Kulturë
Timo Mërkuri: Moderniteti i vonuar i Natasha Lakos
E hene, 13.05.2024, 07:57 PM
MODERNITETI I VONUAR I NATASHA LAKOS
Nga
Timo Mërkuri
Poezia
"Druaj" e Natasha Lakos shpalos një vizion të thellë dhe të ndjeshëm
të përjetimit njerëzor nëpërmjet imazheve të holla dhe të ngjashme me piktura,
ku përdorimi i tyre (imazheve) të detajuara si "buzët",
"lapsi", "kandili" e "pasqyra" krijojnë një peisazh
emocional për lexuesin. Ky përdorim i imazheve vizuale forcon lidhjen e poezisë
me artin vizual dhe skenat e përjetimit njerëzor bëhen më të dukshme përmes
tyre. Gjithashtu, ndjenjat dhe përjetimet e heroinës shpalosen në një mënyrë të
ndërthurur, duke i bërë ato të përfaqësojnë aspekte të përjetimit njerëzor.
Nëpërmjet frazave si "çfarë kam për
të fshirë atje dhe çfarë kam për të shkruar?" apo "njeriu ulet përpara pasqyrës që diçka të
paguajë", poezia thekson kërkimin e vazhdueshëm të identitetit dhe vështirësië
e përjetuara të ndjenjave nëpërmjet tij. Po ashtu, ndezja e shuarja e kandilit
si metafora e jetës e dashurisë forcon mesazhin kryesor të poezisë: ndryshimi i
përhershëm dhe kalimi i kohës, si një kosto që paguajmë në jetë, duke e lenë
lexuesin me një reflektim mbi natyrën e përjetimit njerëzor dhe rëndësinë e
shprehjes artistike në përballje me jetën dhe kohën.
Për
nga rëndësia, ideja dhe struktura artistike e shprehjes, poezia
"Druaj" e Lakos mund të quhet "Poema e buzëve të gruas"
duke theksuar temën kryesore të përjetimit të saj nëpërmjet imazheve të buzëve
dhe ndjenjave që ato shprehin. Ky titull mund të fokusohet si një element kryesor
i poezisë që do ndihmojë lexuesin të kuptojë qëllimin dhe temën kryesore të tekstit
poetik.
I-Fjala
"Druaj" përsëritet në tekst si një thirrje, një ngurrim ose një
këshillë, duke theksuar rëndësinë e kapërcimit të saj dhe shfaqjen e vetvetes.
Kjo përsëritje forcon qëllimin e poetes për të adresuar një temë të rëndësishme
dhe universale, madje, duke iu referuar përvojës njerëzore në kontekstin e
jetës, poezia shndrro-het në një udhëzim të fuqishëm për lexuesit për të
kapërcyer drojën dhe shfaqur veten në mënyra autentike e të vërtetë, ndërkohë që
ndikimi i saj në strukturën poetike shfaqet:a)-Përsëritja e fjalës “druaj”
shpreh figurën artistike të anadiplo-zës , një teknikë e përsëritjes së një
fjale, fjalie ose një grup fjalësh në fillim dhe në fund të vargut të dy
rreshtave pasuese. b)- Kjo përsëritje
krijon një strukturë që thellon domethënien dhe përjetimet e saj në jetën tonë.c)-Teknika
e përdorimit e anadiplozës “druaj” forcon
temën e pasigurisë, ngurrimit, hezitimit që shfaqet në jetën tonë. ç)- Anadiploza
forcon mesazhin kryesor të poezisë dhe e bën atë të ndjehet dhe më fortë për
lexuesin,dhe d)- krijon lidhje të ngushtë mes vargjeve dhe forcon ndjesinë e
ngurrimit, drojës që përshkon poezinë.
II-
Përkundër ndjenjave të veçanta dhe formës së përjetimeveve personale të
shprehur në poezinë "Druaj" nga Lakos, tema dhe emocionet që
shpalosen janë të përgjithshme dhe universale. Kjo është e zakonshme në poezinë
moderne, ku poetët shfrytëzojnë përjetimet personale për të shprehur gjendjet
dhe ndjenjat e përbashkëta njerëzore. Poetja mund të druhet për shumë arsye
lidhur me përjetimet e saj, qëndrimin ndaj jetës apo tema të tjera të veçanta
që i trajton në poezi. Këtu shprehemi për disa arsye psikologjike pse poetja shfaq
drojë dhe formën artistike të shprehjes së tyre në poezi:
-
Vargjet e para të poezisë "Druaj" të Natasha Lakos: “ Druaj/Të gërryej buzët me laps,/çfarë kam
për të fshirë atje/dhe çfarë kam për të shkruar?/Druaj”, tregojnë për një
dilemë shpirtërore dhe një përpjekje për të përmbyllur atë, e paraqitur si një
rrëfim. Kjo ndjenjë e pafundësisë dh pakuptimtësisë së mundësive që përjetohen
në një moment të caktuar të jetës, shfaqet në tekst nëpërmjet metaforave të
lapsit dhe buzëve. Fraza: “Të gërryej buzët
me laps” përqendrohet në një veprim, në prag të kryerjes, por poetja
heziton, druhet. Të kemi parasysh se ngjyerja e buzëve te femra shqiptare është
një element estetik, një formë zbukurimi dhe vënie në dukje e pamjes së saj,
atëherë pse poetja këtë gjest që femrat e kryejnë me finesë e dëshirë e quan
”gërryerje”? Sigurisht që poetja e përdor fjalën "gërryej" për të
shprehur përdorimin e lapsit mbi buzët në një kontekst metaforik , madje kjo
fjalë përdoret në një mënyrë që konsiderohet si përdorim metaforik i shprehjes,
pasi ajo nuk e përdor fjalën
"gërryej" në kuptimin literal, por më shumë në një mënyrë simbolike
për të treguar një proces, siç është aplikimi i lapsit mbi buzët. Në shqip,
fjalët kanë shpesh nuancat e tyre, dhe përdorimi i tyre mund të jetë më shumë
për të shprehur një ndjenjë apo për të krijuar një imazh emocional sesa për të
paraqitur një veprim fizik në mënyrë strikte. Përdorimi i kësaj fjale mund të
jetë bërë për arsye se poetja mund të jetë e pasigurtë për veprimin pasues, psh
daljen në bulevard, në një takim, në një aktivitet etj., pasiguri që shprehet për
përdorimin e lapsit në formë të tensionuar, larg butësisë estetike.
-Vargu:
“çfarë kam për të fshirë atje / dhe çfarë
kam për të shkruar?” shpreh me një
analogji një ndjenjë paqartësie në
mendjen e poetes, e cila përballet me dilemën e zgjedhjes së fjalëve për të
shprehur gjendjen e brendshme, ndaj ajo kërkon kohë për të reflektuar me kujdes.
Përdorimi i frazës”për të fshirë”
mund të ketë dhe interpretimin e fshirjes së një buzëqeshjeje që s’duhet ta
shohë dikush, ndërsa përdorimi i frazës
“për të shkruar” identifikon poeten,
e cila ndjehet se si krijuese, kupton që fjalët mund të mos jenë të mjaftueshme
për të shprehur atë që ndjen. Shikoni pak, fytyra e gruas dhe sidomos buzët e
saj flasin atë që thotë shpirti i saj, aty shprehen ndjenjat e gëzimit,
lumturisë, pranimit apo refuzimit, inatit a zemërimit. Madje dhe forma e të kuqit të buzëve, nuancat apo ngjyra shprehin mesazhe , të cilat
sigurisht ndryshojnë në kohë dhe ambient. Thelbi i drojës së poetes shprehur te
kjo frazë është pasiguria e saj për çështje të ndryshme, si përzgjedhja e
fjalëve, transmetimi i ndjenjave të saj ose interpretimi i temave të ndjeshme,
apo frika nga reagimi i dikujt me ndonjë përgjigje negative. Pasazhi jep një
pamje të përpjekjeve të poetes për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet e saj me
sinqeritet dhe në përputhje me perceptimin e saj për botën dhe për veten. Ajo
ka nevojë që çdo fjalë dhe emocion të jetë i vërtetë dhe i përputhshëm me realitetin
dhe perceptimin e saj të jetës dhe të dashurisë.
