Kulturë
Albert Habazaj: 30 vjetori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë
E shtune, 18.05.2024, 07:59 PM
Albert
Habazaj në Akademinë e Shkencave, 24.04.2024 drejon seancën e përurimit të UV
30 VJETORI I UNIVERSITETIT “ISMAIL QEMALI”, VLORË
Për herë të
parë bëhet përurimi i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë në Panairin III
Mbarëkombëtar të Botimeve Akademike dhe Shkencore në sallën “Aleks Buda” të
Akademisë së Shkencave Tiranë
Nga MSc.
Albert HABAZAJ - Përgjegjës i Bibliotekës Shkencore, Universiteti “Ismail
Qemali” Vlorë dhe koordinator institucional i Panairit
1. Shkurtesë
Viti 2024
është viti i festimeve të 30 vjetorit të çeljes së Universitetit “Ismail
Qemali” Vlorë, që do të kulmojnë me festën jubilare më 3-4 Tetor 2024. Përgatitjet
kanë filluar me kohë me ngritjen e Komisionit
të Festës në rektorat, ku marrin pjesë pedagogë të njohur nga të katër
fakultetet, si dhe staf nga administrate: prof.dr. Bardhosh Gaçe, prof.as.dr.
Frosina Londo, prof.as. dr. Kristofor Lapa, Msc. Albert Habazaj, Rezarta
Sinanaliaj Harikla Beduli, Roksana Novak, Gentjana Belulaj, Marieta Mërkuri dhe
Eloina Tozaj, e cila është edhe kryetare e këtij komisioni, që ka hartuar
programin e punës, ka ndarë detyrat për secilin anëtar dhe të gjithë si grup
dhe ka nisur punën me takime me titullarët dhe pedagogët e vjetër për t’u marrë
kujtimet e tyre, si dhe për grumbullimin e materialeve, fotove, videove e
dokumenteve origjinale, (dorëshkrime, vendime, urdhëra etj.) që kanë të bëjnë
me fillimin e Udhëtimit Universitar të Vlorës ismailqemaliste, krijimin e një
minimuzeu, arkivit historik, botimit të një almanaku, broshure të vogël, librit
të Universitetit, filmit dokumentar, Akademi nderimi etj. Ka filluar e ndihet atmosfera e festës, e cila shfaqet në
entusiazmin dhe përgjegjësinë e pedagogëve dhe stafit në departamente, laboratore, biblioteka e
deri në auditoret e studentëve.
Staf
i Universitetit të Vlorës në Akademinë e Shkencave, 24.04.2024
2. Fjalëza si historik
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë u hap në 10 Tetor 1994
me Vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 105, datë 28.02.1994. Fillimisht
mësimi filloi si Universiteti Teknologjik i Vlorës “Ismail Qemali”, me tri
fakultete: Fakulteti i Tregëtisë, Fakulteti i Inxhinierisë Detare dhe Fakulteti
i Infermierisë.
Përzgjedhja e këtyre fakulteteve u bë mbi bazën e
traditës që tashmë ekzistonte në Vlorë për disa nga këto disiplina. Në 8 Nëntor
1924 në Vlorë u hap Shkolla e Mesme Tregtare, një ndër shkollat më të mira të
vendit në atë kohë. Gjatë viteve 1970-1980, u hap filiali i Universitetit të
Tiranës për degën e Ekonomikut, Shkolla e Lartë e Marinës, si dhe Shkolla e
Mesme Mjekësore, të cilat në shumë vështrime shërbyen si bazë për ngritjen e
fakulteteve të Universitetit të Vlorës.
Për organizimin e gjithë punës përgatitore të ngritjes së
Universitetit u ngrit një grup pune i krijuar nga Dr. Sezai Bazaj, i cili me
hapjen e Universitetit u emërua Rektor i këtij institucioni të ri. Në vitin
1998, Rektor u emërua Dr. Bilal Shkurtaj (sot Prof. Dr.), i cili u zgjodh nga
Senati për dy mandate. Në zgjedhjet e vitit 2008, Prof. Dr. Tanush Shaska u
zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës, i cili kontribuoi deri në vitin 2010.
Në vitin 2010, Prof. Dr. Albert Qarri u zgjodh Rektor i Universitetit të
Vlorës. Në vitin 2016 u zgjodh Rektor i Universitetit të Vlorës, Prof. Dr.
Roland Zisi, i cili vazhdon të jetë në detyrë edhe sot, deri në përfundimin e
mandatit të dytë.
Në ditët e sotme studentët vijojnë studimet në 15
departamente, të cilët janë në strukturën e organigramës së 4 fakulteteve: Fakultetit të Shëndetit,
atij të Ekonomisë, të Shkencave Humane
dhe Drejtësisë, si dhe Fakultetit të Shkencave Teknike
dhe Natyrore.
Gjatë periudhës 30-vjeçare të ekzistencës së vet,
Universiteti “Ismail Qemali” i Vlorës ka bërë përpjekje serioze e të
vazhdueshme për rritjen e nivelit të mësimdhënies dhe të veprimtarisë kërkimore
shkencore. Universiteti filloi punë në dy godina që u rikonstruktuan (sot
Godina e Rektoratit dhe Godina B) me 162 studentë në të katër degët e tij dhe
vetëm 10 pedagogë me kohë të plotë. Aktualisht në Universitetin e Vlorës janë
4154 studentë. Deri tani janë diplomuar rreth 12 mijë studentë në të tre
nivelet e studimit. Gjithashtu në Fakultetin e Shkencave Hmane funksionon
Doktorata “Studime Gjuhësore, Letrare dhe Kulturore”/ Doktoratë “Language,
Literaty and Cultural Studies”.
Në këtë 30 vjetor, studentët tanë janë të pajisur me Kartën e
Studentit, e cila do të sjellë përfitime të shumëfishta për studentët e
Universitetit të Vlorës, ndërkohë që ata marrin një shërbim arsimor universitar
cilësor dhe bashkëkohor.
Sikurse
të gjithë IAL publike shqiptare, edhe ne synojmë modernizimin e universitetit
tonë, përmes politikave me impakt të drejtpërdrejtë në institucion, me
mbështetje financiare, nëpërmjet agjencive të ndryshme jo vetëm të MAS. Festa
dhe e nesërmja e studentëve tanë kërkon nga drejtuesit dhe personeli akademik i
UV, një angazhim më cilësor dhe më bashkëkohor të njësive dhe stafeve të tyre,
në fushën e projekteve kërkimore-shkencore të cilat duhet të finalizohen me
produkte shkencore të prekshme dhe me impakt të drejtëperdrejtë në zhvillimet
ekonomiko-shoqërore të rajonit, në lidhjen e procesit mësimor, kërkimit dhe
publikimit me ekonominë turistike të qytetit të Vlorës, sepse vetëm përmes
kësaj metodologjie bashkëkohore universitare, UV do të jetë në sinkron me
zhvillimet universitare, kulturore dhe sociale, jo vetëm të rajonit por edhe me
ato të rrafshit kombëtar e ndërkombëtar.
Studentët
tanë në UV studiojnë në fusha e programe të
ndryshme si: Ekonomik, Inxhinieri, Juridik, Infermieri, Pedagogji të
Specializuar, Shkenca Kompjuterike, Informatikë, Gjuhë të Huaja, Gjuhë dhe
Letërsi Shqipe, Mësuesi, Matematikë - Fizikë etj. Në total UV ofron 2 diploma
tekniko-profesionale, 30 programe studimi Bachelor, 37 Programe studimi Master
(Shkencor dhe profesional) si dhe një program doktorature. Në UV ofrohen edhe
programe studimi: “Master Profesional” në “Udhërrëfim dhe Komunikim Turistik”,
program studimi: Formim i vazhduar në fushën Psiko-Pedagogjike, programin e
riorganizuar të Ciklit të Dytë në “Mësuesi për Arsimin fillor” dhe programi
double degree në fushën e Turizmit në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro”,
Bari Itali. Gjithashtu aplikohen edhe dy programe të reja double degree:
Bachelor në “Gjuhësi të Aplikuar në Fushën e Turizmit”, në partneritet me
Universitetin e Salentos, Lecce, Itali dhe programi “Inxhinieri mekanike”, në
bashkëpunim me Universitetin Politeknik, Bari, Itali.
Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë është zgjedhja e duhur për
studentët, sepse ai është i akrediturar dy herë nga Agjencia e Sigurimit të
Cilësisësë Arsimit të Lartë në Shqipëri dhe Bordi i Akreditimit, Gjithashtu, të
gjithë programet e ciklit të parë Bachelor janë të akredituara dhe në proces
akreditimi (drejt finalizimit) ndodhen programet e ciklit të dytë Master
Profesional e Shkencor. Kjo ju jep mundësinë fëmijëve tanë që të vijojnë
serizishtë studimet në një Institucion si UV, ku diploma ka vlerë dhe njihet
ndërkombëtarisht.
Përmes marrëveshjeve të shumta që UV ka nënshkruar me
Universitete partnere në gjithë Europën, studentët mund të zhvillojnë pjesë të
studimeve (semestrale) në një prej këtyre institucioneve dhe kostoja e
studimeve nuk do rëndojë mbi buxhetet familjare, por do të mbulohet nga
programi Erasmus+. UV ka disa vlerësime ndërkombëtare në fushën “Mobility of
students and openess”. UV është vlerësuar si “Praktikë e mirë” për
implementimin e ICM, prej Zyrës Kombëtare Erasmus+ në Shqipëri si dhe prej
universiteteve të vendeve të programit si Universiteti i Padovës, Universiteti
i Pireut etj.
UV ka një staf akademik e administrativ të kualifikuar dhe me
përvoja pune ndërkombëtare
3. Përurimi i Universitetit
Përurimi
i Universitetit "Ismail Qemali" Vlorë u realizua me sukses, duke
respektuar ekonominë e fjalës dhe kohës sipas programit. Kjo ngjarje e
rëndësishme akademike - shkencore u zhvillua në mjediset kryesore që ka Akademia e Shkencave në sallën "Aleks Buda"
më 24 prill 2024, nga ora 15:00 - 16:00. Prania e Kryetarit të Akademisë Akad.
Prof. Skënder Gjinushi, e Nënkryetarit të Akademisë, njëkohësisht Kryetar i
Komisionit të Panairit III Mbarëkombëtar të Botimeve Akademike dhe Shkencore
Akad. Prof. Vasil Sofokli Tole, e Rektorit të Universitetit
Ismail Qemali Vlorë prof. dr. Roland Zisi, prof. dr. Bardhosh Gaçe, e prof.
Teuta Toska, prof. Rovena Vata Mikeli, i kolegëve Petro Luarasi , Pandeli Kosta Elton Brakaj etj. qe lartësi për ravijëzimin
nga Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë në Akademinë e Shkencave.
Mirënjohje Departamenti i Gjuhës Shqipe dhe
Letërsisë - UV! Faleminderit prof.as.dr. Monika Hasani (shefe e Departamentit), pedagogëve
të nderuar dr. Ermir Xhindi, dr. Artan Xhaferaj, prof.as.dr. Gladiola Elezi, prof. as. dr. Edlira Duro Cerkezi, dr. Edlira Dhima, dr. Deniz Cupi Xhoga, si dhe dr. Asllan Vrapi, Msc. Ana
Çano etj.! Patjetër prania e pedagoges së Departamentit, dr. Bello Vilma, sot Zëvendës Ministre e Turizmit e
hijeshon Panairin e Vlorës në Tiranë. Ndërkohë, kujtojmë, se është hera e parë
që në mjediset e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë bëhet Universitetit
"Ismail Qemali" Vlorë. Njihet dhe dihet roli i individit në shoqëri.
Në rastin konkret, roli i pedagogut, studiuesit dhe Rektorit të Universitetit
tonë prof. Landit nuk ka nevojë për koment, por për falënderim institucional
dhe motivim. Gjithmonë qofsh me
faqe të bardhë UNIVLORA!
Festimet
e 30 vjetorit të lindjes, i dashur universiteti im i nise me një veprimtari të
rëndësishme të nivelit akademik dhe shkencor, duke u përfaqësuar denjësisht në
botën akademike mbarëkombëtare.
Rektori
i Universitetit të Vlorë prof.dr. Roland Zisi në Akademinë e Shkencave,
24.04.2024
Është
nder dhe përgjegjësi për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë që merr pjesë në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të
librit akademik dhe shkencor, që zhvillohet në mjediset e Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë, Tiranë, 23-25 prill 2024, organizuar nga Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës me
bashkëpunimin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Është
vlerësim dhe fatmbarësi që Universiteti ynë përurohet ditën e dytë sipas
programit të Panairit të 3-të
mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor këtu në sallën “Aleks Buda” në këtë
ngjarje të rëndësishme për botën akademike dhe universitare për shqiptarët e
Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e kudo nëpër botë, ku
ata ndezin dritë kombëtare.
Është
krenari dhe motivim që në përurimin e Vlorës në Tiranë tregojnë interesim
dhe marrin pjesë akademikë, profesorë, pegagogë, autorë, studiues,
bibliografë, katalogues, specialistë dhe kolegë përgjegjës të bibliotekave!
Si
koordinator institucional i Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë shpreh mirënjohjen për Akademinë e Shkencave e
Shqipërisë, për kryetarin e saj akad. Skënder Gjinushi, nënkryetarin Vaso Tole,
i cili është drejtues i kësaj ngjarje të madhe akademike dhe shkencore, për
sekretaren teknike Albana Bogdani, dhe veçanërisht për dr. Bruna Prifti, me të
cilën kemi pasur një komunikim shumë korrekt dhe dashamirës gjatë gjithë ditëve
parapërgatitore për mbarëvajtjen e panairit.
Ne,
si universitet, kemi marrë pjesë dhe në Panairin I, Tiranë, 22-24 prill 2022,
me një paraqitje modeste; ndërsa sivjet, krahas 36 institucioneve kërkimore dhe
IAL, ku përfshihen institucione të arsimit të lartë publikë, jo publikë dhe
privato-publikë, institute dhe qendra shkencore publike, Shqipëri, në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, ente
botuese jopublike etj., vijmë me botime të ndryshme, si monografi shkencore të
pedagogëve dhe stafit, në funksion të edukimit universitar të studentëve dhe në
dobi të punës akademike, kërkimit shkencor dhe zhvillimit institucional.
Gjithashtu në këtë panair vijmë me buletine shkencore, përmbledhje
konferencash, seminare apo edhe botime monografike të studentëve tanë në përfundim
të programit të studimit të masterit, që, për ata të cilët kanë synime për të
nesërmen e tyre, janë sprova serioze e inkurajuese në fushën e kërkimit
shkencor, aq më tepër që është hera e parë që Universiteti “Ismail Qemali” i
Vlorës përurohet në Tiranë, në Akademinë e Shkencave. Njihet nga dialektika
roli i individit në shoqëri në hapësirë dhe në kohë, kështu ndodh sot me
universitetin tonë dhe rektorin e tij
Ne,
si universitet, me Akademinë jemi fatlumë për dy arsye: së pari, sekretarin e
Akademisë ne e kemi pedagog në Departamentin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë dhe
gëzon statusin “Personel Akademik i ftuar” dhe, siç do ta vëreni, Akad. prof. Shaban Sinani ka të
regjistruar 23 njësi bibliografike në “Bibliografinë e Universitetit “Ismail
Qemali” Vlorë, pjesa II; së dyti vërtet monografia shkencore “Studime ndërdisiplinare në albanologji” është
juaja, se është botim i ASHSH, por autori është yni, sepse e kemi pedagogun tonë
dhe Rektor të Universitetit.
Sipas
kalendarit, Universiteti “Ismail Qemali” Vlorës ka dy përurime:
• Studime ndërdisiplinore në
albanologji - Prof. dr. Roland Zisi;
• Bibliogra?a e
Universitetit Ismail Qemali, Vlorë. Pjesa II, (2006-2023), përgatitur nga bibliografi
Albert Habazaj.
Në panel: Prof.dr.Roland Zisi, Akad. Vaso
Tole, Msc. Albert Habazaj;
Drejton: Albert Habazaj
Paraqesin botimet: Prof. Teuta
Toska, akad. Vasil S. Tole, Dr. Ermir Xhindi, prof. dr. Bardhosh Gaçe (akad.
Shaban Sinani i planifikuar, për arsye detyre nuk mundi të mirrte pjesë me
kumtesën e tij), Msc. Albert Habazaj, Petro
S. Luarasi;
- Falënderon autori i librit “Studime ndërdisiplinore në
albanologji” prof. dr. Roland Zisi
4. “Studime ndërdisiplinare në albanologji” i autorit
Roland Zisi, një botim i ri i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
- Autori i librit “Studime ndërdisiplinare në albanologji”,
botim i Akademisë së Shkencave, Tiranë, 2024 është prof. Roland Zisi, pedagog dhe studiues i njohur i
letërsisë shqipe, Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, i cili edhe pse
është në epilog të detyrës, ka po atë përgjegjësi, vizion e ndershmëri
profesionale, sikurse në epilogun e datës 27 maj 2016, 8 vjet më parë, kur fitoi postin e lartë të drejtuesit
të universitetit të Vlorës.
- Libri
përmban 17 studime, kryesisht në fushën e studimeve letrare, me karakter historiografik
- interpretues, disa prej tyre me karakter krahasues. Përparësi kanë studimet
për autorë shqiptarë, por zënë vend edhe shkrimtarë të njohur joshqiptarë,
përveç Albert Camu-s, një grupim i shkrimtarëve frëngjishtshkrues, autorë
magrebin, si Tahar Ben Jelloun, Yasmina Khadra, Kamel Daoud, Boaulem Sansal,
Salim Bachi, etj, të shqipëruar nga Prof. Nonda Varfi.
- Paraqesin interes disa çështje specifike të
hermeneutikës, që lidhen me letërsinë shqipe, sidomos me tre shekujt e parë të
saj, si bilinguizmi (prania e një gjuhe të dytë “sigurie kanonike”,
autopërkthimet etj.). Në këtë kontekst profili i kolegut të tij Nonda Varfi në
pjesën e veprimtarisë si përkthyes është “i privilegjuar” me dy artikuj.
- Autori synon ta lexojë letërsinë shqipe “nga majat”,
dhe këtu çmohen studimet për Naim Frashërin dhe “utopinë e tij atdhetare -
romantike”; Dritëro Agolli me “utopinë tjetër”, ideologjike; Ismail Kadare me
simbolikën e shenjave perandorake në veprën letrare të “ciklit oriental”.
- Lidhjet mbiadriatike të letërsisë shqipe, kontaktet
pararilindëse të arbëreshëve me tokën e të parëve, misionarët basilianë si
zhvillim ekumenik kulturor dhe fetar, janë disa prej interesimeve parësore të
autorit.
Bashkëpërkimet ndërballkanike në letërsi e kulturë
trajtohen jo si afërì rastësore, por si rregullsi të krijuara nga fqinjësia e
gjatë dhe empatia.
- Duket në këtë libër përvoja e gjatë e autorit si
studiues i letërsisë romantike të shekullit XIX dhe i dy periudhave të
mëvonshme. Risi në këto studime është qasja antropologjike ndaj letërsisë,
leximi i saj me kodet e metodës së antropologjisë kulturore, sidomos në
trajtesat e letrësisë frankofone magrebine dhe shqipëruesit të saj Nonda Varfi.
Autori Zisi, përveç punës shkencore të mirëfilltë dhe të vëmendshme, ka një
virtyt të lartë human: Mirënjohjen, saqë ai guxon e bën edhe një sprovë
bibliografike me listimin e v epërës së shqipëruesit, pedagogut dhe studiuesit
të njohur Nonda Varfi.
- Libri u shërben programeve të mësimdhënies universitare
dhe bashkësisë së studiuesve të letërsisë.
5. Bibliografia e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë,
pjesa II në Panairin III Mbarëkombëtar të Librit Akademik dhe Shkencor, 23-25
prill 2024)
Bibliografia e Universitetit "Ismail
Qemali", Vlorë, pjesa II
Paraqitje/ Shkurtore
BIBLIOGRAFIA e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë
Tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të
Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë Pjesa II (për periudhën 2006-2023) ka këtë
staf realizues: përgatiti: MSc. Albert Habazaj; redaktorë: prof.dr. Bardhosh
Gaçe, prof.dr. Roland Zisi; autor i parathënies (tekstit shtesë) prof. asoc. Enkelejd Mëhilli;
konsulentë: prof. dr. Albert Qarri, prof. as. dr. Armela Panajoti, prof. as.
dr. Aurela Dai Saliaj, prof. as. dr. Hajdar Kiçaj, prof. as. dr. Frosina
Londo; koordinator shkencor: MA. Mirlona Buzo; përpunimi kompjuterik/ d-COBISS:
MSc. Altin Mahilaj; © Universiteti “Ismail Qemali”: Vlorë, Triptik, Botim i
parë, 2023, ISBN 978-9928-379-8-25
Ky dokument është një
përmbledhje e klasifikimit dhe përshkrimit shkencor e sistematik të
informacionit nga botimet e ndryshme (libra të pedagogëve dhe studiuesve tanë)
ku përfshihen të gjitha fushat e dijes (përveç fesë, teologjisë), është fryt i një pune të gjatë, sistematike,
të vëmendshme dhe serioze, një punim shkencor unikal për Universitetin
"Ismail Qemali" Vlorë; ndërkohë dhe ndihmesa ime e thjeshtë në fushën
e Bibliotekonomisë, falë vullnetit, përgjegjësisë dhe dashurisë profesionale,
që vjen si vijim i pjesës I "Bibliografia. Botime
të pedagogëve të Universitetit "Ismail Qemali", Vlorë (1994-2006).
Ndryshe nga e para, kjo bibliografi është e
integruar në Sistemin dhe Shërbimet e Përbashkëta Bibliografike Online
(COBISS), sipas Standardeve Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, si edhe
në Sistemin Informues për Veprimtarinë Kërkimore në Shqipëri.
Në këtë dokument përfshihen 179 tituj (njësi
bibliografike), nga të cilët 62 monografi shkencore dhe 117 tekste mësimore.
Ndihem mirë për këtë realizim të mundimshëm,
por, ndërkohë, me synime, dëshirë e mundësi për të bërë edhe Bibliografinë e
artikujve shkencorë, botuar në Buletinet shkencore: Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë nga nr. 1 (2002- ) e në vijim ( - 2024), si dhe disertacionet për
gradën shkencore "Doktor i Shkencave" të pedagogëve të Universitetit
tonë.
***
Bibliografia
“Tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të
Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Pjesa II (për periudhën 2006- 2023)
botohet në bazë Vendimit Nr. 31, datë 13.12.2022 të Rektoratit të Universitetit
“Ismail Qemali”, Vlorë, nr. 31, datë 13.12.2022, me Nr. 1974/4 prot. dhe në
mbështetje të Vendimit Nr. 3, datë 24.01.2023 me Nr. 140/3 prot. “Bibliotekat
sigurojnë akces në informacion dhe në ide pavarësisht nga mjedisi dhe pa njohur
kufij. Ato shërbejnë si porta drejt dijes, mendimit dhe kulturës, duke ofruar
mbështetje për vendimarrje të pavarur, zhvillim kulturor, studim dhe të
mësuarit gjatë gjithë jetës për individë dhe grupe” (shih: Rezoluta e IFLA-s
për bibliotekat, shërbimet informuese dhe lirinë intelektuale, Glasgoë, 2002).
Bibliografia e teksteve mësimore universitare, monografive shkencore,
monografive të tjera dhe vepra të tjera të përfunduara të pedagogëve të
Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, pjesa II (2006- 2023) është vijim i
pjesës I “Bibliografia. Botime të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”,
Vlorë (1994-2006). Ndryshe nga e para, kjo bibliografi është e integruar në
Sistemin dhe Shërbimet e Përbashkëta Bibliografike Online (COBISS), sipas
Standardeve Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, si edhe në Sistemin
Informues për Veprimtarinë Kërkimore në Shqipëri (E-cris.AL). Në këtë
Bibliografi, përveç njësive bibliografike - libra të pedagogëve të UV, janë
përfshirë dhe punimet shkencore të figurave të njohura të shkencës shqiptare,
si prof. Dritan Spahiu, Llukan Puka, Shaban Sinani, Sulo Hadëri, Sherif Bundo,
Beshir Ciceri, Ilir Mandro, Agron Xhagolli etj. që, në në Universitetin “Ismail
Qemali”, Vlorë kanë pasur apo gëzojnë statusin “Personel Akademik i ftuar”. Në
fund të çdo njësie bibliografike, ndodhet ID përkatëse që e identifikon secilën
njësi në këtë sistem. Formati i përzgjedhur i njësisë bibliografike: ISO 690.
