Kulturë
Agim Xh. Dëshnica: Kur ikte Buharaja
E premte, 17.05.2024, 06:13 PM
KUR
IKTE BUHARAJA
Nga
Agim Xh. Dëshnica
Kush
ia thot’ aty matanë
me
një fyell që përvëlon?
Vexhi Buharaja
Nën
hijen Kalasë,
ku
çohej drejt për qiell,
minare
e rrënuar,
nuk
rrjedh më çezmë e vjetër,
nën gurët e latuar.
S’dëgjohet
më këmbana,
jehona
tej Beratit,
shkallmuar,
rrafsh me tokën,
hesht
Kulla e Sahatit…
Sofati i xhamisë,
i
heshtur e pa jetë,
askush
nuk falet
te
sallë e shkretë.
Asnjë
shandan, asnjë qiri
dhe
Libri i Shenjtë i fshehur rri.
S’dëgjohet
më nga larg,
as
thirrje e myezinit.
S’këndon
me fjalë të urtë,
fjalën
shqip,
Firdusi
si qëmoti,
veç
shpirt e mendje e thellë,
me
besë i falen Zotit.
Kur
nata shkon e dita kthen sërish,
as
hije, as fresk, as fëshfërimë selvish,
veç
fryma e Tomorit
në
gërmadhë ka zbritur,
e
qan se fluturoi e shkoi,
bylbyli
i ndritur.
Mos
shkoi te Mali i Thatë
e
yjet lasgushiane gjen,
apo
ku hesht lopata në Liqen?
A
mbi Tomor ndër lule dimërore,
dëgjon
i lumturuar,
xhuranë
baritore?
Takon
Naimin,
në
male e pyje, bukurinë,
larg
prangash e qelisë,
dhunës,
padrejtësisë.
Ndër
hulumtime zhytet,
në
shekuj historie,
ndër
bëma Skenderiane,
shpatash
trimërie,
me
arbër legjendarë,
në
ndeshje për lirinë.
Lë
librat, meditimet
e
penën mbi letër,
me
shpresë rilindjesh
në
një kohë tjetër.
Hipur
deveve në karvane,
niset
për shtegtim,
me
Shahnamenë në duar,
me
shqipe plot shkëlqim.
Në
fund të shkretëtirës,
kanë
dalë Firdusiu dhe Sadiu,
me
çallma, bardhë dëborë,
se
ja, po vjen, po vjen Vexhiu.
*
* *.
Poeti i hijshëm
me
tungjatjeta, kur vije,
gëzonin porta e , dritare,
mure
me gurë shtëpish
në
sheshe e faqe tatëpjeta,
bahçetë me fryta,
lule
e fletë të blerta.
*
* *
Nga kulla -hije e Sahatit
jehon kambana tej Beratit
një
yll çdo mëngjes në qiell
mbi
Tomorr shkrep si diell.