Kulturë
Albert Zholi: Flet piktori Astrit Beluli
E diele, 09.06.2024, 06:55 PM
Flet piktori Astrit Beluli: Ekspozita vetjake “Labëria ime” i kaloi pritshmëritë
Nuk
harroj fjalët e Skënder Kamberit” Astriti ka një stil të veçantë dhe një ndjesi
të brendshme të fuqishme që e tregon bukur me penel”
-
Peisazhet e Labërisë janë mahnitëse ndaj për të kanë folur Agolli, Kadare dhe
Qose.
-Në
shumë momente shoh politkë acaruese, jo kombëtare dhe që nuk e do artin, ndaj
distancohem.
-
Piktorët janë të drejtpërdrejtë, të hapur, populist, atdhetar, që nuk i durojnë
padrejtësitë.
Intervistoi:
Albert Z. ZHOLI
Me
Astritin kemi rreth 2 dekada miqësi. Jemi me origjinë nga Tepelena, por në
Tiranë jemi komshi. Studio e tij është 50 metër larg shtëpisë sime dhe në atë
studio mblidhen shumë tepelenas. Dhe pse në pension Astriti e hap studion në
06-30 në mëngjes dhe e mbyll në 22-00. Lëviz me biçikletë pasi këtë lëvizje e quan sportin më të shëndetshëm.
Shoqërues gjithmonë ka “Pufin” një qen
tekanjos, por tepër i bukur dhe i zgjuar. Astriti i shërben qenit sikur ta ketë
fëmijë. Me aq sa njoh unë miq e shok, këtë përkujdesje nuk e bëjmë as ndaj fëmijëve.
Dhe Pufi krekoset kur kalon në “Don Bosko” pasi ka një “shërbëtor” besnik që ja
plotëson tekat deri në detaj. Kushdio që kalon para studios së Astritit patjetër
do të ndalojë disa momente për të shlodhur sytë me pikturat e Astritit. Piktura
ku dominonin jeshilja, bluja dhe e verdha. Pikturat e tij janë të shumllojshme,
por peizashi është mbreti i të gjithave, pasi vetëm në këtë lloj picture ai hedh në telajo gjithë
energjitë dhe imagjinatën e shfrenuar. Një piktor që gjithmonë është i lidhur
me natyrën, të bukurën dhe të veçantat e krahinës së tij. Para 5 vjetësh
Astriti hapi ekspozitën e tij e katërt individuale dhe të parën në Tiranë ku ai
përcolli një art të veçantë dhe plot ndjenjë. Në ekspozitën në Muzeun Kombëtar
të titulluar “Labëria ime” Beluli afroi për publikun 60 piktura në katër gjini,
peizazh, natyrë e qetë, portret dhe kompozim. Peizazhet zunë pjesën kryesore të
kësaj ekspozite.
-Kanë kaluar rreth 5
vjet nga ekspozita e titulluar “Labëria ime” në Muzen Kombëtar. Ke nostalgji për
të dhe a ke menduar për një ekspozitë të re?
E
vërtetë kanë kaluar 5 vjet, por mua më duket se kanë kaluar vetëm 5 ditë. Ishte
një ditë plot emocion, plot lëvizje. Kryesorja ishte lodhja parapërgatitore.
Mbi një muaj stress, organizim, përqëndrim, net pa gjumë. Nuk mund ta falja dështimin.
Nuk u zhgënjeva. Kisha shumë miq rreth vetes. Pa miq asgjë nuk mund të bëhet.
Madje ishin ata që më nxitën ishin ata që më nxisin. Doli një ekspozitë
perfekte. Ishin të gjithë miqtë e mi ata që më inkurajuan. Ishin jashtë
parashikimeve. Por ishte dhe shoqata “Labëria” ajo që më ofroi ndihmë pasi dhe
vetë ekspozita titullohej “Labëria ime”.
-Pse e titulluat
“Labëria ime” këtë ekspozitë vetjake?
Për
të vetmen arsye pasi pjesa dërrmuese e pikturave ishin me motive nga Labëria.
Pra peisazhe nga Labëria, portrete personalitetesh nga Labëria dhe kompozimë
nga Labëria. Kjo trevë ka një energji të padukshme që të tërheq, të mobilizon,
të frymëzon, të hap dritë në çdo moment. Kjo jo vetëm që jam lindur dhe rritur
aty, por edhe në shumë shkrime, të personaliteteve të ndryshme shqiptare, kam
parë që flasin me këto ngjyra për krahinën time. Shumë prej tyre janë ndjerë
ashtu siç ndihem unë kur flas për të, kur pikturoj për të, kur mendoj për të.
Edhe sot që jam larg, edhe disa vite që isha në emigracion kur dëgjoja apo
lexoja për Labërinë më rrëqethej mishi dhe kapja penelin në dorë. Labëria ka një
histori të lavdishme. Njerëzit më të ndritur të kombit si Kadareja, Agolli,
Qosja etj i kanë dhënë vlerësim sikur të jetë oksigjeni i Shqiëprisë. Në këtë
trev kanë dal heronj, luftëtarë, dëshmorë, poetë, shkrimtarë, intelektualë që i
kanë dhënë emër Shqiëprisë kudo në botë. Me labërinë gjithmonë del fitimtar në
luftë, në dije dhe në pikturë. Peisazhet e Labërisë janë mahnitëse.
-Kush ishte qershia
mbi tortë e kësaj ekspozite?
Ajo
që më la më shumë përshtypje ishte fjala e hapjes e piktorit të Popullit, Skënder
Kamberi. Nuk e mendoja se do vinte dhe të hapte ekspozitën time. Por ai erdhi
dinjitoz si një lab 24 karad dhe më emocionoi me fjalët që tha: “Astriti ka një
stilt ë veçantë dhe një ndjesi të brendshme të fuqishme që e tregon bukur me
penel”. Që në fëmijëri e kasha idhull dhe se mendoja se ai do ishte kaq I thjeshtë,
kaq njerëzor, kaq dashamirës ndaj një piktori. Të gjithë e dimë se ndaj artistëve
ka xhelozi. Por tek Skënderi në aq biseda që kam zhvilluar nuk kam vënë re asnjë
fije xhelozie ndaj shokëve të tij, madje, madje ai e shpreh publikisht vlerësimin
e mirë ëpr piktorët me vlera. Kjo e dallon atë nga të tjerët. Kjo e bën atë të
veçantë dhe shumë të dashur në rrethet e piktorëve.
- Keni piktura të
panumërta dhe keni lëvruar të gjitha
gjinitë deri tek abstraksioni, po politika a ka ndikuar tek Astriti?
Unë
politikan bëhem vetëm ditën që shkoj për votime dhe shoshit me vete për kë do
votoj që t’i shërbej më mirë atdheut? Pas asaj dite politika për mua nuk
egziston. Jam munduar të rri larg se është një politkë acaruese, jo kombëtare
dhe që nuk e do artin. Politikanët e duan artistin vetëm në zgjedhje pasi përbëjnë
problem për ta. Piktorët janë të drejtpërdrejtë, të hapur, populist, atdhetar,
që nuk I durojnë padrejtësitë.
-Rreth 50 vjet me
penel në dorë nuk jeni lodhur? Nuk mendoni ta lëni penelin mënjanë?
Peneli
është jeta ime. Jo ta lë por sikur një ditë të mos e kap me dorë do më duket se
nuk kam në trup një krah apo një këmbë. As e kam menduar kurrë ta lë penelin, në
asnjë moment. Pemeli më jep forcë, më angazhon, më stërvit mendjen, më shton
imagjinatën, më afron më shumë me njerëzit.
-Ju thoni se piktura është vetë jeta juaj. Po si edhi apo si
trokiti piktura te Astriti?
Kush ishin mësuesit
tuaj që ju kanë nxitur dhe përkrahur për pikturën?
