E diele, 02.06.2024, 06:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Shën Gjergji 'elektoral'

E shtune, 18.05.2024, 05:20 PM


Sevdail Hyseni

Satirike

Shën Gjergji  “elektoral”

Do ta mbajmë mend

Shën Gjergjin sivjet,

Për zgjedhjet e reja

Luftën për pushtet.

Janë ndarë partitë

Në pozitë – opozitë,

Njëra nga dy blloqet

S’do t’i vjel qershitë.

Mirëpo, në këtë Maj

Kemi dhe Shën Gjergj,

Festën më të dashur

Për të rinj dhe pleq.

Ndaj, partitë pozitare

Për të mbet n’pushtet,

Duhet që të shkojnë

Në Tyrbe për kësmet.

Të dalin në fusha

Të ngjiten në megje,

Të lahen me hitha

Të lagen me shelgje.

Ngase qeverisjen

E kanë për zanat,

Për të tjera punë

Ata s’janë të aftë.

Me barkun kosh

E mendjen e vrarë,

Kanë veç një prirje

Për të qenë zyrtarë.

U pëlqen fort jeta

Të hanë me dy lugë,

Edhe pse populli

I ka punët “llugë”.

Mos u merakosni

Votën ta sfidoni,

Sa për “mandatarët”

Na rroftë pensioni!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora