E premte, 24.05.2024, 01:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Një “Ambasadore për paqen” ne veprim

E premte, 10.05.2024, 07:24 PM


Një “Ambasadore për paqen” ne veprim

Sadbere Emshiu (Karimani)

Nga Shyqyri Fejzo

Me datën 9 Mars në qytetin e Hamburgut, me inisiativën e këshillit të Federatës së Paqes Universale për Diasporë Berlin, mbështetur nga bashkombas të Hamburgut e më gjërë, u realizua aktiviteti i rradhës me mbi 150 të pranishëm. I pari i këtij lloji u zhvillua në shkurtin e vitit të kaluar në Berlin, qëllimi i së cilës ishte nderimi me titullin; “Ambasadore për Paqe” të disa prej bashkatdhetarëve, personalitete të nderuar, aktivist e human që jetojnë e punojnë në landet veriore të Gjermanisë. Fjalën e hapjes e mbajti zonja Megi Llubani, në rolin e moderators.Në emër të Federatës së Paqes Universale për Gjermani përshëndeti zoti  Christian Hausmann. Në 7 persona të shquar të cilët u shpallën dhe u emruan me titullin e lartë “Ambasador për Paqe”ishte dhe zonja Sadbere Emshiu (Karimani). Natyrshëm kushdo mund të bëjë pyetjen: “Cila është zonja Sadbere Emshiu (Karimani)?

Është lindur më 26 Shkurt 1964 në fshatin Brodec, Tetovë në Maqedoninë e Veriut. Shkollimin fillor dhe 8 vjecar e ka kryer në vendlindje. Vitin e parë të gjimnazit e ka kryer në 1980 – 1988  në gjimnazin “Kiril Pejçinoviç”, Tetovë. 1981 - 1983 Mësimi i gjuhës gjermane me integrim të thelluar për gjimnaz.

1983 – 1988 Gjimnazi “Peter Petersen”, Hamburg, Gjermani.

1989 – 1993 Univerziteti i Hamburgut - Shkollimi i lartë: studimi elementar në shkencat

e pedagogjisë me pikëvëzhgim ndërkulturor (mit Schëerpunkt

Interkulturelle Bildung); gjuhët(Sprachlehr-und Lernvergleich) krahasuese,

gjermanistikë (Letërsi dhe gazetari). Përfunduar me Magister Arturum. Vec gjuhës Shqipe dhe asaj Maqedone, zotron gjuhën Gjermane si dhe gjuhën frënge. Nga viti 1993 e në vazhdimësi ka punuar dhe vazhdon të punojë në sistemin arsimor gjerman, kryesisht me gjuhën gjermane për të huajt dhe gjuhën shqipe.

Sadberja, mbështetur në këto shkollime e kualifikime, si dhe në rolin aktiv të saj, mund të quhet si njeri emblemë   që ka ndikuar fuqishëm në ngritjen dhe forcimin e urave të bashkëpunimit midis popujve shqipfolës(Shqipëri-Dardani-Maqedoni  e Veriut dhe më tej) me Gjermaninë. Ajo, duke punuar fuqishëm, është bërë symbol I afrimit dhe konsolidimit të urave të bashkëpunimit midis popujve, nga rradhët e femrave. Kjo përbën një gur të rëndësishëm kilometrik të historisë së mërgatës e vecanrisht të femrës shqiptare.

Si studente, përvec përkthimit të nevojshëm nëpër shkolla,punonte edhe në një radio, ËDR me nën temën “Nga Bosfori deri në Gjibraltar”.Po ashtu, Sadberja ka qënë edhe në procesin e hapjes së emisionit të lajmeve në gjuhën shqipe të “Radio Deutsche Ëelle”në shqip në Koln.

E punësuar në shkollë prej 27 vitesh-si ndërmjetsuese/përkthyese këshilltare ndërkulturore-mësimdhënëse për gjuhën shqipe, jep dhe gjermanishten (DAF) si lëndë për të huajt që mësojnë gjermanishten. Vec kësaj, punon në zhvillimin e projekteve të ministrisë për arsimimin e emigrantëve, që migrimi të jetë sa më I suksesëshëm. Një rol jo të vogël  ajo ka në shoqatën Gjermano-Shqiptare e cila vepron nëpër shkolla. Sadberja, shqiptarja e parë e ardhur adoleshente nga vende shqipfolëse në qytetin e Hamburgut, është kthyer në një euridite përsa ipërket gjuhësisë e vecanrisht asaj gjermane. Babai i saj, Xhevat Emshiu, shkolliminme sa duket, e ka quajtur pasuri më vete. Ksisoj ai insistoi me këmbëngulje që  Sadberja të futej në shkollë dhe të mbaronte maturën. Ai e njihte mirë vullnetin dhe këmbënguljen e së bijës, ndaj kërkonte më shumë nga ajo. Eveniment I rëndësishëm ishte dhe fakti që u hapën dhe paralelet e shkollës së parë për mësim plotësues në gjuhën shqipe.

Lidhur me punën me emigrantët pengesat e vështirëstë janë paksuar sidomos ato që lidhen me dokumentacionin. Por kërkesat për cilësinë e përvetësimit të gjuhës gjermane janë rritur.Këto kanë bërë që për Sadberen e fuqitë e tjera arsimore kërkesat e puna të shtohet.Po të bëhej një monitorim i kohës punës ditore të saj, ajo pjesën kryesore të kohës  do e kishte në punën me nxënësit,  studim e përvetësim i mësimeve, pastaj puna me mërgatën.Sadberja ishte një nga koordinatorët e cila mori pjesë aktive në  zgjedhjet që u bënë në parlamentin e Hamburgut, ku kandidoi dhe u zgjodh për herë të parë shqiptari Sami Musa.

Me euridicionin dhe kulturën e saj, tek Sadberja manifestohet një qartësi e lartë mendimi, të cilën nuk e mban për vete por e ve në dobi të shqiptarëve të mërgatës. Te ajo manifestohet një këmbëngulje për t’u admiruar në gjetjen e rrugëve për realizimin e objektivave.  Sfidat përpara saj dhe femrave të mërgatës dhe atyre shqiptare,janë të mëdha, kudo që ato ndodhen. Clirimi i gruas nga vartësia, nënshtrimi, shtypja e paragjykimet, dhënia e të drejtave të barabarta me burrat në shoqëri,në punë dhe në familje. Jo më pak I rëndësishëm sot del ngjallja dhe futja e frymes kombëtare tek të rinjtë e të rejat,ku rol parësor në këtë drejtim kanë vetë femrat.Sadberja është një nga ikonat e Shqiptarizmës me një rol  shumë aktiv për forcimin e miqësisë midis popujve dhe integrimin në Europë, vecanërisht të femrës shqiptare. Ky aktivitet i gjërë social i saj bër që të dallohej, ti jepej titulli I ”Ambasdorit për paqe” dhe të zgjidhej sekretare e seksionit të mërgatës së Hamburgut.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora