E shtune, 27.07.2024, 02:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Kujtim Morina: A thua, do ta lirojnë nga burgu Pjetër Arbnorin!?

E diele, 12.05.2024, 07:19 PM


A thua, do ta lirojnë nga burgu Pjetër Arbnorin!?

Nga Kujtim Morina

Se aty brenda kangjellave të Kuvendit, askush s’e sheh. Edhe ai që afrohet, nuk e sheh përballë por anash. Po sjell parathënien e shkrimtarit për romanin e tij “Shtëpia e mbetur përgjysmë”:

Një ditë erdhi në burgun e Burrelit kryetari i Degës së Punëve të Brendshme, Flamur Sinoimeri dhe më tha: “ I kemi parë ato shkrimet tuaja! Ka shumë ironi dhe nënkuptime kundër nesh! Këtë radhë vetëm po i gris.”

Unë iu përgjigja: “ Detyra ime është të shkruaj, zanati yt është t’I grisësh. Kush të lodhet i pari…”

“Do të të dënoj! Dëgjove, do të të dënoj përsëri!”

Kështu gjatë afro 30 vjetëve të burgut vazhdoi ky proces: unë shkruaj çdo ditë, ata kontrollo, lexo, shëno me të kuqe, censuro, gris, ndëshko me birucë, deri kur një ditë më arrestuan, më vunë prangat dhe nga burgu i Burrelit më dërguan në birucat e Degës së Punëve të Brendshme. Pas gjashtë muajsh ndër të tjera më dënuan edhe për romanin “ Shtëpia e mbetur përgjysmë” duke më shtuar dhjetë vjet të tjera mbi dënimin njëzetepesë vjet që kisha mbi kurriz.

Dëshmitari ekspert, Sofokli Afezolli tha në gjyq: T’i pritet dora Pjetër Arbnorit i cili shkruan për të diskretituar pushtetin popullor dhe për ta minuar atë!

Ky roman i shkruar me sinqeritetin e një fëmije dhe me mendjen e tij të pjekur para kohe, po ju paraqitet për ta lexuar e gjykuar tanimë në kushtet e lirisë.

Kryetarit të Degës, kudo që të jetë, mund t’i them se unë nuk u lodha i pari…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora