Kulturë
Brahim Avdyli: E vërteta simbolike dhe trefishi ideor i një vepre
E merkure, 05.06.2024, 06:56 PM
E VËRTETA SIMBOLIKE DHE TREFISHI IDEOR I NJË VEPRE
(Studim
për veprën e Prend (Ndue) Buzhalës, „Sizifi pa gurin e tij“, SHB „Lena“,
Prishtinë, 2020)
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
Hyrje
Përpara
e kemi në dorë një vepër të një shkrimtari me vlera letrare, siç mund të
cilësohet Prend N. Buzhala, i cili i ka shumë vite të botimit, pra 37 vite të
botimit, në 73 vite jetese. Vepra e parë e botuar është më 1995, „O Amë, o Amë“, sepse shkrimin e parë e
ka botuar në moshë të re, më 1967, kur i kishte vetëm 16 vite, e deri në
botimin e veprës së mbramë, me 2024, „Pesëdhjetë
oratorio për fjalët e hirshme“[1].
Deri në vitin 2020, kur botohet vepra me tregime të shkurtra, „Sizifi pa gurin e tij“, janë 83 vepra,
ndër të cilat dy romane: „Moisiu
fluturonte me Qerren e Zjarrtë“, 2003, dhe „Njerëzit prej fijeve të dritës“, 2019, e drama nuk na ka lënë të
shkruar.
Vepra
me tregime të shkurta, „Sizifi pa gurin e
tij“, ka mjaft figura artistike, metafora në kuptimin e ironisë apo
sarkazmit, si p.sh. „metaforë ferri“,
apo me simbolikën e veçantë të krahasimeve të zhdërvjellëta, që anojnë kah
ironia e lehtë, dhe figura të tjera artistike.
Prend
N. Buzhala nuk ka vetëm afinitet të mirë në poezi të veçanta, por edhe i
tregimeve të shkurtra, me një shkëputje nga realiteti i hidhur që po e jeton
dhe që po i njeh vetëm ai, me aq lexime të veprave të njohura të botës, që
ndonjërin na i përmend edhe në këto tregime.
Në
mesin e veprave letrare janë 75 vepra me kritika, studime letrare, studime
monografike e vështrime, ndër të cilat na zgjojnë kureshtje të madhe „Në aktin e leximit I-XXV“, deri në këtë
vit. Përpjekja e tij e madhe i tejkalon mundësitë për të zënë skenat e fjalës.
Ka
edhe vepra të tjera me bashkautorë, apo vepra që ka përgatitur për shtyp,
sidomos „Dita e Plisit“, (Vëllimet I-X, deri në botimin e kësaj vepre
që po e studiojmë), apo „Rrëfime nga
izolimi“, të cilat janë tregime, ese, kronika, refleksione nga autorë të
ndryshëm, të përgatitura me komente nga Prend N. Buzhala.
Edhe
po të doja të shtoja një linjë shkrimore të përgjithshme të tij, sikur do të
shkruhet historia e re shqiptare e letërsisë, e cila patjetër do të jetë e
rishkruar me shkrime objektive, e jo subjektive, e veçanërisht edhe Prend N.
Buzhalës, kësaj herë po i drejtohem veprës së cituar, me shpresën tonë se do të
kemi shkruar një pjesë të denjë të këtij shqyrtimi.
Kush është Sizifi nga
mitologjia
Edhe
njëherë po i kthehemi veprave të Prend Ndue Buzhalës, prozave të shkurta, dhe
kësaj radhe veprës së veçantë të tij, „Sizifi
pa gurin e tij“, SHB „Lena“,
Prishtinë, 2020, me një temë shumë të rëndësishme, për Sizifin, por pa gurin e tij. Mjaft është shkruar për
këtë personalitet, edhe në botën e gjerë ndërkombëtare, por duke i marrë
parasysh ato që llogariten si vepra të „Greqisë“.
Ta
kundrosh Sizifin pa gurin e tij, është sensacion. Ajo të shtyn që të mendosh,
të gjurmosh e të shikosh realitetin e tij. Në të vërtetë, e shikoj Sizifin si
baba i djemve të tij, që rrjedhin nëpër realitetin shqiptar.
I
kam disa poezi me të njëjtin dimension, por edhe një roman që po shkruhet për
bijtë e tij. Kam shkruar edhe për djalin tim të parë, Skifterin, që është
„Sizif“ i metaforës së vuajtjeve të tij. Drama që na shkaktojnë ata, bijtë
tanë, me mushkëritë e copëtuara nga koha, është shumë e madhe.
Te
krijuesit e mirëfilltë, si Prend Buzhala, veprat nuk përfundojnë me kaq. Ato
shtrihen varg e vijë, me poezi e me prozë, me kritikë të bollshme për vlerat
letrare të tyre, me proza të shkurtëra, të cilat pak i kanë shkruar të tjerët
në historinë e letërsisë shqiptare, dhe, kur i merr në dorë dhe i lexon apo i
rilexon, si për sa u përket figurave të tyre artistike dhe ironisë apo
ndonjëherë edhe sarkazmit, të befasojnë shpirtërisht.
Në
radhë të parë do të shpjegojmë se ç’është Sizifi, sipas veprave të mitologjisë,
të përkthyera shqip apo në gjuhën gjermane. Në radhë të parë na del „Puna e Sizifit“, pra çka e supozojnë
ato, si punë të tij.
Para
së gjithash, punët e Sizifit janë punë të mundimshme. Çdo gjë në jetën e tij
duhet të fillojë nga e para, në „Botën e
Hijeve“, ku udhëheq Hadi, Bota e Nëndheshme, çdo gjë kur mendon ai se
përfundon ajo. Pra, rotullohet. Sillet rreth e rrotull, nga e mbrama në të
parën. Kur mendon se ajo ka përfunduar, ajo na rifillon deri në pafundësi.
Është punë e kotë, që kalon koha e ndjerë. Je gjithnjë „me punë“, për t’u liruar nga e keqja, dhe na përsëritet e keqja.
„Gjithçka duket se është
keq që në fillim dhe atëherë çdo gjë duhet nisur nga e para. Këtë e quajmë punë
Sizifi. Por a nuk është vetë jeta një punë Sizifi, që nuk të lë asnjëherë kohë
për prehje, dhe duhet të shkosh gjithmonë e më larg, ngaqë ajo që kemi arritur
nuk mjafton më?“ -
fillon për punët e Sizifit, në një vepër ndërkombëtare, të përkthyer në gjuhën
shqipe nga Nasi Lera.[2]
Puna
e Sizifit quhet puna e rëndë që i jipet një të dënuari në këtë jetë. Të
përmbledhim me fjalë: i njoh më shumë se të tjerët mitin e Sizifit dhe djalit
të tij, Odiseut. Në mitologji, Sizifi nuk na është simbol i pafajshmërisë, por
i fajësisë, madje edhe ndaj Zotrave të Qiellit. Albert Kamy e nxjerr si simbol
të absurditetit të jetës njerëzore. Ai ishte më dinak se dinaku e më hajdut se
sa hajduti. I biri i tij, Odiseu, është bërë dinaku më dinak i të gjitha kohëve
dhe tradhtar i tradhtive vrasëse të njeriut të vet, kur nuk i kanë boxhe.
Dihet,
Troja ka qenë vendi i ilirëve, i yllorëve, i arbanëve, i britëve (për këtë quhet „Brit-ania e Madhe“, nga
pasardhësi i Priamit, në Mbretërinë e Turqisë, Britit!), e frigëve,
Dardanisë së Turqisë, në një mbretëri të madhe e që nuk i bënte askujt ndonjë
të ligë. Arsyet gjenden shumë. Janë pretekste, nuk janë fakte! Odiseu, nga
Itaka, djalli prej djallit më të madh, në këtë vend, që ishte po ashtu yllore,
ilire dhe arbane, por që nuk llogaritet aspak më ndryshe nga të ashtuquajturit „shkencëtarë të botës“, të cilët duhet
të diskutohen a janë shkencëtarë apo nuk janë shkencëtarë, por e vendosin si „grek“, e ne duhet të mbyllim gojën,
sepse nuk na i pranon „bota“, shkon
me dinakëri të madhe të rrënimit të kësaj mbretërie të Trojës.
Pas
dhjetë viteve, me „Kalin e Trojës“,
që është tradhti e madhe, e pushton nga brenda Odiseu këtë mbretëri.
Sizifi
ishte i pallogaritshëm, sa edhe kafshëve ua bënte nga një shenjë, për t’i
përcjellur deri te kullosa e hajdutit. Është edhe vetë hajdut më dinak se të
gjithë hajdutët dhe kurvar më dinak se kurvarët e tjerë. Odiseun e lë me
Antiklenën, bijë një hajdutit të pashoq, Autolikut, para se ajo të martohej me
Laertin. Shpesh i ngacmonte edhe zotat, madje i ndjekte edhe dashuritë e Zeusit
e të tjerëve, për çka e dënuan në „Botën
e Hijeve“, tërë jetën. Në të vërtetë, Sizifi jemi ne, në Botën e gjerë, dhe
po i vuajmë vuajtjet e paqena të tij, me tërë jetën tonë të përkohshme, të
provave, për të larë, ne, gabimet e tij. Nuk kemi guri, por jemi bijë të
Sizifit, që na udhëheq e prapta!
E vërteta simbolike dhe
shkrimtari i prozave të tij
Shkrimtari
i njohur i shkruan këto libra të tregimeve, deri më 2020: „Tregime të shenjta“, „Sinapsa
e heshtjes“, „Heroi i rrugës“, „Shenjat e kryqëzimit“, „Sizifi pa gurin e tij“; dhe deri më
2023: „Zërat jashtë vetvetes“, „Qiellit i mungonin lotët“. Katër të
tjera janë romane: „Moisiu fluturonte me
Qerren e Zjarrtë“, „Njerëzit prej
fijeve të dritës“, “Në kapërzyell“
dhe “Një buzëqeshje përtej varri”.
Personazhi
i parë nga vepra që e kemi në shqyrtim, është një poet, i cili ndalet para
krijimit. Është e qartë pse autori ndalet para krijuesit, që është personazhi „poet“. Poezia është art i fjalës.
Autori është edhe poet i mirëfilltë. Dy librave me poezi të Prend Ndue
Buzhalës, iu kam bërë shqyrtime: „Ani i
Ilirishteve“ dhe „Këngëz me errësirë
blu“, të dyja botime të SHB „Lena“.
Libri
„SIZIFI PA GURIN E TIJ“, na ndahet në këto 3 pjesë ciklike: „Fleta Sizifiane e jetës“; „Solilok për fluturimin e zogut“ dhe „Një muze i çuditshëm“. Autori përpiqet
të japë faqen tjetër të këtij miti, pa gurin e tij. Po përpiqemi që ta
shqyrtojmë. Po fillojmë me ciklin e parë: „Fleta
Sizifiane e jetës“.
Cikli
i përpjekjeve njerëzore dhe shqiptare në këtë jetë tonën apo vetë mbinjerëzore
dhe të veçanta të Kosovës, niset me kotësinë e krijimit. Të gjithë njerëzit që
lindin në këtë jetë, të cilit komb janë apo e cilës etni, do të lindin në
shenjë të Zotit të Madh dhe do të jenë në radhë të parë „krijues“, të cilës do fushë të krijimtarisë, pra edhe vargënimit,
e nëse mbërrijnë të jenë krijues të denjë, janë edhe poetë, që i zotërojnë
krijimet e quhen „poetë“.
Poetit
apo krijuesit, në kuptimin e krijimtarisë së shenjtë apo serioze, të krijimit
të mirëfilltë apo ironike, këtu të „shenjtë“,
si në librat e shenjta, po i dilnin si „kështjella
në ajër“. Personazhit po i dukeshin se „edhe
biblioteka e tij, toka e tij, kaq e pasur, po përcillte mesazhe kotësie.“ (
Faqe 7.)
Personazhi
nuk kishte as fuqi, guxim e urtësi të fjalëve dhe kjo e krijonte përfytyrimin
tjetër të Sizifit në kodër tjetër të përpjekjeve të tij, për të larë të keqen e
tij. Autori kërkon të krijojë në kundërshtim të Sizifit mitologjik diçka të
përsosur, që ne kemi shkruar për veprën e tregimeve të shkurta, „Heroi i rrugës“, dhe kjo është e dyta,
po ashtu për tregimet me pak fjalë. Autori na përpiqet që të krijojë një libër
tjetër të tregimeve, të madhërishme e të bukur, të ndershme apo të mirë, por
këtu po i çmendeshin edhe fjalët deri në marrëzi. Më tutje, „pranoi të burgosë lirinë e tij“ ( faqe
8 ), pasi nëpër burgjet kishte mjaft njerëz të poshtëruar. Na del kuptimi
ironik i thënieve të tij.
„…Nuk e ndjente veten të
lirë“.
( Po aty, e njëjta faqe. )
Në
katër faqet e tregimit të shkurtër, vjen deri të konkluzione:
„Vlera supreme e
krijimit është Jeta Kuptimplote, kur ti i jep kuptimin jetës dhe kur jeta e
mbushullon me vlerat e saj kuptimin.“ ( Faqet 9-10. )
Ndërsa
në shkrimin e dytë të kësaj vepre, „Njeriu
që shkëpuste fije“, arrin deri në dinamizimin e shkëputjen e lidhjeve të
krijojë sinonimin e fjalës „ndarje“,
pasi shumica e njerëzve të pagdhendur, fajet ia ngarkonin atij që i krijonte
lidhjet (kupto: bashkimin!). U dukej
se ai përpiqej të vendoste prapë lidhje, se kishte bërë një gabim të madh. Kjo
ma nxjerr në shesh jetën time, e askush nuk më përmend për të mirë, sepse tërë
jetën kam jetuar e kaluar për këtë veprim: drejt
bashkimit të tokave shqiptare në një shtet.
Aq
më tepër se është krijuar Kryesia e Komitetit Drejtues, dhe unë isha Sekretar i
Sekretariatit të Komitetit Drejtues për Informimin e Opinionit të Jashtëm.[3]
Sado që e zbulova se Kryetari i Komitetit Drejtues, na ishte i lidhur me KGB-së
dhe Rusinë, ne u larguam ngadalë prej lidhjeve të tij.
Nuk
e shkruan asnjë gazetë e Kosovës apo e Mërgatës (e Diasporës) asnjë rresht, por për PSHDK-në
shkruajnë disa gazeta. Mjafton kjo që shënuam këtu, dhe po i kthehemi veprës së
Prend N. Buzhalës.
Ndarja
midis njerëzve ishte bërë një tjetër “çështje
e ditës” së Sizifit, po e them në Kosovë e gjetiu, jo vetëm prej “bashkimeve partiake”. Me luftë nuk
organizohej i tërë kombi shqiptar, madje këtë e provova deri në Kuvendin e
Intelektualëve Shqiptarë të Stambollit, në nëntor të vitit 1994, e dështoi.
Po
kthehemi te çështja jonë: Sizifi dhe bijtë e bijave të tij, ishin kthyer në
kohë moderne. Në Itakë ka qenë Atdheu i parë, në Mbretërinë e Trojës në Turqi,
atdheu tjetër, e prej Republikës së Dardanisë, pra Kosovës, jemi futur në “Mbretërinë e Hijeve” të Sizifit, sepse
njëherë dimë të shkatërrojmë lidhjet me njëri-tjetrin, e jo të bashkohemi.
Është politika e shpërfilljes, e ndarjeve.
Në
këtë botë të praptë:
“Fitimtar doli Njeriu që
shkëpuste fije...”
( Faqe 12. )
Në
Kosovë e në të gjitha viset shqiptare, ku ata banojnë, madje edhe nëpër
mërgatën e gjërë, çdo gjë vjen së papti. Fleta Sizifiane është këtu. Gegët,
giga e gigantët kanë qenë të parët, në tërë botën, si në Turqinë e sotme, në
Egjypt e deri në Amerikë. Me “unë”
dhe “unë” janë të gjithë të ndarë.
Për bashkim flasin, por nuk e duan e nuk e lejojnë. Planet tjetër ku të mos e
lejojnë këtë ndjenjë të bashkimit, njërë për njëherë nuk ka tjetër ku të
mërgojnë!
Është
mbushur bota me kësi njerëz, të vjetër e të fundit. Shtrohet pyetja: çka do ky
tregim i shkurtër, “Ena speciale/Tregim
me pak fjalë mbi alegoritë që dynden në kohën tonë” ? ( Faqe 13 .) Ena
është e ndarë në mes të dy vëllezërve. Kulmi i “përlarjeve” të vëllezërve (sepse
kjo nuk është “përlarje”, por marrje e të së drejtës pronësore me padrejtësi të
qitur, me etjen e pa argumentuar të një vëllau në të padrejtat pronësore),
të lënë në dy anët e enës prej argjile, e
kishte një tendencë të praptë e të pastudiuar tradicionale shqipe. “Ena speciale” është një tregim i
shkurtër i këtij arti, “art i maskuar me
alegoritë e kohës...” ( faqe 15 ). Vëllain, i cili e ruan “masën e drejtësisë” (faqe 13 ) e
grabiti vëllai i dytë (pra më i vogël!),
në faqen 14, i cili ka sjellë raca të tjera pas gjeneralit që qëndronte në anën
e djathtë të kësaj ene, pa shikuar, e në krye të saj na është një mbret me
kurorë, krejtësisht indiferent.
Figurat
që kishte sjellë vëllai nga Karpatet me thikë në dorë dhe simbol i rrënimit të
paligjshëm, të cilën e kemi përjetësuar personalisht në të gjitha drejtimet,
madje edhe të shfrytëzimit të bijve të mi, e lënë kështu nëpër rrugë,
pavarësisht të tjerave, “kishin zënë
hapësirat e pjatës dhe hanin e hanin...” ( faqe 14 ). Kështu që vëllau i
masës së drejtësisë mbet me gishta në gojë, sepse mbreti ishte indiferent dhe
gjenerali aspak nuk shikonte.
Kjo
është masa e padrejtësisë njerëzore mbi Kosovë e në Kosovë. Ai nuk ka si të
vrasë apo dënojë vëllain e tij, i cili i dinte më të praptat e jetës, e atë e
linte “me gishta në gojë” ( po aty,
faqe 14 ). Ne, që i kemi dhënë tërë botës juristë të drejtësisë, i bëjnë nga
grykësia të gjitha të padrejtat në jetë.
Autori
na shkruan në fund:
“E vendosi këtë eksponat
interesant te pjesa: relikte speciale.” ( Faqe 15. )
Ky
tregim i shkurtër vazhdohet në këtë cikël edhe me tregime të tjera, që na zgjojnë
mendime, ne që i lexojmë e duhet të meditojmë: ”Duke lozur me gjendjen time të paformë”, “Shtëpia që nuk rrënohet”, “Ruaju
kuvendimeve me yje/Çast magjik”, etj., deri te “Maestro i pëshpërimës/Tregim me pak fjalë ose MONOLOG NË DY PAMJE i
një spiuni, rrëfimi i të cilit përmban politesë, me policën policeske”, në
të cilën po ndalemi.
Personazhi
i këtij tregimi të shkurtër me tri pjesë është spiun i regjur për kulturë e
letërsi, të cilët ne i kemi provuar disa herë në të kaluarën tonë, ashtu si
autori, i cili është profesor i letërsisë dhe inteletual, i burgosur nga klikat
e tilla, ndërsa unë që prej gjimnazit, si intelektual i ri, por serioz, e deri
në demonstratat e vitit 1981, e që “nuk
më pranojnë” në LRSSHJ, LPRK e LPK, sepse isha i dhënë për bashkimin e të
gjitha territoreve, ku bukës i thonë “bukë”,
e ujit “ujë”.[4]
Që
nga viti 1979, i jam përkushtuar në mënyrë të pashkëputur afirmimit të çështjes
së pazgjidhur kombëtare shqiptare, e me vonë gjithëshqiptare; kam qenë përherë
dhe kam zhvilluar atëherë veprimtarinë atdhetare të emigracionit dhe të luftës
çlirimtare gjithëshqiptare dhe vet të UÇK, prandaj edhe shtëpia ime u shndërrua
në një vatër të madhe të luftës sonë. Tani, nuk jam as si më “i vogli”, madje as si duhet të
respektohet ai, si pjesë e gjeneratave të para, por gjithçka kthehet së
prapthi, prej kokës në bisht, të prishtë, dhe na kthehet poshtërsia. Askush nuk
thotë se ne kemi qenë ndër të parët, edhe Prend Ndue Buzhala; se kjo është „Ena Speciale“ ku janë trajtuar dje dhe
po trajtohen edhe sot e kësaj dite, ku janë kyçur ata që shkëpusnin fije e ne
kemi qenë kundër kësaj dhe lidhnim fije andej e këndej kufirit; se kjo bëhet
nën dhuntinë „e të mëdhenjve“,
dhunues të djeshëm të pamëshirshëm të „ish-Jugosllavisë“
apo sot djemtë e tyre, kopilat e UDB-së (Unutrašnje
Državne Bezbednosti), ku baballarët e tyre na e shkatërronin gjoksin plot
me goditje të ashpra, si punëtorë të inspektoriatit, ku rriheshim për vdekje,
me kamxhik, me shkop, me grushte, etj. Protogonisti i UDS-së, në faqen 25 të
këtij libri, i kujton fjalët e përsëritura nga Libri i Shenjtë, Lutjen e Jezu
Krishtit, në lutjet e fundit drejtuar Zotit të Madh në Qiell, prej kryqit të
dënimit të tij, „Fali, o Zot, se nuk dinë
çka bëjnë!“, dhe nuk e dinë se ato fjalë janë fjalë të shenjta. Ato u bënë
refren i gjallë, të cilat gjithmonë i përsëriteshin prej ndërdijes e në
vetëdije, derisa i lëshonte kllapia e mbytjeve nën „qeshje (t) artistike“.
Udbashi
(pjesëtar i UDB-së) e lexonte këtë „histori biblike për Njeriun që Fal Armiqtë“
më vonë dhe i kujtohej përherë si vdiq djaloshi i ri, „kur e gjuajtëm jashtë si qen. U varros, në vetmi si qen“ ( po në
atë faqe ).
Udbashi
e kishte marrë prej Biblës atë djalosh të ri, që po e vdiste, për t’ua
lehtësuar atyre dënimin e madh, të cilat do t’u vinin pas torturave ndaj atij
që dënohej pa asnjë faj. Duhej dikush të dënohej dhe të shpallej ARMIK, me parullën „KOSOVA REPUBLIKË“, siç
thuhet edhe në këtë tregim pa fjalë.
Ajo
thënie, e ngelur qe 2000 vite, është
MONUMENTALE. Edhe kriminelin e rrebtë të inspektoriatit të UDB-së po e
torturonte kjo fjalë dhe të gjitha incizimet e britmave nga magnetofoni, te
cilat i kishte sjellë të shënuara në „Fletoren
e Shënimeve“, nëpër kafenetë, të cilat tashmë ua citonte edhe miqve të tij
dhe filloi të luante „rolin e të diturit“,
edhe për fjalën e djalit të ri (po aty, e njëta faqe ). Prend Buzhala e di
çfarë roli luan arti i tij!
Po
e them se në tregimet me pak fjalë, mund ta lexosh disa herë, nuk mund të
shtosh aspak gjëra të tjera, të cilat të vinë, p.sh. nga jeta jote, të cilat
lidhen nga secila anë, por asgjë më shumë nuk e kishe për të thënë në ato
tregime „me pak fjalë“, sepse të
gjitha fjalët e thëna aty janë të thëna me përputhshmëri, dhe e kanë simbolikën
e tyre të veçantë.
Ky
është vetë shkrimtari, Prend Buzhala. Ai e ka shpëtuar mendjen e tij, ndërsa
mua më janë vjedhur vite të tëra! Më vonë e kuptova, por vonë.
Nuk
shpëtoi familja ime dhe nuk kthehet jeta pas, por ecën përpara. Dhuna e
pushtetit të merr me vete, nëse nuk e ke një
të lartë, që t’i dorëzohesh shpirtërisht,
e ai të shpëton.
Nëse
nuk e di se cili e ka shtyllën kryesore prej qiellit e në tokë dhe përpiqet t’i
falë edhe ata që nuk e di çka prodhon dhuna tek njerëzit. Do të humbkëshe ti
edhe nëse do t’i thërrasësh njëmijë herë të rrejshmit, e të fundosin më thellë
se sa dihet, apo nuk e merr asnjëherë vesh.
Më
së fundmi, ky Udbashi i rreptë, bëhet „Maestro
i pëshpërimës“:
„Pas luftës në Kosovë,
nisa të luaja rolin e gazetarit. Mandej të intelektualit. Të opinionistit. Por
mikun tim të vjetër, regjisor, e takoja shpesh: i saktë në dhënien e pamjes së
roleve. Skicimeve, planimetrisë së sjelljes, lëvizjes, konturimit të ngjarjeve…
Në shfaqjet e tij të pasluftës, luajta rolin e pëshpëritësit në prapaskenë, aty
diku pas perdeve. Kënaqësia e të qenit i padukshëm… Maestro i Pëshpërimës, më
quajti regjisori.“
(
„Maestro i pëshpërimës“, faqe 26, pjesa 2. )
Prej
pjesëtarit të UDB-së para lufte „Maetro i
Përshpërimës“ u bë pas lufte, kur faltoret u dyndën në parlament, prej
roleve të shumta shoqërore e magnetofonëve dhe Gishti i Djaloshit në Varr
ngritet drejt tij, sepse „Arti e shpëton“ ( faqe 27 ), një sarkazëm i gjallë i vuajtjeve tona të
përjetshme, në ferrin e tokës. Jeta në tokë është jetë e provave me të
kundërtën!...
Nuk
ka nevojë që të ndalem në tregimet e tjera të shkurta, si p.sh. „Doracak për kapërcimin e udhës së vështirë“
( faqe 29 ) apo „Doracak për vallëzimin
nëpër teh shpate“ ( faqe 31 ) na japin mjaft gjëra për të thënë, por po
ndalemi te tregimi „Fleta Sizifiane e
jetës“, në dy pjesë të shkurta. Tregimi fillon me „Fletën e Kujtesës“ dhe mbaron me „Fletën Sizifiane“.
„Fleta e Kujtesës“ është edhe „Fleta e Shkruar“. Kur nuk do ta harrosh ndonjë
gjë, në qoftë se e ruan mendjen, e
shënon. KUR SHËNON, NUK HARROHET.
Cilit do t‘i ketë rënë kujtesa, nuk i shënon gjërat që i di, sepse më vonë do
të mjegullohet edhe mendja, e sidomos pas viteve të 50-ta.
Kjo
është barrë e rëndë, si guri i Sizifit. Në qoftë se nuk e shënon, të bie në
fillim apo të zhduket, njësoj si Sizifit, që i bie guri në fillim të kodrës, në
shenjë të daljes mbi bregun e vuajtjeve të tij, pra të larjes së borgjeve para
Zotit të Madh. Ai ta shqipton dënimin e jetës sate. Siç thuhet aty, në faqen
33, kjo është „barra e rëndë e një jete
shekullore ëndërrash, përpjekjesh, gjakimesh, përgjakjesh…“. Jeta jonë në këtë botë, të cilin e quaj
„botë e përkohshme“, „botë e provave“, është vetë ferri! Na provon Zoti i Madh me ato që nuk na i dëshiron
zemra e shpirti, por mendja duhet të nxjerrë mësimin. E kam thënë që përpara: mësimi merret nga pësimi. Pëson në ato
gjëra që nuk t’i do aspak zemra jote. Nëse je poet (apo edhe shkrimtar!), „poezia dyndet brenda një Shkrimi Tjetër,
Shkrimi Tjetër merr gojën e poezisë. Mandej parakalon para një serie rrëfimesh
të gjata, rrëfimesh pa fund… Ti plandosesh nga kjo barrë shkrim-kujtimesh.“ (
po aty, e njëjta faqe. )
Pjesa
e dytë i kthehet „Fletës Sizifiane të
Jetës“ dhe përpiqet të nxjerrë „Të
Vërtetën e Jetës“ prej kohërave mitologjike e deri sot, sa na i njeh
historia, nëpër meditime, por nuk përmban forcë të rrëfimit, ndonëse e di të
vërtetën e tij, pa i thënë shumë, me pak fjalë. E di se guri i madh sizifian
bie që në fillin për ta rifiluar lojën tragjike të dënimit të tij, atje në
nëntokë, këtu në mbitokë, sepse është i njëjti vend ndër këto fjalë dhe të lë „me gishta në gojë“, siç e thotë autori,
në faqen 34, sepse çdo njeri shqiptar është njëlloj „i dënuar“, që të mos e arrijë atë për të cilën copëtohet, ku e
dëshiron që të vijë, që të jetë. „Njeriu
frikohet nga kjo sizifianë jete!“, thotë autori (po aty, e njëjta faqe),
dhe e vërteta mbetet simbolike, e pa thënë më tepër, për të cilën nuk kanë
guxim të gjithë të mendohen, por të gjithë i ngjajmë nga pak Sizifit, që ishte
babai i Odiesut, të krijuar „në të
praptën“ tonë, përkundër zotrave, që nuk guxonin të vjedhin diturinë dhe
mjeshtërinë e tyre, por përpiqen tërë jetën që ta vjedhin Zotin e Madh prej
Jetës së Qiellit, në Jetën e Përkohshme, të Provave, e të vuajnë dënimin e tyre
në Jetën e pazakonshme të Ferrit.
Kjo
është e vërteta e kësaj jete: të gjitha të ligat bashkohen në këtë jetë, të
cilat i vuajmë përditë nga pak, të lajmë të vërtetën për atë që ua kemi vjedhur
Zotrave, në Jetën e Qiellit, lëre më tepër se biri i tij, Odiseu, Udhësi, shkon
më larg në vrasjet e shumta të tradhëtisë, dhe e vret edhe babain e Madh,
gjysmë-zotit, Polifemin. Jo të gjithë e dinë ende këto punë të Sizifit. Nuk po
flasim menjëherë, e disa do t’i themi në vazhdim.
Në
tregimin e shkurtë, „Udhëzuesi i quajtur
Pika e Pamëshirshme“, autori na shpjegon një tjetër rrëfim mitologjik për
Dorën e Fshehtë, „që shembte ngrehinat,
kështjellat, e urat e Rozafatit a te Ura e Fshejit, tash del në pikë Ditës: për
të shembur gjithçka, faqe të tjerëve. Ndryshe, shkatërrimi nuk e përmbyska
mitin. Domethënë: miti kthehet në antimit.“ ( Faqe 36. )
Ne,
po ndalemi që të mendojmë. Kush është „Dora
e Fshehtë“? Pra, ajo na nxitë, ajo na i shkatërron gjithçka që punojmë, të
ndërtojmë e të bëjmë ditën. Një punë sizifiane është kjo punë, por duket sikur
të gjithave u biem shkelm, në fund të fundit. Dorën nuk e shohim dhe ajo është
e fshehta: jeta është paralele! Ajo
është së bashku me ne, në të njëjtën atmosferë e ambient: fshehtësia. Ajo lëvizë në të kundërten tonë, përkudër nesh, si e
padukshme. Kjo është „barra e ngarkuar me
jetët tona“, thotë autori, në të njëjten faqe. Është „Pika e Pamëshirshme“ ( po aty, në vazhdim ).
Në
tregimin tjetër ai vazhdon „Pas secilës
rënie/çast mes dy shikimesh“. „Diçka
qenka thyer brenda teje.“, thotë autori, në çastin e parë. „Të duket sikur secilin hap që e bën,
rrëzohesh e më nuk mund të ngrihesh“, si guri i Sizifit, që bie në fillim. „Secilën fjalë që e thua, nuk ka më vlerë e
ajo humb dikah terratisjeve të humnerave…“, faqe 37.
Kjo
është pjesa e parë e tregimeve të shkurtëra, sepse të gjithë i ngjajmë Sizifit
me vuajtjet tona, e edhe autorit, që e ka për detyrë të përcjellë jetën me të
gjitha vuajtjet e saj sizifiane, që mbeten si në faqen paraprake, „emblemë përtej kujtimit“ ( faqe 35 ),
sepse edhe shtëpinë e ndërtuar me mund e kishte shkatërruar Serbia, që rezultoi
tri herë vajtimi i autorit. Ishin prapë shpresat të ndërtonte shtëpinë, në
tregimin „Emblema që mungon“.
Jeta
jonë është paralele me ndjesitë tona, me vajin dhe gazin. Gazi është optimizmi
dhe shpresa. Vaji është pjesa e trishtë e jetës, pjesa negative, kur çdo gjë të
shkatërrohet dhe përsëritet, në „Çast dy
shikimesh“.
Kjo
është pjesa e parë e jetës, fleta Sizifiane, hapin e parë e të fillimit…
Në mes përmes ferrit me
solilokun artistik
Pjesa
e dytë e tregimeve është më e madhe, më e veçantë, më e zgjedhura, por jo si e
treta, „Solilok për fluturimin e zogut“.
Në radhë të parë, çka mund të jetë „Soliloku“.
Kur themi „Solilok“, na ngjanë me
muzikën. Edhe muzika është art i veçantë, sikur artet e tjera, pra shkrimi,
shikimi letrar. Ajo na ndërlidhet edhe me thënien enigmatike dhe të Shekspirit:
„Të jesh a të mos jesh“. Kjo është jeta, jeta enigmatike. Në
këtë jetë je i qenësishëm me të lindurën tuaj, e nuk do të jesh më me kalimin
prej jetës, si energjia, e dukshme dhe e padukshme, të prekë me të vdekurën
prej saj e me ikjen apo largimin prej saj, sapo ta vëresh, sepse ajo të nxjerr
nga jeta, në jetën tjetër, si flluskë e
padukshme e rrotullimit të energjive.
Por
të kalojmë në psikologji, në revistën „Psikologjia“.
Është kritika “Të jesh apo të mos jesh,
kjo është çështja”: monologu dhe shpjegimi i Hamletit, reflektim mbi
ekzistencën tonë dhe dilemat me të cilat përballemi“.[5]
Aty
thuhet, ndër të tjera, se: „Soliloku
është plot me pyetje që pasqyrojnë ankthin dhe pavendosmërinë e Hamletit. Këto
pyetje nuk kërkojnë përgjigje, por më tepër shërbejnë për të thelluar në
kompleksitetin e mendimit dhe konfliktit emocional të personazhit“.[6]
Pra, jemi afër.
E mendojnë veprën dramatike
të Shekspirit, „Hamleti“ , që nga
vitet 1600, dhe e kuptojmë edhe Prend N. Buzhalën, në vitin 2020, i cili na i
shpjegon të dhënat e veta me „Solilokun
për fluturimin e Zogut“, e cila është monolog
i tij dhe i folur me vetveten, pasi
të tjerët nuk e përfillin, e ai është paqësor,
nuk mendon për revanshim, por ta kryejë jetën e tij, ashtu si e kanë dënuar apo
„shpërblyer“ Zotat, kur trishtimin e
zbut me „Zogun që po fluturon“, dhe e
pret këtë fluturim nga jeta e trishtë, por do të lërë një gjurmë të thellë të
së qenmes në këtë jetë, pranë të tjerëve. „Sol“
është nota e pestë e
shkallës muzikore; shenja për këtë notë të muzikës,
si art.
Po e marrim tregimin „Shitorja për shitjen e lirisë“, i cili
është „Tregim me pak fjalë në rrëfimin
për Të Anatemuarin e shekullit XXI“, që është një nga mija bij të shqipes,
e cila, dy fëmijë i pjell, mirëpo njërin e gllabëron, atë që nuk mendon se do
të bëhet grabitës i të tjerave, që shikon porse nga lartësitë e mëdha me nga
mija kilometra përposhtë vetes, e ky është një i artit, i artit shkrimor, i
letërsisë, i rrallë nga të tjerët të gjallë, që ecën e shikon si të tjerët
përreth vetes, njeri normal, i cili, në vend se të qajë me zë për krajatat e
pazëvendësueshme për LIRINË, detyrohet të ngjitej shkallëve të muzikës, e të
jetojë „duke i duruar dhimbjet, vuajtjet,
mjerimet, sfidat…“, si personazhi i tregimit, të hiqte „dorë vullnetarisht nga liria e vet dhe nga atdheu i tyre“, dhe të
vizitojë „… edhe shitore vullnetare për
shitjen e lirisë, për shitjen e shtëpisë, për shitjen e familjes dhe për
shitjen e atdheut.“ ( Faqe 43. )
Po na manipulonte vetvetja!
Po na manipulojnë të mëdhenjtë, armiqtë më të rrezikshëm kombëtarë e
ndërkombëtarë, pa e shikuar asnjëherë këtë çështje tragjike! Gjithçka shkon përtej
vetvetes e në kundërshtim të së drejtës dhe të së vërtetës, pa marrë parasysh
se nuk ishte aspak e drejtë! Si mund të shitej familja e juaj, shtëpia e juaj,
vendlindja e juaj, i tërë atdheu? Këtë, nuk e merr vesh asnjeri! Të plasë
autori apo të këndojë me vaj?! Jo!
„Më në fund u hapën shitore edhe për shitjen e
shpresës dhe për shitjen e shpirtit“,
klith në faqen 44 shkrimtari ynë i veçantë, sa ne të pëlcasim!
Nga e njëjta faqe, po e
marrim edhe këtë pjesë:
„Personazhi i këtij tregimi çirrej më kot kundër
kësaj gjendjeje: zëri i tij nuk dëgjohej, përbuzej. Madje e shpallën fajtorin
kryesor për gjendjen e krijuar; ia sulmuan familjen, ia përbaltosën emrin, e
shpallën të çmendur, njeri që nuk vlen pesë para, njeri të rrezikshëm që vuan
nga shumë të këqija e sëmundje…“
( Faqe 44. )
Marrë realisht, janë qindra
e mija familje në Kosovë që kanë humbur çdo gjë! E kanë humbur pastaj atdheun e
lirë, lirinë; e kanë humbur familjen, fëmijët, gjendjen e pasurisë, konturat
tradicionale e gjithçka. A
është kjo „një gjendje normale“, e
krijuar në familjet tona, pasi kemi arritur të jemi të lirë?! Jo! Kjo gjë nuk
është “normale”! Është prishur
Jugosllavia, por ai na është shpërndarë në rajone më të vogla e të caktuara,
p.sh. është pavarësuar Republika e Kosovës dhe Maqedonia e Veriut, Mali i Zi,
etj. të cilat dëshiron t’i ketë prapë në varshmëri, atëherë UDB-ja është
shpërndarë në Shërbimet e Intelektualëve (të Kosovës, Maqedonisë së Veriut,
Malit të Zi, etj. dhe të vetë Serbisë). Janë përmirësuar me ndonjë klauzolë e janë
shtuar me nga një person të ri, p.sh. të luftës çlirimtare të Kosovës.
Ideologjia e vjetër është po e njëjta, p.sh. vetadministrimi është bërë
vetëvendosje. Politika e vjetër është po ajo: klasore e monopartiake, e
përpjesëtuar në njësi, që cilësohet si “si
qenësi demokratike” dhe pakicat nacionale na ngriten në “multietnitete”.
Ata
që kanë qenë me të vërtetë për bashkimin kombëtar gjithëshqiptar të të gjitha
territoreve që e flasin ende gjuhën shqipe, janë luftuar deri në fund të fundit
të tyre, nga bijtë, nipat apo mbesat e politikës së përparshme. Kjo gjë i bie
sikur Hoxhë Alija, në vend të Ali Hoxha!
Po
e marrim si shembull: më të voglit nga familja i bie radha të jetë „i pari“, e të parin, më të moshuarin,
që ka dhënë çdo gjë prej vetes të bëhemi të lirë, me mund mbinjerëzor e
pjesëmarrjen e vet, qoftë edhe në relacionin ndërkombëtar, u dashka ta shpallim
„fajtor“ për gjëra të parëndësishme,
vetëm që të largohemi prej tij! Në familjet tona të dikurshme e tradicionale, e
kanë nderuar më të vjetrin të gjithë. Ai është më i qetë, më i ngadalshëm, më i
mirë, më i devotshëm, më i qëlluar, më i përkushtuar, më i argumentuar, dhe më
i qëlluar! Në Zvicër dhe botën perëndimore kanë humbur vlerat e jetës dhe është
harruar me qëllim Hegeli apo vetë dialektika e tij idealiste, që vjen prej
dialektikës së vjetër, të marrura nga e ashtuquajtura „Greqi“ vjetër, e cila shtron kurdoherë para njerëzimit „Ligjet e Dialektikës“.
Edhe
nga Metafizika e vjetër egjiptiane familja është në shtatë breza përpara teje e
shtatë breza pas teje një lidhje e shenjtë e familjes suaj, të cilëve duhet t’u
drejtohesh dhe të mos vijë askund shprehja e teorisë së manipulimit me njeriun,
tjetërsimit të shoqërisë dhe e shtjetërsimit. Kjo gjë është vetë esenca e
mbrendshme e teorive socialo-politike të tjetërsimit dhe të shtjetërsimit të
shoqërisë, sidomos e shoqërive komuniste, e përvetësimit të shoqërisë dhe të
mjeteve të prodhimit, duke e shkëputur të riun tërësisht nga lidhjet e vjetra
familjare, duke elaboruar ndër komunitete të reja të të rinjve. P.sh., politika
serbo-jugosllave e shtetit të tyre monostruktural ka diktuar që njeriu në
shoqërinë e tyre duhet të riformëzohet në raport me shtetin. Nëse jo, atëherë
duhet të vihet para shkatërrimit të familjes së madhe e të vogël, deri te rrethi
i tij i ithtarëve e dëmin si armik i shoqërisë socialiste dhe i shtetit
federal. Sot, nuk ia lëmë askund të mirat e gjyshit, as ndër lidhje e as ndër
fjalë! E lëmë si të pa qëlluar, si të paduhur, si të padobishëm, nëse nuk ka
vetë të holla e nuk fiton; e kur flet me zemër të sakatuar apo pisket, ne e
shikojmë dhe e trajtojmë si „qen që leh“;
atij asnjëherë nuk ia varim, edhe nëse di, sepse nuk „prodhon“ të holla; ia marrim të gjitha prej tij, familjen,
rrethin, vendlindjen, atdheun e lirinë!
Në
plan familjar, të vegjlit e marrin nëpër lojë të tyre dhe vëllezërit e nxjerrin
prej shtëpisë së tij 2 herë të ndërtuar me mund, pa asnjë qindarkë, e ai
detyrohet të marrë dherat e botës me kokën e tij në trastë; mandej, ngadalë, i
ndahet edhe familja, gruaja, fëmijët, nipat, gjithçka që rrjedh prej tij,
d.m.th. prej rrotës së tij! Në planin shoqëror, ai nuk di e nuk mundet, se atë
nuk e përfill familja e vet dhe është i ndarë nga ata! Në planin kombëtar, nuk
është sa duhet „i veçantë“, sepse nuk
ka forcë pas tij, e dije le të ketë sa të dojë, por nuk e përkrah askush, ia
përbaltim emrin, e lënë pa vend që të shprehet me ate që e di dhe nuk e
përkrahim, sepse focë partiake nuk posedon! Në planin ndërkombëtar, askush nuk
merret me te, as nuk e njohin, as nuk ua zë syrin askund, si mickojë e vogël
dhe e idhtë. Në planin e synimeve të tij jetësore, është i pavlerë, i çmendur, „njeri që nuk vlen pesë para, njeri të
rrezikshëm“. Vendlindja, atdheu, liria, autoriteti, vendi që duhej ta ketë,
i humbet tërësisht. Ai është i anatemuar plotësisht, sepse i zhduket prapë „vendi i lirë“ nga kopilat
serbo-jugo-sllavë dhe diktatura e përpjesëtuar apo e përsëritur në formën
tjetër, me paliri.
„Tashmë turma e tillë po hiqte dorë
edhe nga virtytet njerëzore.“ ( Faqe 45. ) „I
luteshin, tash, Njeriut të Anatemuar, që së paku, t’ua tregonte rrugën e
kthimit të shpirtit. Ishte për t’u bërë njeri.“ ( Po aty, në fund të faqes
45. )
Është
fjala se NJERIUN, i cili ka qenë i pari dhe gjatë luftës së UÇK-së, është NJERI
I PËRBUZUR, njeri i anatemuar, është njeri i lënë përtej botës, prandaj
personazhi i këtij tregimi heziton për t’ua treguar atyre kthimin e shpirtit,
për t’u bërë njeri. Pa shpirt njerëzor, nuk je NJERI.
Tani,
po ndalemi në tregimin e shkurtër, „Solilok
për fluturimin e Zogut“. Edhe këtu personazhi i parë, që është i arsimuar,
më tepër se nevojitet, kontradiktë të tij e ka gruan e vet. Nuk mund t’i
kthehet realitetit të jetës, që është edhe i trishtë, sepse e ruan mendjen e
tij e nuk luan nga mendja e vet. Në vend se të qajë, u përkushtohet tregimeve.
Pra, personazhi kryesor është edhe autor. Në tregim luan një autor, si
personazh, që flet në veten e parë, me “unë”.
Edhe në tregimet e tjera, ku shkruhet me “unë”,
ndërrohet në bazë të ndodhive. Karakteret e “unit”
dallojnë nëpër këto tregime.
Në
këtë tregim, ai flet me kundërshtaren e mendimeve të veta, që ka emër, dhe
quhet Boborima. Karakterin e ka tjetër, e ftohtë si dëbora, sa u përket atyre
që ajo përpiqet t’ia bëjë edhe kundërshtarit të tij si qenësore, shembet si
dëbora e zënë prej vitesh në male të larta, si plis dëbore, kur ajo shembet
papritmas, e quhet “Boborima”. Ajo i
përcjell zogjtë, të cilët e zbukurojnë hapësirën qiellore, ndërsa
Personazhit-autor të tregimeve i pëlqejnë më tepër pëllumbat, sepse janë të
shenjtë, prej Dodonës, para Egjyptit (Egjiptit).
Hapësirën
qiellore nuk mund ta kapin me dore, por në tokë mund ta fusin në dorë aq sa u
arrin dora. Kur flitet për qiellin, që për kundërshtaren e tij, pra personazhin
e dytë, Boborima, “i japin harmoni
muzikore” ( faqe 48 ), atij, personazhit kryesor, ia kujtojnë qiellin e
luftës, gjatë së cilës fluturojnë me aeroplanë të kundërshtarit, që krijon
atmosferë të zymtë e trishtuese. Kur thotë Boborima “zogjtë”, personazhi trishtohet, sepse i paramendon fëmijët, të
pafajshmit, ata që i shërbejnë jetës, të cilët njerëzit e duan. Autori shton:
“... Pëllumbat janë
simbol i paqes, kanë bardhësi paqeje...” ( Po aty. )
Boborima
është personazhi negativ, e “unë”
është personazhi pozitiv. Ai që rrëfen në veten e parë, nuk ka emër, dhe është
zëri i popullit të vuajtur, zëri i ndërgjegjes, ndërsa ajo e ka një emër të
veçantë. Populli është i pavdekshëm, jeton nëpër breza, ndërsa i veçanti është “i vdekshëm”.
Boborima
i kundërvihet:
“I kam mërzi pëllumbat,
se gjithçka përreth shtëpisë po ma glasojnë... Pse a nuk lëshojnë glasa mbi
qiellin e pastërt të paqes njerëzit?” ( Faqet 48-49. )
Ndonjëherë
heshte Boborima. Personazhi kryesor e ndjente se personazhi i dytë po heshte në
bazë të dashurisë. Kjo është normale për një grua, por këtu do të ishte
kryesore për vetë personazhen, sepse ishte më mirë të heshtte, se sa të flasë.
Kur heshtte, ajo ishte me dashuri, e kur fliste, e kundështonte atë. Personazhi
kryesor për të lidhur dashurinë me dashuri, e jo aspak me kundërshtim, e bën
për të theksuar se dashuria e vërtetë është muzikë, sado që këtë nuk ka nevojë
që ta theksojë. Ai, tregimin e quan “Solilok
për fluturimin e zogut”, prandaj është figura më artistike. Dashuria nuk
është trupore, por shpirtërore. Është këngë me nota, me art; është për “fluturimin”, për jetësimin e papenguar
të brezave (zogjtë, që fluturojnë, janë
të vegjlit, brez pas brezave). Kur i kundërvihet ajo (Boborima), vëren se
njerëzit ecin, jetojnë, fluturojnë në jetë ( faqe 50 ), ndërsa personazhi që
polemizon artistikisht me “të dashurën”
e vet, i kundëvihet se zogjtë me krahë të thyer nuk mund të flurojnë, sikurse
njeriu i sëmurë apo pa shpresa që të jetojë, pra:
“bën një jetë pa
shpresa.”
( Po aty). “Njeriu nuk e ëndërron
fluturimin, sepse ëndërron kafazin.” ( Në atë faqe, në fund. )
Edhe
kjo është e thënë krejtësisht në mënyrë
artistike. Mbyllja me robëri e njeriut që do një gjë të bukur dhe e meriton
këtë gjë, është një jetë e kotë që e jeton! Këtu përfundon pjesa e parë, me “heshtjen e shenjtë” ( faqe 51 ), sepse
këtyre rasteve u vjen heshtja si një gjë plotësisht logjike.
Pjesa
dytë fillon me një thurje metaforike. Rëndom fëmijët nëpër shtëpi bëjnë zhurmë,
por nuk guxojnë të gjuajnë me gurë, kur ata zogun e kanë një edukues të mirë,
sepse është i lirë me flurimin e tij nëpër hapësirë. Kur i gjuan me gur, është
i ligë, pa edukatë. Ai gurin di ta lë në tokë:
“ kur fëmija mëson të
këndojë, atëherë nuk e gjuan më zogun që fluturon. Ose kur fëmija mëson që të
pikturojë zogun, ngjyrat e flatrave, qiellin, drurin, lulet, atëherë nuk gjuan
më.” (
Po aty. )
Të
gjitha janë artistikisht të thurura në këtë prozë të shkurtër. Në këtë rast,
zogu i bëhet engjëll dhe “është zogu në
formën e një vizioni shkëlqimtar”. ( Në fund të faqes 51. ) Pjesa e tretë
dhe e katërt mbarojnë në faqen 52. E katërta, i ka tre rreshta. Edhe fillimi,
që është pjesë më vete, i ka tre rreshta.
Në
pjesë e tretë, Boborima i fliste “si në
një solilok modern spiritual”. I dukej sikur i kishte lexuar edhe poetët që
shkruanin “për zogun feniks” ( Po
aty, në faqen 52. ). Duke përfunduar personazhi i parë thotë:
“Diçka është zgjuar
brenda teje. Zgjohet ai zogu feniks për të mos u përkulur e mposhtur nga e
keqja. Ke krijuar besimin, mbështetje, si te I Plotfuqishmi. E pra, fluturimin
e zogut e bëka besimi.” ( E njëjta faqe. )
Të
gjitha lëvizjet tona në këtë jetë të përkohshme, edhe kur kundërvihemi ose
përbirohemi me njëri tjetrin apo e pasurojmë me koloritin e ngjyrave, sikur
energjitë e panjohura për “solilokun”
tonë, që lëvizin në një lëmsh të madh, e të cilit ne i themi se është bota, bëhen në bazë të besimeve tona.
Në
tregim vijues „Greva e urisë në
Kandahar/Tregim fantastik me pak fjale e me një precedent“ papritmas
shtyhet nga një fuqi mbi natyrore apo nga universi, përkundër lutjeve të tij „O Zot, mëshiroma shpirtin tim“, dhe u
gjet në Kantahar. Paraprakisht duhet të gjurmohet greva e urisë apo agjërimi, e
ndër të parat duhet të dihet ku është Kandahari dhe ç’është precendenti. Çka e
ka shtyrë personazhin që të marrë pjesë atje në një grevë urie!
Pas
dy qyteteve, njërit si Kryeqytet i Afganistanit, Kabul dhe tjetri Herati
(Hervati), është qyteti prej nga e ka marrë emrin Hervatia (Kroacia), i treti
është Kandahari. Ai është afër Pakistanit dhe pastaj, nga jug-perëndimi me
Iranin. Që në kohën e luftimeve të Aleksadrit të Madh, në shekullin e 4 para
erës sonë, e tutje, janë dyndur ardhësit, qoftë edhe nga Mongolia, dhe e tërë
provinca e mbanë emrin “Provinca e
Kandaharit”.
Ajo
ka një histori të quditshme, që nga themelimi i saj, me luftëra. Në fillim të
shekullit 18 e humb Persia këtë provincë, e cila udhëhiqej së fundit nga
dinastia sheite Safawiden. Ndonëse Aleksandrin e quajnë „grek“, në vend se ta quajnë ilir, aty i ka pasur “kushërinjtë” tanë të parë, popullatën aramaike, që janë popullata
e lindjes së Jezu Krishtit. Sipas „shkencëtarëve“
tabela e gjetur aty është e shkruar me gjuhën armaike dhe „greke“ të Aleksadrit të Madh, me alfabetin “Grek”. Atëherë nuk ka ekzistuar askund “Greqia”, porse ka qenë Ellada, një fis që ka sunduar për herë të
parë si i huaj THESALINË. Të gjitha pjesët që nuk ishin të dominuar prej të
huajve kanë folur SHQIP, por nuk e kanë shkruar. Këshilli i Pleqve i ka sunduar
ata, sepse janë më të ditur. Pellazgishtja ka filluar të shkruhet në ARKADI, me
alfabetin pellazgjik, e më vonë me alfabetin fenikas, të Kadmit.
E
kam një rrëfimin tim të botuar si novelë dhe pjesë e përmbledhjes së tregimeve
të katërt, “Portetet dhe statujat që më
përqeshin dhe më shokojnë”, ku e përmend se “pellazgët” janë thrakaso-ilirë që vinë pas përmbytjes së madhe, të
ikur nga Thrakia, e të kthyer nga Azia e Vogël e nga Veriu i Afrikës. Ata na
kanë sunduar me dhunë prej vitit 2417 e deri në vitin 2117, p.e.s. Ndërsa “Guri i Xhuxhit”, i gjetur në Fan të
Mirditës, në Shqipëri, është në studim të Univerzitetit të Oxfordit, Britani e
Madhe, i cili është me shkrim jo “pellazg”
dhe 50’000 vite para erës sonë. Duhen ditur këto gjëra.
Aleksandri
i Madh (Leka i Madh) ka folur shqip, ka lindur me 356 p.e.s., por shkolluar
nëpër Elladë, jo “barbarët helenë”[7]
dhe në Epirin Jugor, ku i kishte dajallarët e tij, djalë i Olimpisë, që u
edukua 7 vjet me radhë në të folmën elladishte (jo “greke”!), prej Aristotelit, prej vitit 342.[8]
Pra, e qartë.
Po
kthehemi edhe njëherë te Aleksandri i Madh, në faqen 54. Ai kishte shkuar “t’i pushtojë barbarët aziatikë, persianët e
Persisë”.[9]
Kandahari
është emër persian dhe persianët e Persisë, pra “serbët”, që nuk shkruhet në asnjë vepër të mirëfilltë të historisë
së shkencëtarëve, tentojnë të hakmerren me shqiptaro-ilirët. I tillë ka qenë
edhe Leka i Madh (Aleksandri). Nga kalorës të Perandorisë Bizantine, të sjellur
nga ilirët për të mbrojtur kufirin nga avarët e mongolët, e udhëheqën të
shtuquajturën Serbi dhe i gllabëriten me dhunë tri pjesë të Dadanisë.
Për
për çfarë ka shkuar pikërisht kryepersonazhi i këtij tregimi fantastik në
Kandahar, ne do ta gjëjmë pasi të gjejmë në fjalorë fjalën „precendent“. Precendenti
është rasti apo ngjarja që ka ndodhur më parë dhe mund të merrej si një
shembull apo si një justifikim apo mbështetje e saj.
Bartja
e kryepersonazhit në një grevë urie, që nuk është agjërim, sepse agjërimi u
nënshtrohej urdhrave të Perëndisë, Zotit të Madh, dhe siç thoshte një personazh
tjetër, „i urti“, greva e urisë
kishte si qëllimin të nënshtrohej Zoti nga kërkesat e pjesëmarrësve ( faqe 53
). Të urtit e tjerë kishin theksuar sqarime të tjera, si p.sh., agjërimi shton
dashurinë ndaj njerëzve, ndërsa greva e urisë urrejtjen ndaj tyre; një tjetër
thoshte se agjërimi bëhet që t‘u falen mëkatet, ndërsa greva e urisë lufton
mëkatet e të tjerëve, apo njerëzit që agjërojnë e bëjnë për të siguruar një
vend në parajsë, ndërsa greva e urisë një lojë e shpikjeve të njeriut, për t’ia
marrë në dorë Rolin e Zotit ( faqe 54 ).
Nuk
po ndalemi nëpër grevat e urisë prej Irlande e deri në Kosovë, edhe të 20 mijë
veta nga arsimtarët ( faqe 55 ), por për arsyen e vërtetë të kalimit nga Kosova
e në Afganistan, dhe për çka kishte kaluar ashtu papritmas, nga ky personazh i
këtij tregimi fantastik. Tregimi është fantastik dhe kjo e thekson edhe
alegorinë. E rrëfen një ngjarje duke lëvizur në kohë e duke lëvizur prapa e në
vende të një distance të madhe gjeografike. Pastaj historiku i grevës së urisë
na ndodhin jo te popullata, por nga organizatat e shtetit dhe policia, madje
edhe te qeveritarët, te jurisprudenca, e cila e dënon njeriun pa faj me 10 vite
dhe kriminelët i lënë të lirë, por jo mjekët heretikë ( faqe 56 ).
Këtu,
vjen sarkazmi i thellë: shteti dhe organizatat e shtetit i vënë njerëzit e
sinqertë para drejtësisë, që nuk është drejtësi, por PADREJTËSI e vërtetë, që
sundon, e kriminelë janë vetë ata dhe të tjerë, që përpiqen që t’i mbrojnë dhe
t’i shpërblejnë me të gjitha mënyrat ( faqe 57 ).
Në
pjesën 3 dhe 4 shtjellohet tregimi fatastik. Qenë dy sisteme: sistemin e
njerëzve jo normalë e me barkun plot dhe sistemin e njerëzve normalë. Ata po
bënin grevë urie, dhe jo në vendin e tyre, por në Kandahar të Afganistanit dhe
pre aty e prej grevës së urisë nuk dëshironte të dalë as kryepersonazhi ( faqe
58, pjesa 4 ). Autori i tregimit fantastik thotë në pjesën e 3 ( faqe 57 )
filluan të thuren legjenda, si ndaj njerëzve jo normalë, po ashtu ndaj njerëzve
nëpër burgje, që po bënin greva urie.
„Rrëfimet e tilla, për
njerëzi normalë që vdisnin të kënaqur nëpër rrugë për veprat e tyre të larta me
shpresën se direkt shkonin në parajsë, ishin tejet të varfra në krahasim me
legjendat për njerëzit jonormalë që e kishin barkun plot.“ – thotë autori, duke na
shtruar çështjen.
Njerëzit
jonormalë ishin njerëzit e pushtetit, ndërsa njerëzit normalë ishin të
pafajmit, të cilët dënoheshin pa asnjë faj, por për të përmbushur shifrat e
duhura të dënimeve. I nxorën edhe ata para përgjegjësisë së madhe: si kishin
mundësi që punonin me barkun plot?! Nga djersa e popullit të të ngrënë me dy grushta,
dhe i cili po dënohej sepse e kishte ndërtuar atë, në të cilët ndodheshin
pikërisht ata! Koha e shkrimit është 2018, ndërsa flet për një kohë tjetër
simbolike. Vendi është zgjedhur Kandahari i Afganistanit dhe provinca e
dinastive të Iranit, që edhe Aleksandri i Madh ka bërë prova që ta thyejë, por
prej aty na vijnë të zezat edhe sot e kësaj dite, d.m.th., prej Provincës së
Iranit. Kryepersonazhi nuk dëshiron as të kthehet, si pjesëtar i grevës së
urisë. Këtu, e dënon prapë, p.sh., Gjykata Speciale e EU-së. Ata që e kanë
ndihmuar që të vijë në pushtet e të udhëheqë, duke ia njohur të metat dhe
dobësitë, do të mund edhe ta dënojnë kur duhet...
Zhanri
letrar në proza të shkurta dhe balsamosja e (pa)fatit tonë
Në
përgjithësi, zhanri letrar është çështja kryesore e tipizimit të letërsisë së
prozës së shkurtër. Këtë lloj proze, ndër të parët e ka shkruar Prend Ndue
Buzhala. Natyra e këtillë e rrëfimit na shtrohet mirëfilli prej tij.
Jo
vetëm se shqiptarët nuk kanë interes që të lexojnë dhe kjo nuk del si obligim
jetësor i tyre “të mos humbin kohë”,
madje të vlershme të rinisë së tyre me ato që nuk “prodhojnë të holla”, pra asaj që është një “vlerë e lartë” e ngritur pikërisht prej demonianëve të kësaj kohe,
autori shqiptar iu shtrua si detyrë t’i mbledhë rreth vetes ata lexues që do të
lexojnë pak më shkurt e që nuk kanë shumë kohë që t’u përkushtohet leximeve të
gjata me prozë. Autori do të meditohej më thellë dhe do të zgjidhte disa tema
të veçanta, të mbrujtura në tregime me pak fjalë, pikërisht ato më qendrore dhe
qenësore.
Do
të themi qartë se atij iu shtrua kjo gjë si detyrë e parë e shkrimit në
portalet e marra me vete, sa për t’i sistemuar nëpër shëtitjet e tij të natyrës
dhe anës meditative. Ai nuk mund të ndalej në proza të gjata, sepse ato do ta
kishin nxjerrë prej labirinthit të jetës në një vend të ngurtë të shkrimit, me
aq lexime të mëparshme e mendime sistematike apo në format më adekuate e
simboliko-allegorike të shprehjes së tij e të komunikimit artistik.
Mendimi
im është se në këto proza janë shkruar me një gjuhë të shkurtër e plot me
figura artistike apo shprehje të shkurtër ose tërthorazi, duke marrë këtu
ndonjë thënie të njerëzve të veçantë, pra „njerëz
me vlera“, siç e thotë „Nga Zbulesat
e jetës“, të tregimit „Njeriu që humbi shëmbëltyrën“ (
faqe 59 ), „Njerëz pozitivë. Njerëz të
veprave të mira“ ( Në fillim, po aty. ), na tregon se nëpër këto shëtitje
në natyrë, nëpër libra të shumtë, në mendjen e tij të kthjellët, si pedagog e
shkrimtarë, të rekapitullojë disa thënie të njerëzve të veçantë, si Sami
Frashëri, Anton Harapi, Asdreni, etj., dhe e nxjerr me një thënie shkrimtarin
Azem Shkreli, me një thënie të veçantë:
„Të çuditshëm jemi ne
njerëzit, harrojmë sa të mëdhenj jemi kur dashurojmë e sa të vegjël kur
urrejmë.“
( Po aty, e njëjta faqe. )
Këtë
thënie të Azem Shkrelit, që ne e njohim sa ishte gjallë apo tani nëpër
shpërblimet që na jepen e na shtohen gjithnjë nga Gjermania e Valon Shkrelit
apo nëpër leximet tona të hershme e të paharruara, në radhë të parë vjen themi
se subjekti i këtyre tregimeve të shkurtra, „me
pak fjalë“, është një subjekt i ndërthurur nëpër këto fjalë të vërteta, por
nuk kemi të bëjmë me tregime të mirëfillta ku tipizohen personazhet. Ato e
nxjerrin aluzionin e intertekstualitetit, që „kërkon ndryshe kujtesën dhe zgjuarsinë e lexuesit“[10].
Subjeti
i këtyre tregimeve është i shpërputhur krejtësisht prej tregimeve tradicionale
dhe personazhet janë të reduktuara në „unë“,
apo „ai“ ose vetëm si „personazhi“ i tregimit, që duhet të
mendohet lexuesi, cili është ai apo cila është ajo, e ndonjëherë ka edhe ndonjë
emër, si p.sh. Boborima.
Në
radhë të parë e kuptojnë linjën narrative, në llojin e prozës rrëfimtare, që
ndërlidhet me personalitetin e autorit dhe shprehjen e veçantë të letërsisë me
çështjet jetësore e filozofike, „që kanë
të bëjnë me marrëdhënien midis tërësisë dhe individuales, midis njësisë dhe
tërësisë.“[11]
„Subjekti është
<emergjent> prej logjikës selektive të aktit të të shkruarit“, thotë Henry James, në
veprës „Fjalori i kritikës moderne“. [12]
Në
tregimin që e përmendëm, „Te protagonisti
i këtij shkrimi ndodhi një metamorfozë e çuditshme. Në vendin e punës, ku
punonte, nuk binte në sy për asgjë. I pavlefshëm. “(Po aty, hyrje).
„Gruaja i thoshte: Je
qyqar… Kishte mendimin e drejtë se thëniet e tilla nuk vënë kufij mes njerëzve,
por kufij mes të mirës e të keqes, mes hyjnores e djallëzores, mes identitetit
shqiptar dhe tjetërsimit nga vetvetja… Vendosi ta bënte ndryshimin te vetvetja.
“ ( Në
hyrje, faqe 60. )
Janë
edhe dy pjesë të tjera (1 e 2), pas hyrjes. Tregimi i shkurtër i ka 3 pjesë. Në
pjesën e parë vendosi që të bënte një gjë të veçantë: të diplomonte në Fakultet
e të mos e jepte asnjë provim, që si rezultat na i erdhi diplomimi pa asnjë
rresht të dhënë, që pat vendosur që të lexonte shumë, por kjo gjë nuk i ra në
sy asnjë njeri. Sarkazmi del pa diktuar: diplomimi nga shumë njerëz të veçantë,
që ishin në ndonjë pozitë, pa e dhënë asnjë rresht, është bërë dukuri e
përditshmërisë sonë politiko-intelektuale. Kjo dukuri, nuk bie askujt në sy, që
duhet të dënohet rreptësisht! Ata që kanë kryer Fakultete të veçanta me përvojë
të tyre jetësore e intelektuale, kanë mbetur klasa e tretë ose „të panjohur“ të shoqërisë së re. Sa
inteletualë janë të tillë? Shumë!
Në
hapin e dytë, personazhi ynë iu rrok të merrte pjesë në të gjitha peticionet
dhe manifestimet kundër qeverisë; zuri të shkruante artikuj kundër qeverisë dhe
të shkuante apo të merrte pjesë nëpër mbledhjet e institucionit ku vetë
punonte, por meqë askujt nuk i zë të intersojë asgjë, madje nuk i binte në sy
një gjë e tillë, e as nuk e arrestuan apo as nuk e përjashtuan nga puna, thotë:
„Ishte puna e lirisë. Liria e
ndërgjegjes, e shprehjes“ ( faqe 61, Pjesa 1 ).
Meqë
nuk kemi të bëjmë me këto lloje të tregimeve të Prend Ndue Buzhalës: është e shpërfillur e tërë ajo që thuhet.
Kur
thotë „liria e ndërgjegjes“, ne
kalojnë pa e vërejtur në vetëdijen tonë. Ndërgjegja është vendimtare, ajo të
kritikon. Njeriu pa ndërgjegje mund të provojë gjëra që nuk janë të
sinqerta, nuk janë të drejta, që nuk janë as në përputhje me të vërtetën, me
jetësoren. Liria e ndërgjegjes shfrytëzohet nga ata që duan të jenë me çdo
kusht në ballë të tërë shoqërisë, e jo me mund, e sakrifica, por me të tjera
gjëra, që nuk janë aspak në rend të vetëdijes e të gjykimit të vërtetë të
lirisë. Autori thotë:
„E vetmja gjë që mbeti
besnik ishte: të mbetej njeri. Nuk kishte mundur të hiqte dorë nga të qenët
njeri.“ (
Po aty, në fund, e njëjta faqe ).
Të
thuash „të mbetej njeri“, është „zbulesa e jetës“ sonë, e të qenmes. Në
dy këmbë mbahet edhe majmuni, por ai nuk është njeri, nuk punon si njeri e nuk
i bënë ato gjëra që do ai, pa marrë parasysh ndërgjegjen e vet, e cila njeriut
i thotë: „JO! Mos e bëj!“. Zbulesa e jetës është paradoksale.
Tani
jemi në pjesën e dytë, pra në pjesën e dytë të ironisë. Në ndikimin e romanit
të shkrimtarit anglez Herbert Georg Wels, „Njeriu
i padukshëm“, edhe personazhit të këtij tregimi të shkurtë iu tek të bëhej
i padukshëm. Vetëm se të parit që ishte marrë gjithë jetën me shkencë, këtij të
dytit po i kalonte koha kot, sepse frigohej se e ndalonte dikush në mesin e
qenieve njerëzore. Dëshironte të dukej „i
padushëm“, pasi nuk mund të jetonte kur nuk ishte njeri dhe nuk jeton.
Prandaj e shikoi veten në pasqyrë. Iu duk vetja: „qenie pa shëmbëlltyrë“. Secili
njeri duhej ta ketë një shëmbëlltyrë.
Pas
këtij na vjen një „Tregim me pak fjalë,
me çaste reflektimi për tiraninë e kohës/NJERIU QË BALSAMOSI KOHËN SI NJË
MUMJE“. Edhe ky tregin, si ai paraprak, i ka dy pjesë të ndara me numra dhe
hyrja, që është pjesa e parë, këtu, me pak fjalë, që i kishte dëgjuar:
„<Jeton në të
tashmen. E kaluara nuk ekziston. E ardhmja nuk është e pranishme…> E të
ngjashme“
Asnjë
nga mendimet që i gjente nëpër filozof të mirëfilltë, nëpër psikologë, nëpër
leksikografë e fizikantë, ndër historianë spiritistë, madje as studiuesit e
miteve antike, dhe as religjionet e tij të njohura dhe të lexuara (në pjesën e
dytë, të shënuar me 1), ai deshi të heq „tiraninë
e kohës“, sepse koha ishte vetëm një tirani dhe ai u mbyll në një dhomë,
duke e konsideruar ushqimin se i takonte edhe kjo gjë „kategorisë së kohës“. Në fund të pjesës së tretë, të shënuar me
numrin 2, e gjetën pas sa ditësh kufomën e tij të balsamosur.
Personazhi
i dytë, thotë:
„A thua, koha është
balsam apo e balsamosur, si një qenie pa shpirt?“
Këtu,
ky tekst na ofron „një strukturë të
shfaqjes“, e cila nuk është fare „kënaqësia
e tekstit“, sipas të njëjtës vepër të Roland Barthes, me 1975, por ofron meditime. Të kujtohet „Koha është balsam, si qenie pa shpirt“
dhe kjo është tirania e kohës. Ata
që mund të ishin me një veprimtari të caktuar të kësaj kohe, si rezultat i
veçantë i të kaluarës dhe me të ardhmen e sigurt, shndërroheshin në mumje të
veçanta e të ballsamosura, pa ushqim të ditëve. Koha dukej pa të kaluarën e pa
të ardhshmen. Nuk ka të tanishme pa të kaluarën, dhe kësisoj na balsamoset e
tanishmja, sepse as ajo nuk ka të ardhme pa të sotmen. Pak kush mund ta mendojë
një gjë të tillë dhe tekstin mund ta mbikalojë. Ajo që nuk lidhet me të
kaluarën, nuk ka fare të ardhshme, edhe nëse sot ajo mbijeton. Po e vendosim në
një vijë: ne jemi shkëputur me plot dhimbje nga e kaluara plot me humbje e
sakrifica, me njëfarë republike, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, por jemi
futur pa të ardhme, sepse e kemi lënë pa e realizuar çështjen gjithëshqiptare e
të gjitha pjesëve në një vend dhe faktori ndërkombëtar që na ka ndihmuar, nuk e
ka këtë gjë si „opcion“, por
politikën globale, e cila popujt e vegjël i shkatërron, i shpërfill. Ndarjet
tona administrative u konvenojnë atyre njëherë për njëherë, që t‘i ribashkojnë
në një bashkësi më të madhe se sa ata e planifikojnë këtë gjë, duke i larguar
bartësit e opcioneve kombëtare dhe duke i zëvendësuar me të rinj, të cilët nuk
e kanë „të kaluarën“ në vete, me
dhembjet e (pa)përjetuara. Ne, që i kemi opsionet gjithëkombëtare për një
ardhmëri të tillë, por nuk kemi forcë të mjaftuar për bashkim, nuk na mbetet
gjë tjetër të bëjmë, pos të vetvritemi, të mbyllemi e të ballsamosemi.