-Zanafilla
e e emocionit ka qenë që në shkollën tetëvjeçare kur në klasë të 5 kam pasur
një profesor që kishte mbaruar liceun për skulpturë, quhej Xhelal Lushaj. Një
ditë pushimi të gjatë kur nxënësit dilnin në oborrin e shkollës jashtë, ai
kishte marrë një gur atje me një daltë dhe me një çekiç dhe po ndërtonte një
figurë. Ne si kureshtar shkuam dhe po shikonim me vëmendje dhe ai arriti të
ndërtojë portretin e Skënderbeut dhe e realizoi në një mënyrë që lexohej.
Portreti ishe 80 me 60 mbi një gur masiv. Ai punoi gati 3-4 ditë dhe kur e
mbaroi ne shkonim atje ta ruanim që mos ta prishte njeri. Kjo ishte nxitja që
unë fillova këtë rrugë për artin figurativ. Në atë periudhë ne laheshim nga
lumi, në lum kishte dhe argjilë dhe ne atje lyheshim me të. Argjila më ngacmoi.
Një ditë mblodha argjilë dhe ndërtova një bust të Selam Musait. Ne e kishim
bustin e Selam Musait në dalje të Tepelenës në rrugën e Vlorës. Shokët e mi e
morën në tezgë dhe e çuan para pallatit tek shkolla. Vinin të gjithë e
shikonin. Unë nuk e dija se kjo duhej të mbrohej dhe duhej të mbulohej me një
leckë të lagur që të ruhej nga vapa. Skulptura u ça dhe të gjithë të lagjes u
mërzitën. U detyrova të gjeja allçi, afërsisht një thes dhe e përziem me
gëlqere. Me këtë përzierje me një thikë e ndërtova dhe bëra përsëri Selam
Musain, të cilin më pas e lyem me një bojë vaji dhe e mbajtëm te lagjja. Mbasi
mbarova shkollën më aktivizuan tek lidhja e shkrimtarëve dega e Tepelenës. Kam
marrë pjesë në çdo aktivitet të tyre dhe në fund hapa një ekspozitë me 36 punime
rreth vitit 1982 në Tepelenë ku kisha peizazhe dhe portrete. Atë kohë kam marrë
disa çmime të dyta për portrete dhe u shitën afro 17 piktura dhe të tjera u
shitën nëpër ndërmarrje dhe institucione. Në vitin 1997 shumë u dogjën, u
vodhën dhe u prishën.
Të shkoje në shkollë
të pikturës në sistemin komunist ishte e vështirë. Kur e filluat dhe si e e
kujtoni shkollën. Kur e keni mbaruar shkollën për pikturë?
Në
shkollë shkova me konkurrim. Konkurrimi atë kohë nuk njihte miqësi. E kam
mbaruar në vitin 1976 në Tiranë,pastaj fillova punë në Tepelenë, kalova si
mësues vizatimi në shkollën tetëvjeçare “Avni Rustemi”. Pastaj kam punuar në të
gjithë rrethin e Tepelenës si në Memaliaj 12 vjet, Hormovë, Qesarat, Kras,
Sinanaj, 4 vjet, Gusmar, pastaj Memaliaj pastaj përsëri në Tepelenë deri në
vitin 1998. Më vonë ika në Greqi me gjithë familjen, pastaj u kthyem në Tiranë.
-Astrit
dhe emigracioni. Në emigracion shkon për mbijetesë dhe arti lihet mënjanë. Në
Greqi a je marrë me pikturë?
Realisht
atje nuk jam marrë shumë me pikturë, kam bërë portrete, peizazhe me porosi. Më
vonë u kthyem në Tiranë, sepse ishte vendi më i mirë për të jetuar dhe kishte
më shumë mundësi pune. Në Tiranë kam bërë piktura të të gjitha gjinive por
kryesisht me porosi. Kam një nostalgji të madhe për të realizuar peizazhe nga
vendlindja, nga Tepelena dhe shkoj çdo muaj në Tepelenë ku hedh ndonjë peizazh
dhe vij dhe e ripunoj këtu. Kam hapur një ekspozitë në Sarandë, Tepelenë, Ksamil,
të cilat kanë lënë gjurmë. Jam ndjerë mirë dhe këto kohët e fundit pasi jam
mbushur me pictura, sepse pata një boshllëk me kurbetin. Tani ndjehem mirë.
-Po Enver Hoxhën e ke
pikturuar ndonjëherë?
Enver
Hoxhën e kam bërë njëherë kur isha mësues në Sinanaj. Atë kohë Enveri ka pas
ardhur njëherë në Sinanaj në Lops, por nuk e mbaj mend mirë datën. E bëra në
fasadën e shkollës sikur ishte midis blegtorëve, pionierëve.
-Po nga udhëheqja e
kohës komuniste ke bërë ndonjë portret apo ndonjë pikturë?
Kam
bërë më shumë portrete dëshmorësh. Kur u hap një ekspozitë në Tepelenë me
piktura dhe më bënë edhe anëtar të Lidhjes në vitin 1986 më dhanë një autorizim
për të bërë portretin e dëshmorëve që nuk kishin fotografi apo ato që ishin
viktima të luftës siç ishin në atë kohë. Bëra gati nja 80 grafika. Kam bredhur
në të gjithë fshatrat e Tepelenës me qëllim që të takoja të afërmit e tyre dhe
të gjeja ngjashmëritë me djemtë, nipërit e tyre, të afërmit dhe duke shtuar
edhe vetë nga imagjinata. Të gjitha këto piktura u vunë në fondin e muzeut ku
ishin 80 portrete. Jam marrë me rrethet e pikturës në Tepelenë, Memaliaj ku kam
nxjerrë talente dhe kam punuar me përkushtim, ku shumë prej tyre janë bërë
talente dhe janë plot energji në Itali, Gjermani, Amerikë, Greqi.
-Kur keni marrë çmim
dhe si?
Në
vitin 1989 në Tepelenë u hap një ekspozitë ku unë kisha bërë një portret lab
tipik midis pikturave të tjera dhe mora çmimin e parë. Atëherë ka qenë Gramoz
Ruçi, Sekretar i Parë në Tepelenë. Ka qenë dhe një sekretar tjetër që ishte nga
Saranda erdhi në Tepelenë. Kur u hap ekspozita ata u afruan e panë dhe u kthyen
prapë të shikonin portretin, kjo ishte në fillim të ekspozitës. Një ndër
kuadrot e Tepelenës, Gurali Bardhi u afrua dhe tha: Kush i ka bërë këto
pikturat? Drejtori më prezantoi dhe ata më pyetën: Mos është Fejzo Duka ky në
portret? Po i them unë. Ai thotë se kur kam qenë sekretar në Sarandë kam qenë
në shtëpinë e Resbat Dukës të birit të tij. E ke bërë origjinal më tha. Ndërsa
Gramozi Ruçi shtoi: Ky është një portret që personifikon malin e Labërisë.
Është një mal që flet. Edhe shokët e mi kishin shumë piktura të bukura. Pastaj
mbas vitit 1990, filloi një pauzë ku unë u mora me ndërtimin e një shtëpie se
ishim shumë fëmijë. Më vonë vazhdova punën si mësues bëja portrete dhe peizazhe
dhe kryesisht për njerëzit që i donin. U prish dhe Lidhja e Shkrimtarëve dhe
Artistëve ku me anë të saj bënim ekspozita që na stimulonin, pra u prish ritmi,
organizimi. Pastaj ika në Greqi,. Mbas viteve 2010 unë jam marrë seriozisht me
pikturën, kam punuar shumë mirë dhe kam hapur ekspozita në Tepelenë dhe qytete
të tjera. Kisha shumë dëshirë që pikturat e mia të kishin tematikë nga
Tepelena. Ndaj në gjithë peizazhet e mia shumë vend ze Tepelena. Kam bërë
vendet ku kemi bredhur, ku jemi larë, në ujë të ftohtë, te shkëmbi i madh,
luginën e Bënçes, Dragotit.