-Te
vargjet:”Mbi buzët e gruas është shkruar
për hetë të parë historia/të çmendet pastaj dashuria/Druaj”, droja e poetes
Lako duke përdorur metaforën e buzëve që janë shfrytëzuar si një metaforë për fillimin
e një historie të re, qoftë kjo histori e një marrëdhënieje, e një periudhe të
jetës, ose diçkaje tjetër. Përdorimi i hiperbolës "të çmendet pastaj dashuria” te kjo shprehje, ajo shfaqet si diçka
që bën një person të çmendet, duke shprehur një intensitet dhe ndikim emocional
që (dashuria) mund të ketë mbi njeriun. Këtu personifikimi “druaj” e bën vargun
të forcojë idenë e një përjetimi të ndjeshme e të kujdesshme, duke e bërë të
përmbushë rol të veçantë në vargun e
fundit. Frazave "Mbi buzët e gruas
është shkruar për herë të parë historia" në një kuptimshmëri të
drejtpërdrejtë mund të interpretohet psh si buzëqeshja që i jipet një djaloshi
nga një vajzë, ku kjo është pikërisht historia e ndjenjave të vajzës. Kështu
kuptimi i frazës: ” të çmëndet më pas
dashuria” është tepër i dukshëm, por poetja dhe te kjo kuptimshmëri e
drejtpërdrejtë transmeton psikologjikisht mesazhin për fuqinë e dashurisë në
ndryshimin e një personi. Megjithëse dashuria mund të sjellë një ndjenjë euforie
dhe ngazëllimi, ajo shkakton ndryshime të mëdha në identitetin dhe në jetën e
një personi. Duke përfunduar me fjalën "Druaj" poetja, sa tregon
ngurrimin e heroines, aq dhe fton për të qenë e kujdesshme për të marrë parasysh
sfidat që shoqërojnë dashurinë. Kjo duket si një paralajmërim, por është në
fakt dhe një inkurajim për të nisur
marrëdhëniet me qasje të kujdesshme dhe të ndërgjegjshme.
-
Vargjet:"Dita pikon mbi buzët si
kandil i ndezur/nata pikon si kandil i shuar./ Druaj." nëpërmjet një
mozaiku figurativ të përbërë nga krahasimi i ditës dhe natës me kandil të
ndezur dhe të shuar, përdorimi i metaforës ku në këtë rast, dita dhe nata janë
personifikuar si "kandil i ndezur"
dhe "kandil i shuar",
respektivisht që krijon një imazh të fuqishëm vizual dhe emocional, duke forcuar
ndryshimin dramatik në ndjesinë dhe përjetimet e personazhit me kohën dhe
rrethanat. Ky imazh metaforik përjeton një ndryshim nga dita në natë, dhe ky
ndryshim interpretohet si simbol i transformimit në jetën dhe emocionet e
personit.Shtojmë se në varg ka një përsëritje të tingujve me zëra të ngjashëm,
duke krijuar një efekt të rëndësishëm zanor. Psh, tingulli "p" dhe
"k" përsëriten në fjalët "pikon", "buzët",
"kandil", duke krijuar një ritëm dhe harmoni të veçantë në varg, dmth
aliteracion. Fraza: “Dita pikon mbi buzët
si kandil i ndezur” sugjeron një ndjenjë ngrohtësie dhe energjie që
shoqëron ditën, ku "Buzët" paraqesin
një hapësirë të ndriçuar aktiviteti, ku emocionet e përjetimet janë të dukshme.
Poetja mund të ndihet e sigurtë dhe e lumtur në këtë kontekst, duke përjetuar
kënaqsi dhe lumturi në ditën e saj, ndërkohë që fraza:”Nata pikon si kandil i shuar” paraqet një kontrast të fortë me
vargun e mëparshëm. "Kandili i shuar"
e paraqet natën si një periudhë të errët, ku emocionet dhe ndjenjat mund të jenë
më të fshehta dhe më të errëta. Nata kështu mund të përfaqësojë një kohë vetmie, reflektimi, pasigurie. Duke i
krahasuar ditën e natën në këtë mënyrë, poetja tregon një pasiguri apo ngurrim në lidhje me ndryshimet e ardhshme të jetës.
Kjo pasiguri mund të krijojë një frike te heroina, duke e shtyrë atë të shfaqë
një drojë që e fton për kujdes. Në këtë kontekst, përdorimi i figurave të ditës
dhe natës është një mënyrë e fuqishme për të paraqitur një ndryshim të madh dhe
të ndjeshëm në përjetimet dhe emocionet e një personi.
-
Vargu imazhzist "Njeriu ulet përpara
pasqyrës që diçka të paguajë./Druaj" ku pasqyra shfaqet si metaforë që
përfaqëson një mënyrë për të shqyrtuar ekuilibrin moral dhe për të përballur
pasojat e veprimeve, por ndërkohë me të njejtat cilësi ajo personifikon një
etnitet. Imazhi shfaq një veprim të zakonshëm, atë të "uljes përpara pasqyrës", por në
këtë kontekst, ky veprim është i lidhur me një motiv më të thellë emocional dhe
psikologjik. Duke e vendosur në kontekstin e poezisë së Natasha Lakos, mund të
kuptohet se kjo ulje përpara pasqyrës është më shumë se thjesht një veprim
fizik, ajo simbolizon një moment
reflektimi dhe vlerësimi të identitetit. Heroina përballet me veten e saj
para pasqyrës, duke tentuar të njohë, kuptojë dhe vlerësojë më mirë veten ,
veprimet e kryera apo ato që do kryejë, duke paraqitur një proces të analizës
shpirtërore dhe vlerësimit të jetës së saj. Kujtoni psh, në momentet para një
takimi të dëshiruar vajzat rrinë një copë
kohe para pasqyrës, duke u rregulluar, medituar dhe analizuar veprimin që po ndërmarrin.
Mirëpo kjo analizë shoqërohet me një kosto që në poezi përfaqsohet me frazën
"që diçka të paguajë" pse
ky proces reflektimi dhe vlerësimi nuk është pa pasojë. Njeriu edhe mund të
ketë nevojë të "paguajë" për diçka, të ndajë një kosto për njohjen e
vetes së vërtetë. Kjo përfaqëson ndryshime në mënyrën sesi heroina sheh
veten e botën dhe mund ti sjellë pasoja
të ndryshme në jetë. Përfundimi me fjalën "Druaj" vë në dukje ndjenjën
e pasigurisë ose ngurrimit nga pasoja e këtij procesi reflektimi. Kjo fjalë bën
që lexuesi të ndjehet si heroina të cilin lexon. Pra, në kontekstin e poezisë
ky varg mund të interpretohet si thirrje për të kuptuar më mirë veten, por dhe
për të qenë të vetëdijshëm për koston që paguan dhe duhet paguar në procesin e vetënjohjes.
-Vargjet
imazhiste: "Mbi buzët e gruas do
shkruhet gjithnjë e para historia/do çmëndet pastaj dhe vetë dashuria/derisa në
formën e gezhojës të ketë mbetur/i kuqi i buzëve që do ketë shkruar
patjetër.//Mbi buzët e gruas shkruhet dhe shkruaj./ Druaj…" ku
lulëzojnë metafora “i kuqi i buzëve” për dashurinë dhe përdorimi i ngjyrës së
buzëve si simbol i dashurisë forcon idenë e një marrëdhënie të thellë
emocionale. Vargjet shfaqin një progresion kohor, duke filluar nga shkrimi i
historisë mbi buzët e gruas dhe mbaruar me thirrjen për t'i dhënë rëndësi kësaj
historie e të druhet nga gabimet e mundëshsme. Ky progresion kohor forcon
ndryshimet e zhvillimet në marrëdhënien e gruas me veten dhe dashurinë. Vargjet
vënë në pah ndjeshmëri-në e madhe ndaj buzëve si hapësira ku shkruhet dhe reflektohet historia
e personit dhe (jo vetëm) ndjenjat e dashurisë. Analiza e këtyre vargjeve në
kontekstin e poezisë sugjeron disa ide dhe mesazhe:
Buzët
e gruas paraqiten si një hapësirë ku shkruhet historia e saj, ndjehen e përje- tohen
emocionet e dashurisë. Buzët, si pjesë e fytyrës, përfaqësojnë dhe shfaqin
intimitetin dhe lidhjen emocionale të saj me të tjerët, duke sugjeruar se përjeti-met dhe emocionet që
ndjejnë njerëzit janë të “shkruara” në fytyrën e tyre dhe të lexueshme për të
tjerët. Psh buzëqeshja e një gruaje e
shkruar mbi buzët e saj flet më shumë se një libër historie, jo vetëm për
dashurinë.
Për
poeten,ideja që "historia shkruhet
mbi buzët e gruas" përfaqëson një shprehje simbolike për fuqinë dhe
ndjeshmërinë e identitetit të gruas. Kjo frazë përdor buzët si simbol i jashtëm
i ndryshimeve dhe përjetimeve shpirtërore të një gruaje, (por jo vetëm).Buzët
janë të përfshira në aktin e të folurit
dhe shprehjes së vetes përmes fjalëve. Për poeten, buzët mund të paraqesin një
mjet për të shprehur identitetin dhe për të komunikuar me botën.
