| E shtune, 18.05.2024, 05:20 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Shën
Gjergji “elektoral”
Do
ta mbajmë mend
Shën
Gjergjin sivjet,
Për
zgjedhjet e reja
Luftën
për pushtet.
Janë
ndarë partitë
Në
pozitë – opozitë,
Njëra
nga dy blloqet
S’do
t’i vjel qershitë.
Mirëpo,
në këtë Maj
Kemi
dhe Shën Gjergj,
Festën
më të dashur
Për
të rinj dhe pleq.
Ndaj,
partitë pozitare
Për
të mbet n’pushtet,
Duhet
që të shkojnë
Në
Tyrbe për kësmet.
Të
dalin në fusha
Të
ngjiten në megje,
Të
lahen me hitha
Të
lagen me shelgje.
Ngase
qeverisjen
E
kanë për zanat,
Për
të tjera punë
Ata
s’janë të aftë.
Me
barkun kosh
E
mendjen e vrarë,
Kanë
veç një prirje
Për
të qenë zyrtarë.
U
pëlqen fort jeta
Të
hanë me dy lugë,
Edhe
pse populli
I
ka punët “llugë”.
Mos
u merakosni
Votën
ta sfidoni,
Sa
për “mandatarët”
Na
rroftë pensioni!