Kulturë
Blerim Rrecaj: Dy ndodhi me pak mahi në Dardani
E shtune, 25.05.2024, 07:53 PM
DY NDODHI ME PAK MAHI NË DARDANI
Nga
Blerim Rrecaj
Mbledhia për hapjen e
një televizioni të ri
Iu
u kujtua një ngjarje e një dite, e ca viteve më parë. Vëri buzën në gaz. Sikur
donte ta ndizte një buzëqeshte. E qeshi edhe me zë. Pastaj u bë seroiz. Dhe
ngaredi. Kah? Nga ngjarja e lartpërmendur. Dikur duke ecur, hapa duke hedhur, e
mezi duke e gjetur, atë dhomë, atë klasë mësimi, atë amfiteatër siç e quajti
dikush, që ndodhet mbrenda një objekti, që me sa duket ishte i Fakultetit të
Bujqësisë. Po, pse, u ndodh(ën) këtu? Oh, bre, pas një njoftimi të parë diku,
për hapjen e një televizioni të ri. Më kë ishte? Me një mik-bashkudhëtar. Iu
kishte rënë që të merrnin pjesë edhe në disa mbledhi të tilla, nëpër zyre
redaksishë, por edhe në ambientin e Bibliotekës Kombëtare, ku për shkak të
numrit të madh të pjesëmarrësve, bile kishte raste që numri i madh i konkurruesve
nfaheshin në dy grupe, njëri duhej të priste derisa t'i lirohej radha. Të
kthehemi tash te këta reshta, të kësaj ndodhie. Të këti para-testi, nëse bën të
shprehemi kështu. E dikur, e gjetën
objektin, hyjnë brenda në klasë, kur çka me pa, sikurse edhe disa herë tjera,
qoftë kur ishin pjesëmarrës, qoftë në ndonjë test me shkrim a me gojë, sallë e
mbushur përplot. Por për çka kishin ardhur sot? Për një prezantim, ku kjo
kompani biznesi, që njihet si e fuqishme financiarisht, me anë të një prezantuesje shfaqte ambiciet e
saj edhe në fushën mediale. Mirë, u ulën e zunë vend, pasi ishin vonuar, si
dikur në ndonjë orë pasi kishte filluar mësimi, dhe radha tash ishte për të
dëgjuar se për çka po bëhej fjalë. Fjalë të ditura e të njohura, se kompania biznesore,
televizionin e saj, që ka kohë që transmeton veç muzikë, po synon ta pasuroj me
programe lajmesh, e emisione turlifare, për ta nxjerrë këtë popull sa më në
dritë. Plus kësaj synon jo vetëm të jetë konkurrente me televizionet aktuale që
janë aq të shumta, e aq lënë për të dëshiruar,
por pse jo edhe të dalë përmbi to, e të bëhet prijatare. Pas fjalës
mjaft të gjatë e në një ambient me mjaft zagushi, erdhi dhe koha e pyetjeve, a
më mirë më thënë e bashkëbisedimit. E kjo sadopak do ta thyente monotoninë që
sa vinte e shtohej.
-Si
mund të kontriboj unë, tha njëra nga pjesëmarrëset, nëse do më ftoni të punoj?
-Po,
ne të themi ty dhe të pranishmëve këtu, se nëse keni ide për ndonjë
emision, program,
ose
farë skene programore, na dërgoni në email, pastaj ne si staf do e shohim e do
e shqyrtojmë, mori përgjigjen, e pastaj do hapim dhe një konkurs, ku do ftohen
konkurruesit, tha prezantuesja.
Një
djalë, që ishte ulur kah mesi i klasës, u interesua se nëse, idetë që do t'i
dërgoj, si do t'i mbrohen e të mos i keqpërdoren, dhe u ul për të pritur
përgjigjjen. Dhe ajo erdhi pas pak me fjakët, se kjo bëhet me mirëbesim e
mirëkuptim. E dikush seç pëshpëriti, shokut që kishte pranë, po, po, gazetaria
bazohet në besim, por ka kohë që ky besim bukur fort është lëkundur, sidomos në
këtë fushë kaq komplekse.
Kështu
që vazhdonte bashkëbisedimi ose i ashtuquajturi interaktivitet, ku më i qartë e
ku në i paqartë. Më në fund u ngrit njëri, një burrë mes të gjashtëdhjetave e
shtatëdhjetave, me syze, me mjekër të lubardhme.
-Kam
punuar në ish TVP-në e dikurshme, tha, dhe vazhdoi-nga kjo që pashë deri më
tash, ju them, se po e shoh se s'keni aspak seriozitet për atë që po flisni.
