E shtune, 27.07.2024, 03:06 AM (GMT+1)

Kulturë

Kadri Tarelli: Takim letrar

E hene, 13.05.2024, 07:58 PM


TAKIM LETRAR

Shkolla e Mesme e Bashkuar “B. Hidri”, Shënavlash. Durrës

Nga Kadri Tarelli

Në kuadër të muajit të letërsisë, prill 2024, në shkollën e Mesme të Bashkuar “B. Hidri”, Shënavlash. Durrës, u organizua një takim mjaft i këndshëm dhe njëherazi i dobishëm, me nxënësit e kësaj shkolle me emër.

Tematika ishte: “Kuvendim mbi krijimtarinë letrare të Bajram Halil Gashit”, ish drejtor i kësaj shkolle për shumë vite me radhë, tashmë në pension, por shkrimtar dhe studiues i pasionuar, i cili ka botuar katër libra, ku më së shumti rreh nervi atdhetar për shkollën dhe arsimin shqip, në veçanti për Dardaninë. Unë që po shkruaj këto radhë, jam redaktor dhe bashkudhëtar i krijimit të këtyre librave me vlerë atdhetarie në letrat shqipe.

Librat janë:

1. “Një shekull në udhën e dijes”, Historiku i shkollë së Shënavlashit.

2.  Libri “Ah Shqipni mos thuj mbarova....”, kushtuar legjendës së folklorit shqiptar, rapsodëve: Dervish Shaqa, Demush Neziri, valltare Merushe Badolli, dhe grupit Kosovar, libër që unë e vlerësova “Enciklopedi e Kosovës”, pasi nëpërmjet tij ne njohëm një pjesë të mirë të historisë së Dardanisë. Më duhet të them, se në fjalën time të folur dhe të shkruar, emrin Kosovë e kam hequr nga fjalori im, duke përdorur “Dardani”, emrin e bukur, të bekuar dhe të hershëm të saj, sa vetë jeta e shqiptarëve, pasardhës të Ilirëve në këto troje. Përjashtoj rastet kur më duhet të përmend krijimet e autorëve të ndryshëm, apo vendime dhe dokumente zyrtare.

3. Libri i tretë: Haki Taha, në prag të legjendës”, që i kushtohet gjakovarit, mësuesit hero të Shënavlashit të Durrësit, në vitet 1937-1941, i cili, (mars 1945), kreu atentatin ndaj Miladin Popoviçit, drejtues i Dardanisë, që, në ditët e para të ripushtimit nga forcat ushtarake të Serbisë, (Jugosllavisë), si personazh shumë i njohur në historinë e Shqipërisë dhe të Partisë Komuniste Shqiptare, gjatë viteve 1941-1944.

4. libri i katërt, “Kosova andra e jetës sime”, kushtuar dëshmorit dhe heroit të kombit Bajram Sali Gashi, ish drejtor i shkollës së Shënavlashit, në vitet 1937-1941, i cili në krye të 300 luftëtarëve u vra duke luftuar kundër ushtrisë serbe, që ripushtoi Dardaninë, në shkurt 1945. Sot emrin “Bajram Gashi”, e mban shkolla 9-vjeçare e fshatit Fllakë, në afërsi të Durrësit.

Nga Durrësi, morëm pjesë: Shpendi Topollaj, Merita Kuçi-Thartori, Kadri Tarelli, shoqëruar nga Melisa Gashi, mbesa e autorit të librave, Bajram Halil Gashi. Shpendi dhe Merita, janë pjesë e këtyre librave, si në vlerësim dhe analiza letrare, ashtu edhe në krijimtari në shkrime dhe poezi.

Në pritjen e ngrohtë dhe miqësore, organizuar në mësueset e shkollës, në krye drejtoresha e shkollës Merita Mema-Teta, mësueset e letërsisë, Albana Bajramaj, Shprersa Bytyçi, Hamime Gashi, Bertila Bresho. (oficere sigurie), etj.

Znj. Merita Mema-Teta, drejtoresha e Shkollës së Mesme të Bashkuar, “B. Hidri”, hapi veprimtarinë, duke uruar, që takime të tilla të ketë sa më shumë në të ardhmen, pasi ato e bëjnë jetën e shkollës më të bukur, më të larmishme dhe më të dashur për nxënësit, njëkohësisht e ngrenë lart emrin e shkollës.

Në takim folën edhe shkrimtari i njohur, Shpendi Topollaj, (autor i botimit të 70 librave), duke bërë një vlerësim të krijimtarisë, punë disa vjeçare, të mikut tonë të letrave z. Bajram Halil Gashit, i cili në këto dit ndodhet në Itali. Shpendi si njohës i historisë, dhe marrëdhënieve politike të kohëve të luftës dhe pas Luftës II-të botërore, njëkohësisht edhe gjendjes së sotme në Ballkan, bëri ndërthurje të veprimtarisë artistike dhe heroike, të “heronjve”, që dhanë jetën për liri dhe bashkim kombëtar.

Ndërsa znj. Mertita Kuçi-Thartori, poete, drejtore e shkollës 9-vjeçare “14 nëntori”, në Durrës, dhe njëkohësisht anëtare e “Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”, recitoi poezinë e saj kushtuar heroit Haki Taha, poezi e përfshirë në librin “Haki Taha, në kufij të legjendës”.

Nxënëset që recituan poezi dhe krijimet të tyre, që ndezën dhe krijuan atmosferën festive, ishin:

Suada Koçi........klasa 10.

Ardita Ndoj....... klasa 10.

Binora Gjana..... klasa 6.

Denisa Kola.......klasa 11.

Bame Gashi ......klasa 10.

Nxënës të tjerë që mbushën sallën:

Albina Zakova, Mariglena Marku, Markela Isaku, Marina Xhelili, Sabina Bajramaj, Armela Gashi, etj, etj.

Në fund Shpendi dhe unë i dhuruam bibliotekës së shkollës, libra nga krijimtaria jonë.

U ndamë duke uruar nxënësit dhe mësuesit, suksese në jetën mësimore-edukative të shkollës, përfshirë edhe veprimtaritë letrare-artistike.

Mirë u takofshim në kuvende e veprimtari, për autorë dhe libra të tjerë.

Miqësisht!

Kadri Tarelli

E enjte: 25, mes pranvere, 2024.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora