Kulturë
Blerim Rrecaj: Udhë-ura
E hene, 03.06.2024, 07:42 PM
Blerim Rrecaj
Udhë-ura
Sa
do të doja
Sa
do më pëlqente
Që
ju kur të më kërkoni
Ta
dini se ku jam e të vini
Nëpër
udhën-urë të kombit
T’i
shikojmë bjeshkët krenare
Që
nisin valle me shami
Ato
ia thonë bashkë me ne
Një
këngë bashkimi
Për
ty Shqipëri
Hesht e buzëqesh
S’di
çfarë bëj e veten e pyes
Si
ndonjëherë tjetër
Fragmente
heshtjesh ulërinë
Si
zhurmë automjetesh
S’di
çfarë bëj veten e pyes
Si
diku e dikur
Fragmente
heshtjesh ulërinë
Si
valë të rrëmbyeshme nën urë
S’di
çfarë bëj veten e pyes
Urtë
a me qortim
Fragmente
heshtjesh ulërinë
Si
trumcakë cicërinë
S’di
çfarë të bëj veten e pyes
Me
të mirë a më të keq
Fragmente
heshtjesh ulërinë
Siç
vërshëllen kjo erë
S’di
çfarë bëj veten e pyes
Zëulët
a me poterë
Fragmente
heshtjesh seç buçasin
Si
zë gjinkallash përnjëherë
S’di
çfarë të bëj veten e pyes
Pse
nuk e lë tash këtë lojë
Fragmente
heshtjesh ulërinë
Si
faqe libri që presin t’i shfletoj
S’di
çfarë bëj veten e pyes
Në
këtë ditë të përhimtë qershori
Fragmente
heshtjesh ulërinë
Me
të qeshura prej humori