Kulturë
Përparim Hysi: E "rëndë për në batanie"?!
E shtune, 22.06.2024, 05:10 PM
E
"rëndë për në batanie"?!
(tregim lirik)
Nga
Përparim Hysi
Kur
erdhi ajo, kishte një aromë molle a më saktë: të një nuseje të sapomartuar. E
prezantoi drejtori dhe, ndërsa ajo po qendronte qiri në këmbë si dikush që ka
bërë faj, Telati, një nga kolegët që nuk
rrinte dot pa"vërvitur pleshta", më tha në intimitet:-Qenka e rëndë
për në batanie!
Këtë"e
rëndë për në batanie", si batutë me shpoti brenda, e kisha sjell unë. Qeshë shtruar në Spitalin
Ushtarak dhe, një ditë prej ditësh, në
dhomën ku isha shtruar unë, erdhi një i moshuar. I moshuari qe kapter karriere
dhe ushtrinë e kish bërë në kohën e mbretërisë dhe nuk ia bënte syri tërr. Them
kështu, se në sytë tanë lavdëronte
mbretin ZOG (edhe vet qe matjan), por thoshte:- Qe i bukur dhe me ba, me
të kapë me dorë, po të binte alivan!!! Pasi kthiellej, thoshte:-Vetëm komadanti(ishte
fjala për Enver Hoxhën) ia kalonte për bukuri, hej. Duket që nuk ia hante qeni shkopin për zgjuarësi,
por unë nuk e mbaj mend për këtë. Vinte infermierja që, ose mjekonte ndonjë
plagë, ose bënte ndonjë gjëlpërë dhe Kapter KURTI(se KURT e quanin), priste sa
dilte ajo nga dhoma dhe bubullonte:-Asht e randë për në batanie!
Aq
kishte ngjitur kjo shpoti e kapter
Kurtit, sa mes nesh, kur shihnim një të bukur, thoshim me gojëplot:"E
rëndë për në batanie!"
U
bë njohja me kolegët dhe secili shikonte punën e vet. E pashë që Telatit nuk po
i rrinte kapelja mirë dhe po lëpinte gjuhën. Shok prej vitesh dhe, ngaqë ia
njihja dhe huqet, i them:-Sikur po të hanë mizat e po kruhesh. Telati është nga
ata njerëz që më shumë kanë nevojë për fre, se sa për shtyrje. Lëre-lëre, - më
tha.Tha ai KURTI yt, nuk e tha por kjo, e porsardhura, është, me të vërtetë:-E rëndë për në batanie!
Epo
unë nuk do ndiqja Telatin me gjithë huqe, por, ç'është e drejta, dhe mua më"haheshin arrat", po, kur
thotë KAFKA:"ZOTI vërtet ia dha arrat njeriut, por nuk i theu ato".
Kështu që, me të parë e me të bërë, se të thyesh"arra të tilla" nuk
është aq e lehtë.
* * *
Kur
një ditë filloi t'më prraliste TELATI:
-
Dëgjo, - kam rënë në dashuri!
Kur
e pa që këtë pohim e prita me buzë të
qeshur, më tha:-Ore, mos të dukem gjë si i lujatur unë?
-Po,
natyrisht. Veç në ke rënë me ZHANIN që ke në shtëpi.
Ore
lëre, ZHANIN, se ajo nuk më ka asnjë faj, por kam rënë me këtë, të porsaardhurën.
Unë
duke e përqeshur më shumë se me të qeshur:-Ke rënë në dashuri me këtë"E
rëndë për në batanie"? Po ajo një muaj që është martuar dhe po kaq ka në
kolektivin tonë.
Mirë, o babaçe, mirë, po hekurin do rrahur sa është
i nxehtë.
Dhe
ti u bëre kovaç, - i mshova shpotisë unë.
-Kovaç
e shkuar kovaçit, - ma priti ai.
Tani
dhe unë hyra në"ujrat e Telatit" dhe i them:
-Po
si ia arrite?
-Erdhi
tek biblioteka se do tërhiqte libra për klasën. Sa hyri, u duk sikur hyri një
flladëfreskie dhe, ngaqë kisha kohë që lëpihesha, kur e shikoja, i them: - Je e bukur si një mëngjes pranveror. Ajo u
skuq dhe u bë prush dhe, ashtu mbyturazi, më tha;- Të faleminderit!
-
Dëgjo, - thashë, - mua më rrahin se them
të drejtën. E zbraza dhe sytë nuk ia ndaja.Mbi papurunin në fytyrën e saj,
ashtu si del dielli pas një reje, feksi një buzëqeshje.
E
mora si një inkurajim dhe vazhdova:-Je si një gonxhe prilli apo si një ëndërr e
bukur, të cilën po e shoh dhe nuk dua të
ndahem prej saj. Tani"ato arrat e Kafkës" i theva. Ajo mend po
dridhej nga ky sulm kaq i beftë dhe unë e mbërtheva me të dy duarët dhe e putha
i etur. Nuk di seç ndjeu ajo, po mua, për vete, sado me përvojë në këtë fushë,
m'u duk vetja si ata adoleshentët që
bien në dashuri së pari. M'u drodh toka nën këmbë.Pastaj, më tha Telati:-Jo vetëm kam rënë në dashuri
me të, por kam frikë mos më gjen ndonjë e keqe,
-Epo
qejfi dhe "kasaveti", motër e vëlla janë, - i them unë.
* *
*
Kur
ktheu librat që kish marrë për
nxënësit, ne, tanimë, i kishim
këmbyer "kredencialet" dhe unë, sa hyri, bërtita:- Hyri dielli.O
diell, sa të dua! E përfshiva mes krahëve dhe marrëzia nuk ka brirë. Në bibliotekë.në dysheme kisha shtruar tërë
gazetat duke krjuar një"dyshek portativ". Atje e shtriva. Dridhej dhe
rrënqethej nga një frikë që nuk qe fare e stisur.Por të dashuruarit janë krejt
mendjefyej.
Të
thashë, - tha Telati.Është një dashuri e fshehtë, e vështirë dhe trallisëse.
Takimet e tjera ishin përvëluese, sa shpesh më dukeshin si një llavë vullkani.
Më dukej sikur digjeshim nga një flakl
që na digjte jo vetëm trupin, por dhe shpirtin. Zemra, po se po. Kurrë
nuk kam dashur një tjetër sa ajo:" E rëndë për në batanie...
Tiranë, 19 qershor 2024