Kulturë
Kozeta Zylo: Lamtumirë At Antonio Belushi, Bilbil i Gjuhës Shqipe dhe i Kombit
E enjte, 20.06.2024, 06:58 PM
Lamtumirë At Antonio Belushi, Bilbil i Gjuhës Shqipe dhe i Kombit
Nga
Keze Kozeta Zylo
Edhe
pse të larguar 600 vjet më parë, pas vdekjes se Skenderbeut, Arbereshet e
Italise nuk i harruan kurre rrenjet e tyre te lashta.
Arbereshi
i ndritur i Kombit At Antonio Belushi, prifti ortodoks, studiues i holle i
trevave shqiptare dhe gjithe gjenezës së saj ka nderruar jete.
Kemi
pasur fatin me Qemalin ta takojme dhe intervistojme ne 100 Vjetorin e Vatres
dhe ne Konferencen shkencore te saj.
Arbereshi i shquar pasi mesoi per shkollat shqipe “Alba Life” na la
porosi: Kurre mos e harroni Gjuhen
Shqipe! Punoni deri ne frymen e fundit
me femijet shqiptare qe te mos asimilohen.
Gjaku
na therret te gjitheve.
Arbëresh
je ti, mos e harro,
Gjuhën
e mëmës ti mos e largo,
Kujtimin
e Atdheut ti në zemër shtërngo,
Farën e Skëndërbeut ti sot trashëgon! Bellushi
-------
At
Antonio Bellushi eshte prift arbëresh, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog,
lindur në vitin 1934 në Frashinetë të Kozencës, (Itali).
Diplomuar
për filozofi e teologji. Ka shërbyer si prift famullitar arbëresh. Ka themeluar
revistat “Vatra Jonë, “Lidhja”, shoqatën kulturore dhe shtëpinë botuese “G.
Kastrioti”, Bibliotekën Ndërkombëtare “Bellusci”. Ka botuar studime në
periodikët “Shejzat”, “Zgjimi”, “Katundi Ynë”, “Studime Filologjike”,
“Përparimi”. Qysh nga viti 1962 ka bërë udhëtime, studime dhe kërkime
etnografike në vende të ndryshme, ka marrë pjesë në veprimtari shkencore në
kuvende, kongrese në Itali, Shqipëri, Kosovë, Itali, SHBA, Australi. Ka botuar
librat “Këngë fetare arbëreshe”, “Argalia në tekstet popullore arbëreshë në
Frasnitë”, “Magjia, mite dhe besime popullore në katundet arbëreshë”, “Fjalor
Frazeologjik i Arbëreshëvet në Itali dhe Arbërorëve në Greqi”, “Blegtoria në
Frasnitë”, :Kërkime dhe Studime ndër Arbërorët të Elladhës”, “Antologjia
Arbëreshe”, “Arbërorët-Arvanitë”.
Është
nderuar nga Qeveria Italiane, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Qeveria e
Kosovës, etj. (Wikipedia)
19 Qershor, 2024