Kulturë
Hasan Hasanramaj: Nderohet zëri i guximshëm i femrave në skenën gjakovare
E diele, 19.05.2024, 03:55 PM
Nderohet zëri i guximshëm i femrave në skenën gjakovare
Nderimi formal pas vdekjes do të ishte hipokrizi
...
Në
rini, u injorua mentaliteti i grave dhe
aktivisteve të mirënjohura gjakovare dhe mjediseve të tjera në Kosovë dhe boten
shqiptare. Me praninë e tyre në skenë gjakovare dhe Kosovë e me larg u ruajtën
vlerat e identitetit shqiptar ne atë kohë - kur
rrethana ishin shume të vështira për kulturën dhe mentalitetin ton.
Është në nderin tonë të femrave, të
grave të aktiviste t’i nderojmë e ti vlerësojmë këto zonja sa janë gjallë,
sepse nderimi formal pas vdekjes do të ishte hipokrizi
Nga
Hasan Hasanramaj
Pluhuri i harresës mbi këto gra, mbi këto aktiviste të
mirënjohura dhe të vyeshme gjakovare dhe më larg për fat keq në dekadat e fundit
ka renë mbi to harresa dhe respekti, edhe pse ne vitet kur ato me zërin e tyre të bukur këndonin dhe organizonin aktivitete të ngjeshura në skenën
e Gjakovës e më larg, sfidonin realitetin e mbushur plot paragjykime mbi femrat
dhe artin, si dhe mbanin gjallë këngën shqipe dhe aktivitete tjera ne rrethana
t? vështira politike. Janë këto këngëtaret dhe aktiviste të vyeshme, të cilat edhe pse në
rangun amator, kënduan bukur dhe guximshëm, duke shkelmuar prapambeturit e
mentalitetit të kohës.
“Zëri femëror në skenën gjakovare'' dhe ma larg mes
viteve të “gjashtëdhjeta deri të
tetëdhjeta”, ishte aktiviteti i ndërmarr nga Fondacioni Kulturor Mbarëkombëtar
i Gruas Intelektuale Shqiptare “Nermin Vlora Falaschi”, dega në Gjakova, në bashkëpunim
me Drejtorin e Kulturës.
“Nderim dhe respekt i pakufishëm për këngëtaret
gjakovare dhe ma larg të atyre dekadave, të cilat me praninë e tyre në skenë ruajtën
vlerat e identitetit shqiptar në kohë të renda për kulturën dhe mentalitetin tonë.
Në rininë e tyre, ato injoruan mentalitetin dhe u benë anti konformiste
me rrethanat e kohës ndaj duhen duartrokitur dhe përgëzuar për guximin”.
Andaj jehona e zërit femëror ne skenën gjakovare në vitet “ e gjashtëdhjeta deri në të tetëdhjetat” ndjehet edhe tani, vite e vite pasi shumë nga ato nena, motra dhe bashkëqytetare tonat, e kana lenë këndimin.
Nderim dhe respekt i për këngëtaret gjakovare të dekadave të kaluara, të cilat në skenë ruajtën vlerat e identitetit shqiptar ishte e madhe, kurse sot...
Këngët e reja popullore dhe muzika e lehtë, asaj kohe ne Kosovë
vinin nga Shqipëria nëpërmjet valave të radio Tiranës. Por ketë privilegj nuk e
kishin të gjitha qytetet pasi valët nuk mund të shkonin gjithkund në zonat e
Kosovës. Në këtë pikë, Gjakova si vend kufitar, ishte e privilegjuar pasi
banorët e saj mund të përcillnin përmes radioaparateve, këngët që ky
radiostacion transmetonte. Muzika ishte tepër e rëndësishme n? ato vite pasi shërbente
si ushqim shpirtëror për Kosovën nën Jugosllavi, e cila rrinte me sy e vesh
kthyer nga vendi amë, Shqipëria. Këngëtaret e reja gjakovare, fillimisht
nxënëse të shkollave të mesme, shpeshherë mblidheshin në një shtëpi ku kishte radio
dhe, me koncentrim e vëmendje maksimale
mundoheshin që këngëve të sapodala, t’ua nxirrnin tekstin në mënyrë që, më pas,
t’i këndonin. Ky ishte një stërmundim i madh pasi, në mungesë të mundësisë për incizim,
ato detyroheshin që vazhdimisht të ndiqnin programet muzikore në radio, ne
mënyrë që t’i plotësonin tekstet e këngëve që kishin mbetur të mangëta për
shkak t? mosdëgjimit të saktë apo të moskuptimit të ndonjë trajte dialektore
tiranase, elbasanase, beratase etj. Për çudi, kjo punë, edhe pse e mundimshme,
për to paraqiste një kënaqësi të jashtëzakonshme, kënaqësinë e të mësuarit të
një kënge të re, një kënge q? vinte nga vendi i zemrës së tyre, Shqipëria. Por,
mësimi i këngëve dhe marrja e teksteve ne mënyrë mekanike ishte problemi më i vogël
me të cilin ato ballafaqoheshin. Problemi i pikëpamjeve të kohës, mentalitetit
t? rendomta, ishte shumë herë më i madh dhe më i theksuar, pasi daljet e tyre në skenë jo rrallëherë
shoqëroheshin dhe pasoheshin me etiketime nga më të ndryshmet, pasuar nga përfaljet
të cilat i detyronin familjarët të bënin trysni te këto vajza që të mos dilnin
më në skenë për të kënduar pasi “ngjitja neper skena nuk përkonte me etikën
tradicionale shqiptare”. Megjithatë ato nuk u ndalen por u bashkëngjiten n?