Një tregim i shkurtër,
por një të vërtetë të madhe! Edhe mua më është vrarë e kaluara kombëtare
gjithëshqiptare, por më është lënë krijimtaria, të cilën pak kush e lexon e pak
kush e vlerëson. Çështja fetare dhe çështja e pazgjidhur kombëtare nuk janë e
njëjta gjë. Çështja kombëtare nuk zgjidhet me çështje fetare, e cila i koopton
me lutje e gjëra sekondare, jo me çështjen e tyre parësore. Ata, aspak nuk e
kuptojnë këtë gjë! Kjo gjë, nuk i
konvenon as gjeo-politikës globale!
Ajo
që na merr pak me tepër përkushtim të meditohemi më gjatë dhe na është i
ngarkuar me studime e mendime tonat, sepse i ka njerëz të mëdhenj në thënie të
tyre, është tregimi vijues „PERSONAZHI QË
NGECI TE PYETJA E PESTË/Tregim me pak fjalë, me një intertekst“. Duhet të
gjejmë intertekstin, pra të gjejmë atë që nuk është thënë direkt me fjalët e
tekstit, por nënkuptohet me intuitën e lexuesit të pjekur çka nuk është në
tekst, por që fantazohet prej të gjitha pjesëve të thëna, si „pyetja e pestë“ e këtij personazhi.
Katër pyetje na jepen, e pesta duhet të meditohet. Personazhi na e shikonte me
sy universin dhe vinte në radhë të parë te pretendimi i tij:
„Universi nuk është
krijim i dorës së njeriut”.
Në
pyetjen e parë, „A ka pasojë pa shkak“
, sipas tregimit të shkurtër, personazhi i këtij tregimi na i sjell disa
mendime të teksteve që ka lexuar për intuitën, nga Bill Gates, Albert
Ajnshtajni, Steve Jobs, i cili ka qenë një njeri shumë i varfër nga kolegu i
parë i shkollës, që është bilionier i botës, vjen te përfundimi se „intuita qenka një burim njohurish“. Kjo
nuk është tërë ajo që mendohet nga të tjerët, por „një burim njohurish“ , sepse ai është „zëri i vogël brenda nesh“, që na udhëheq të dimë çka të themi e
çka të bëjmë. Jo të gjithë i nënshtrohemi intuitës sonë, por një pjesë tjetër
po. Nuk ka pasojë pa ndonjë shkak. Personazhi nuk i frikësohet dështimit të tij
sipas sfidës. Prandaj, vjen pyetja e dytë: prej nga niset intuita, pasi qenia e
Zotit apo e Perëndisë ekziston? Në këtë kontekst filozofin Toma Akuinasin e
ndesh me pikëpyetjen se „shkaku kryesor“
apo „shkaku i parë“ i krijimit të
gjërave themelore janë vetitë themelore të materies. Mendimtarët e lënë
fillimin e themelimit se është rastësia. Prandaj këtyre pyetjeve të gjërave
kryesore të themelimit aq kompleks të universit të denjë e gjithësisë, i bien
kontrast pyetja e vazhdueshme, çka është rastësia. Nuk është rastësia ajo që
themelonte atë univers të përkryer, i cili nuk është faktor njeriu për
themelimin e tij dhe as në gjykimet që i vinë në mend njeriut, sepse ai nuk
sheh përtej vetes, përtej realitetit të njeriut, që është i vogël nga ajo që
përmban gjithësia apo universi. Rastësia
nuk ka inteligjencë për krijimin e tërë kozmosit. Prej materies është
intuita, që na thuhet se është zë i brendshëm brenda nesh, e nuk është materie,
por të thotë që të mos gabosh e të mbetesh të rastësia. Rastësia ka të bëjë me
pasojën, jo me shkakun. E pa shkak, nuk do të ketë pasojë. Ne, e kemi Metafizikën (me tâ është fizika), por
të gjithë nuk e pranojmë si shkencë, sepse ajo është përtej natyrës së fizikës
dhe e pranon ligjërisht se materia na transformohet më tutje. Pra, e sheh atë
që nuk e kap syri i njeriut, që është ireale për materializmin. Ata i besojnë
vetëm materies, që kap me dorë apo e sheh syri, e përcepton dhe është reale.
Pyetjes
së katërt nuk i jepet tërësisht përgjigjja e saj, ku dominon aforizmi për çdo
krijues arti, poezi apo muzike, se „Artisti
njihet sipas veprës së tij“, aq sa ka mundësi ta materializojë
personalitetin e vet.
„Duke shtruar pyetjen e
pestë rreth mundësive të njohjes së esencës së natyrës së Hyjit, intuita i tha
se për ta kuptuar, nuk duhet të mbetesh në hijen e materies… atëherë ai nuk u
pa! Humbi dikah!“
– thotë autori i këtij teksti të tregimit, pa e dhënë përgjigjen e tij të qartë
( faqe 70 ).
Interteksi
është i qartë. Nuk ka mundësi që të krijojë botën e universit aq komplekse dhe
aq të përpiktë siç është ajo, që nuk e kap dot as mendja e njeriut, sado i
ditur që të jetë dhe sado që të ndihmohet nga teleskopë të mëdhenj për të
vëzhguar larg me miliarda vjet drite, e prapë nuk e kap, neve na mbetet
rastësia dhe materializmi në fund të intuitës. Le të jemi gjeni sikur
Ajshtajni, i cili ka doktoruar në Unverzitetin e Zürichut, në Zvicër, por nuk
mund ta përfshijmë me një fjalë krijimin e botës.
„Në dosjet zyrtare u
shënua: i zhdukur!“
– përfundon autori.
Vijohet
nga tregimi satirik dhe i fuqishëm: “SI E
PËRGATITËN LOJËN E PUSHTIMIT TË BOTËS NJË KLUB FËMIJËSH“. Klubi i fëmijëve
kurreshtarë nuk e kishte panuar për dy vjet personazhin kryesor Pami, sepse ky
emër i kishte mbetur që prej kohësh kur ai me „pam, pam, pam“ i kishte imituar që në vegjëli kaubojët, që vrisnin
kështu njerëz me revole, dhe lufta e tretë botërore quhej kështu, „pam, pam, pam“, që ishte një lojë fëmijësh,
e zbuluar me intuitën e tij ( faqe 71 ) dhe zgjaste shumë vjet ( faqe 72 ), siç
bënin dikur edhe moti në Spartë ( faqe 73 ), dhe „dikur bota mbeti në dorën e këtij Klubi fëmijësh tashmë të rritur.“ (
po aty ):
„Kur përnjëmend ndodhën
gjërat, bota u tremb. E kishte problem si ta ndalonte Lojën, sepse anëtarët e
Klubit të dikurshëm, disa tashmë ishin kryetarë shtetesh, e shumë ndër ta të
mplakur që iu pëlqente kjo lojë e dikurshme fëmijërore.“ – thotë në vazhdim Prend
Ndue Buzhala.
Na
shtohet pyetja, si mund të ndalojmë Luftën e Tretë Botërore me këta kalamaj të
mëdhenj, që na tronditin e na e shkatërrojnë tërë këtë botë me atë intuitë të
sëmurë prej fëmijërisë se tyre, se cili është i pari e cili është i fundit, por
nuk e mbajnë në mendje as filozofët e njerëzimit se lufta e katërt mund të
bëhet me vringëllimin e shpatave, kur janë „edukuar“
nga prindërit e vet me luftërat e kaubojve, e vrasin njerëzimin pa pikë të
ndërgjegjes, në vend se të jenë të edukuar në shëmbëllimin e zotrave për
Dituri, Dije e Dritë, për paqen e vërtetë të njeriut si Njeri e jo si Shtazë?!
Ëshë viti 2020, vit i dijes së madhe të njerëzimit dhe jo i shkatërrimit të të
tërë Botës!
Na
mbeten dy tregime për t‘ia gërshetuar këtu, në këtë vrojtim, nga ky cikël, „NDESHJA E SHKRIMTARIT ME DJALLIN/Ese që iku
nga ligjërimi i vet“, në faqen 78 dhe „TË
ZHDUKURIT ISHIN ATY“, faqe 83. Të dytin, nuk do ta kishim marrë në
shqyrtim, por mua më duhet patjetër.
Në
të parin, është një shkrimtar i madh, por si i tillë ai nuk ishte një
personazh, pasi autori nuk takohet me djallin, por personazhi. Kundërpersonazhi
na ishte fantazmë, madje fantazmë e papërcaktuar, një tej-djall, që i dinte të
gjitha personazhet e veprave të autorit, që përpara, se cili do të vritet e
cili do manipulohet. Ai i dinte planifikimet e shkrimtarit „enigmatik“, i cili kështu quhej në përfundimin e pjesës së
nënshkruar me numrin 1, faqe 81.
Shkrimtari
nuk e dinte se djalli po e përcillte tërë jetën e tij, i cili ishte lodhur të
shikojë mbi tastaturën e shkrimtarit e duke e përgjuar në secilën vepër, apo
duke ia lexuar të gjitha veprat, etj., gjë që kjo përcjellje e kishte këputur
edhe vetë demonin, djallin, të padukshmin:
„Nuk po e bëj as gjumin
gjumë, duke i lexuar veprat e tua.“ ( faqe 78. ) „A mos je agjent i fshehtë apo dikush po t’i jep informatat...” (
faqe 79. )
Këtu
na del e vërteta. Po përgjohej edhe shkrimtari i madh, i cili e quan demon,
djall, fantazmë e çuditshme, i cili nuk e dinte se ku merrte informatat
shkrimtari i madh, përderisa e përgjonte mbi tastaturë, mbi laps e në letër të
bardhë se çka do të shkruante. I kishte konsideratat e tij apo mos ishte një
agjent special, agjent i fshehtë i një force të veçantë apo superforce.
Pra,
nuk e dinte se ky “djall i madh”, e “i padukshëm”, pa formë të dukjes, po e
përcillte në secilën fletë të shkruar prej tij dhe në secilën vepër. Fantazma
ishte vetë agjent i fshehur neo-jugo-sllavo-greko-rus, të rilindur në tokën e
tij, për të ditur të gjitha gjërat që do të duhej ditur prej shkrimtarit. Nuk e
dinte se prej cilit shtet personazhi ishte rekrutuar si agjent i fshehur.
Fantanzma kishte shumë ndihmës. Më në fund, i doli hapurazi:
“Shkrimtarin e kapën të
dridhurat, e kapën ethet, ato ethet e verdha, që përfundojnë keqas.” ( Në fund të faqes 79.
)
Kjo
fantazmë kishte dalë e zhgënjyer nga përgjimi (faqe 80 ). Tensionet në mes të
idealizmit dhe materializmit nuk qenë aspak çështje kryesore e shkrimtarit.
Drama e përgjithshme do të duhej t’i mbetej në duar të vetat lexuesit.
Fantazma-djall kishte versione të vetat për përfundimin e veprave, ndërsa
shkrimtari versionin e tij.
“Fantazmën e kapën të
dridhurat.”...
“Shkrimtari u tremb.” ( Faqe 81. )
Fantazma
e dekodoi më në fund “kodin e hijes së
vet”, thotë autori. Ishte një Kryefigurë, por nuk e dinte se e çkafit na
ishte dhe a mos e kishte të njohur që më parë apo në jetën paralele, një “jehonë fantazmagorike”, që del e
vërteta para krijimit të Republikës së Kosovës:
“...nga veprimtaritë
joletrare që nuk i kishte të pakta dikur...” ( Faqe 82 ). Kjo ishte koha paraprake,
kur e patën marrë në hetime dhe burgosur kohë të gjatë, ishte e tërë kjo kohë e
dënimit të Sizifit, pa peshën e gurit të tij, që nuk kishte përfunduar as sot e
kësaj dite. Sizifat na qenë dhe ishin të gjithë shqiptarët, jo të qeverive,
sepse ato mbusheshin me të tjerë.
Të
analizojmë pak këtë prozë të shkurtë: të jesh shkrimtar i mirë në këtë vend, të
përcjellë anë e kend, dhe të dini çdo gjë që është e nevojshme të dini, për t’a
dërguar popullin apo pjesën e kombit tuaj përpara e në vend të caktuar, është
shumë e vështirë, sepse pjesa dërmuese e atyre që e flasin gjuhën gjysmë-shqipe
dhe punojnë kundër vetvetes e idealit, pa e ditur aspak se janë të manipuluar
nga armiqtë e mëdhenj, nga të gjitha anët. Si njeri, madje i veçantë, do ta
keni shumë vështirë të veproni në këtë drejtim.
Prandaj,
këmbë pas këmbe të përcjellin vetëm të ligat, të përcjellë Satanai, me të
kthyerit përpara se të lindësh ti në duar të vetat. Ke ardhur në jetë nga duart
e Zotit, por të përcjellin të gjitha ata dhe pa e ditur se çka bëjnë, të
ndjekin të të mbysin, të “zgjuar”
amull, si të jenë të padukshëm, si demonë.
Janë
thyer në kundërshtarë të Zotit të Madh. Toka në të cilën jetojnë ata është
kthyer në ferr. Të gjallët, fëmijët e vëllezërit tuaj, duan të të zhdukin!...
Na
mbetet të analizojmë pak prozën e shkurtër, të shkruar në formën e vargjeve
poetike, të dialogut pa art poetik, kur takohen dy fqinjë të atdheut si dy
fqinjë të mërgatës, nga Kosova dhe Zvicra, të cilët qenë të dashur në Atdhe,
por tani Kosova po braktisej i tërë ATDHEU dhe shtëpitë mbesnin pa ata, që
ishin kryesorë, por që koha sizifiane po e bënte të veten:
“I pari: lufta na i mori
të gjitha.
I dyti: mërgimi na e
mori edhe shpirtin.
I pari: kur u largova
vëllain që vdiq nga
plumbi serb
nuk arrita ta përqafoj.
As ta shoh më.
I dyti: më nuk e pashë
babain tim,
lufta e zhduku, lufta e
verbër, e pashpirt...” ( Faqe 83. )
E
njoh Konfederatën Zvicrës dhe mërgatën shqiptare, bashkë me EU-në, që prej
viteve 1980/81 e deri sot, madje edhe lutën dhe sakrificat e Kosovës në
Jugosllavi, në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe humbjet tona apo “fitoren” tonë nëpër luftë, pastaj
realitetin tonë “vendlindje-mërgatë”,
“atdhe-mërgatë”. Ne, na shndërruan në
“hambar” të të hollave, që ata që i
visheshin “lojës politike” deri në
kohët e fundit. Duhet të ishim në krye të vendit, e jo të jemi nëpër mërgatë e
të qanim fshehtas, me mundin e derdhur për të tjerët dhe vuajtur nga
konglomerati i të vuajturve mbi fatin tonë. As Zvicra nuk ka ndonjë përjashtim
të çështjes së tyre të mbrendshme, kur më parë e puth serbin e grekun e pa
qenë, se sa shqiptarët, që jemi bij të bijve të Polifemit, i gjetur në Vlorë,
në Shqipëri, para se të dënohej nga biri i vetëm i Sizifit, nga Odiseu, vazhdim
i njerëzve të urryer dhe të hajdutëve, kriminelëve, gënjeshtarëve te mëdhenj, të
cilët i shohim me krenari për më të praptat; nga lufta e Trojës e deri te
mbytja e babait të Euro-Azisë dhe tonit, Polifemit, si paraardhës.
Sizifi
është i dënuar në parahistori nga zotat, pse ua vodhi të fshehtat e tyre, por
edhe sot e kësaj dite dënohen të gjithë shqiptarët, e në tërë botën, sepse të
praptin, djalin e tij të vërtetë, Odiseun, Udhësin, babain e djallëzive të
mëdha të botës, bota e do, por ne që
nuk i shohim me sytë e të vërtetës, bota
nuk na do! Gjithmonë dënohemi si Sizifi, por “pa gurin e tij”.
“A thua, kah po
shpërndahet në copa
shpirti i Kosovës” – thotë Prend N.
Buzhala, faqe 84.
Krahasimet e çuditshme
me realitetin
dhe prapë rrëfimet nga
mitologjia
Në
këtë pjesë, “Një muze i çuditshëm”, e
kemi shumë të rëndë punën tonë, jo vetëm se është pjesa më e madhe dhe e
plotëson edhe çështjen e Sizifit, por i tërë tregimi i shkurtë nga vepra
“SIZIFI PA GURIN E TIJ”, është me të njëjtin emër, të cilin do ta vlerësojmë
edhe nga mitologjia e vërtetë[13].
Disa gjëra i kam thënë edhe më parë, te proza e shkurtër “Fleta sizifiane e jetës”, fletët e shqyrtimit dhe të vuajtjeve
tona janë tepër të mëdha.
Në
radhë të parë po e nisim ndër “50 të pashmagshmit” e veprës së
tretë, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”,
e cila, në faqen 254 i fillon “Punët e Sizifit”, që do të thotë se
çdo gjë që do niset nga fillimi deshton, sepse ajo nuk është mirë dhe është e
dënuar të dështojë. Guri i Sizifit bie nga koka e kodrës e në fund të kodrës
përherë. Kështu që ai duhet të rifillojë çdo herë prej fillimit. Quhet “Gur i Sizifit”. Na tregon ndëshkimin e
rëndë që mund t’i jepet një heroi, i
cili është dinak, dhelpër e djall, aq edhe keqbërës.[14]
Shpjegimet
e mëvonshme të këtyre miteve, por edhe të mitit të Sizifit nuk janë aq mirë të
shpjeguara. Neve na duken si “përralla”
e nuk janë të kënaqshme.[15]
I ke disa shpjegime që nga lashtësia e ashtuquajtura “Greke” (se nuk ka ekzistuar atëherë Greqia, por mbretëritë
iliro-pellazge, e këtë nuk e pranon “shkenca” botërore !) e deri te kohët
moderne, p.sh.: Albet Kamy, i cili e shpegon këtë çështje me simbolin e
absurditetit të jetës njerëzore.[16]
Në
të vërtetë, miti i Sizifit nuk del si mit pafajësie.
Kështu shfaqet edhe në poemën e Homerit, “ILIADA”. Ai është Dinaku më dinak
midis njerëzve dhe është babai i Odieseut, që ai e la me Antiklenë, para se të
martohej me Leartin. Te “Grekët” e
vjetër (po e themi edhe ne, sepse
asnjëherë nuk kanë ekzistuar ata para vitit 1821-1827, kur është pranuar në
botë Greqia si shtet, por elladët, e kjo është dhënë qëllimisht nga Bashkësia
Ndërkombëtare, për të përmbyllur çështjen e iliro-shqiptare!) është hajdut
mjaf dinak.[17]
Prej
veprës së dytë, te Wilhelm Vollmer, “Wörterbuch
der Mythologie”, e shohin shkurtimisht se është djali i Aelousit,
ndërtuesit të Ephirës, më vonë e quajtur Korint, i cili i ka tradhëtuar planet
e Zotave dhe i ka sulmuar kalimtarët për t’i plaçkitur, e për këtë punë të tij,
e kanë dënuar Zotrat me Nëntokë,[18]
e cila është ferri, prej të cilës
nuk mund të kthehet në jetë, pa e përmbushur dënimin e tij. Çdo herë ai dënim
rikthej përsëri në fillim.
Na
thuhet se nëntokën, ferrin, e ruante Hadi.[19]
Mitet janë të ndryshme. Shkrimtarët na e lidhin fatin e pa fat të tyre me fatin
e Sizifit. Kjo vepër e Prend Ndue Buzhalës na kthehet në fillimin e saj, në
zero, pa gurin e Sizifit.
Në
këtë vepër nuk është Sizifi siç ka qenë dikur në Antikë, por në jetën moderne
është fati i pa fat i shqiptarit, i cili na kthehet vazhdimisht që në fillim
nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga politikanët tanë e shqiptarë, prej 5
shteteve të vogla, e njëra ndër to na është edhe Shqipëria, të cilët vrapojnë
pas pushteteve kush e kush jep të holla, madje “të arta”. Mini qeveritë tona dhe Kosova vrapojnë se ku janë ato e
nuk janë, edhe për të shitur tokat e atdheut të tyre, te armiqtë më të
tmerrshëm rreth e rrotull nesh! Ata që kanë qenë më parë “në ballë të frontit të jetës”, e sot janë “heronj të kombit”, kanë kaluar jetën përtej e nuk janë midis nesh,
apo janë detyruar të emigrojnë me kokë në trastë, “tuk bre miza hekur”, sepse mund të vriteshin si “njerëz të dyshimtë”, si “njerëz problematikë”, si “njerëz të padëshirueshëm”, etj., të
cilët nuk dihet se kënd e kanë afër vetes. Pra, është e qartë: ata janë “kundër shtetit” dhe duhet që të
likuidohen.
Tregimi
“Sizifi pa gurin e tij” i ka katër
pjesë, dhe e para nuk ka numër, ndërsa të tjerat i kanë numrat, 1-3. Është një
tregim i veçantë, dialog i kohës sonë me antikitetin, në vetën e parë.
Personazhet janë “Unë” dhe “Ai”. Duket se është në kohën tonë, por
diskuton me antikitetin dhe me Zotat e asaj kohe, si Zeusi dhe Dardania. Është
një tregim modern dhe mjaft i vlershëm. Koha është perceptuar si “koha e karantimit total” ( faqe 87 ),
pra viti 2020. Mësoi personazhi të shikonte nga dritarja, që të largonte më së
pari mërzinë, dhe t’i jepte fre imagjinatës, deri sa e pa atë njeri që i
ngjitej kodrës, por diçka i rrotullisej poshtë dhe ai e rifillonte aktin ( po
aty ).
Në
të vërtetë, tregimi është simbolik. Autori i tipizon personazhet e këtij
tregimi. I pari personazh është njeriu përgjues, i cili del të vëzhgojë
qytetin-shtet, përkundër skuadrave policore të parakantimit apo gjatë kohës së
karantimit, i cili, jo vetëm nga mërzia ishte i zënë ngusht, por edhe nga
izolimi i kësaj sëmundjeje të tmerrshme. Në pjesën e parë e përgjon atë njëri
që po e kalonte atë labirint bjeshkësh e kur kthehej po i mbushte dyqanet e
atij qyteti-shtet të Dardanisë me mallra dhe nuk e lente qytetin që të vdesë.
Zoti Olimpik, që quhej Zeusi, i cili e kishte “rrëmbyer Kurorën e Artë të Qytetit” ( Faqe 88 ), na qe zemëruar
shumë nga “Njeriu i Kodrës”, i cili
ishte personazhi i dytë, e Zeusi i treti, i cili qëndronte në “Majën përtej botës” (Faqe 89 ). Zeusin
e kishin zemëruar mashtrimet e mjeshtrit të mashtrimeve, i cili vidhte përtej
bjeshkësh dhe po i sillte pas disa ditësh për të mos i lënë njerëzit e
qytet-shtetit që të vdisnin, sepse Zeusi Olimpik, prej Majës së Përtej Botës e
kishte izoluar tërësisht dhe e kishte dërguar Vdekjen. Por Njeriu i Kodrës
kishte arritur qe ta mashtronte edhe vdekjen.
“Tërbimi zeusian shkoi përtej kufijve të
Universit.”, - shkruan autori me fjalët e personazhit të parë, faqe 89.
Në
pjesën e dytë “Zeusi Olimpik e pa që nuk
dilej në ballë me këtë Njeri të Kodrës” ( Po aty, e njëjta faqe ). Sa herë
që nisej ai për ta mashtruar Zeusin, i rrokulliseshin plaçkat deri në fund të
Kodrës apo të përpjekjes së tij.
“Gjithçka rrokullisej
teposhtë, po rrokulliseshin ditët, vitet... jeta vetë.” ( E njëjta faqe, në
fund. )
Pra,
ai qytet, që qe shtet, e quhej DARDANIA, po varfërohej shumë dhe njerëzit po
vdisnin. Është fati i pa fat nga Maja Përtej Botës e Olimpit Greko-Botëror, që
po e përcillte hap pas hapi këtë vend, të varfër e te izoluar, e nuk ishte
krejtësisht i çliruar, por po detyrohej që të mos vdiste, në saje të Njeriut të
Kodrës, që quhej simbolikisht Sizifi, sepse detyrohej të vidhte mallin e
dyqaneve përtej bjeshkësh, që ta shpëtojë nga varfëria e vdekja Dardaninë.
Simbolika është këtu, sepse Atdheu ende nuk ishte çliruar, edhe në çoftë se
festohej “Dita e Lirisë”, sepse
Bashkësia Ndërkombëtare synonte ta sillte një “bashkim” më të madh, e që i bashkonte shtetet armike më parë, e në
të cilin “bashkim” do të jemi dikur
edhe ne, në një gojë shumë më të madhe, EU, me trefish armiq sllavë, ortodoksë,
greko-turko e françezo-spanjollë. Liria nuk ishte liri e vërtetë, por
gjysmë-liri, në të cilët do të futemi si më të vegjlit.
Në
pjesën e fundit, numër 3, që është siç e thamë, pjesa e katërt, faqe 90 e 91 të
kësaj vepre që po e shqyrtojmë, takohen Personazhi i Parë me Personazhin e
dytë, Njeriun e Kodrës, meqë kishte shkuar në fund të kodrës, për të biseduar
apo për ta pyetur atë, i cili i tha:
“Po... jam i dënuar si
Sizifi për mashtrime. Por tash jam i dënuar dyfish. Mua, më mungon Guri për t’u
ngjitur përpjetë. Ai gur më ka humbur, për ta vuajtur dënimin, e kjo është më e
rëndë. Kur ta gjej atë gur, do ta ndjej veten të lumturuar... Se atëherë
vërtetë do ta di se si mund të arrij në maje pa mashtrime, por me Të Vërtetën e
vetvetes e të Qytetit tonë. Derisa ta gjej, do të vuaj shumë... ( Faqe 90 ).
Këtu
del një e vërtetë tjetër e këtij tregimi të shkurtë, por edhe e tërë veprës,
përderisa personazhi i parë nuk mund ta dijë se çka do të bartë në shpinë
përpjetëzes së madhe të izolimit e mërzisë së tij. Izolimi i qytetarëve të
Mbretërisë së Dardanisë, krahas zaptimit të Epirit, që në vërtetë janë dy kokat
e Shqiponjës dhe lidhen me trupin e saj kryesor, Shqipërisë, tërësisht është i
ndryshuar nga Faktori Ndërkombëtar, i cili e ka qasjen globale, por jo të
kokave të Shqiponjës, sepse më tepër e do ata që dinë të gënjejnë botën me
gjëra të pavërteta, e Kosova është bërë një “hambar
oriental”, ndërsa Epiri Jugor është sakatuar nga Greqia, se lëre më
Shqipëria e vjetër.
Liria
jonë është përpjesëtuar e futur në thyese dhe është si barazi me zero. Po
shpërfillet tërë kombi apo pjesa e kombit përmes fesë islamike dhe gjëra të
liga e te huaja. Intelektualët e vërtetë sikur janë të dënuar. Ata i ndjek e
liga, vdekja apo zhdukja nga Satanai. Nuk lejohet aspak e vërteta e tyre dhe as
pjesët e të së vërtetës, të cilat bien ndesh me planet e Satanait. Ose do të
jenë të urtë e të bashkuar me armiqtë e tyre edhe më të mëdhenj, ose do të
likuidoheshin këtu e kudo nëpër botë, si “të
padëshirueshëm”.
Po
vazhdoj me punë, në tregimet e tjera të kësaj vepre. Do t’i trajtoj një pjesë
të tregimeve të shkurta të këtij cikli të madh, nga të cilat, dy të parat janë
krijime nga origjina fetare: “Germa T”
dhe “Buka e përditshme e shikimit”.
Dy “kushërinjtë” e lashtë e
parahistorikë kanë qenë armaikët dhe armenët, të cilët janë kombe vëllezër me
arbanët. Njëri prej tyre, armaikët, ka qenë kombi që e ka lindur Jezu Krishtin,
të fundit pagan e të parin kryqtar. Sot flasin gjuhë të tjera nga të parët
tanë...
Në
të parin është krijimi i pikturës, si art i veçantë, por që ka nisjen. Më së
pari, njeriu ka vizatuar, edhe në shpella. Këtë pikturë e ka blerë “Nëna, në një dyqan” ( Faqe 92 ), pra
paraardhësi i personazhit, d.m.th., i trashëguar nga brezat. Ai qe imazh që i
trajtonte në formën hije-dritë, që e parashtonte edhe personazhi kryesor i
këtij tregimi, i cili e sheh në natyrë, jashtë vetes.
“Piktura përballë, në
mur, paraqet Jezusin zdrukthëtar: ai po punon me pasion dy dërrasa, duke i
lëmuar dhe vendosur në formën germës T. Ai po gdhendte dhe po punonte Vdekjen e
Tij.” (
E njëjta faqe. )
“Është Hija e Vdekjes, -
mu duk sikur e dëgjova një ze”, - thotë autori me gojën e personazhit. – “Piktura përballë meje nuk tregon kush është
piktori.” ( Faqet 92-93. )
I
dolën demonë të shumtë, brenda e jashtë, që nganin edhe në portretin e
piktorit, të cilët herë zgërdheshen e herë i afrohet një tjetër me vaj apo
tjetri me kujë, derisa personazhi thërret për ndihmë, sa ate na e rrok një
përhumbje e trishtë, loja demoniane zgjerohet gjithandej. Personazhi i kryesor
i kësaj proze dyshonte a mos Nëna e tij kishte vdekur, sepse po e veneronte te
soliteri i tij kortezhin që mbante të vdekurin.
“Kah mbrëmja, pashë se
Germa T, në të vertetë vetura në formën T, u drejtua kah rruga që çon te
varrezat e fshatit tim në periferi të qytetit. Mu duk se fotoja e Nënës sime
qëndronte në ballë të veturës...” ( Faqe 93. ).
“Mandej ajo Germë erdh e
u ul këmbëkryq në dhomën time, ku qëndroj i izoluar, për shkak të pandemisë së
koronavirusit.”
– thotë, në faqen vijuese, 94, autori, me gojën e personazhit të tregimit.
Strukturat
tekstuale e simbolike të një tregimi
Do
të bëjmë një sprovë për të shkruar për strukturën individuale të trgimit të
shkurtër, “Germa T”, që të mësojmë jo vetëm ne me sprovat e tilla, por
edhe të tjerët, sepse nuk logjikojnë thellë nëpër prozat tona dhe aq më tepër
në të gjitha prozat serioze të Prend N. Buzhalës. Kështu do të bënim edhe në
tregimet e tjera, sepse janë tregime të shkurta, por mjaft serioze.
Ne,
nuk kemi pasur kohë të vëmë në bllok të veçantë shënimet për proza të shkurta
dhe aq më tepër që kemi qenë të lodhur me punë të përgjithshme e nuk kishin
kohë të marrim letrën dhe të shënonim çka do të shkruanim.
Ky
tregim i shkurtë është shkruar në kohën e koronavisusit, kur vdekja sillej
kudo. Paraqet një atmosferë të ngjashme me një ëndërr ose një vizion. Një kohë
e ftohtë dhe e errët dëfton ngjarjet në një mënyrë të veçantë. Personazhet dhe
imazhet pikturore, përshkruhen me një sërë detajesh të ndërlikuara, duke
krijuar një atmosferë të mistershme dhe të mahnitshme. Elementët si drita,
hija, germa dhe figura demoni shërbejnë si simbole të thella dhe të pasqyruara
në mënyrë poetike. Ndërtime artistike të imazheve dhe realiteteve të ndryshme
si piktura, video, dhe vetë perceptimi i personazhit bëjnë që ky përqendrim të
ketë një ndjesi të thellë dhe të shumëllojshme. Përfundimi i tregimit duke e
lidhur gjithçka me një "lojë
hije-dritash" shton një aspekt të jashtëm, duke e lënë lexuesin me
pyetje dhe reflektime mbi kuptimin dhe interpretimin e përvojës së përshkruar.
1. Simbolika e kësaj
pikture përballë, e cila paraqet Jezusin zdrukthëtar që punon me pasion dy
dërrasa, duke i lëmuar dhe vendosur në formën e germës T, i ka disa kuptime
që variojnë në bazë të kontekstit dhe interpretimit individual. Disa prej
tyre mund të jenë:
Germë e kryqëzimit: Forma e germës T që
krijohet nga dy dërrasat, simbolizojnë kryqëzimin e Jezusit në kryq. Kjo
përshtatet me figurën e Jezusit dhe sjell mesazhin e vdekjes dhe ringjalljes së
tij, si dhe ngjarjen kryesore të besimit të krishterë.
Gjykimi dhe flijimi: Puna e Jezusit me
dërrasat, lexohet si një paraqitje e tij në momente para gjykimit dhe flijimit
të tij për shpëtimin e njerëzimit. Dërrasat paatqesin edhe shërbimin dhe
sakrificën që ai ofroi për ta ringjallur jetën shpirtërore të njerëzve.
Simbol i besimit dhe
shpëtimit:
Germës T mund t'i jepet një kuptim simbolik i besimit dhe shpëtimit. Forma e
germës T është një simbol gjerësisht i pranuar i besimit të krishterë, dhe puna
e Jezusit në krijimin e saj përfaqëson dëshirën e tij për të drejtuar dhe udhëhequr
njerëzit drejt shpëtimit dhe mëshirës së Zotit.
Elementët
si drita, hija, germa dhe figura demoni shërbejnë si simbole të thella dhe të
pasqyruara në mënyrë poetike.
Drita: Drita në këtë tekst
paraqet diellin e vëmendjes, diellin e njohurisë ose diellin e shpresës. Kur
autori përshkruan dritën që krijon një imazh pikture mbi tryezë, ajo simbolizon
një lloj kuptimi ose zgjimi spiritual për personazhin.
Hija: Hija në këtë tekst
interpretohet si ndjenjë e errësirës, e pakënaqësisë, ose e pasigurisë. Për
shembull, hijet që përshkruhen si pjesë e pikturës së Jezusit zdrukthëtar dhe
figurave si demoni, shfaqin luftën midis dritës dhe errësirës, midis shpresës
dhe pasigurisë.
Germa: Germat, veçanërisht
forma e germës T, ka një shumëllojshmëri kuptimesh. Ajo simbolizon ndarjen,
ringjalljen, sakrificën, apo gjithçka që personazhi do të projektojë mbi to në
kontekstin e përvojës së tij.
Figurat e demonit: Këto figura
përfaqësojnë ndjenjat negative, frikën, apo forcat që luftojnë kundër
personazhit. Ato janë simbole të luftës së brendshme, konfliktit emocional, ose
edhe kërcënimeve reale në jetën e personazhit.
Në
këtë mënyrë, elementët e dritës, hijes, germës dhe figurave demoni shërbejnë si
simbole të thella që shtojnë thellësinë e tekstit dhe e bëjnë atë më shumë se
një histori a ngjarje, një përvojë që ngarkon lexuesin me refleksione dhe
kuptime të ndryshme.
2. Koha shpesh shfaqet si
një simbol i kalimit dhe ndryshimit të gjërave. Nga fillimi në fund të një
ngjarjeje apo historie, personazhi dhe ngjarjet ndryshojnë në mënyrë të
perceptueshme. Ky kalim dëfton zhvillimin personal, rritjen ose zhdukjen e
diçkaje.
Koha
paraqitet si një barrë e të kaluarës që personazhi duhet ta mbajë ose ta
përballojë. Kujtimet dhe ngjarjet e kaluara ndikojnë në veprimet dhe ndjenjat e
tashme të personazhit, duke e bërë kohën një simbol të rëndësishëm të barrës
emocionale dhe psikologjike.
Në
disa raste, koha simbolizon mundësi dhe perspektiva të reja. Një moment i
caktuar në kohë paraqet një pikë kthese apo një rast për ndryshim dhe rritje
për personazhin.
Koha
paraqitet si mister dhe padituria e ardhshme, me të cilën personazhet duhet të
përballen. Në disa raste, koha sjell ankth dhe pasiguri, duke përjashtuar
mundësi të papritura dhe sfida të paparashikuara.
3. “Piktura përballë
meje nuk tregon kush është piktori. Sa herë e shikoj, më duket sikur përreth
saj lëvizin demonët e atij krijuesi figurativ, lëvizin një valle të çmendur, te
unë herë vjen njëri demon i atij piktori e më pëshpërit te veshi, herë vjen
tjetri e zgërdheshet, ikën ai vjen i treti që qan, bërtet me kuje, thërret të
tjerët ta ndihmojnë... Kur zë e më kap një përhumbje e trishtë, hedh shikimin
jashtë; ajo lojë demonësh ngjet, në forma të tjera, gjithandej.”
( Edhe njëherë, më gjerë, faqe 93. )
Ky
pasus përshkruan një perceptim të ngjashëm me një ëndërr apo një halucinacion.
Ajo që në fillim duket si një përshkrim i thjeshtë i një pikture, shndërrohet
në një përjetim të thellë dhe të tmerrshëm për personazhin. Disa tipare të
rëndësishme simbolike identifikohen kështu:
Piktura e piktorit të
padukshëm:
Mungesa e identitetit të piktorit në pikturë paraqet një mister ose një ndarje
midis krijuesit dhe krijimit të tij. Kjo mungesë e identitetit shpërfaq një
çështje të thellë identiteti apo një lloj frike. Figurat e demonëve dhe loja e
tyre e pikturuar përreth pikturës, simbolizojnë luftën e brendshme të
personazhit, por edhe konfliktin emocional, ose edhe ndikimin e faktorëve të
jashtëm të errësirës dhe të pasigurisë.
Përhumbja
e trishtë e personazhit ndodh pasi është kapur nga kjo lojë e demonëve që
paraqet një përmbysje emocionale apo një ballafaqim me një realitet të vështirë
dhe të frikshëm.
Në
përgjithësi, ky fragment shkon përtej një përshkrimi të thjeshtë të një
situate, duke u shndërruar në një përjetim të brendshëm për personazhin.
Simbolika e demonëve dhe përhumbja emocionale përshkruajnë një gjendje të
trazuar shpirtërore dhe ndikimin e faktorëve të errësirës në perceptimin dhe
realitetin e personazhit.
4. “Shoh vetura si në
kortezh që bartin të vdekurit nga spitali që qëndron përballë rrokaqiellit ku
banoj unë. Në vend të kolonave të njerëzve, lëvizin kolonat e veturave me të
vdekurit, mandej ato shpërndahen në drejtime të ndryshme, nëpër varreza të
ndryshme.”
(
Në vazhdim të pjesës paraprake, faqe 93. )
Paraqet
një imazh të fuqishëm dhe të thellë simbolik, i cili interpretohet në mënyra të
ndryshme.
Veturat si simbol i
fundit i vizionit:
veturat që bartin të vdekurit nga spitali në kohë pandemie, paraqesin një
simbol të fundit të udhëtimit të tyre në këtë botë. Ato shfaqen si një simbol i
jetës së përshkallëzuar dhe të kthimit në natyrën e trupit. Kolonat e veturave
që lëvizin në vend të kolonave të njerëzve, paraqesin një proces të
përshpejtuar të largimit nga jeta dhe të shndërrimit të trupit në një dimension
tjetër.
Shpërndarja
e veturave nëpër varreza të ndryshme e të vdekurave që barten nga spitali,
paraqet lirimin ose shpërndarjen e energjisë së shpirtit pas vdekjes.
Gjithashtu simbolizon forma të ndryshme se si të vdekurit janë të përfshirë në
botën tjetër ose në rrugën e tyre drejt shpëtimit.
5. “Është java e dytë
që shikoj në drejtim të spitalit veturat dhe njerëzit: për të mësuar se ç'po
ndodh me Nënën time.”
(
Në vazhdim të pjesës paraprake, faqe 93. )
Ky
fragment përshkruan një moment të shqetësimit dhe ankthit të personazhit për
fatin e Nënës së tij. Përmendja e javës së dytë që personazhi shikon në drejtim
të spitalit, simbolizon një kohë të gjatë të ankthit dhe pritjes për lajme
rreth Nënës së tij. Koha ndikon në ndjenjën e pritjes dhe mosnjohjes së fatit
të personazhit. Drejtimi i personazhit drejt spitalit është një simbol i
qëllimshëm i dëshirës për të marrë informacion dhe për të qëndruar pranë Nënës
së tij në momente të vështira. Spitali paraqet një hapësrë të shëndetit dhe të
sëmundjes, dhe drejtimi kah ai, nënkupton një përpjekje për t’i përballuar
sfidat dhe për t’i mbështetur ata që janë në nevojë. Prania e njerëzve dhe
veturave në drejtim të spitalit, përfaqëson një komunitet të bashkuar në
përballimin e sfidave dhe në mbështetjen e njëri-tjetrit në momente të
vështira. Kjo gjendje gjithashtu reflekton solidaritetin dhe dashurinë e
njerëzve për njeri-tjetrin në momente të vështira.
6. “Kah mbrëmja pashë
se Germa T, në të vërtetë vetura në formë të germës T, u drejtua kah rruga që
çon te varrezat e fshatit tim në periferi të qytetit. Mu duk se fotoja e Nënës
sime qëndronte në ballë të veturës... Mandej ajo Germë erdh e u ul këmbëkryq në
dhomën time, ku qëndroj i izoluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Krejt
kjo është një lojë... një lojë hije-dritash”, përsëri më trazoi ai zëri nga
video-kompjuteri. „
(
Në vazhdim të mëtutjeshëm, faqet 93-94 dhe fund.)
Pjesa
përmbyllëse përshkruan një përvojë të thellë dhe misterioze të personazhit, që
vjen pas ngjarjeve të mëparshme të shqetësimit për fatin e Nënës së tij dhe
drejtimin e veturave në formë të germës T drejt varrezave. Gjurma e germës T
është një simbol që ka qenë i pranishëm gjatë tekstit, dhe vazhdimi i saj në
formë të veturave që drejtohen drejt varrezave, përforcon temën e vdekjes dhe
largimit nga jeta: shenjë e vuajtjes dhe e sakrificës së saj për familjen.
Prania e fotos së Nënës në ballë të veturës në formë të germës T, sjell ndjesi
të thellë dhe përshkruan një lidhje të vazhdueshme midis personazhit dhe
kujtimeve të Nënës së tij, edhe pas vdekjes së saj.
Germa T në dhomën e
personazhit:
Ulja e germës T këmbëkryq në dhomën e personazhit, ku ai është i izoluar për
shkak të pandemisë së koronavirusit, na jep një përjetim të mistershëm dhe
tërheqës. Ky imazh simbolizon lidhjene përjetshme me vdekjen dhe shpirtin e
Nënës së tij, si dhe një tërheqje të misterit dhe sitatave të pazgjidhshme të
jetës. Përfundimi me referencën në një "lojë
hije-dritash" thekson një aspekt të padukshëm të përvojës së
personazhit, duke sjellë një ndjenjë të pashpjegueshmërisë dhe misterit që e
rrethon situatën e pasigurisë e skenarëve nën hije që soll i pandemia.
Vazhdim alegorik e
sinjifikues i prozave të tjera
Po
vazhdojmë me tregimet e tjera. Vjen tregimi “Buka
e përditshme e shikimit”. Para çdo kthimi të bukës, çdo ditë, i themi në
lutje Jezu Krishtit, “Bukën tonë të
përditshme na e jepni sot”. Te shkrimi mistik i Prend Ndue Buzhalës kthehet
në çaste shikimi. Në hyrjen e rrëfimtarit kemi të bëjmë me shkëputje të
atmosferës së pazakonshme të përcjelljes së dukjes së një mbrëmje jetësore, të
errët, kreshpëruese, lëvizjeve të automjeteve, të qiellit e gjendjes egërshane:
“Muzgut me ngjyrë
portokalli në mbrëmje, po ia zinte vendin një qiell terratisjes që nuk e linte
diellin si dukej në perëndim.” ( Faqe 95. )
Është
një gjendje e zymtë, që lidhej me tokën e me kokën: qielli ishte mbuluar me
gjendje të parregullt e të çuditshme, por edhe koka e kishte marrë gjendjen
tejet të vrugullt e të dhembjes, që qe detyruar ta lidhë me një “mushama”, gjatë dhembjes së saj, në
pjesën e parë.
Kryepersonazhi
ishte në atë gjendje të tendosur dhe dëshironte që ta përcjellë shikimin e
qiellit. Te dritarja e priste edhe çajin, sepse nuk dëshironte t’i ndahet
shikimit të qiellit, pasi gjendja e tij dhe e qiellit bëheshin njëlloj.
Fluturonte mendja ndër mendime e fluturonte zogu në hapësirën e pambarim.
“Më mirë po e krahasoj
me një shqiponjë fluturimin e vëzhgimeve dhe te mendimeve të mia. Ky fluturim e
çan hapësirën blu, ajrin.” ( Faqe 96 ) – na thotë personazhi, që është në një gjendje
të pazakonshme, të ngrehur lart, e jetonte poshtë, si të gjithë njerëzit.
Mendimet e këtij personazhi, lidhen me fjalët e veçanta të Perëndisë, nëpër
qiellin blu. Është ngjyra e Zotit, jo e qiellit, sepse ajri e kishte marrë atë
ngjyrë.
“Qielli është buka e
përditshme e syve.”
– shprehet po aty, në këtë faqe. Ishte gjendje e viruesit famëkeq, koha e
koronavirusit, në të cilën ndodhet vetë shkrimtari i denjë, ku “njëra mushkëri po flatronte në njërën anë
të horizontit, tjetra në tjetrën anë... Shikimi kishte filluar t’i dobësohej.” (
Në fund të faqes 96. ) Tregimi është përfunduar me 27. Korrik 2020, ndërsa ai
paraprak është përfunduar 25 korrik 2020. Është e njëjta gjendje e kohës së
koronavirusit. Po i dobësohej gjendja shëndetësore, këtu personazhit.
“Qielli jemi vetë” ( faqe 97 ), tha
personazhi, në pjesën e tretë, e shënuar me dy, që shkonte në varrim të një
personi plak, e cila nuk caktohej, por ate e klapëronte hapësira e qiellit, me
ëndërra blu. Është fytyra e plakut, që dikush i kishte thënë ndër varrtarët e
veshur me të bardha se kishte parë engjëj blu, ishte “Fytyra e Hyjit”.
“Qielli vërtetë i
ngjante shpirtit.”
( Po aty, e njëjta faqe.)
Thënë më shkurt: Buka e përditshme e
shikimit të një shkrimtari, është e njëjta pamje e qiellit nën të cilën ai
frymonte, edhe kur është i sëmurë, e ngjyrës blu, buka e përditshme e syve, një
engjëll që e kishte për detyrë kryesore të përcillte atë që zhvillohej nën
qiellin blu, me dritën e Hyjit, në të cilën shpirti i ngjante qiellit të
vërtetë, kur është i pastruar, nga gjendja e fluturimit në jetën e përjetshme,
në arenën e madhe të shpirtrave.
Shpirti
është dhuratë e Qiellit dhe aty do të jetë i kthyer, ndërsa trupi është i
tokës, dhe në tokë do të varroset. Shpirti nuk është gjë artificiale, që të
vjen dosido, por e dhuntisë së zotave, e perëndisë, që ta dhurojnë prej
Qiellit, të jesh NJERI, e të mos jesh KAFSHË!
E
përcjell jetën dhe përpiqesh që ta përmirësosh me punë, me jetë, me sjellje, me
karakter, me çdo gjë. Kush të pengon, nuk është njeri, nuk është “Në Besë të Zotit, Hyjniut”, por është
DEMON, i ngjallur prej KRYEDEMONIT dhe i “Botës
së Hijeve”, si Sizifi, që po dënohej nga Zotat. Në të vërtetë, këtu thuret
njënjëshmëria e fjalës artistike të tregimeve të shkurta.
Tregimi
më i gjatë është “FLUTURA PA MORT/Triptik
për tri skulptura të dashurisë”, i cili na i ka pesë pjesë, por hyrja nuk
numërohet, sepse është dera nëpër të cilën kalon në këtë miradi të fjalës së
shkruar, që quhet tregim. Na flitet për skuptorin Agron G, që po e gdhendte
truporen e së dashurës së tij.
Narratori
është i veçantë. Skulptori Agron G. na është një personazh që përshkruhet me
gjendje e tij të mprehtë të dashurisë, e cila na përcjell të gjithëve, sepse
kemi lindur si pasojë e dashurisë për jetën, edhe të Qiellit, por edhe për
krijesat e reja të lindura në bazë të dashurisë së të dy prindërve, e ajo është
ndjenja bazë që na përcjell të gjithë jetën, me fëmijë, me vendin e jetës që
është vendlindja, e që është edhe atdheu, me të njëjtën gjuhë, etj.
Në
përgjithësi, Agroni G., nuk përshkruhet direkt, por indirekt. Deri më tani,
Agroni është mbreti i të gjithë shqiptarëve, por Agroni është emër i të
përgjithshmes, ndërsa G.-ja, për
mendimin tim, është e panjohura.
Artisti është i veçantë, sepse do ta përcjellë deri në fund të dashurën e tij
të zjarrtë, por jetëshkurtër. Është i dhënë me të gjitha mjetet e tija kësaj
ndjenje të jetës, pra dashurisë, e në këtë rast, fatkeqe. Fatkeqësia e shoqes
së tij nuk ia mundi dashurinë. Flutur quhet vajza e bukur, e përfilltë, e
rregullt, që jetën e merrte “me
buzëqeshjen e lehtë në cep të buzëve”, me “një të zbehtë përndritjesh në fytyrë”, të cilën kishte kohë që e
përcillte gjatë skulptori, duke ia përgatitur herën e parë skulpturën. Nga
banesa e tij pranë dritares ia kishte vjedhur “biskun e flokëve” ( Hyrja, pa numër, faqe 98 ).
Në
pjesën e parë, paraqitet njohja e tyre, kur ajo kthehej kah mesdita, ndërsa
Artisti Agron G. E mori në banesë për t’ia treguar skulpturën e parë të bërë me
pasion të lartë të ndjenjave dhe rezultoi njohja e tyre. Pas disa takimesh
sikur Flutura ia tregoi të vërtetën: ishte e sëmurë nga kanceri. I dashuri i
saj ndjeu një therje në kraharor dhe pas stepjes i tha asaj:
“Do të bëj çmos që të
shërohesh... Nuk do të lë ecësh këmbë... do të hap një ekpozitë me skulpturat e
mia, do t’i shes disa dhe do të dërgoj e do të marr sa herë të kesh nevojë. Do
të shëtitim, do të shkojmë ku të duam...” – tha, në pjesën e dytë, faqe 100.
Blerësit
e kishin kërkuar këmbëngultazi që ta blenin vetëm skulpturën e të dashurës së
tij, të cilën e kishte emëruar “Flutura
në ecje”. Edhe pse nuk shitej dashuria e tij, as arti i tij nuk ndjehej kur
ta shiste skulpturën, duke ditur nevojën e të dashurës, e shiti me dhembje.
Në
pjesën e tretë, që është pjesa e katërt dhe hyrja nuk ka numër, ai vendosi që
ta bënte të dytën herë. Quhet tregimi “Triptik
për tri skulptura të dashurisë”, e
triptiku i ka tri skulpturat e artistit Agron G., dhe e dyta i ngjante
Perëndeshës së Dashurisë, Afërditës, me brengën për të ardhmen e saj, si
vargjet e Ovidit për Afërditën. Skulptura ishte më e bukur se e para.
Artisti
e shiti edhe këtë skupturë, me titullin “Flutura
Afërditë”, për ta dërguar të dashurën e saj “në një spital jashtë vendit” ( Faqe 101 ).
Herën
e tretë, kur filloi që ta bënte skulpturën, ajo nuk ishte më në jetë. Artisti
punoi disa vite me radhë dhe “Agroni po i
skaliste vuajtjet... dhimbjet... përjetësinë... “ ( Po e njëjta faqe ).
Ai
na i hapi edhe jashtë vendit të tij ekspozita dhe as që e shiti këtë skulpturë,
sado që ia kërkonin. Theksi qëndronte këtu, se dashuria nuk shitej, sepse për
te çdo gjë kishte dhuruar, edhe dashurinë. Dashuria nuk kishte fund, deri në
përsosmërinë e saj. E quajti “Flutura pa
mort”.
Shkrimtari
e këtu artisti i veçantë do të thoshin: arti,
shkrimi, skulptura, piktura, etj., janë të përjetësuara, mbesin gjallë, jetojnë
“pa mort”.
E
ngjajshme me krijimin tim në prozë, dhe të publikuar në shumë anë, “JETA E KËPUTUR NË MES”, edhe në faqen
time, vjen tregimi i shkurtër: “KOHA E KËPUTUR
NË MES”. Tregimi i këtushëm është shkruar me 2 gusht 2020, ndërsa tregimi
im është i botuar në revistën letrare “METAFORA”,
Nr. 1, qershor 2017, i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Këto
dy tregime, sado që të kenë ngjashmëri në titull, janë tregime të veçanta. “Jeta e këputur në mes” i dedikohej
simotrës sime të Tiçinës (Gera Piano), e lindur Pifferini, por shkonte papritur
në mes, duke iu thënë që përpara 3 motrave të saj e Nënës së vet, se do të
shkonte nga jeta me datën kaq, në një fatkeqësi, në shenjë proteste ndaj babait
të vet, sepse sivëllai i saj po trajtohej keq nga puna e nga ushqimi, për
poezitë e tija; ndërsa rasti i tregimit të shkurtër i shkrimtarit Prend Ndue
Buzhala “Kohët u përzien e u bënë lëmsh”
( faqe 104 ), sepse në këtë tregim ngatërroheshin për Lindën, në mënyrë
spirituale, të mishërimeve, me budist dhe me ndonjë të lashtë prej Egjiptit,
ndër të cilat religjionet përziheshin me fenë e krishterë katolike, të cilat ia
kundërshtonte burrit të vet, si religjione të reja, derisa na nxjerrin edhe nga
kujtesa apo përjetimet e ngjarjet e kësaj jete (faqe 103).
Linda
është personazhi i dytë, që kundërshton personazhin e parë, i cili nuk
identifiikohet me emër dhe tregimi shkruhet në vetëm e parë. Ajo po e sillte në
aktin e parafundit të dashurisë, para se të binte për dhé, për spital, dhe
ambulanca e dërgoi atje, me urgjencë.
“Koha ishte e këputur në
mes.”,
është rrjeshti i fundit e tregimit, në faqen 104. Nuk duhej të ngatërroheshin
besimet, religjionet, sepse kështu del “nga
skena e jetës”. ( E njëjta faqe. ) Besimet janë çështje e psikologjisë e
njeriut, e trurit, e egos. Ato që vlenin tek njëri, nuk vlenin te tjetri.
Pa
marrë parasysh se në cilën religjion ndodheni, skenat e jetës na i përcjell
Zoti i Madh, në krye të Zotave, dhe kjo ka të bëjë me ne. Nuk duhet ta këputim “jetën në mes”, sepse pyetjes “pse e këpute jetën me mes?” do t’i japë
përgjigje njeriu. Ke ardhur në jetë me një detyrë të paracaktuar dhe nuk mund t’ia imponosh njeriut besimin tënd.
Mund ta këshillosh për mendimin tuaj, por nuk mund t’i thuash si në këtë
tregim: “po i del në kundërshtim vetvetes
apo religjionit tënd të ri”. ( Në kokë të tregimit, faqe 103.) Mendimet
janë të skalitura nëpër mendjen tuaj. Ato i përputhen plotësisht psikologjisë
sate. Por nuk duhet menduar edhe për të tjerët e t’ia këputësh vetes “jetën në mes”, sepse kjo është njëlloj
si vetëvrasja. Secili jemi krijuar në shëmbëllimin e Zotit të Madh, e shtylla
kryesore është baza e Kryqit, sepse i vetmi Zot i zbritur në Tokë është Jezu
Krishti, i lindur prej Nënës Mari, si virgjëreshë. Asnjë religjion tjetër nuk
ka lindur kështu, por me ndihmën e Babait e Nënës, të cilët janë në këtë botë.
Njeriu ka të drejtë të besojë ku të dojë dhe në bazë të njohurive të vërteta të
veprave shkencore mund të jetë edhe më i lirë. Trurin e ka më të zhvilluar, sa
mund t’i bëjë me trurin e saj e mendimet e veta të qarkullojnë si objektet në
natyrë.
Na
ka mbetur edhe një tregim i shkurtër që ta sqarojmë aq sa dimë, dhe ky është “KUMTI HOMERIK/Tregim me pak fjalë në tri kohë”.
Edhe ky tregim qarkullon nëpër tri kohë, edhe në Gjykatën Speciale në Hagës,
por për bazë kryesore e ka kumtin Homerik, që është i pari e që lidhet me
dëmtimin e të vdekurit. Ai mendim duhet të na përcjellë që prej kohës Homerike.
Luftëtari
i Lirisë e kishte mbuluar të vdekurin me degë dhe nuk e kishte prekur! E mbante
në mendje “këshillën e prindit” (
Hyrja, faqe 105. ), që është nga kanuni ligjor, përmbledhja ligjore më e vjetër
shqiptare:
“I vrami nuk duhet
shëmtue as nuk ban me ia prekë kufomën. Ndaj të vramit duhet me u sjellë me
nderim.”
( Po aty, e njëjta faqe ).
Prej
Homerit e kemi të skalitur sjelljen e turpshme të Akilit ndaj Princit të
Trojës, Hektorit, ndërsa pjesa e dytë e merr shembullin e luftëtari të lirisë,
kur një bashkëluftëtar ia mësyni ta shpërthejë me thikë kufomën e të vrarit, në
shenjë të revoltës e xhelozisë, por e ndaloi rreptas ai, duke i thënë:
“Mos më prej në
besë!”... “Prindi im i vrarë ka besë! Liria ka besë!” ( Faqe 107, në fund të
pjesës së parë 1, që është pas hyrjes, de facto, pjesa 2 ).
Atij
i kujtohej vrasja e babait, nga hakmarrja ( nga gjakmarrja ), që ishte trupi i
tij i kthyer për së mbari, duart mbi zemër, fytyre e mbuluar me një shami të
hazmit, etj., që tregonte se ai ishte shqiptar ( faqe 106 ), e Akili nuk ishte
i edukuar si shqiptar, luftonte me mirmidonët, farefis i tij dhe elladët,
farefis i të huajve. Pra, nuk qe i edukuar si ilir, por si afrikan, nga
urrejtja, nga smira, nga xhelozia, nga gjaku i nxehtë i tradhëtisë ( faqe 105
).
Po
kështu as Gjykata e Hagës nuk ishte shqiptare, ilire, si djali i parë e më i
madh i Gjysmë-Zotit tonë Polifemit, i quajtur Çiklop, i gjetur në Shpellën e
Spiles te Vlora (AL), sepse jo vetëm se qe më i madhi në tërë Europën, si
Kontinent, por edhe “i frikshëm” me
syrin e tretë, të Ndërdijes.
Luftëtari
i Lirisë kërkoi drejtësi nga ajo, që të ketë një ligj të vërtetë e të parë “për shkelësit e mëdhenj të besës” ( në
faqe 107 ), për masakrimin e kufomave, madje duke i kujtuar ato të luftës me
dinakët serbë, që janë pjellë e Demonit, e Kryedemonit, kundërshtarit të Zotit
të Madh, se çka u bëjë ata nënave dhe baballarëve të tyre, fëmijëve djem e
vajza; i vrasin duar thatë; i therrnin si bagëti; se nuk kanë aspak besë me
popullatën e pafaj e të paarmatosur për luftë, të cilët së fundi i djegin të
gjallë apo i masakrojnë me bajoneta ( në fillim, faqja 106 ), dhe e kapin të
dridhurat ( në fund, 107 ).
Kjo
gjë na i vërtetohej nga tragjeditë e Shekspirit apo nga Bibla, ku Ponc Pilati,
ekzekutuesi i Jezu Krishtit më kot i lante duart, pas 2000 vjetëve (në momentin
e shkrimit kanë qenë 2020 vite), kur njollat e gjakut e të turpit nuk lahen
kurrsesi në këtë jetë, sa të zgjatë ajo, sepse të masakrosh njeriun, me trupin
e tij në këtë jetë, është turp i turpeve më të tmerrshme të botës!...
E liga njerëzore në
kontekstin e ironisë
Në
këtë pjesë ne nuk do të merremi me të gjitha tregimet e shkurta, të cilat
autori Prend Ndue Buzhala na i quan “me
pak fjalë”, e të cilat shpesh janë fjalë simbolike, alegorike, e
metaforike, të vëna në një kontekst sa real, edhe fantastik apo joreal, në
kontekstin e zhvillimeve të situatës, shpeshherë jo aq “të shkurtra”, por në një lëmi të veçantë letrare. Fillimisht
detyrohem që të ndihmohem nga vepra të studiura të teorisë së letërsisë dhe të
kritikës moderne nga karakteri fjalëve të shkruara apo nga disa vepra të tilla.
Megjithëse
ky shqyrtim për një libër të vogël tregimesh është mjaft i gjatë, po ndihmohem
nga disa vepra të këtij teksti të tregimeve të autorit, të cilin pak kush e ka
studiuar, sepse gjendja e mendimeve të autorit i tejkalon kufijtë realë të
shkrimtarëve të tjerë. Jo pse atë e kam mik të shkrimit dhe të kritikës të tij
të veçantë ndaj librave të mia, në relacionin tipik të mërgatës dhe
Shqiptarisë, të cilën nuk “shohin”
qëllimisht njerëz të veçantë, e që disa personalitete të cilët i janë dhënë
politikës ndër vrapime të ngjeshura, e nuk kanë kohë të mendohen gjatë për
krijues të mëdhenj jashtë godinës së madhe të atdheut. Prend Buzhala i kap ato
me syrin e madh të mendjes.
Veçanërisht
po e marr një thënie të madhe të Leo Kreutzer, nga libri i tij i studimeve të
kritikës , “Literatur und
Entwicklung/Studien zu einer Literatur der Ungleichzeitigkeit” (“Letërsia dhe
zhvillimi/studimet mbi një letërsi jo të njëkohshme”), të botuar në
Frankfurt am Main, në Gusht të vitit 1989, e cila më kujtohet me këtë thënie
nga autorët që ai i studion, e që thotë:
“Në mënyrën se si
përpiqen të na mbajnë në linjë për një lëvizje më tej <përpara dhe të
harruar>, pavarësisht nga të gjitha bisedat (për mua, për mendimet e
shkrimet tona!) për një
<postmodernitet>, manifestohet si një fundamentalizëm agresiv i
modernitetit, i cili paraqitet si shkencore dhe teknike (për mua, do të thotë jo intelektuale dhe
shkencore!)” [20]
Në
vend të realitetit të botës perëndimore të politikës se gjithmbarshme globale,
e cila edhe ashtu i ka në vetvete qëllimet jo të mira për popujt që kanë mbetur
të vegjël në veten e tyre, por dikur ishim shumë më të mëdhenj, sa botën e
sundonim, e sot askush nuk merret me këtë trajtim elementar të shqiptarëve, por
që vrapojmë çuditërisht kah antika më e ligë orientale, sikur të mbërrijmë në
Qiell, e bota perëndimore bëhet sikur nuk na vëren, si bubrrecat e vegjël të
klasës injoruese. Prandaj edhe Prend Buzhala me zemër të plastë i sheh në
kontekstin e vogël psikologjik njerëzit e tillë që e bezdisin me mosdijen e
tyre dhe ndonjëherë me tone të thjeshta të tregimit ironik e satirik i trajton
këto në trajtimet e tij të shkurta.
Autori
na ndodhet në mesin e vrugamës së injorancës së krijesave, të cilët quhen “çlirimtare”, pa përshkrimin e
personazheve, vetëm kur duhet të thotë patjetër me ndonjë mjet të shprehjes së
metafizikës së shkurtër, dhe ka plot vepra të tilla; ndërsa unë, jam plotësisht
“i harruar” për shqiptarët dhe
poli(a)tika ditore, nëpër ndarjet e vogla administrative, i sëmurë nga ai DEMON
I MADH mbi shqiptarët, e nuk kam mundësi të përcjellë çdo ditë ata njerëz, në
vendin e tyre, por i lexoj me dhembje të veçantë veprat e shumta.
Njëherë
po e marr edhe “Teorinë e letërsisë/Botim
i dytë i plotësuar”, të Zejnullah Rrahmanit, i cili thotë se “Tregimi i shkurtër është një lloj proze që
kallëzon një ngjarje me dinamikë të madhe”,[21]
e cila është bazë për vrojtimet tona të këtushme. Kjo gjë nuk e ka për qëllim
të trajtojë gjërat e gjata, por të vogla, të cilat njerëzve të tjerë u duken “më të parëndësishme”, por që janë tejet
të mëdha e dinamike, ndonjëherë me ironi apo edhe me sarkazëm. Dinamika e
këtyre tregimeve është e ngjeshur dhe e koncentruar pikërisht në detaje, që i
trasmetohen patjetërsisht lexuesit, në qoftë se ka “lexues”.
Ironia
“është një mënyrë bisede (në kuptimin
tonë, edhe me vetveten, pra në veten e parë të tregimit të shkurtër) që përqon kuptime të ndryshme dhe zakonisht
të kundërta me ato që shpallen dhe thuhen.”... “Çdo ironi varet nga suksesi i
saj për të shqyrtuar distancën midis fjalëve dhe ngjarjeve si dhe kontekstit të
tyre.” [22]
Vetë
konteksti i ironisë së përdorur deri te sarkazma është forma më e artikuluar si
shuplakë e dhënë me të gjithë fuqinë në fytyrë atyre që e meritojnë këtë
shuplakë, për derisa sa edhe përmendoret e porositura jashtë kontekstit të
fjalës nga njerëzit e poli(a)tikës, për t’ia rritur vetvetes hijen sa të jenë “gjallë”, para syve tejet të mjegulluar
të atyre që i mbajnë si “zgjedhës”; i
lënë të vrapojnë symbylltazi përmes “fesë”
së kopjuar nga orienti, kahas të tjerëve që vrapojnë nga Lindja Veriore, prej “grekëve” të vetëshpallur si të tillë
nga politokracia e gjerë botërore dhe europiane, deri te Serpia (kujto thënien origjinale timen serp-ente
latine!) e deri te Rusia. Kjo gjë është e shkruar me veti të tyre sociale,
morale dhe metafizike, të cilat janë thënë ndonjëherë metaforikisht e me gjëra
të tjera simbolike dhe të ndërruar deri te shprehja e veçantë ironike apo
situatave komike, me thekse satirike.
“Ironia komike përdor
lloje të ngjashme të paravënies për të përshkruar dhe shfryrë aspiratat sociale
të protogonistëve të saj. Në të dyja format, karakteri kryesor është ai sjell
botën konfliktuose dhe kontrastuese në një fokus të mbprehtë. Pa karaktere të tilla,
ekziston rreziku qe ironia e autorit mund të humbasë plotësisht duke ndryshuar
në satirë. Ajo tenton të shtypë çdo qëndrim direkt mbi subjektin e vet dhe
bazohet në një ndarje vlerësimesh dhe gjykimesh për stabilizim e një
konteksti.”[23]
Këtu,
ironia është një art i vërtetë i tërthores, tejet i mbështetur në vetë suksesin
e saj, lojën e fjalëve dhe shprehjes së tij.
Po
e marrim tregimin me shtatë faqe, “MOS I
BESONI KËTIJ TREGIMI FANTASTIK”, faqe 115, ku ndër të parat autori na lutet
“që të mos i besojmë këtij tregimi të
shkurtër”, sepse:
“Fantastikja, sado që ka
të bëjë me realitetin, megjithate, gjërat që ndodhin në përmasa aspak normale.
Fjala është për një qenie përmasash të përbindshme që u duk (në këtë rrëfim),
mbi planetin e quajtur tokë. Mos i besoni se as tregimi i mirëfilltë nuk është
pa dialog, pa monolog, pa tension ngjarjesh. Dialogu është planetar.” ( Po aty, e njëjta faqe.
)
Vazhdojnë
pak dialogët e një “trilli krijues” (
Më poshtë, në atë faqe ):
“Në fakt, thuhet në këtë
tregim, kjo qenie me tipare njerëzore qenka fshehur për mileniume, nëpër skutat
më të padukshme të tokës.” ( Po aty. )
Fillon
rritja e të voglit, insekteve, buburrecave, që janë “qenie me tipare njerëzore”, por që “shkelen lehtë nga njerëzit” ( Faqe 116 ), klasa sunduese dhe udhëheqëse,
të cilët nxirren nga klasa e mesme apo e padukshme e njeriut. Kjo klasë, e
shkele me vetëdije njeriun e vërtetë, që i takon klasës punëtore, edhe lirisë,
të lënë me injorim nga populli, sepse ai nuk e lavdëron veten me fjalë rrëbyese
e pompoze, si klasa sunduese.
“Ata janë simbol i
përvuajtërisë, i durimit, i njerëzve që mblidhen shuk nga frika dhe po shkelen
barbarisht nga njerëzit (pra këtu janë klasa që është para klasës së parë për të
qenë aty, e janë vetë sunduesit tanë!) dhe
njerëzit (pra ata që vrapuan nga klasa e tretë dhe u benë klasa sunduese!) shpikën helme për t’i shfarosur; ky buburrec
i mençur e vuri në veprim inteigjencën e tij” ( Faqe 116, poshtë. )
Ata
luftonin për ta regjeneruar dheun ku mbillen të lashtat, aspak nuk mendonte për
sundim, por për jetesë. Pesëdhjetëmijë buburreca të tillë ishin të mjaftueshëm
për ta mbuluar trupin e njeriut. Pra, përmes inteligjencës së tyre na vjen
rritja makrokozmike e tyre, të llogaritur nëpër laboratorët e tokës së
nëndheshme, ku i përfshinte atë përzierje lëngjesh e materieve të llojeve të
ndryshme, të cilët po zmadhoheshin çuditërisht, sa:
“Pesë milionë njerëz nuk
mund ta mbulonin trupin e tij.” ( faqe 117, pjesa 1 ) “... zbuloi edhe një ilaç
tjetër, për t’u bërë i padukshëm pikërisht nga shkaku se nuk mund të shihej nga
syri njerëzor.” ( po aty, pjesa 2 )
Na
ishte kjo gjë sikur në filmat fantastikë, është një plan që ta zhdukë racën
njerëzore, për mendimin tim, që ta zhdukte atë racë që ishte klasa e tretë, e
cila shkeli mbi klasën e dytë, e sakatoi klasën e parë të çlirimtarëve, e një
pjesë kishte shpëtuar nga ndjekja e rreptë e tyre për t’i sakatuar nëpër
mërgatën e gjerë. Gradualisht po krijohej “Epoka
e Korrupsionit Planetar të Vetëshkatërrimit” ( faqe 118 ).
“Qenia Inteligjente e
Buburrecit me tru buburrecor, krijoi edhe aftësinë e transformimit të shpejtë
të qenieve-buburrec me pamje njerëzore, jo vetëm nga pamja e vet, por edhe
veprimtarive që ushtronin. ( Faqet 118-119, Pjesa 2. )
Sado
që në pjesën e tretë autori na lutet përsëri që të mos i besojmë këtij rrëfimi
fantastik, sepse ai jo vetëm që i kalon kufijtë e tij kohorë, por edhe të
realitetit jetik dhe letrar, e këtu e ka kuptimin ironik, i cili shpërqëndrohet
përmes këtij rrëfimi, sepse:
“Imagjinata nuk është as
saktësi e realitetit e as masë për të vërtetën. Kështu filloi edhe shfarosja e
ngadaltë virusiane (mrekulli e zbulimit të shekullit), me sa më pak dhimbje: që
njerëzit të mësohen me zhdukjen e vet të ngadaltë... Njerëzit e mësuan hilen:
mësuan nga u vinte e keqja dhe filluan ngadalë-ngadalë të shndërrohen në
buburreca...” (
Faqe 120, Pjesa 3. )
Na
nxirret e vërteta, me ironinë e universit, se:
“i rrezikuari mpreh
mekanizmat e vetëmbrojtjes dhe e sulmon atë që është qenie rreziku!” ( Faqe 121. )
Një e vërtetë e hidhur
dhe e posaçme.
Atij që është në një luftë që do të jetë lufta e përjetshme e tij, për të qenë
hero i botës më të mirë, i kthehet pas, si kundërpeshë. Vetë, me jetën time e
kam përjetuar një gjë të tillë:
“... i kthehej si grusht
asgjësues.”
( Rreshti i fundit, po në këtë faqe. )
Na
kthehet si heronjtë pa emër, p.sh.,
në tregimin e shkurtër me titull “Heronjtë
pa emër”:
“Si mund të jetë dikush
hero që nuk e njeh historia?” – shton një pyetje personazhi pa emër, në faqen
126.
“Hyrja”, që po e shënoj, autori
nuk e shkruan këtë gjë në asnjë tregim të tij, dhe as numër nuk i hedh, por që
e përbën hyrjen në çfarëdo tregimi.
Një
hero, që ka mbetur pa e njohur historia është detyrë e jona që të hulumtojmë,
që ta njohim e ta duam, por ai mbetet në
harresë. Mjaft i kemi rritur persona të tjerë, të cilët fare nuk kanë
rastin që të jenë të njohur si “hero”.
Ai na ndodhet në ballë të vetullës sonë dhe di të mbllaqisë. Në fakt, i ka bërë
të nëntëdhjetë e nëntat gjatë luftës “çlirimtare”!
Na dalin aq shumë “heronj” sa nuk ka
vend të shkruhen edhe të tjerë në këtë listë të “heronjve” tanë. Më tepër na dalin kësi heronj të vdekur, se sa të
jenë të gjallë.
“Kur ndërmori këtë
hulumtim, e vërente që njerëzit kanë prirjen ta zbehin rolin e një njeriu; aq
më tepër të një njeriu që nuk dihej kush është.” ( Po aty, faqe 126,
poshtë. )
Personazhi
kryesor i hulumtimit, Hulumtuesi i Ri shkencor, i vendosur rastësisht kësaj
detyre, po ua shtonte të gjithëve një pyetje, se a e mbajnë në mendje ndonjë
njeri që ka shpëtuar nga një detyrë e këtillë. Ai i mblidhte për disa veta që e
kishin shpëtuar “nga goja e ujkut” (
faqe 127, pjesa 1) dhe njerëz që ua lidhte plagët, të qetë e pa emër ( po aty
), të cilët e kanë dërguar më tutje luftën çlirimtare duke i shëruar të
plagosurit e duke mos i kushtuar asnjë rëndësi vetes së tyre. Por, personazhi
kryesor i tregimit të shkurtër, me ironi të fshehtë, e takon në pjesën 2 një
bashkëluftëtar, i cili i tregon për mikun e tyre të heronjve të gjallë, të
mbetur pa emër, i rënë në fushëbetejë:
“Fliste rrallë. Ai e
dinte saktë se kur duhej rënë në luftë. Dhe e bëri... Unë e ndjej veten fajtor
që jam gjallë. Mbeta i tillë, duke u grindur me të mëdhenjtë. Nuk mu ndan këto
grindje, vetën pse e mendova botën ndryshe. U zgjuan shumë djaj që
kundështonin, por me shumë djaj të tjerë jam shoqëruar... Një djall mu fiksua
për të më bërë shoqëri në krijimin e vizionit tim... tashmë ai djall banon në
mendimet e mia...”
( Faqe 128. )
Ironia
e fshehtë është katërfish më e thellë. Ajo fshehurazi pështillet në tërë
tregimin dhe me nga pak fjalë. Kur nuk bën fjala e vërtetë dhe është e
drejtpërdrejtë, në kontekst të një tregimi ironik e bënë këtë punë ironia e
shkurtër, ironia e bardhë, që është edhe një humor i bardhë, por një ironi e
zhdërvjelltë nga një pjesë në pjesën tjetër. Personazhi është i vënë në rolin e
një Hulumtuesi të Ri, është “Njeri i Humbjeve”.
Miku i tij, bashkëluftëtari i tyre, që ka shpëtuar nga vdekja, si këtu më lart,
është i çmendur, i banon djalli në mendimet e tij, sepse botën e kuptonte
ndryshe nga kjo që u bë!
Këtu
lidhet ironia e vazhdon në tërë tregimin. Nuk kuptohet mirëfilli dhe nuk
mblidhet pjesë-pjesë nga ata që nuk janë zhgënjyer si të tillë. U duket tjetër
çka. Unë, si autor i këtij studimi, kam një mori zhgënjimesh.
Hulumtuesit
të Ri (e përse quhet personazhi i këtij
tregimi i cili po i hulumtonte heronjtë e heshtur, pikërisht në ato që nuk qenë
ndalur para asnjë pengese, e në fund e merrni vesh!), shkoi edhe te një “Njeri i Humbjeve”, që dy dekada të
udhëheqjes pas luftës kishte qenë në pupa, por nuk e mendonte “asnjë fitore”, ku humbësi na del si “fitues i madh”.
Ky
është realiteti ynë. Autori na këshillon:
“Mos shkoni atje ku
shtegu mund të çojë, shkoni përkundrazi atje ku nuk ka shteg dhe lini një
gjurmë.” (
Faqe 129, Pjesa 2. )
Kjo
është ironia e kthyer në sarkazmë. Në të vërtetë, në pyetjen që po ia drejtonte
vetes personazhi, pas pyetjeve të tjera, se “heronjtë
e heshtur” i ka pikërisht kjo kohë e jona, prej hiçit në piedestal.
“Të parit, i vdiqën prindërit në pikëllim, kur ai
kishte provuar burgje të gjata, të dytit, djali
i vetëm humbi jetën në trafik (dukej si një aksident i kurdisur), kurse gruaja i vdiq nga pikëllimi... e
tash jetonte gjatë-gjatë me këtë
pikëllim! Shtoja kësaj veprimet për
të mos hequr dorë nga rebelimet... nga
përbuzjet e urrejtjet e rrethit të njerëzve... siç bëjnë edhe ndaj këtij të gjallit.” ( Faqe 130, pjesa më e
gjatë, numër 2. )
Pikëllimi i mbështjell
në këtë jetë tre breza me vdekje, jetë i thënçin! Sulmet e armikut bëheshin për
ta mbështjellë me pikëllim prindërit, atë që themi se “mbeti gjallë” me rebelimet e këtij pikëllimi, që i mbështjell
kudo, madje ia morën pas “luftës” djalin
e vetëm e të renë e tij kopilat e agresorit, të dashurën më të bukur e më të
ndjeshme, siç e bënim me këtë “urrejtje”, edhe ndaj njerëzve të
tjerë të gjallë, që paskëshin vdekur nga kopilat e atij pushteti të dhunshëm,
për të gëzuar sot “pushtet”.
“E ku ka heronj që kanë
lavdi sa janë gjallë?” – thotë personazhi kryesor, që i thërrasin “Hulumtuesi i Ri”, faqe 131”.
Pjesa
e tretë (3) ka dy rreshta, kur ky personazh e dorëzoi esenë e tij për botim,
por heronjtë i kishte lënë pa emra, e mentori i tij ia gapërroi sytë. Këta qenë
“Heronjtë
pa emër”, që i përjetonin
tmerret e luftës, por jo kurrë pushtetin. Vetëm pikëllimet e rebelimet
ishin ndaj këtyre që e gëzonin “pasluftën”.
Me urrejtje i shikonin ata që kishin dhënë çkado për luftën.
Shtrohet
pyetja: a është e mundur një gjë e tillë që të ngjyrosë realitetin e hidhur
artistik të këtyre prozave të shkurta, të cilën asnjë njeri tjetër nuk i
mendonte? Ky është një realitet i hidhur e satanik. Kjo gjë ndodhë para syve të
autorit, të cilën nuk e ka vërejtur syri ynë dhe syri lexues. Do të kishim
kaluar pa e njohur këtë realitet, të bindur verbërisht nga ata që luanin “realitetin” e Sizifit nëpër kohën tonë
e pikërisht me ne apo rrotull nesh.
Sizifi
jeton pikërisht në kohët moderne dhe tek ne!...
Tregimet e prapta të
kohës relevante
Ne
do t’i kalojmë tregimet e shkurtra, “Guri
i vuajtjes”, “Vetmia e Perëndeshës
ilire të bukurisë”, “Grimcat e
dritës”, “Si t’i përgjigjesh të
çuditshmes”, “Arkivoli i përbashkët i
jetës”, “Shtegu i yjeve”, e do të
ndalemi në tregimin “Tregimi që nuk e njeh përfundimin e tij”.
Të
mos harrojmë se kjo pjesë më e madhe e këtij libri quhet “NJË MUZE I
ÇUDITSHËM”. Ai është i çuditshëm edhe në zgjedhjen e temave. T’i kapësh të
gjitha në një shqyrtim, qoftë edhe një studim si studimi ynë, duhet të jesh i
arrirë paksa edhe si autori, e të kesh shije si ai dhe të kesh kaluar nëpër
këto sfida të jetës. Do të thoshte se do të ruash mendjen tuaj me një dozë të
mprehtë të ironisë apo satirës. Tregimi i fundit, që nuk është as poezi e as
tregim, por në mes të dy llojeve të shkrimit, poezisë dhe tregimit, e që janë
vargje të thurura, siç do t’a thoshte autori, ai nuk është i denjë në vetvete,
por për të gjitha këtyre që e vijojnë prej tregimit të parë e deri në tregimin
e fundit, e përbëjnë përgjithësisht veprën “SIZIFI PA GURIN E TIJ”, tradhtitë e
mëdha të njeriut tonë, në shekullin e mos-fitoreve.
Tregimi
që nuk e një autorin e vet, është ai tregim që thuret midis dy vetave, “Unë” e “Ti”, të të njëjtës gjini, pra dy shokë, që janë personazhet e
këtij tregimi, e jo në mes të dy të dashuruarve, mashkull e femër, përkah
gjinia, sepse një pjesë e tyre janë gra llomotitëse apo që “e rrisin numrin e njerëzimit”, që janë gra të cilat krijojnë “lumturi familjare” ( faqe 150, pjesa
dytë ) apo gra të famshme, gra të denja, gra heroike, por edhe gra të bukura
për sy, të cilat gjatë historisë na janë të njohura përmes rrëfimeve, femra me “sherr konfliktesh”, si p.sh., Helena e
Trojes ( po aty, në vijim ).
E
nisin një tregim që nuk përfundon, sepse “unë”
e “ti” janë personazhe të këtij
tregimi, dhe autorin, që nuk u përgjigjet, pa identitet, mbetet kundër
personazheve të veta, të cilat e urrejnë, sidomos “unë”, i cili është shumë i pakënaqur me te, dhe nuk e di si do të
jetë përfundimi i tyre, as me atë, që i shkaton kokëçarje, e nuk mundet as t’a
thërrasë “shkërdhatën” me telefon,
siç shprehet ai për te. ( Hyrja, faqe 148. ) Ata ngjallen e polemizojnë me
njëri-tjetrin, në përleshje me unë dhe ti, në shenjë të ndodhive të të dy
personave të së njëjtës gjini, të gjinisë mashkullore, sepse nuk dinë se cilën
femër do ta merrnin si personazhe në këtë tregim. Personazhi i dytë, me emrin “Ti”, nuk dëshiron aspak të martohet (
pjesa 2, faqe 149 ), sepse ai fantazon direkt nga historia, nga luftërat, prej
Trojës e këndej, pra është spektër artificial dhe në kuadrin e njerëzve të
kësaj ane, që simbolizohet me Sizifin, pa gurin e tij.
Ky
personazh nuk do të martohet, sepse dasma i reflektohet kryesisht si luftë, pa
bomba, pa krisma, pa tanke, por me një “ushtri
rreth e rrotull” ( po aty, e njëjta faqe ):
“Nuk dua të martohem, se
ndodh një këso tragjedie. A kushedi çfarë tragjedie e rëndë, dhe në fund ndodh
sherri, shpërthimi, kërcet Lufta e tretë botërore.” , - na përgjegjet për
vetvete Ti, që është i trilluar, faqe 150.
Përkundër
Pjesës 1, personazhi një është i
tematizuar si personazh kryesor nga aktualiteti, e “unë” e kundërshton autorin, sepse mungesa e tij reflekton
terratisjen “me spektrin e zemrës” (
pjesa 1, faqe 149 ), e cila “është një
tragjedi e rëndë, metaforë ferri”,
e vendosë që: “... më duhet vetë ta bëjë
atë tekst rrëfimi, pa autorin... Paj le të shkojë në dreç të mallkuar!”, e
ndonjëherë do ta fuste “nëpër kallëpe
observimi. Mbase autori këtij rrëfimi nuk ia vuri titullin” ( faqet
148-149). Pjesa e dytë (2) është shumë më e gjatë, me dialogë në mes të dy
personazheve, e personazhin e tretë, nga bota femërore nuk e lejon personazhi i
dytë, i shprehur me “ti”, i cili
është një shprehje e historisë me kundërshtime, pra është shprehja diakronike.
Në
të vërtetë, na tregohet se si bëhet tregimi pa autorin. Po e sjellim një pjesë
të dialogut të tyre, nga personazhi që është kundërshtar:
“Rrëfe në monolog. Më e
mira është që tregimi të mos ketë fare personazh. Kështu e kënaq botën! Vetëm,
njëfarë teksti...”
( Faqe 151. )
Shihet
se personazhi nuk i dëshiron personazhet dhe dialogun, dhe as vetë të jetë i
prezantuar në një tregim, që autori e ka braktisur të tërin, duke i mbyllur në “kallëpe obrservimi” apo i bën sallatë,
nëpër mengele të tjera.
“Më mirë zgjidhe si
personazh tëndin një njeri që është edhe Njeri i Njohur, që e luan rolin edhe
të heroit edhe të mashtruesit, edhe të idiotit edhe të njeriut që i përkulet
populli, edhe të faqeziut edhe të njeriut që paraqitet me vlera morale , edhe
të njeriut që e ka Kultin e Politikanit...” ( Po aty. )
Ndërsa
“unë”, i kundërpërgjigjet si
zakonisht, ndërsa “për autorin unë e ti
nuk ekzistojmë, por ne jemi personazhe realë” ( Faqe 152 ) :
“Atë tregim thure ti, jo
unë. Unë e kam gjetur kornizën: një grua publike, artiste, që e luan rolin e
heroinës, herën tjetër të zonjës së rëndë, pastaj shndërrohet në kurtizane, në
dashnore të politikës së kuadrove, kontrabandiste...” ( Faqet 151-152, Pjesa
e gjatë, 2. )
Në
këtë thënie duhet të analizojmë çka janë “grua
publike”, “kurtizane”, “dashnore e politikës së kuadrove” dhe “kontrabandiste”, dhe do të shohin se
figura e këtyre grave lëviz nga gruaja publike, që është grua legale edhe me të
gjitha gratë që posedojnë, të dhëna publikisht, pra edhe gra që shiten, e deri
te kontrabanda, që marrin pjesë edhe gratë rolin e tyre të veçantë. Personzhi i
sotëm, me unë, thotë më në fund:
“Ky qenka fati i këtij
tregimi, që të mos përfundojë asnjëherë!” ( Faqe 153. )
Kjo
është tragjikomedia e vërtetë që luan në diakroninë dhe sinkroninë tonë prej
miliona vetash. Tregimi ynë nuk përfundon asnjëherë, përderisa ai që luan me ne
është “Kryetari i Bashkësisë
Ndërkombëtare” e vetë Bashkësia Ndërkombëtare, të cilëve prej vitesh ua
dëshmojmë me të vërtetë se jemi një popull i vetëm në botë, i të parit djalë,
Ilirit të Polifemit, e ne na dënojnë me të padrejtë, që nuk jemi të parët e
themelimit të kësaj bote, por e lavdërojnë tradhtinë dhe gënjeshtarët e botës,
sepse priren nga Kryedemoni, e jo Zoti!
Ta
marrim edhe njëherë Sizifin. Pse na ndjekin këto mija vite të ligat më të mëdha
të botës? E vërteta thotë, ai është baba i Odiseut, Udhësit, apo Ulisit,
ndonëse vepra e madhe e mitologjisë e paraqet me lavdërime për të gjitha të
bërat që prej luftës së Trojës, të cilën nuk e dënon bota pse ai është kulmi i “Kalit të TROJES”, që shërben si
TRADHËTI, apo që vret “babain e vet”,
të cilin e quajnë “Kyklopen”
(Çiklopin), Polifemin, me banim te malet e Çikës, në Himarë, Shqipëri, në
Shpellën e Spiles/ë, në Vlorë, Shqipëri, por në këtë vepër u prihet gjërave të
kundërta për te dhe e hedhin si “grek”,
dhe e lavdërojnë pa fre, si hero,
sipas “TEOGONIA”, e Hesiodit, që ka
qenë një poet i ardhur prej Afrike dhe jo
ilir, në shekullin e 8 p.e.s., i cili na shkruan sikur e ëndërronin pikërisht
ata që janë ngriur në pushtet, “pelagonët”,
pra pellazgët, si janë krijuar Zotat dhe luftërat e tyre, me fëmijët që i hante
Urani (Babai: Qielli), të bëra nga Toka (Nëna Gea-Toka).[24]
Edhe
sot na ndjekin këmbë pas këmbe të gjitha tradhëtitë e botës mbi copat e ndara
të Shqipërisë apo nga gëlltitja e ngadalshme e tokave të vet Shqipërisë nga
armiqtë më të tmerrshëm të tokës ilire, duke e personifikuar me një proserb e
progrek kundër nesh, e vëlla me Kryetarin e Serbisë, dhe jo me Kryetarin e
Kosovës. Ai është kundër të tërë Shqipërisë, që Epirin Jugor, e cila sot quhet si Çamëria, ta mbushë
përsëri me emra shqiptarisht, e ai na e mbush Epirin Verior të Shqipërisë me
emra “greke”! A jemi në dorë të Zotit
të Madh apo jemi në dorë të kundërshtarit të tij, Kryedemonit? Ne mendojmë se
jemi në dorë të Zotit të Madh dhe vetëm atij i lutemi, në gjuhë të ndryshme.
Nuk duhet t’i lutemi zëvendësve të tij nga ata që mbahen si njerëz, sepse ashtu
po u shërbejnë paditurisht demonëve. Askush nuk ka të drejtë të zëvendësojnë
Zotin e Madh. Përvidhen si vorbull nga dredhët e vogla e deri te më e madhja.
Dredha më e madhe nëpër tokat tona të dikurshme, të cilat kanë rënë në dorë të
Elladëve të vjetër e sot quhet “Hellada”,
sepse ky emërtim përkthehet në “Greqia”.
Askush nuk e di mirëfilli domethënien e këtyre emrave. Elladët ishin një
popullatë pushtuese mbi Thesalinë dhe emri “Greqi”
nuk figuronte askund në botën e emrave para vitit 1821-1827. Pra, turpet e
Padrejtësisë na sundojnë nga Bashkësia Ndërkombëtare!
Luan
politika e shpërfilljes së kombit Iliro-shqiptar me të gjitha llojet e
shkatërrimit, për ta zhdukur nga gjeneza e popujve të botës dhe kështu t’a
shkatërrojnë edhe vetveten. “Autori”
nuk e dëshiron këtë “tregim”!
Autori
i vëtetë i këtij tregimi është shkrimtari Prend Ndue Buzhala. Vertikalja dhe horizontalja na e japin këtë
lojë.
Do
të ndalemi edhe te tregimi i shkurtër “ORA POETIKE E PUSHTETIT”. Në radhë të
parë, e planifikon këtë orë, si orë të pushtetit. Dihet. U zhgënjeva edhe vetë
nga “shpërblimet”, që vinë pa të holla,
sepse ato më nevojeteshin.
Ekscetrikja,
ajo që është jashtë reales, e nuk është qenësore, na futet në mes, në qendër,
dhe mezi na kthehet në rebelim. Një përbindësh na krijohet të periferi e na
futet në mesin e ngjarjes. Ata që përpiqen për ta zënë, me polici, me tanke e
helikopterë, edhe ata na dështojnë në fund dhe detyrohen të burgosin vetë
qendrën, sepse qendra na rebelohet. Vajza, femra, gruaja që recitonte në atë “Orë Letrare” ( pjesa 1, faqe 159 ),
bukur e përvajshëm, na kujton “POETIKA E POSTMODERNIZMIT” të Linda Hutscheon,
teoricenja më e njohur e tërë botës, profesoresha e Universitetit të Torontos
(SHBA), e cila shpjegon për rolin e eksocentrikes në historinë dhe teorinë
postmoderne:
“Eks-centrikja,
jashtë-centrikja: pashmangërisht është e idetikifikuar me qendrën (centralja)
të cilën e gjakon, por edhe e mohon. Ky është paradoks i postmodernes, kurse
personazhet e saj janë aq deviante sa do të mund të na sugjeronte kjo gjuhë e qendërzimit...” [25]
Dallimi
i pa evituar në mes të eks-centrikes dhe cetrikës, që luan rolin e një personi
të gjinisë femërore, apo një vajzë të bukur, që ia reciton “Poezinë Kushtuar Përbindëshit” ( faqe 161 ), mu ashtu si i duhet “Përbindëshit”, NJË, në vend të
shumicës, pra eks-centikës, ai bëhet i padënuar dhe i dënon ata që ishin në
qendër (të gjithë njerëzit!).
“... piktorët
postmodernistë, skulptorët, videoartistët, romancierët, poetët, krijuesit
filmikë u bashkohen arkitektëve për të rrënuar hierarkitë e artit lartë/të
ultë, që më herët ka ekzistuar, duke sulmuar, në një anë, qendërzimin e artit
të lartë nga ana e interesit akademik dhe, në anën tjetër, homogjenitetin e
kulturës së konsumit, e cila përshtat dhe me ndihmën e e neuteralizimit, bën
çdo gjë të duket e arritshme...” [26]
Sadoqë
në një pjesë të thënieve të së kaluarës shkrimore dhe të spektrit të gjerë të
veprave të shumta krijuese nuk na përshtatet në rastin konkret, por qendërzimi
i periferisë kulturore, që janë si të parëndësishme, na i sjell ata në qendër
të rrotullimeve shoqërore vetëm për të kënaqur veten në orën e konsumit
politik, e jo masën e gjerë, na del nga ky tregim.
Fjalët
poetike e zbutën këtë përbindësh, të krijuar nga ata të politikës dhe nga
njerëzit. Atyre u nevojitej një përbindësh i tillë, sidomos ndaj të pabindurve,
siç na thotë autori në faqet 158-159.
“Fjalët poetike e
zbutën. E rikthyen Përbindëshin në qenie normale. Ishte e lehtë për forcat e
rendit ta kapnin e ta lidhnin në zingjirë.” ( Faqe 159. )
Kjo
ishte një orë me detyrim, një orë e mallkuar letrare, në poezinë që kushtohej
vetë Përbindëshit, sepse poetët e
vërtetë u rebeluan. Të gjithë po burgoseshin. “Vallen e Çmendur të Shkatërrimit” ( pjesa 3, faqe 161 ) po “e loznin” pjesa dërmuese. “As arti më nuk ndihmonte.” – thotë autori,
në fund.
Një
tjetër, për ta sqaruar “gurin” e
mallkuar të Sizift, që nuk dënohej aty e që ishim ne, shqiptarët, nipat e
Sizifit, na vjen tregimi “Neveritorja”.
“Mos u hidhëro.” – thotë personazhi i
këtij tregimi, që është në veten e parë. “Ky
tregim i shëmtuar nuk ka të bëjë me ty. Gjërat e neveritshme nuk do t’i rrëfej
këtu, përballë teje. Këto do t’i shënoj përballë një realiteti të neveritshëm,
në neveritore. Pikërisht: nga fjala neveri
po e krijojmë fjalën n e v e r i t o r e.”
( Faqe 165. )
Personazhi
i këtij tregimi të neveritshëm u drejtohet të gjithë atyre që do ta lexojnë
këtë vepër me një fjalë të re, që e kemi të theksuar. Si të gjitha personazhet,
që janë me pak fjalë, duhet të vlerësojnë lexuesit. Edhe këtë personazh, që
është person i neverituar nga të gjitha gjërat që i thotë dhe është i ditur, me
fjalën e vet të re: neveritore. E vlerëson aktualitetin me plotë neveri. Nuk i
projekton dëshirat e ëndërrat e veta, edhe as aktorët e vërtetë të paraskenës,
por reagon me ankth, me trishtim, me alarm:
“Ky tregim nuk e ka
asnjë cilësi të mirë, asnjë personazh që ia vlen të jetë dinjitoz, asnjë njeri
karakter. Asnjë kallëzim që dhuron shpresë. Kështu më doli përpara një aktor që
shkruan edhe letërsi, që po grindej me një mik të tijin.” ( Faqet 165-166, Pesa
1. )
Personazhet
e këtij tregimi na janë tre veta: 1) rrëfyesi, në vetën e parë; 2) Artisti, që
shkruan edhe letërsi apo poezi dhe e shpalli veten “të çmendur”; 3) miku i të çendurit, që kishte dashuruar e lënë me
barrë vajzën e pronarit të banesës së tij, që ishte hafije, politikan e
profesor, e ky i kundërvihet aktorit-poetit apo hiçgjësë, të tregimit satirik “Neveritores”.
