Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Ik në Mamurras
E diele, 19.05.2024, 07:58 PM
Ik në Mamurras
Nga
Edison Ypi
Jeta
vetëm me ledhatime, përqafime, puthje, pjerdhje, ahengje, nuk është jetë, është
Ferr. Ik diku ku ndodhin vakira serioze, të vërteta, të egra, por të shijshme,
madje të bukura. Ik ku ndodhin vrasje. Në Mamurras. Ku 100 vjet më parë disa
shqiptarë të pabesë, pasi vranë, vodhën, dhe masakruan dy amerikanë, i bënë
synet me brisk të ndryshkur.
Ta
vrasi shqiptari-shqiptarin, ndodh çdo ditë, nuk bën asnjë përshtypje.
Ta
vrasi, ta vjedhi, ta synetosi, shqiptari amerikanin, është makabër.
Ik
në Mamurras kqyre nga afër çfarë ndodhi, ku ndodhi e si ndodhi para 100
vjetëve.
Të
mos lodhesh, po të jap me vete dy lehtësira;
Një
skicë të vjetër të bërë me laps nga një anonim, ndoshta detektiv në detyrë në
kërkim të së vërtetës.
Dhe
foto me dy nga vrasësit rrahur dhe vdekur paraprakisht rrethuar nga xhandarë që
mundësuan kapjen. Gjerdanët me fishekë në brez ua vunë në Tiranë për të shtuar
efektin mbresëlënës të fotografisë tek lexuesat e gazetave në mbarë botën.
Truket mediatike nuk u shpikën dje e pardje. Kanë qënë gjithmonë.
Tani
nisu. Po e gjete ekzakt vendin ku u masakruan amerikanët, atë vend që deri më
sot nuk e di askush, lavdia do të mbulojë përgjithmonë. Se thonë ka ndodhur në
Mamurras, por askush nuk e di ku pikërisht.
Mos
u habit me aeroplanat që ulen e ngrihen nga Rinasi si pikat e shiut, se është
turp. Tani që turistat vinë me miliona, aeroplanat në Rinas si mizat e lisit
janë diçka normale.
Në
Rinas do vësh re se shqiptarët nuk janë më ata që shquheshin nga larg si
anormalë, nuk janë më surratnxirët e uritur që u kacavjerrën trageteve. Sot
shqiptarët janë të veshur e të mbathur, të ngrënë e të pirë, të shëndetshëm që
ke qef t'i shofësh. Sot shqiptarët janë njerzit më të bukur dhe më të fuqishëm
të botës. Anormalët e dërrmuar nga puna rraskapitëse dhe stresi cfilitës sot
janë gjermanët, italianët, francezët, amerikanët, spanjollët.
Për
pak "atmosferë të kohës kur u krye krimi" kalo nga kaluan amerikaët
që u masakruan, nga rruga e Shkodrës.
Duke
ikur nëpër rrugën e vjetër do shohësh fragmente mahnitëse nga autostrada e re.
Rrënqethje inxhinierike dhe artistike të tillë s'ke parë kurrë. Me këtë rast
lere të rrrjedhi një pikë loti se s'bëhet qameti, s'të shterret burrëria. Nuk
je dru. Je njeri.
Nga
Tapiza në Milot, të vrasin. Këtë e dinë të gjitha derrasat e të gjitha mobilerive
andej rrotull. Të vrasin edhe kot. Edhe pa shkak. Edhe për qef. Edhe pa dashje,
kur mund të zërë ndonjë plumb qorr.
Kalimtarët
anës rrugës janë njëri më interesant se tjetri. Pyeti pa teklif;
A
ishin të bereqetshme vrasjet sivjet ?
A
u realizuar plani ?
Cilat
ishin mjetet e vrasjeve ? Thikat, kalashnikovët, dinamiti, tritoli, helmi në
vesh apo acidi në surrat ?
Kush
vrau, pse vrau ?
A
u ngrit i vrari lugat nga varri ?
Të
vrasin e s'të paguajnë, apo të therin e të xhvasin ?
