E premte, 09.05.2025, 01:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Hasan Hasanramaj, Alma Sinani: Takimi tradicional letrar 'De Rada'

E enjte, 13.06.2024, 07:52 PM


Takim letrar

I cili la mbresa të bukura dhe të forta te përfaqësuesit e letërsisë dhe artit ...

Nga Hasan Hasanramaj, Alma Sinani

Në pranin e shtatëdhjetë e katër poeteve, referuesve dhe dashamire të letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare në Takimin tradicional letrar De  Rada që u mbajte në sallën e Bibliotekës të  Kishës Shen Abrahami në fshatin Llapushnik të Drenicës  u bë vlerësimi, veprimtarive të  punimeve, poezive, veprave letrare nga juria profesionale në kryen me kryetaren Alma Sinani Forumin. Për punimet, shkrimet dhe veprat letrare me të mirë, u ndanë mirënjohje. Në këtë takim  u mbajte ora e madhe letrare  kushtua  Sami Frashrin dhe u hapë Ekspozitë arti dhe pikturës shqiptare.

Pjesëmarrësve iu drejtua, nikoqiri Don Fran Kolaj, cili me ketë rast te madhërishëm bëri edhe hapjen e këtij aktiviteti. Më pas fjalën e mori nënkryetari i komunës Drenasit Arben Shala, i cili vlerësoi lart punën dhe kontributin e madh te organizatorëve dhe personave që ndihmuan këtë aktivitet kulturor  me kaq finese e  përgjegjësi profesionale, si dhe me përkushtim dhe me buzëqeshjen diellore qe nuk ju largua për asnjë çast.

Nga e jurisë poezia me titull “Atdheu” "shpall poezia ma e mirë e Takimit

Në vazhdimësi të këtij  aktivitetit profesorët e nderuar dhe të respektuar që kishin përgatitur kumtesat për Sami Frashrin rilindësin e madh në Rilindjen Kombëtare Shqiptare. Nga ana e jurisë për poezi fituese u shpall poezinë  me titullin " Atdheu”  e cila u mirëprit nga   poetet, shkrimtaret dhe të tjerët në sallën e mbushur plote e terplote.  Çmimin e dyte  fitoj zonja nga Shkodra Farida Zmijani Ramadani dhe  çmimin e trete poetit nga Prishtina  Dan Ibrahimi. Sa më shumë që të synojë njeriu jetën shpirtërore, aq më fort e ndien athtësinë e jetës së tanishme, pasi sa më shumë dhe më mirë i kupton kufizimet e natyrës!

Ne çdo hap një histori e një trimëri ne vendin e kreshnikeve e trimëreshave legjendare. Suksesi nuk është gjithmonë ajo që mendojmë a ndoshta e ndërrojmë atë. Suksesi  kur  i gëzohesh arritjeve e fitoreve të mikut dhe shokut kur lartësohesh në mendime me qëllimin e ndritur të bëhesh me i mire përditë. Sa e fisnikëron njeriun fjala e mire. Të gjithë të pranishmit e këtij Takimi ishim  te emocionuar dhe paksa me ankth për çdo gjë te shkonte mbare ne ketë sofër shqiptare poetike . Ja ku jemi. Pikërisht këto ditë nen një atmosfere  të bukur dhe nga rrezet e diellin qe ndriçonte dhe  përkëdhelte te gjithë që ishim te pranishëm në  sallën e Bibliotekës në Kishën e Abrahamit në fshatin Llapushnik të Drenicës të cilët të pranishmit e këtij Takimi ishim te përkëdhelurit  që të ishim ne atë sofër te begate dhe bujare .Ishte gdhire një dite e bukur nen qiellin pa re.

Falënderime të shumta nga pjesëmarrësit për vlerat që i ofruan dhe ofruan dashamireve të letërsisë, artit dhe kulturës shqiptare

Në pjesën e tretë të këtij Takimi letrar u bë promovimi i librit i Halil Bogajt-  me titullin “Frazeologjitë popullor në Drenicë” të përgatitur nga zoti Zeqir Bekolli, redaktor i librit qe u prit me duartrokitje frenetike nga te pranishmit. Për të pranishmit në këtë Takim u shpërndanë librat me  vlere te autorit. Pjesa e katërt e këtij aktiviteti frytdhënës njëkohësisht ishte Ora letrare në të cilën kishin konkurruar shtatëdhjetë e katër poetë nga treva e ndryshme mbare shqiptare. Shpërblime në këtë Takim letrar kishte edhe nga organizatori, sidomos për vajzat aktive në poezi, modelim, vepra letrare e artistike e kontributin e tyre ne shoqëri. Meqenëse ato kanë dëshmuar vlerat e tyre artistike, organizatorët - Kisha Katolike - Sektori i Kulturës dhe Artit ndau çmime motivues për të gjitha ato gra dhe burra që përkundër vështirësive, vazhdojnë t’i sfidojnë ato vështirësi përgjatë jetës, duke na dhuruar ne lexuesve vargje drite për ne të gjithë.

Në ambientet e Bibliotekës madhështore u hap edhe  ekspozitë me punimet e piktores së re Vikena Kodraliu nga Theranda qe u prit me  interes e dashamirësi nga te pranishmit. Dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe ku tradita shqiptare shpalosi si gjithmonë bujarinë dhe virtytin trashëguar brezash ku në fund u shtrua një drekë e përbashkët me ushqim dhe pije te ndryshme ku poetet dhe poeteshat e nderuara nga mbare trevat arbërore toknin gotat duke shfaqur admirim e interes mbi poezitë e paraqitura ne ketë konkurs poetik ku uronin njeri- tjetrin mbi sukseset e tyre dhe urimin për burimin e përhershëm shpirtëror ne poezitë e tyre ashtu si gurra e pashtershme popullore teksa dukej sikur sipër tyre fluturonin shqiponjat qe nguteshin te arrinin majat e thepisura te maleve qe nuk u përkulen kurrë nga asnjë suferine e shqote jete. Organizatorët në fund te këtij aktivitet i falënderoi  pjesëmarrësit e këtij tubimi kulturor për vlerat që i ofruan dhe  promovuan në sallën   e Bibliotekës Kishën dhe ata që gjatë gjithë këtyre viteve qëndruan pranë duke ndihmuar mbarëvajtjen e Takimeve të tilla letrare në nivelin kombëtare ...

Pamje nga salla e Kishës Shen Abraham në Llapushnik të Drenicës - ku u mbajte Takimi kombëtar - letrar “Jeronim De Rada”

Nikoqiri Dona Fran Kolaj – duke folur për rëndesën dhe  hapjen e Takimit letrar “Jeronim De Rada

Juria e Takimit

Alma Sinani, kryetare e Jurisë të Takimit

Një foto nga salla e Bibliotekës në Kishen Abraham në Llapushnik të Drenices

Kisha e Abrahamit në fshatin Llapushnik të Kosovës ku u mbajte Takimi letrar  i De Rades



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx