Kulturë
Eda Agaj Zhiti: Fëmija me violinë në burgun famëkeq të Spaçit
E hene, 03.06.2024, 07:54 PM
FËMIJA ME VIOLINË
NË
BURGUN FAMËKEQ TË SPAÇIT…
KUR
VUAJTJA NJERËZORE DHE
PËRNDJEKJA
SHNDRROHEN NË ART
Nga
Eda Agaj Zhiti
U
preka shumë këtë mëngjes, kur në WhatsApp tim gjeta videon e këtij vogëlushi qê
luan në violinë.
Vendi:
burgu i Spaçit.
Në njërën nga fjetoret e të burgosurve të dikurshëm. Përfytyroj aty Visarin tim, bashkëvuajtës plot, të njohur e të panjohur të tjerë, klerikë, martirët e Kishës shqiptare etj, e zemra më mbushet, veç lotëve dhe me mirënjohje për qëndresën e tyre. Fjalët e Atë Anton Harapit më trondisin:
“Çdo
ndërtese i vehen themelet në dhe. Edhe në vorr, prandej, në hijshim, duhet të
jemi gurët e themelit të njaj binaje, të cilën e quejmë Shqipni.”
Ishin
vetë të burgosurit që na mêsuan se si vuajtjen e madhe, persekutimin, dhunën,
të keqen etj, e kthyen në përvojë të atdheut dhe në art, në poezi e romane,
drama e pikturë e këngë. Sa shumë poezi nxori Visari nga burgu, tani ato po
kthehen atje, recitohen dhe këndohen…
Dhe
tani ky vogëlush shkon me violinën e tij dhe luan në dhomat bosh të burgut të
dikurshëm, sfidon çdo burg e diktaturë. Mësuesja e tij e violinës, Mira Peku,
na thotë se ështe nga Durrësi, Doen Shyti, djali i një studiuese dhe kritike të
letërsisë në Universitetin e Durrësit - Marisa Kërbizi, por ai, - më thotë
Visari, - është dëmshpërbimi i Shqipërisë.
Dëgjojeni! Shpresa ka…
https://www.facebook.com/100012084017131/videos/3557327601246677/