Pasi
të vrasin çfarë të bëjnë ? Të lënë si dëng mishi aty ku të vranë, të hedhin
anës udhës, të flakin në ndonjë hendek, të djegin në furrë, të fshehin në
qilar, ta presin trupin dhe gjymtyrët me sëpatë, pastaj copat t'i fusin në
thes, thesin e hedhin në përrua ose e fusin në frigorifer, të varrosin në
oborr, ta grijnë mishin për qofte, ta bëjnë tulin biftek ?
Ja
Mamurrasi.
Kur
kalova para ca viteve kalova këtu Gazeta 55, blihej 1 gazetë sot, tjetra gazetë
pasnesër. Kur ja thashë këtë Kadaresë, tha; Në Mamurras lexokan një 5-ë sot një
5-ë pasnesër. Duke më dhënë 55-ën, gazetashitësi më tha, "S'duan gazeta
këta. Këta mezi presin tu thuash na kaq pare, ik vrite filanin".
Mos
lër njeri pa pyet për dy amerikanët e vrarë. Askush nuk di gjë. Kurrë nuk kanë
ditur. Të tregojnë hollësisht meselera të reja e të vjetra me halabakë që kanë
vrarë e prerë njëritjetrin, por s'dinë asgjë për dy amerikanët e briskut të
ndryshkur dhe lafshës së synetit mbi çati si e do zakoni.
Ik
e pyet nja një kilometër në dalje të Mamurrasit, deri atje ku, sipas hartës së
vjetër, ka ndalur makina dhe është kryer vrasja.
Rrugë,
përrua, urë, vend ideal për vrasje. Pranë përrenjve dhe burimeve historikisht
kanë pritur vrasësit e paguar me ditë e me muaj të vrisnin hasmin e zengjinit.
Për
ta përsosur skenën e vdekjes, është dhe një llixhë me erën e squfurit të
zjarrit të Ferrit aty afër.
Mos
pyet për krime dhe vrasje të rëndomta. Interneti është plot me të tilla në këto
nahie, 8 vrasje këtu, 5 thika atje, 7 tritola më tutje etj. etj. Kërkimi në
Internet dhe vajtja në vend janë larg si qefi autentik dhe masturbimi. Ke
vajtur për dy amerikanët e masakruar dhe vjedhur, jo për këto.
Disa
të moshuar nëpër kafenera, dy plaka me të zeza, një vendali me biçikletë, një
djalosh me shat në sup, një traktorist, nuk kanë asnjë ide, derisa do bindesh
se është e kotë të pyesësh banorët, dhe kërrusesh mbi hartën e vjetër.
Gjurma
e rrugës s'ka pësuar asnjë ndryshim. Është saktësisht ajo që tregohet në hartën
e vizatuar me dorë. Dy përrenj të vegjël dhe dy ura të vogla, po ashtu. Pak
metra pas urës së dytë, atje ku harta e vjetër thotë; "point where
automobile stopped" 2 lulukuqe anës rrugës. Aq sa qenë amerikanë e vrarë.
U kry. Kaq ishte. Të lumtë. Bëre diçka që historianët sedentarë nuk janë
kujtuar ta bëjnë në 100 vjet. A do vendosin apo jo ndonjë pllakë mermeri në
kujtim të amerikanëve të cilëve pabesia shqiptare u mori shpirtin dhe paret,
këtë e dinë autoritetet lokale. U kanë ngritur shtatore halabakëve. Me siguri
do vënë ndonjë pllakë përkujtimore edhe për amerikanët.
U
lodhe, më raftë pika.
Tani
nisu nga erdhe.
Duke
u kthyer bëju kalimtarëve ca pyetje të tjera lidhur me shkaqet pse nga Tapiza
në Milot të vrasin për hiç gjë;
Çrregullimet
psikike ?
Ndikimi
i malit ?
Afërsia
e detit ?
Roli
i lagështirës ?
Mineralet
e nëntokës ?
Pasuria
e folklorit ?
Ndikimi
i dialektit ?
Rrezet
kozmike, fushat gravitacionale, magnetike, elektromagnetike ?
S'ke
për të marrë përgjigje. Por do heqësh merakun.
Në
kthim, autostrada e re, Rinasi, aeroplanat, vilat e reja, fushat e mbjella, nuk
duken. Është errur.