelmendi, Hoti,
Shkrijeli dhe Shala.
Arbanasit
nuk patën mundësi të kapërcejnë murin e popullatës të krishterë dhe murin e
serbëve të islamizuar malësor/sipas autorit/ dhe se deri në fillim të shekullit
XX, ata iu nënshtruan një shovenizimi të madh.
Nga
gjysma e viteve të 20-të, të shekullit XIX, me përforcimin e autonomisë dhe
fuqisë së princit Millosh, Serbia u bë vatër e Serbëve të islamizuar me
forcë/autori/ dhe të gjithë të krishterëve në Perandorinë Osmane, të cilët me
dëshirë u konvertuan në sllavoortodoksë.
Në
fund të librit, autori shkruan se në të gjitha këto lëvizje, sidomos para,
gjatë dhe pas Kryengritjes së Parë dhe të Dytë Serbe, Arbanasit, sidomos të
Toplicës u ngritën në mbrojtje të tokave dhe shtëpive të tyre, në luftë
vetanake, por edhe në kuadër të ushtrisë turke.