Rrefyesi
i zhgënjyer deri në atë masë të ironisë e të satirës së këtij tregimi, me atë
emër neveritor, i le të grinden në mes tyre “tërë
natën” apo në tërë pjesën 1, deri në faqen 169, dhe i shprehin fjalët më të
neveritshme, sa fëmijët i quan se janë kriminelë të lindur dhe nënat e tyre që
janë kurva.
Rrëfyesi
e përshkruan kështu personazhin e dytë, “aktorin-poet”:
“Këtij lumëmadhi i
pëlqejnë fekaljet. Me to ndërtohet realiteti, thotë. Krejt njerëzit janë
idiotë, krejt realiteti është idiotesk, vazhdon më tutje. Krejt shtetet e krejt
kombet janë fekalje sociale.” ( Faqe 166. )
Ndërsa
personazhi i tretë, “miku i tij”, del
nëpër polemika se është kundërshtia e tij në të njëtën prerje apo në të njëtë
anë, pra të “neveritores”. Të
shikojmë polemikat e tij me personazhin e dytë dhe përshkrimin që ia bën “rrëfyesi”, ai është pika tjetër e të
njëjtës drejtëz. Ndër të tjera, ai na thotë:
“Po, po e shoh. Vërtetë
ti je mishërim i asaj turme pa tru që i pëlqejnë skandalet, e neveritshmja,
faqja e zezë, lajmet nga kronika e zezë se si djali e vret nënën dhe motrën,
mësuesi e dhunon nxënësen e vet, apo politikani blen shpirta njerëzish për t’i
paguar për vrasje, krim financiar e ekonomik apo për krim politik. E mora vesh
se nuk të pëlqen as e bukura, as e vërteta në anën e ndritshme të saj. Nuk je i
përkushtuar me vullnetin për të vërteten e lirisë, dhe si duhet të shërohen
këto fatkeqësi.”
( Faqe 167. )
Një
masë jo e vogël e këtyre njerëzve që duhet të gjykojnë tërësisht siç na e pohon
personazhi i tretë, sepse edhe vet luan në të njëjtën platformë të veprës, pa
autorin e vërtetë Prend Buzhala apo mikun e tij, luftëtar i dhënë për çështjen
e madhe kombëtare të pazgjidhur aspak, por të përfolur shumë, sikur paska
pjesëtar të tjerë, e ata janë harruar dhe madje as që i zë asnjeri nëpër gojë,
në poli(a)tikën e të gjitha trevave shqiptare, e as në këto tregime
domethënëse, por kontrapersonazhet janë të tjera, që luajnë në skenë, në të
njëjtën vijë segmenti, sikurse e dëshirojnë aktorët e kësaj drame shqiptares
nga prapaskena. Personazhi negativ, që është “poet e aktor”, që luan gjëra në mënyrë artistike, e flet me
tipikisht neveritshëm, në një formë të ultë:
“Shihni zemrat e
njerëzve: janë të mbushura me mëkate. Botën po e ndezim me ato mëkate. Punë e
madhe. Unë do t’i shkoj deri në fund kësaj bezdie me mëkatin. Po e përgëdhel,
po bisedoj me të, sepse po mi rrëfen ato jashtëqitje të karakterit njerëzor.” ( Faqe 168. )
E
shihni sa direkt është “aktori që shkruan
letërsi” ( faqe 169 ), i cili ka dëshirë që edhe të tjerët të shkojnë në
ferr, në qoftë se i përmbahen këtyre lojërave të prapaskenës, nga e cila dhe e
tërë vepra na del se ferri i Sizifit është në kohën tonë, si pjesë e të
dënuarve të tij. Në pjesën 2, që është pjesa e tretë, duke e logaritur edhe
hyrjen, na e përshkruan një fije të karakterit të tretë, që e përthekon anën
tjetër të “Neveritores” sonë:
“Ishte student, kur e
kishte dashuruar vajzën e pronarit të banesës së tij. Pronari ishte politikan i
dikurshëm i regjimeve të kaluara. Politikan, hafije dhe profesor. Për shkak që
nuk dëshironte vajzën e tij ta merrte një njeri i egër nga katundi, ai që
kishte degdisur vajzën e tij në spital. Vajza qe dhënë as ilaçeve. Kishte
abortuar foshnjën (d.m.th.,
e personazhit të tretë!). Ia kishin vrarë
dashurinë në bark (e ku ka më keq se sa kjo gjë!)... Pasi abortoi foshnjën e vdekur, edhe vajza vdiq, pas konsumimit të
ilaqeve. Por skandalizimit të tij i erdhi kulmi, kur I Pari i Shtetit i dha
Medalje kësaj figure të pështirosur për “merita profesionale dhe atdhetare.”
( Faqet 169-170. )
A
ka më të ligë apo sarkazmë tjetër të pështirosur se sa kur udhëheqësi ynë i
parë t’ia ndajë atij këtë farë “medalje”,
për “merita profesionale dhe atdhetare”,
i cili kishte qenë “hafije” dhe
pushtetar i pushtetit të kaluar, por profesor në këtë “pushtet”, i ri e me rrënjë
të vjetra, i cili e kishte dërguar në vdekje vazjën me gjithë foshjnën e
mbytur në bark! Jo, nuk ka!
Në
anën tjetër, duke jetuar edhe në Zvicër, e njoh prej ilirishtes fjalën “Kanton”, prej “Katund”, madje edhe prej vendit ku kam lindur. Në Gjakovë, kjo
shtresë e politikanëve të pushtetit serbo-jugo-sllav e denigronte popullatën “katundare”, me fjalën e vërtetë të
ilirishtes së vjetër, që Katundi është më i gjerë se sa Fshati dhe ia sillte të
gjitha të mirat e gojës qytetarëve, por nuk i denigronte ata. Katundarët kishin
zemër të pastër e nuk ishin të vjedhur me shpirt nga pushteti. Me vuajtje të
mëdha, i mbaheshin më larg pushtetit.
Personazhi
i tretë na thotë, nga fjalët tona popullore:
“Gjërat (ashtu si
paratë) i kanë dy anë të medaljes: të mirën dhe të keqen. Varet se në cilën anë
vepron dhe cilën anë e përdor. Po të mori përpara ky digjitalizim, ai të shpie
ku ti nuk e sheh më botën.” ( Faqet 170-171. )
Kjo
gjë është e mirë po të mos i kishin skenën të të cilën e luanin. Janë të së
njëjtës faqe, pa autorin. Janë personazhe negative, deri në sarkazmë. Sarkazma
është e vërtetë, por nuk kuptohet mirë çka do “digjitalizmi” këtu.
Të
gjitha, çka shkruhen, çka fliten, çka bëhen, edhe pse nuk e dimë këtë punë të
madhe, në shkolla prej parashkollorëve e deri te gjyqet më larta po
digjitalizohen, po futen në shërbimet digjitale, sikur ato ruhen diku, por ato
shikohen nga disa njerëz që i dinë rrugët më të veçanta që shikohen e vidhen
informatat tona më të rëndësishme. Janë kasta digjitale botërore, e ne nuk e
keni parë as në ëndërr këtë punë të madhe me ne.
Jemi
digjitalizuar! Pra, jemi aty e na zhbllokohen ata që nuk ia bëjnë “amin” kësaj çështje, e nuk duken apo
fare nuk shihen. Autori thotë: kur
futesh në digjitalizim, nuk e sheh botën! Ne nuk jemi më ata që duhet të
ishim! Aspak nuk është në rend të parë që na kanë përfshirë ndërkombëtarët e
botës dhe të Europës, të cilët dihet se janë të rekrutuar sipas ndarjes së
Kongresit të Berlinit e të Parisit, me armiqtë tanë më të mëdhenj!
Nuk
po e them gjë tjetër. As autori Prend N. Buzhala. Pjesa 3, ka vetëm një rresht:
“Aktori që shkruan edhe letërsi, tashmë e
në skenë po e luante Lojën me të Bukur të Vetvetes”. ( Faqe 171. )
Ai
është aktor në skenë. Të tjerët, nuk duken a janë vërtetë të gjallë dhe a janë
të vdekur e kush janë. Çdo skenë udhëhiqet nga prapaskena, çfarë e shikon
populli, që ka ardhur në teatrin e jetës.
Loja është lojë e neverisë. Tani po i shikojmë edhe dy pjesët e vogla e
përcjellëse: “Fjalët që mungojnë” dhe
vargjet përmbyllëse “Një muze i
çuditshëm”.
Në
tregimin e shkurtër, “Fjalët që mungojnë”,
janë fjalët e dashurisë që mungon. Ne jemi njerëz, të lindur nga dashuria.
Kjo
gjë nuk duhet të na mungojë. Fundi i këtij tregimi është i kundërt me të
vërtetën: vajza, e bukur si engjëlli, të dashuruar jo në njerëz të dashurisë,
por në vargjet e saj, që recitojnë vetveten, të cilat ishin si ishte ajo vetë,
lozonjare, por e lehtë si flutur, që ia bjerrnin fletët e shkruara për vete e
jo për dashuri në një njeri, mu ashtu siç qe frymëmarrje e saj, më në fund e
dërguan aq larg nga vetvetja, sa vargjet t’ia mësonte djaloshi që e dashuronte,
së bashku me çdo gjë që ajo e recitonte, pra vargjet, derisa t’i plasë zemra,
nga kriza e zemrës së tij, dhe kaloi për operacion të zemrës në spitale me
vargjet e saj nëpër gojë:
“Vajzës i munguan Fjalët
e tij
(ato fjalë që ia tha gjatë atyre çasteve të dashurisë së jetës së vet!) në ato çaste mungese. Ndjeu trishtimin e
zemrës së saj.” ( Faqe 176. )
Është
një pikëpyetje e madhe! Të gjithë njerëzit na lindin nga dashuria e prindërve,
e ata, në vend se ta duan jetën, i dashurojnë ato që i lindin vetë dhe që e lardërojnë
atë, në vend se të zbresin në linjën natyrore të dashurisë. Jeta ua vjedh
papritmas atyre në jetë edhe dashurinë. Trishtimin e zemrës e ndjejnë atëherë
kur njeriun që e do të tërën ka humbur, me të gjithë krijimet e saj, pra
poezinë, që është art i fjalës, e jo për vetvete, po për jetën.
Dashuria
ka lindur për njerëzit e jo për vetveten, pra në mes të gjinive të kundërta, e
burrit në femër dhe anasjelltas, mu përskaj vdekjes. Duhet që ta ndijnë
dhembjen nga njerëzit kur janë gjallë, e kot kur janë të vdekur. Aq më pak nuk
duhet të dashurojnë vetveten, sepse kjo gjë do të na hakmerret!
Në
një “Tregim me pak fjalë /Një muze i
çduditshëm” është tregimi i fundit i përmbledhjes. Është tregim i
çuditshëm, si muzeu i njerëzimit, as vargje poetike dhe as prozë poetike, por
vargje sikur ato të tjerat, e nuk mund të quhet poezi apo prozë, por i përzier
nga të dyja. Ato janë rreshta. Kështu është vetë jeta në këtë terren të jetës,
që kalon mbi apo nën atë. Në të shumtën e tregimeve, janë vargjet apo rreshtat të
kusyera. Edhe këtu.
Bisedojnë
dy miq. Në të tjerat ka më tepër. Njëri, kishte menduar që të bëjë një muzeum
për viktimat e njerëzve të zënë në prita të fshehta. Zihen kudo, nëpër skuta të
fshehta, por kryesisht te shqiptarët. Ai i zinte pritat që i zbraznin aq shumë
fishekë, e ai detyrohej që t’i mblidhte këto gëzhoja, sepse ishte bërë një
gjysmë shekulli që i kishin zbrazur aq fishekë plumbash, sa për një muze i
nevojiteshin. Dikur filloi të mblidhte thika:
“Edhe këto po i mbledh
sa herë miqtë e armiqtë
mi ngulin në gjoks a pas
shpine
kur flas a nuk flas
kur qëndroj ulur a kur
lëviz.
Më shumë heq me të
padukshmet
që po mi ngulin në zemër
kur bëjnë dëshmi të
rreme
a kur shpifin
pabesisht...”
(
Faqe 177-178. )
Kjo
ma kujton vetveten. Librin “THIKAT E MLLEFIT” e shkrova, por nuk botohet ende,
i kryer dhe i gatshëm. “Rrotullimi i
vdekjeve” është po ashtu në kopertinë. Presim donatorët për botim, por ata
heshtin dhe u janë dhënë vetëm çështjeve të tjera, sepse nuk shohin më tepër se
fetë dhe nuk e duan atë njeri i cili flet realisht, sinqerisht, pa lajka,
artistikisht.
“Muzeu i tij u bë me
shumë dhoma e paradhoma:
secila thikë e kishte
biografinë e shkruar
të një njeriu
dhe secili plumb ishte i
ngjyrosur me gjak
e kishte një dëshmi
përbri
për kohët e vrara në
leqe.”
(
Faqe 178. )
I
tillë është para meje, Prend Ndue
Buzhala. Sikur të takoja njeriun para meje, me mustaqe e me sy të drejtuar
kah natyra e gjelbërt, mu ashtu si gjyshërit tanë, e kah Qielli Blu, që t’u ikë
plumbave apo thikave të jetës, sepse jeta jonë është jetë e përkohshme, e
provave, e vuajtjeve, e kurthave, nëpër prita, e shpërthimit të thikave apo
plumbave të fshehta, të zjarrit të zgjuar. Përpiqemi që ta mbyllim këtë jetë më
përpara se na ka thënë kur u lindëm nga Zoti i Madh e Fuqiplotë, se do të
takojmë “x” njerëz të ligj pranë vetes. Ky është një muze i çuditshëm me ato që
nuk na i do zemra ynë!...
Simbolika e trefishtë e
metaforës ferriane
Të
folurit e stolisur është përmes figurave artistike të fjalëve të ndërtuara
nëpër stolitë artistike apo tropeve artistike, të cilat, ndonjëherë e
ngërthejnë realitetin midis dukurive dhe gjërave të përditshme, të rrotulluara
në formë të përsosur të artit të fjalës. Na vendosen raporte midis gjërave,
gjësendeve, dukurive të jetës së përditshme në kuptimin metaforikë.
Duke
e lexuar këtë vepër haset një figurë e
ironisë, e shpërfillur deri në
shprehjen sarkazëm: “metaforë ferri”
( faqe 149 ).
Nuk
po e shqyrtojmë nga aspekti gjuhësor, por nga aspekti ideor. Ferri është në këtë jetë, tek ne. Ajo është një metaforë
simbolike e ferrit të mirëfilltë, kur njeriu nuk ka më poshtë se ku të shkojë.
Cilët janë një shkak që jeta jonë duket mirëfilli si një metaforë e këtij
ferri, nuk po ndalemi. Nga ideologjitë fetare e kërkojmë diku tjetër ferrin dhe
dhe nuk e dimë se ai është edhe në kohën tonë, duke e përsëritur biliona e
biliona herë. I lutemi çdo ditë, atë ditë kur të shkatërrohet tërë bota jonë,
tërë globusi ynë, kur hargjohet Dielli, e besimtarët e verbët nuk mendojnë se
Dita e Gjykimit nuk vie asnjëherë. Kur toka nuk ekziston nuk ndodhë asgjë.
Prend Ndue Buzhala me këto tregime na
thotë se jetojmë nëpër metaforat e ferrit, me dashje apo pa dashje, dhe trupi
ynë kur del shpirti e shkon në “Qiellin
Blu”, në Botën e Qiellit, mbetet në tokën tonë, që është sikur ferri.
Në
mitet sizifianë, guri i tij, sa vie të arrijë në kodër, i rrokulliset prapë në
fillim, dhe fillon loja jonë, me atë gur të mundimshëm. Në veprën e tregimeve „Sizifi pa gurin e tij“, na jepet në tri
cikle, me tre domethënie.
Kjo
vepër, me ironinë e saj të vërtetë, na e shpjegon simbolikisht jetën tonë, e
cila është një ferr i përkryer i botës sonë të përkohshme:
-Miti dhe vuajtjet e
tërë jetës së Sizifit do të na përcjellin gjithmonë në të gjithë jetë tonë,
edhe pa gurin e tij, sepse jemi bijtë e tij;
-Përderia sa e rrokin „Unin“ përpara çështjeve të përgjithshme
që presin të jenë pa zgjidhje, jemi pjesë indivduale e tyre dhe individualisht
jemi të dënuar që të dështojmë, edhe para mësimit;
-Ironia e çështjes sonë
të madhe, pa u vënë aspak çështja e jonë në spektrin e zgjidhjeve, është
mallkimi që po na përcjellë gjithmonë.
Lidhja
e rreshtimit të ngjarjeve simbolike vjen mjaft shkurtë, me të gjithë
prioritetin e mirëfilltë artistik. Nuk ka mundësi të lihen më të shkurta këto
tregime artistike, të çliruara nga detajet që mund të mendohen nga lexuesit e
kësaj vepre, edhe duke udhëtuar me ndonjë mjet të qarkullimit, si p.sh. tren
apo edhe autobus. Libri është më i vogël se librat e tjerë. Këtë vepër do ta
vendosnim edhe në ndonjë xhep të rrobave tona.
Tregimet
janë aq të gjata sa vepra i do për të qenë ato, as më pak dhe as më tepër. “Poetika” e Aristotelit, “BUZUKU”,
Prishtinë, 1998, po e marrim edhe njëherë në këtë pjesë, pjesa VII, “Gjatësia e fabulës”,[27]
edhe pse është e shkuar atëherë për dramën e tragjedinë. Ajo “është një imitim i një veprimi të përkryer
e te tërë, me një madhësi të caktuar...” [28]
Prozat
e shkurtra të Prend Ndue Buzhalës janë aq sa duhet që të jenë ato. Kanë nga një
fillin apo hyrje, të shkurtë apo pak më të gjatë, sa e jep ajo temë e prozës,
pa i numëruar. Ato janë hyrja në atë temë, pra dyert për t’u futur në fabulën
artistike të prozës së shkurtër.
“Fabulat, pra, që mund
te jenë të thurura mirë, nuk duhet të nisin as të mbarojnë ku mundin, por të
rregullohen sipas formave...” [29]
Çdo
detaj na rregullohet në këto proza të shkurta me rëndësi artistike. Nuk ka
përshkrime të karaktereve, nuk ka humbje të letrës për ato gjëra që do të mund
të merren me mend prej lexuesve të mirë, e kanë një madhësi të caktur, që mund
të mbahen në mendje, i cili na flet apo bëhet fjalë për të me gjërat më tipike
dhe artistike, pra fjalës së rregulluar
artistikisht.
“Çdo gjë e bukur, qoftë
qenie e gjallë ose çdo send tjetër, formohet prej disa elementesh (për rastin tonë, prej
atyre elementeve që duhet të thuhen!), duhet
që këto jo vetëm të jenë të radhitura mirë, por të kenë edhe madhësi të caktuar
dhe jo sidokudo; se rreshtimi dhe madhësia janë ato që e shquajnë gjënë e bukur
(në këto proza të shkurta, gjënë tipike e artistike!)” [30]
Ferrin
apo jetën tonë, me gur apo pa gur të Sizifit, do ta kalojnë. Me siguri kjo
është e thënë gjatë, por pak nga ajo që do të mund të kishim thënë...
Pranverë
2024
[1] Prend Buzhala, „Pesëdhjetë oratorio për fjalët e hirshme“, Poezi, SHB „LENA“, Prishtinë, 2024.
[2] Gerold Dommermuth-Gudrich, “Mitet më të famshmet e lashtësisë”, nga Spektër, e ndihmuar nga “SHEKULLI”, Botimet “Max”, Tiranë, 2006, faqe 254.
[3] Shikonie letrën e Ministrit të Departementit Konfederal për Çështje të Jashtme të Zvicrës, Flavio Coti, të drejtuar te unë, Kryetar i UNIKOMB-it (PUKSH-së së bashkuar: Shqipëri, Kosovë e Diasporë), botuar në origjinal te vepra „Mergata shqiptare e Zvicrës dhe roli (ndërkombëtar) i saj“, „Brezi ´81“Prishtinë, 2011, faqe 195-197.
[4] Ceket kjo gjë në veprën „Autobiografia ime, I e II“, kur të vjen koha për ta thënë.
[5] http://www.revistapsikologji.com/te-jesh-apo-te-mos-jesh-kjo-eshte-ceshtja-monologu-dhe-shpjegimi-i-hamletit-reflektim-mbi-ekzistencen-tone-dhe-dilemat-me-te-cilat-perballemi/.
[6] Në këtë artikull, të revistës së psikologjisë, në internet
[7] Shikoni librin historik të Shefki Ollomonit, „Leka i Madh (Aleksadri i Maqedonisë)/rrënjët e vërteta“, SHB „SHKUPI“, Shkup, 2015, faqe 54.
[8] Po aty, faqe 65.
[9] Po aty, faqe 54.
[10] Shikoni veprën e Nathalie Piégay-Gros, „Poetika e interteksualitetit“, të përkthyer shqip nga Urim Nerguti, botuar nga „Parnas“, Prishtinë, 2011, faqe 74.
[11] Shikoni botimin e dytë te njëjtes teori, Rene Uellek, Ostin Uoren, „Teoria e letërsisë“, të përkthyer nga Abdurahim Myftari, SHBE (Shtëpia Botuese Enciklopedike), Tiranë, 1993, faqe 225.
[12] “Fjalori i kritikës moderne“, përgatitur për botim nga Durim Taçe, Botimet TOENA, Tiranë, 2000, faqe 309.
[13] Katër libra janë të mitologjive të mëdha ndërkombëtare, e këto janë: 1) “Das grosse buch der Mythologie”, me bashkautorë të njohur të botës, e botuar nga C. Scott Lttlenton, Christian Verlag, München, 2003; 2) Wilhelm Vollmer, „Wörterbuch der Mythologie“, Area, Köln, 2004; 3) Gerold Dommermuth-Gudrich, „Mitet më të famshmet e lashtësisë“, Botimet Max, në mbështetjet e gazetës „SHEKULLI“, përkthyer nga Nasi Lera, Spektër, Tiranë, 2006.
[14] Shikoni veprën e Gerold Dommermuth-Gudrich, „Mitet më të famshme të lashtësisë“, poshtë, faqe 257.
[15] E njëjta vepër, faqe 256, poshtë.
[16] Po arty, e njëjta faqe.
[17] Shikojini faqet 254 dhe 255, të së njëjtës vepër.
[18] Shikoni veprën e dytë, nga Wilhelm Vollmer, „Wörterbuch der Mythologie“, Area, Köln, 2004, faqe 642.
[19] Shikoni po deshët “Das grosse buch der Mythologie”, me bashkautorë të njohur të botës, e botuar nga C. Scott Lttlenton, Christian Verlag, München, 2003, faqe 160.
[20] Leo Kreutzer, nga vepra e tij, “Literatur und Entwicklung/Studien zu einer Literatur der Ungleichzeitigkeit” (“Letërsia dhe zhvillimi/studimet mbi një letërsi jo të njëkohshme”), Literaturwissenschaft, Fischer, Frankfurt am Main, 1989, faqe 17.
[21] Zejnullah Rrahmani, „Teoria e letërsisë/Botim i dytë i plotësuar“, Faik Konica, Prishtinë, 2008, faqe 407.
[22] „Fjalor i kritikës moderne“, përgatitur nga Durim Taçe, Botimet Toena, Tiranë, 2000, faqe 134.
[23] Po në atë vepër, faqet 134-135.
[24] Shikoni veprën e madhe, “Das grosse Buch der Mythologie”, me bashkautorë të njohur të botës, e botuar nga C. Scott Lttlenton, Christian Verlag, München, 2003, në faqet 228 deri 238, por e citoj faqen 231.
[25] Shikoni Linda Hutschon, „Poetika e postmodernizmit/Historia, Teoria, Fiksioni“, SHB „OM“, Prishtinë, 2013, faqe 92.
[26] E njëjta vepër, faqet 92-93.
[27] Aristoteli, „Poetika“, Ndërmarrja Botuese „Gjon Buzuku“, Prishtinë, 1998, faqet 67 deri në 69.
[28] Po aty, kjo vepër, faqe 67.
[29] E njëjta faqe, në fund.
[30] Faqe 68.