Klasifikimi i njësive bibliografike: tipologjia, viti, titulli Burimi i
regjistrimeve bibliografike: Baza lokale e të dhënave me akronimin UVL dhe baza
e përbashkët e të dhënave COBISS.AL/ COBIB.AL Universiteti “Ismail Qemali”,
Vlorë - Bibliografia e Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë: tekste mësimore
universitare, monografi shkencore, monografi të tjera dhe vepra të tjera të përfunduara
të pedagogëve: pjesa II (2006-2023)
6. Bibliografia - një punim
shkencor unikal për Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
(parathënia
e bibliografisë)
Prof.
Asoc. Enkelejd MËHILLI
Zv.
Rektor për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin Institucional Universiteti “Ismail
Qemali”, Vlorë
Bibliografia “Tekste mësimore universitare dhe monografi
shkencore të pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Pjesa II (për
periudhën 2006- 2023), përgatitur nga bibliografi Albert Habazaj, përgjegjës i
Bibliotekës Shkencore “Nermin Vlora Falaschi”, Universiteti “Ismail Qemali”,
Vlorë është një tekst i veçantë, unikal për intitucionin tonë të lartë arsimor.
Ky tekst është një shërbestari modeste në fushën e dijes së bibliotekonomisë,
ku hartuesi, duke respektuar parimet, kriteret dhe metodat e përshkrimit dhe
klasifikimit bibliografik ka bërë me korrektesë profesionale klasifikimin dhe
përshkrimin shkencor e sistematik të botimeve libra për t’ua bërë të njohura të
tjerëve. Kjo Bibliografi është një punë e vlefshme, së pari për
ndërkombëtarizimin e punimeve shkencore të koleksionit libra të pedagogëve të
Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë. Ky dokument përmban të gjitha tekstet
mësimore dhe monografitë e publikuar nga pedagogët e UV për periudhën 2006-2021
[2023]. Në këtë dokument përfshihen 179 tituj (njësi bibliografike) nga të
cilët 62 monografi dhe 117 tekste mësimore. Paralelisht ato prezantohen sipas
metodës sistematike në rendin alfabetik (autor, titull), duke hartuar një
bibliografi të plotë të formatuar sipas të gjitha rregullave dhe teknikave
profesionale të kërkuara, përshkruar me saktësi dhe plotësisht, bazuar në
Standardet Ndërkombëtare të Përshkrimit Bibliografik, integruar në Sistemin dhe
Shërbimet e Përbashkta Bibliografike Online (COBISS). Bibliografia Tekste
mësimore universitare dhe monografi shkencore të pedagogëve të Universitetit
“Ismail Qemali”, Vlorë, Pjesa II (për periudhën 2006- 2021[2023]) është një
punë e gjatë, sistematike dhe serioze e MSc. Albert Habazaj, specialist i
fushës, realizuar me metodologjinë e zgjedhur prej tij: shfrytëzimi i
informacionit bibliografik ekzistues të skedarëve të Bibliotekës shkencore të
universitetit dhe të fakulteteve, shqyrtimi një për një i të gjithë titujve të
grumbulluar për të regjistruar njësitë bibliografike dhe lidhjen e tyre
profesionale, logjike e shkencore për realizimin e Bibliografisë ose librit të
librave, duke iu përgjigjur kërkesave bashkëkohore të përshkrimit bibliografik
me standardin e lartë të informacionit ndërkombëtarisht të përputhshëm. Kjo
bibliografi me tekste mësimore universitare dhe monografi shkencore të
pedagogëve të Universitetit është vijim i tekstit “Bibliografia: Botime të
pedagogëve të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë (1994-2006)” dhe vjen si një
ndihmesë e domosdoshme e kohës për Strategjinë e Kërkimit Shkencor të
Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë.
ASHSH;Tiranë,
e mërkurë, 24.04.2024; 15:00
Universiteti Ismail Qemali Vlorë, Godina e Re
Albert Habazaj duke paraqitur Universittein Ismail Qemali, Vlorë në sallën Aleks Buda, Akademia e Shkencave , Tiranë, 24.04.2024