E enjte, 08.05.2025, 10:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Vladimir Shyti: Shqiponjat përballë Titanëve

E marte, 18.06.2024, 06:45 PM


Poezi

Vladimir Shyti

Shqiponjat përballë Titanëve

Silvinjo jep kushtrimin,

Ekipi beson në këmbët e tyre,

Përkrahë ka gjithë shqiptarinë,

Në përballje me Titanë,

Në portë Bersha dhe Strakosha,

Qëndresë e hekurt si beton,

Me Xhemshitin s’ka shakara,

Në mbrojte gjithmonë triumfon.

Në mesfushë,Asllani e Bajrami,

Në grup organizojnë sulmin,

Një goditje rrufe nga Asani,

Dhe ngre në këmbë gjithë stadiumin.

Sekondat shtyjnë tutje minutat,

Kuqe-zi e plisa të bardhë,

Force e zemër i japin shqiponjave,

Që në fushë duken sikur fluturojnë.

Nga e djathta shpërthen Broja,

Zemrat ngrijnë për një çast,

Godet fortë si shigjeta,

Shtegun gjen topi në rrjetë has.

Gëzon tifozëria dhe tërë Shqipëria,

Janë derdhur rrëketë e ëndrrave,

C’magji fshehin djemtë tanë si petrita,

Që,përballen me talentet e kësaj evrope.

Hymni flamurit më i bukur në botë,

Do të hushtoj magjishëm ne europian,

Si deti trazuar me dallgë që shkumëzojnë,

Ndjej valet që pëshpërisin;Ne jemi Titan!

Vladimir Shyti, 12/06/2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx