Kulturë
Mihal Gjergji: Fjalë që s'thuhen
E merkure, 22.05.2024, 07:03 PM
FJALË
QË S’THUHEN
Nga
Mihal Gjergji
Ndjehej
e lodhur. Kishte disa ditë në spitalin e Kuçit. Qendronte te koka e djalit.
Kështu janë nënat; kur jemi të vegjël bëhen dashuri, kur rritemi bëhen dritë,
kur na mungojnë bëhen mall...Doktori ishte i mirë, po s’mjafton vetëm fjala.
Ilaçet ishin të pakta, s’gjendeshin. Vinte dhe bashkëshorti, qendronte dy-tri
orë dhe kthehej përsëri në Gusmar. Gryka e Shurit të magjeps me bukurinë e saj,
po kjo ndodh për udhëtarët kurreshtarë, jo për hallexhinjtë. Atyre u qëllon
këmba-këmbën. Fëmija dyvjeçar digjej nga temperatura. I humbi shpresat. E lidhi
djalin në djep dhe e ngarkoi në shpinë me një tërkuzë të punuar vetë. Ishte
mesditë qershori. E përcollën dy gra deri në Buronja. Kuçiotët janë njerëz
bujarë. Ndërsa burri i saj, i lodhur nga puna kishte dremitur. Befas ndjeu
zërin që zbriti nga lart: -“Mos flij. Ik dhe merr djalin...” U çua i tronditur.
Mbante një pelë të bukur. E shaloi dhe nxitonte si të ishte akoma në ëndërr. Në
Qafë të Dervenit ishte ballëpërballë me gruan. U panë sy më sy. Asnjë fjalë!
Flisnin lotët e tyre. Ai mori në duar djalin e vdekur, ndërsa ajo djepin bosh.
Gusmar, Maj 2020