Duke
shkruar që "historia shkruhet mbi
buzët e gruas", poetja mund të sugjerojë se buzët janë një “faqe e parë e librit të jetës”së një
gruaje, hapësira ku ndjenjat dhe përjetimet e shpirtërore shfaqen dhe shprehen
në një mënyrë të dukshme.Poetja fokusohet te"i kuqi i buzëve",si simbol i bukurisë dhe identitetit,detaj që
sugjeron për një estetikë të bukurisë shpirtërore e të jashtme, që ka një
ndikim thelbësor në mënyrën sesi personi përjeton veten dhe është i perceptuar
nga të tjerët.
-Të
kemi parasysh dhe faktin se Natasha Lako si një poete elitare ka standarde të
larta artistike për veten dhe poezinë e saj, ndaj ngurrimi mund të vijë dhe nga
dëshira për tu siguruar që çdo fjalë dhe ide të jetë e vendosur me kujdes dhe e
shprehur me saktësi për të përmbushur synimet artistike. Pasazhi që shpreh këtë
është pikërrisht fjala “Druaj”. Kjo fjalë shpreh nevojën për kujdes dhe
përpjekje të mëdha në procesin e krijimit të poezisë, duke theksuar dëshirën
për të arritur një standard të lartë artistik dhe për të shprehur çdo detaj me
kujdes dhe saktësi për të përmbushur synimet artistike të saj. Kjo fjalë
(Druaj) shpreh gjithashtu dhe ndikimin e
kontekstit shoqëror, politik, ose kulturor në mënyrën se si poetja sheh dhe shpreh
veten, ku ngurrimi vjen nga jashtë dhe e bën poeten të heshtë apo të kufizojë
shprehjen e saj. Unë ju them lexuesve se pikërisht pse është një poete elitare
Natasha Lako nuk mund kuptohet me një lexueshmëri të drejtpërdrejtë të fjalëve,
ajo mund të admirohet për imazhet, siç admirojmë një kostelacion yjesh dhe, nëpërmjet
kuptimshmërisë së këtyre imazheve
lexuesi mund të njohë botën e saj poetike.
III-Poezia
e Lakos, përmban elemente të modernitetit poetik, por përputhet me rrymën e modernizmit
të vonuar në poezi, gjë që është e dukshme me praninë e karakteristikave të kësaj
rryme në poezi. Para se të vazhdojmë me elementët që e adresojnë këtë poezi te
rryma e modernitetit të vonuar le të sqarojmë se:
Modernizmi
i vonuar është rrymë moderniste e një
periudhe kohore që vjen pas periudhës së Modernizmit, (fillimi i të cilit
shihet në fund të shek. 19 rreth viteve 1890 e cila si një lëvizje letrare fillon
të qartësohet rreth viteve 1900- 1910 ) dhe shtrihet nga fundi i viteve 1920
deri në fundin e viteve 1950. Në këtë periudhë ka vijuar shkallëzimi i eksperimentimit
të Modernizmit, duke patur një fokus të
madh në reflektimin e pasigurisë dhe paqartësisë në një botë që po ndryshonte
shumë. Në anën tjetër, Postmodernizmi është një rrymë që fillon rreth viteve
1950 dhe zgjatet në të gjithë shekullin e 20-të, rrymë që ndjek modernizmin dhe
ndikohet nga ai, por ka një qasje të veçantë: ai ve në dyshim qëndrimet e mëpa-rëshme,
përfshirë autoritetin, strukturën dhe të vërtetën absolute, ka tendencën për të
eksperimentuar me forma të ndryshme artistike dhe për të përzier lloje të
ndryshme kulture dhe stili. Krahasimisht me Modernizmin e vonuar, Postmode-rnizmi
shpesh ka një qasje më radikale ndaj strukturës dhe autoritetit të traditës,
duke e bërë atë më të paparashikueshëm dhe më të lirë në shprehje. Megjithatë,
në disa raste, poetët e Modernizmit të vonuar dhe poetët e Postmodernizmit kanë
ngjashmëri në mënyrën e tyre të trajtimit të temave emocionale e ndjenjave të
individit në shoqërinë e tyre të ndryshueshme.
Të
kuptohemi një gjë, në kontekstin e gjuhës shqipe,termi "moderniteti i
vonuar" ka kuptimshmërinë e një arritjeje ose zhvillimi që ndodh në kohë më
vonë sesa duhej të ndodhte dhe ka qasje analogjike me termin “dashuri e vonuar”.
Nqse shohim kohën e tij (rreth v.1920
deri në v. 1950) shohim se modernizmi i vonuar kaloi në periudhën e tensionuar
të pregatitjes dhe zhvillimit të luftës së dytë botërore, që ndërpreu modernizmin
dhe dha i hapi rrugë lindjes së modernizmit të vonuar. Në Shqipëri,vdekja e
parakohëshme e Migjenit në nisjen e udhëtimit të tij drejt modernitetit poetik
ishte një goditje e madhe për poezinë shqipe. Lufta e dytë botërore dhe sidomos
udhëheqja e kësaj lufte nga komunistët ftoi në skenën poetike artin tradicional
dhe soc.realizmin ndërsa periudha pas luftës deri në vitet 1990 ishte thjeshtë
bunkerizimi i letërsisë dhe arteve në soc. realizëm. Përpjekja për liberalizim
në vitet '70 u godit me grusht të hekurt, jo metaforikisht por realisht, poetët
kurajozë u burgosën dhe u internuan dhe pushteti ftoi në skenën e poezisë
tradicionalitetin në aleancë me soc.realizmin, aleancë që jo vetëm frenoi modernitetin
poetik por dhe vetë kujtimin e tij foshnjor të viteve 70 e aratisi, jo në
harresë, por në frontin armik të luftës ideologjike. Për këto arsye,
moderniteti i vonuar në kontekstin e letërsisë dhe kulturës shqipe përbën një
qasje të veçantë, në përshtatje me kushtet dhe kontekstin e vet historik,
shoqëror dhe kulturor.
Le
të shohim disa element të modernitetit të vonuar të poezisë “Druaj” si:
-Poetja
eksperimenton me formën dhe strukturën e modernitetit të vonuar në poezinë
"Druaj" , që duket te
përdorimi i një strukture të lirë dhe jo-lineare, duke lejuar një lëvizje të
lirë të mendimeve dhe ndjenjave. Poetja përdor një stil të avangardës dhe
lirikën e ndërthur me imazhe të ngjarjeve të ndryshme për të shkaktuar ndjenja
dhe për të komunikuar mesazhin e saj.Psh: "Mbi buzët e gruas do shkruhet gjithnjë e para historia / do çëndet
pastaj dhe vetë dashuria / derisa në formën e gezhojës të ketë mbetur / i kuqi
i buzëve që do kete shkruar patjetër." ku poetja eksperimenton me
strukturën e poezisë, duke përdorur një strukturë të lirë dhe jo-lineare për të
shprehur ndjenjat dhe përvojat në një mënyrë të përmbajtur dhe të thellë.
-Poezia
përfshin një reflektim mbi identitetin, ndjenjat dhe përjetimet personale. Kjo
shfaqet në vargjet që shprehin ankthin, pasigurinë dhe kompleksitetin e jetës
njerëzore. Psh: “Njeriu ulet përpara
pasqyrës që diçka të paguajë." ku poetja shpreh një reflektim mbi
identitetin dhe përjetimet personale, duke shfaqur një ndjenjë të përgjegjësisë
dhe dëshirën për korrigjim të gabimeve të mëparshme.
-Poetja
përdor metafora dhe simbole për të shprehur ndjenjat dhe përjetimet në një
mënyrë që shpesh është abstrakte, duke i dhënë thellësi dhe kompleksitet
poezisë. Psh: “Dita pikon mbi buzët si
kandil i ndezur/nata pikon si kandil i shuar."ku, poetja shfrytëzon
imazhet e ditës dhe natës për të shprehur ndjenjën paqartësisë dhe pasigurisë. Përdorimi i
këtyre imazheve për të shprehur një ndjenjë të ndryshueshme dhe të
paparashikueshme të kohës përputhet me karakteristikat emodernizmit të vonuar,
ku koha dhe realiteti perceptohen si të fragmentuar dhe të paqarta.
Të
mos harrojmë se poezia shfaq një ndjenjë të paqartësisë dhe konfuzionit, e cila
është një karakteristikë e Modernizmit të vonuar. Kjo ndjenjë e paqartësisë
përjetohet në paraqitjen e përvojave dhe mendimeve të ngjarjeve të ndryshme në
jetën e heroinës.
