Kulturë
Albert Habazaj: hipovaraka ma shpif. Sidomos në dhembje
E enjte, 27.06.2024, 06:16 PM
HIPOVARAKA MA SHPIF. SIDOMOS NË DHEMBJE...
-
Kushtrim elegjiak -
Nga
Albert HABAZAJ
Atij burri të rëndë sa e sa herë iu
gris kuleta, xhepi
Atij burri të lartë thesi i halleve nuk
iu gris një ditë,
Atij burri epik asnjë nga këta krokodilët
e dreqit
S’i zgjati dorën kur breshëri e qëllonte
tek çante stuhitë.
Më dhembi ikja e Artistit
të madh, që s’e mbështetën,
Më çmendi turrja e
atyre derrave që qanin për t’u dukur,
Ato maska me varak të shëmtuar qysh na mbetën,
Si kopili në derë,
e s’u vjen rëndë brenda për t’u futur.
Ato maska turreshin të çakallosur në qelqin
digjital
Rëndë të penduar a
të malluar,...si kofini pas të vjeli,
Vërsuleshin kush i
pari pas vdekjes t’i thoshte më fal (?!)
Ç’më gërryen dufi,
pse hipokrizinë s’e varin te çengeli!...
Më dhëmbi sa më
piku kur pashë duke qarë
tek holli i
institucionit edhe atë surrat zhapikun...,
Po në gjallje,
Artistit ç’nuk i kishte lënë pa sharë
I ngula sytë te
lotët e krokodilit, si pusht i vogël iku…
Më çmendi, sa ma
shpifi hipokrizia. S’u besova syve,
E mëshirova me
neveri ... Po deri kur, të shkretën?
Artisti i vërtetë gjigand do të prehet
me yje
Liliputi?…Për liliputin faljet e Zotit mbetën.
S’më mba vendi, atë
gjallesë, tutem ta quaj njeri
Varak i shpifur sa
s’thuhet, papastërti le mbrapa,
Burrë i pa bërë,
vogëlush që dridhet, fatkeqësi,
Që në emër të fëlliq
sa s’shkruhet - hipovaraka.