Kulturë
Përparim Hysi: "Fajin" ma ka pranvera
E marte, 21.05.2024, 07:42 PM
"Fajin"
ma ka pranvera
(cikël me poezi )
Nga
Përparim Hysi
"Fajin" ma ka
pranvera
Moj
pranverë, moj bukuroshe! O ti stina përmbi stinë
A
e di dhe mua më joshe, që ta flak unë pleqërinë
Zë
më mbush mua me dhele, tek e gjelbëron mjedisin
Pranverë,
ta dish:më "dehe", e rinove Përparim
Hysin!
S'kam
në kokë unë thinja, tani flokun kam të
zi
Se
jam mbushur me"temina", epo s'jam më pleqëri.
Dhe
kam dalë tani për"gjah", si dikur, or tunjatjeta!
Ende
dua të bëj sevda, se tani kam vënë"fleta"
Pra,
jam tjetër, Krejt tjetër."Fajin" po ma ka pranvera
As
pranoj që jam i vjetër, jam ai si protohera
Vjen
pranvera, përtërihem;zë mbushem me fuqi.
Edhe
rihem;vërtet rihem:stinë më mbush me dashuri.
Pak nga pak
Pak
nga pak e sikur s'ke rroba
Se
i hoqe një nga një
Si
nuk ke "turp" nga bota?!!!
Po
mua "lemza" pse më zë?!....
Ç'qe ajo ditë pranvere?
Ç'qe ajo dtitë pranvere, kur m'u shfaqe tek çairi
Ajo
ditë, moj, që qe atëhere, më bën që t'më ikë syri?!
E
shpie dhe tash mëndjen, në atë kohë dhe ato çaste
Edhe
mezi zotëroj gjëndjen, sado s'jam në ato"vakte"
Se
qenë çaste që s'harrohen dhe bien të gjallë mbresën
Plaga
dhëmb kur heq korën, po keq e kam"licencën"
Se
tani jam i moshuar, larg e larg dhe nga çairi
Çast,
o çast, të kam kujtuar, tani veç m'u lag syri.
Ah, kjo erë!
Ah,
kjo erë, që sot po fryn
Pa
mëshirë të ngre fustanin
Porse
syri im është në"përgjim"
Edhe
pak, moj, zë bën "rrufjanin"
Të
del sheshit, "fshehuria"
Sepse
era është "xhindosur"
Zë
"xhindoset" pleqëria
Veç
nga era e "flamosur"
Ah,
kjo erë që sot po fryn
Se
pranvera është e freskët
Unë
po shkova në vidhimë
Ç'më
panë sytë?Kot jam i vdeksëm?!...
Ja!
Ja!
Kaluan kaq vjet?! Kohë e gjatë , aq sa nuk thuhet
Por
një plagë, sado e"lehtë", nuk u mbyll dhe zë më"kruhet"
Zë
më kruhet sa të shoh;ke parë ti... dhe zu t'më dhëmbë
Se
"ilaçin" që ke ti, do:nëma, nëma, po më çmënd.
Moj pranverë
Moj
pranverë, je stinë rrebele;rrebelon të gjithë njerëzinë
Se
i merr, përkund ndër dhele, i harbon dhe
marrin brinjën
Fushat
lule edhe bar, pemët veshur me jeshile
Sa
edhe një i moshuar, në pranverë zë
mbushet"xhinde"
Çupat
zhvishen "lakuriq", veç dy rripëza mbajnë mbi supe
I
shikon dhe mbet"eksiq", mëndja
shkon tek"molla e kuqe"
"Kapari"
Këtë
puthje që ta dhashë, dua ta kesh veç për"kapar"
Se
të thashë, moj, të thashë veç nga ty jam bërë"djalë"
Ti
s'besoje, ndaj të putha;dhe, pas puthjes e di vet:
Ja
dhe"firma", po dhe"vula";kot nuk jam plak sherret.
E "fshehura"
Një
e dy, kur flet me mua, dorën tënde vë mbi gji
Se
më mbetën sytë mua, i zbuluar është yti gji
Mirëpo
dorën kur e ngre, mua më duket shënjë më bën
Se
të duket, po e fsheh, por unë mëndjen kam në vënd.
Unë
atje i mbaj sytë dhe atje marrë "vijëshënimi"
Mëndja
doli nga burgjitë; se i madh më qe"hutimi"
Prandaj
hiqe dorën ti, lëre gjirin të zbuluar
Se
e"fshehura, mirë e di:gjithë botën ka"ngatërruar"
*janë
shkruar në mars-prill 2011
Tiranë, 20 maji 2024