IV-Poezia
e Natasha Lakos, si dhe krijimtaria e shkrimtarëve dhe poetëve të tjerë bashkëkohës,
mund të shihet si një kontribut i rëndësishëm për të hapur rrugë për një
periudhë të re letrare në letërsinë shqipe, një periudhë që mund të quhet si
një pararojë e modernizmit në poezi. Natasha Lakos, me poezinë e saj
"Druaj" sjell një qasje të re dhe të freskët në letërsinë shqipe,
duke eksperimentuar me gjuhën dhe stilin për të shprehur emocione e reflektime shpirtërore,
shfrytëzon simbole e metafora për të shprehur përjetimet njerëzore në një
mënyrë që ka një ndikim emocional tek lexuesi.
Përveç
kësaj, Natasha Lako mund të shikohet si një përfaqësuese e një brezi të ri krijuesisht
shqiptarë që po hapin rrugën për një periudhë të re letrare. Ajo shfaq një
qasje të gjerë dhe të avancuar ndaj letërsisë dhe kultures moderne, duke
shfaqur aftësinë për të eksploruar tema të ndryshme e për të shprehur mendime
të thella mbi realitetin dhe jetën njerëzore. Duke iu përgjigjur sfidave të
kohës së saj dhe duke shfaqur një qasje të re dhe inovative në poezi, Natasha
Lakos (dhe disa poetë të tjerë) ka ndihmuar në krijimin e një bazë për
zhvillimin e letërsisë shqiptare moderne. Të kuptohemi, Natasha Lako nuk kopjoi
modernitetin europian për tja veshur si kostum poezisë shqipe, ajo me talentin
e saj e ngriti poezinë shqipe në nivelin e modernitetit europian, madje duke
eksperimentuar dhe në disa rryma të këtij moderniteti. Natasha Lako gjithashtu
me përkthimet e saj pruri poezinë moderne europiane në gjuhën shqipe, duke
shpërbërë errësirën e soc.-realizmit. Ajo është një ndër pionierët që kanë çuar
në krijimin e një peisazhi të ri letrar dhe kanë lënë gjurmë të rëndësishme për
brezat e ardhshëm të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë. Ky kontributi i
Natasha Lakos dhe poetëve të tjerë ka qenë i rëndësishëm për shkëputjen nga
modelet tradicionale të poezisë dhe zhvillimin e një qasje më moderne dhe më të
lirë ndaj formës dhe përmbajtjes së poezisë. Duke e parë atë në këtë dritë,
poezia e Lakos shërben si pikënisje për
një periudhë të re letrare që do karakterizohet nga eksperimentimi i mëtejshëm
me forma dhe ide, duke sjellë një freski dhe një frymë të re në letërsinë
shqiptare.
Për
këtë arsye, mund të thuhet se Natasha Lakos dhe krijimtaria e saj, përfshirë
poezinë "Druaj", janë shembuj të një pararoje të modernizmit në
letërsinë shqipe. Ajo ka kontribuar në hapjen e rrugës për një lloj të ri të
shprehjes letrare dhe në ndërtimin e një peisazhi letrar që shfaq
karakteristika të modernizmit dhe të modernitetit të vonuar, duke i dhënë një
ndikim të rëndësishëm zhvillimit të letërsisë shqipe dhe ka mbetur një figurë e
orientuese në historinë e poezisë shqipe.
Sarandë, fillim prilli
2024
Natasha Lako
D R U A J
Druaj
Të
gërryej buzët me laps,
çfarë
kam për të fshirë atje
dhe
çfarë kam për të shkruar?
Druaj.
Mbi
buzët e gruas është shkruar për hetë të parë historia
të
çmendet pastaj dashuria.
Druaj.
Dita
pikon mbi buzët si kandil i ndezur
nata
pikon si kandil i shuar.
Druaj.
Njeriu
ulet përpara pasqyrës që diçka të paguajë.
Druaj.
Mbi
buzët e gruas do shkruhet gjithnjë e para historia
do
çëndet pastaj dhe vetë dashuria
derisa
në formën e gezhojës të ketë mbetur
i
kuqi i buzëve që do kete shkrusar patjetër.
Mbi
buzët e gruas shkruhet dhe shkruaj.
Këmbë dhe duar.Toena,
1998