koncertet e Shoqërive artistike - muzikore “Hajdar Dushi”, “Shotë Galica”, “Ymër
Riza”, si dhe në koncertet e Shoqatës studentore “Përpjekja”, shoqatë e
themeluar nga studentët shqiptarë në Beograd. Migena Arllati, kryetare e degës së
Fondacionit dhe organizatore e eventitnë
bisedën të cilën e zhvilluam mete u shpreh se në vendet ku femrat gëzojnë të
drejta t? plota, feminizmi nuk ekziston si lëvizje por vetëm si koncept mbi t?
cilin avancohet mirëqenia dhe pozita e saj.
“Fondacioni i gruas “Nermin Vlora Falaschi” bën një punë kolosale për avancimin e femrës dhe promovimin e vlerave të vërteta femërore në arealin shqiptar.
Në vendet ku femrat gëzojnë të drejta e plota, feminizmi nuk ekziston si lëvizje por vetëm si koncept mbi t? cilin avancohet mirëqenia dhe pozita e saj.
Konkretisht rreth ceremonisë së sotme, unë do të thosha-
na tha në vazhdim të bisedë Migena Arllatti - është në nderin tonë të ne
femrave, grave- aktiviste t’i nderojmë e ti vlerësojmë këto zonja sa janë
gjallë, sepse nderimi formal pas vdekjes do t? ishte hipokrizi. “Faji” i vetëm që ato benë në kohen e tyre ishte se interpretuan në
manifestime të ndryshme kulturore si “Mikrofoni është juaji”, “Mbrëmjet e
kaltra”, “Mbrëmjet e vallëzimit”, festat e ndryshme të shkollës etj. Vërtetë
ato nuk u kursyen nga epitete të shumta nga më degradueset, nga më të ulëtat, u
përfolën e herë - herë u përbuzen, por mbi të gjitha ato ia zbardhen faqen
Gjakovës duke i luftuar me këngë të gjitha ato paragjykime të errëta, të
mbetura si mbeturina të sundimit shumëshekullor turk dhe serb. Ato, që të gjitha
pa përjashtim, e përfaqësuan qytetin e Gjakovës dhe bënë që ky qytet të
dallohet nga të gjithë të tjerët për numrin e madh të këngëtareve me shumë
cilësi. Duke “luftuar” mentalitetin me një armë shumë pacifiste dhe
intelektuale njëkohësisht, ato arritën të shkruajnë histori, një histori sa e
bukur, po aq edhe e dhimbshme. Pikërisht për ketë arsye, ato sot çmohen
maksimalisht dhe janë shumë të nderuara kudo, dhe domosdo nuk do të harrohen
asnjëherë por do t? çmohen si një pjesë shumë e rëndësishme e kulturës se këtij
qyteti”, potencoi Arllati.
Aktivitetit i dhanë një bukuri t? rrallë edhe interpretimet
e aktoreve t? ndritura të skenës shqiptare Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe
Leze Qena, t? cilat po ashtu vunë ne dukje barazinë e domosdoshme që duhet t? ekzistoj
në një shoqëri, përndryshe njëra pale do të jetë gjithmonë e shkelur dhe e nëpërkëmbur.
Përveç vënies në spikamë te rrolit të tyre ne emancipimin e femrës ne veçanti
dhe shoqërisë ne përgjithësi, u nderuan me mirënjohje për mbajtjen gjallë të shpirtit të një populli të okupuar: Fiz’harmonikistja e parë
fem?r: Sanije Begolli - Kryeziu (post mortum), Besa Arllati (post mortum),
Sadete Kupa, Mandushe Muhaxhiri - Bakija, Hazbije Dautaga - Me?a, Bahrije Shyti - Ka?i, Zejxhone Ymeraga -
Kabashi, Bor?bardh? Riza - Gjini, Serbeze K?puska - Loshi, Litafete Komoni -
X?rxa, Meliha Kol?i - Me?a, Myhrebije Malazogu Byty?i, Gonxhe Çaushi - Morina,
Nezafete Shala. Po ashtu u nderuan për kontributin e
tyre arsimtaret Myrvete Dula dhe Mevlyde Muhaxhiri, si dhe u ekspozuan pikturat
e arsimtares Pakize Haxhikadrija.