Kulturë
Albert Habazaj: Saranda magjike
E merkure, 29.05.2024, 07:23 PM
Poetët
nderojnë të paharruarit e penës Bardhyl Maliqi dhe Alush Avduli
SARANDA
MAGJIKE
Albert HABAZAJ
I
Si kosherja që pret bletët
Saranda po pret poetët...
Saranda
si princeshë deti ndrit
Ajo
na jep dritë, ne i japim shpirt.
Saranda,
zogjtë e penës dhe deti
Mirësi
bukurisht e kaltër poeti,
O
Princeshë me bekim Perëndie
Mbushna
dhe një krikëll me birrë dëlirësie!
II
Saranda
magjike, çerdhe me poezi,
Na
pret ne, të thjeshtët si të jemi male,
Marrim
dhe japim dritë me mirësi
Të
ngrohtë, të shijshme si bukëvale.
Perlat
e shpirtit, margaritarët e detit
Fryma
e bekuar shqipe e Naimit,
Me
mirënjohje mbushin vargjet e poetit
Për
Bilal Xhaferin, për Hasan Tahsinin.
Çfarë
na fale ti a ç' magji na bëre
Princeshë
krenare, që këndon me gaz,
Moj
e bukura Sarandë zemërgjere
Ne
u larguam e na mbeti koka pas...
Sarandë, 24-26 maj 2024