Për të hapur një medie siç thoni, duhet ide e qartë, e parapërgatitje e madhe,
kështu që duhet të na kërkoni falje për çfarë na keni mbledhur këtu mua, ndokë
tjetër e sidomos këta të rinj e të reja, që kanë marrë mundimin për të ardhur
nga rajone të ndryshme të Kosovës. Pas këtyre fjalëve prezantuesja lajmëroj se
ky takim me kaq përfundoi. Ndërsa duke dalur nga klasa, dikush i tha dikujt se
punët ende s'i kemi mirë derisa pronarët e medieve ka kohë që ndihen kaq të
fuqishëm e komod e eksperimentojnë, me plane e projekte duke u thirrur në
interesin e përgjithshëm e duke pasë parasysh atë personal, e na shkoi një copë
e mirë e jetës, duke e provuar këtë, sa andej, sa këndej...
Ceremonia e shpërndarjes
së bursave
Ka
kohë që kolegjet private dërgojnë ftesa në shkollat publike për t'i ftuar
nxënësit të marrin pjesë në konkurset e tyre për të gjurmuar e zbuluar talentë
me anë te testeve që bëjnë për shkallë intelegjence, dhe pastaj ato ofrojnë
bursa për nxënësit e dalluar. Kjo gjë ndodh tash sa vite, ndërsa po kridhem në
ndodhinë e sivjetme, të sapondodhurës. Pak a shumë sipas një interpretimi të
lirë e të pa-k-thelluar, duket si një lloj partneriteti publiko-privat, ec e
dije se kush ka interes më shumë a në pak. Sidoqoftë, një ditë hyri pakëz më
brenda këtij bashkëpunimi. Djali që kishte konkurruar, i tha ta dërgonte në
ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bursave, në objektin e një lagjeje të
shtenjtë e të njohur kryeqytetase. Dhe e mori djalin me një shok klase të tij,
të dy konkurrentë. U nisën. Mbërrinë. Parkuan veturën e hyjnë brenda objektit
të kolegjit, që udhëhiqej nga një shtet i huaj, që tash së fundi edhe emrin e
kishte ndërruar. (Jo shteti, po kolegji). Hyjnë në një sallë sporti, mjaft
komode e të mirëmbajtur, më konkretisht basketbolli. Në fushën sportive ishin
vënë dy tavolina, me medalje, dy ekrane ku do shfaqeshin emrat e konkrrentëve,
e në mes qëndronte një punonjëse e kolegjit me mikrofon në dorë. Në tribuna,
nëpër karrige një numër i madh nxënësish, prindërish e të afërmish, prisnin të
fillonte ceremonia. Dhe filloi. Së pari ftoheshin nxënësit që fituan 15 për
qind të bursës, pastaj ata me 20, pas pak ata me 30, e kështu me radhë, me
duartrokitje e brohorima. Emocione e dy shokëve të klasës rriteshin. Kur vije
të shfaqen rezultatet, njëri prej tyre është në mesin e fituesve të 60
pëtqindëshit. Tjetri mbetet në lojë për rezultat më të mirë. Dhe vije ai çasti
magjik, ku gërshëtohen befasia e gëzimi. Njëri nga dy shokët e të njejtës klasë
është në mesin e tre prej fituesve të bursës prej 100 për qind. Përqafohet me
shokun dhe lë ulësen për të zbritur poshtë për të marrë shpërblimin. Merr medaljen
e artë dhe letrën në zarf që e hap për ta shikuar. Shuma e fituar për këtë
bursë shkollimi katërvjeçar është rreth 13 mijë euro. Por, për regjistrim për
çdo vit duhet paguar 500 euro. Kështu që sipas këtyre të dhënave, bursa nuk po
del bash-bash 100 për qind. Pos kësaj dëgjohen fjalë, se ka edhe shpenzime
shtesë si ushqimi e ca aktivitete të tjera, kështu që do mbetet për t'u parë se
çfarë vendimi familjar do mirret më pastaj. Mbasi ky fitues ishte në mesin e
tre të parëve, është edhe fitues i një ore të mençur të markës "apple
watch". Kur shkon të pyes te përgjegjësit e kolegjit për orën që i takon,
i thonë se shpërblimet, skuteri, ipad-i, e ora, mund të merren vetëm pasi të
bëhet regjistrimi, dhe të fillohet mësimi në këtë kolegj. Ceremonia e sivjetme
përfundon me një mahi të mjërit prej konkurruesve. Ai thotë se vjet e fitoi
bursën prej 50 përqind, sivjet prej 60 përqind, kështu që totali po i bie 110
përqind, e nëse drejtuesit e kolegjit ma
pranojnë këtë logjikë të shëndoshë, atëherë, do mund ta vazhdoj kolegji pa
kokërr pagese, e pa e bërë kënd telash...