-Mendoj me sa kam
intervistuar se kishte kërkesë llogarie në kohën e sistemit komunist për
pikturën dhe kjo kërkesë a e lartësonte pikturën më shumë se sa sot?
-Atëherë
kishte përgjegjësi më të madhe që të bëje një pikturë se sa sot sepse, nëse do
të bëje pasarelën e Ali Pashës, do ta bëje në një mënyrë perfekte me një
realizëm që të kishte dhe kohën brenda dhe çdo gjë që i përkiste periudhës, por
jo ekzagjerime. Ndërsa unë personalisht jam lidhur shumë me peizazhin, me
natyrën, me lëvizjen. Jam njeri që e dua natyrën dhe e dua jetën. Në të gjithë
pikturat e mia ka jetë brenda.
-Shikoj
që më shumë je te peizazhi, portreti, dhe te kompozimi....
Kam
bërë dhe piktura të kompozuara dhe një nga pikturat e para që kam kompozuar ka
qenë ajo e Polo Bezhanit. Ai ka qenë kompozimi im i parë i imi. Natyra më
pëlqen shumë pasi Tepelena ka një reliev shumë të thyer, ka male, borë, lugina,
kodra, fushë, livadhe, pemë të shumëllojshme lumenj, këto janë pasuri që mua më
magjepsin. Përsa i përket portretit, mua më pëlqen sepse në portret shumë
njerëz i përjetëson. Përjetëson vlerat e njeriut. Portretet nëse nuk do ti
bëjmë atëhere ata njerëz të veçantë do të harrohen. Në ditët e sotme unë kam
bërë shumë portrete për fëmijë, pleq e plaka, dëshmorë .
Ata që ngritën këngën
labe në Tepelenë
Maliq
Lila ngriti polifoninë labe në Tepelenë e ngriti në një stad aq të lartë saqë
Tepelena konkurronte atëherë me qytete më të mëdha. Duke u nisur nga kjo unë
ndjeva një detyrim brenda vetes t’i bëja një portret. Mendova që këtë portret
mund ta çoja edhe në shtëpinë e Maliqit, por atje mund ta shikonin vetëm pak
njerëz, kurse jeta e Maliqit nuk ishte vetëm shtëpia. Ai shkonte e flinte atje.
Ai punonte në shtëpinë e kulturës deri në 2 të natës, sa herë do bëheshin
koncerte, festivale apo përshëndetje. Maliqi do ishte i pari dhe i do të rrinte
deri vonë. Kjo ishte shtëpia e parë e Maliqit dhe ajo gjenetikja e dyta.
Mendova se ky portret mund të rrijë më mirë në shtëpinë e kulturës por jo në
zyrën e drejtorit, duhet të rrijë tek holli. U ndjeva i lehtësuar që e çova dhe
atje e mirëpritën, më përshëndetën dhe më falënderuan shumë. Tepelena ka
nxjerrë njerëz të mirë dhe të shkëlqyer dhe që kanë kontribuar në mënyrë të
papaguar. Tani po bëj Zaho Balilin, organizator në grupin e Hormovës ka bërë
rreth 11 vëllime me poezi, tekste të polifonisë labe, ka ngritur grupin e
Rexhinit, të Hormovës. Me lëvizjen demografike njerëzit kanë ikur njerëzit dhe
nuk ka më grup polifonik. Grupi i Rexhinit në atë kohë këndohej në festival
kënga e bilbilenjëve, ose grupi i Hormovës, “Flaka mbuloi fshatin” ku udhëheqës
artistik ishte Zaho Halili dhe mori çmim të parë. Zaho ka një kontribut shumë
të madh. Gjithë ato tekstet e Zahos që i këndojnë grupet polifonike që nga lumi
i Vlorës i këndojnë këngëtarët si Poni, Maja, Aurela Gaçe. Le të shërbejë kjo
ekspozitë si një urim zemre për Labërinë që na dha qumështin dhe na mëkoi
dashurinë për atdheun.