E diele, 16.06.2024, 11:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Agim Xh. Dëshnica: Revolta Spaç

E premte, 24.05.2024, 07:00 PM


REVOLTA SPAÇ

Poezi në kujtim  e nderim të Revoltës në Kampin e Spaçit 21 22 maj 1973

Nga Agim Xh. Dëshnica

Migjen,  Migjen

tek prehesh lart

mes  yjeve    artë

a  t’shkon  kund ndër mend

në meditimin tënd

dhunim e poshtërim,

që ç’mend, si ky mjerim?

Ku jeta hiqet zvarrë, pa gjurmë, pa mbresë,

edhe Sizifi   do të shembej  nën ngarkesë;

ku  veç një qen i shoqëron  si mik, si qengj  e zogu në frengji, këndon si shenjtë

e uji i pakët,  qan

e  sy e buzë u  lanë.

Mos grisej  re e zymtë, sipër majë më majë e copë e pakët qielli,  zbriste  në ferrin  Spaç,

me erën dhe mendimin, kalonte  hendekë e boka,

përroin – rrjedhë gjaku, ku jeta tretej nëpër gropa;

mbi kulla karakollësh, pushonte  e priste në pragje, trokiste në porta lehtë, nga gjumi zgjonte  të lodhur, me pak fjalë, të vdekur e të gjallë,

e gjaku vlonte në tru , në zemër e në krah,

ringjallja merrte  vendim ne  muzg e zbardhëllim.,

Dëgjohen zëra:, Liri!

Mjaftë më! Në këmbë! Drejtësi!

Sfilitur, skllevër, por djem të mirë,

kur s’dimë u ngrys apo ka gdhirë.

S’durohet më, tmerr, skëterrë-minierë,

vagon mundimesh

qysqi e plagë, kazmë e lopatë,

vare  e rëndë, vdekje e mandatë,

afsh vullkanesh  në çdo skutë;

në ditë pa dritë, helm e  gas i mrytë;

me gjakun tonë-normë mizore,

tunel e  terr  e shpellë mortore

e jashtë na pret, ndëshkim, kërbaç,

e brenda burgut qeli, litar,

O  Spaç, O Spaç, o Spaç!

Më këmbë. Flamurin!

Mjaftë më, gazetë e supë e zezë,

përbindësh apelesh në mëngjes,

pa diell, pa qiell,

pa një livadh e hijeshi

e shtigje  qark, për miqësi.

Më këmbë! Lirinë!

Na digjet shpirti  për lule e degë,

na digjet buza  për fjalë e këngë;

për dhomë të qetë e ëndërr e shpresë;

për dasmë me valle, me nuse , dhëndër.

Afër  nënokes kur gatuan,

për lojë vocërakësh tok me gruan;

për një gotë  me babanë,

bisedë me motrën e me vëllanë.

mësime dije, liri!

Na presin drita, era e pastër, qiell  e tokë. mall, për miq e shokë.

Të dalim rrugësh, në bulevard,

kur moti  ngroh a mali zbardh.

Të shkojmë të lahemi në lumë,

në hije manash të bëjmë zhurmë; .

O ti, o Orë e malit, pse rri e kqyr më kot,

rrudh ballin e menduar, në faqe rrjedhin lot?

Skënderin, Palin, Dervishin, Hajriun;

s’i preu plumbi,

as vdiqën, as humbën.

si diell zgjohen çdo  mengjes

me kumtin: Për lirinë kujdes! .Kujdes!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora