Kulturë
Xhemaledin Salihu: Interesim i madh i Poetëve dhe Recituesve për Manifestimin kulturor...
E enjte, 13.06.2024, 07:55 PM
Interesim i madh i Poetëve dhe Recituesve për Manifestimin kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Të
shtunën, më 8 qershor 2024, në ora 11, në restorantin “Romanca” Zhunicë e
Preshevës u mbajt Manifestimi kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në
Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” zgjoi interesim të madh në mesin e Poetëve dhe
Recituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.
Në
konkursin letrar: PRESHEVA-POETIKE, prej 05.05. deri më 26.05.2024, të cilin e shpalli Shoqata për Trashëgimi dhe
Krijimtari Kulturore në Preshevë, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave
letrare të krijuesve dhe recituese nga të gjitha trevat shqiptare morën pjesë
48 poezi: Agim Desku, Anisa Hasani,
Arbenisa Thaçi, Argjira Ukimeri, Arijeta Misini Ismaili, Begzat Sadiki, Besnik
Hyseni, Dafina Kastrati, Hyrije Jusufi, Eliza Hyseni, Elton Mehmeti, Elvir
Jusufi, Enver Sahiti, Erina Rashiti, Gezime Abdulli, Fatos Rushiti, Havushe
Ahmeti, Jalldëzë Kasumi, Jona Rrusteri, Lorisa Azizi, Luljeta Thaqi – Osmani,
Maida Salihu, Mailinda Shaqiri, Neviana Xhemali, Nexhat Rexha, Namik Selamani,
Oriada Dajko, Rabije Bytygi, Rajmonde Qose, Rame Oraca, Ramije Ukaj, Sadije
Aliti, Sejhane Mehmeti, Sherife Berisha,Skender Doda,Trim Hajredini, Valdrina
Hafizi, Valentina Dafa, Zylfie Gervalla, Oriada Dajko e tjerë dhe 20 recitues:
Resmie Ymeri, Vlera Veseli, Naxhije Ajdini, Agnesa Ibrahimi, Liljana Haliti,
Jona Veseli, Geart Ahmeti, Tara Hyseni, Erjon Sejdiu, Era Asani, Mjaltina Aliu,
Andrra Sinani, Erjon Sejdiu, Era Asllani, Etna Ahmeti, Eliza Hyseni, Leda Ida,
Elvir Jusufi, Liza Salihu, Ari Ramadani.
Manifestimin
kulturor e udhëhoqi Kryesia e punës, në përbërje: Kryesia e punës: Xhemaledin
Salihu, kryetar, Xhevat Limani, artist, kryetar i Jurise profesionale për Recitim, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe
Ramadan Rexhepi, shkrimtar, ndërsa për poezi: Jonuz Fetahaj, shkrimtar, kryetar
i Jurisë profesionale, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Hysen Këqiku,
shkrimtar.
Manifestimi
fillon me një interpretim artistik të Xhevat Limanit, ndërsa Znj. Afeide Boriçi
Mehmeti, regjisore foli për biografinë dhe veprimtarinë artistike të Xhevat
Limanit. Ai lindi më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës/Maqedoni/. Diplomoi
në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në
teatër dhe në disa filma artistikë. Është pedagog I lëndës së aktrimit në
Fakultetin Dramatik të Univesitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe
mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në SHBA ku ka
realizuar disa shfaqje.
Më
1995, 1996, 1997 në Preshevë, në Festivalin e Recituesve ishte një prej
hartueve të Rregullores së Festivalit të Recitueve dhe kryetar apo anëtar I
Jurisë profesionale në këto Festivale.
Më
pas lexoi poezi Arsim Halili, recitoi Zejnullah Zejnullahu, recitues nga
Gjilani dhe Grupi mizikor I Agim Kadriu
këndoi një këngë preshevare.
Manifestimin
e hapi dhe një fjalë përshëndetëse e dha Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së
dhe poashtu e përshëndeti Dr. sc. Shpetim Memishi, kryetar I Kuvendit të
SHTKK-së.
Përsëri
lexoi poezi Prof. dr. Nehas Sopi, recituan Afeida Botiçi dhe Hidajete Haliti si
dhe një këngë popullore preshevare e këndoi grupi muzikor.
Në
Manifestimin kulturor u promovua dhe u prezantua veprimtaria letrare e Ramadan
Rexhepit, shkrimtar I mirënjohur nga Presheva, punoi dhe veproi ne Suedi.
Për
veprimtarinë letrare të tij foli
Prof.dr. Nehas Sopas, Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku fol per vepren e R.
Rexhepit.
Të
pranishmitë i përshëndeti autori Ramadan Rexhepi.
Pas
promovimit dhe prezantimit të veprimtarisë letrare të Ramadan Rexhepit filluan
Garat
e Recituesve, të cilat I përcolli Juria profesionale.
Për
historikun e Recitimit në Preshevë foli Xhemaledin Salihu, ndersa për Recitimin
foli e deklamoi Xhevat Limani.
Xhevat
Limani, kryetar I Jurisë profesionale shpalli fituesit në Recitim: Elvir Jusufi-
vendi i pare,,Naxhije Ajdini- vendi i dytë dhe në vend të tretë : Tara Hyseni
dhe Resmie Ymeri.
Organizatori
i dha Mirënjohje dhe çmimin në të holla.
Jonuz
Fetahaj, kryetar i Jurisë profesionale shpalli rezultatet e konkursit letrar:
Raport i Jurisë profesionale të manifestimit kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e
Recitimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”,
Pasi
i lexoi mbi dyzet e sa krijime letrare, që arritën në konkurs nga gjitha viset
shqipfolëse nuk e pati të lehtë të përzgjedh poezitë më të arrira për t’u ndarë
çmime dhe vlerësime.
Kësaj
radhe juria e pati të vështirë të përcaktohet për tri vendet e para, andaj pas
një “odisejade” dhe takimeve të disahershme, arriti që nga kjo shumësi të
përcaktohet për pesë poezitë më të mira të ardhura në konkurs.
Andaj,
në pajtueshmëri të plotë u përcaktua që:
Vendi
i parë t’i takojë poezisë KOHA KUR PLASË
PËRDITË shifra “Egërsi stinës”/Hyrije Jusufi-Preshevë/.
Vendi
i dytë i takoi poezisë NË PRESHEVËN E BUKUR,
shifra “Poezi”/Rajmonda Qose-Shqipëri/, dhe
Vendin
e tretë e zuri poezia KËNDOJE KËNGËN TËNDE ME DASHNI, BIR!, shifra
“Apolonia”/Valentina Dafa-Shqipëri/,
Por,
gjithashtu juria vendosi që për mirënjohje të marrë dy poezi:
KËTU
KANË MBETUR SHPIRTËRAT TUAJ, shifa “1950”/Namik Selmani, Shqipëri-SHBA/ dhe
SHI
BIE, MIKU IM, shifra “Vala”.
Disa
pika muzikore nga grupi muzikor.
SHTKK
i dha Mirënjohje: Xhevat Limanit, Ramadan Rexhepit, Afeida Boriçi Mehmetit dhe
Prof. dr. Nehas Sopaj.
Manifestimin
kulturor e financoi Ministria për të Drejtat e Njeriut e Pakicave Kombëtare dhe
Dialogut Shoqëror e Republikës së Serbisë.