| E premte, 24.05.2024, 07:00 PM |
REVOLTA
SPAÇ
Poezi
në kujtim e nderim të Revoltës në Kampin
e Spaçit 21 22 maj 1973
Nga
Agim Xh. Dëshnica
Migjen, Migjen
tek
prehesh lart
mes yjeve
të artë
a t’shkon
kund ndër mend
në
meditimin tënd
dhunim
e poshtërim,
që
ç’mend, si ky mjerim?
Ku
jeta hiqet zvarrë, pa gjurmë, pa mbresë,
edhe
Sizifi do të shembej nën ngarkesë;
ku veç një qen i shoqëron si mik, si qengj e zogu në frengji, këndon si shenjtë
e
uji i pakët, qan
e sy e buzë u
lanë.
Mos
grisej re e zymtë, sipër majë më majë e
copë e pakët qielli, zbriste në ferrin
Spaç,
me
erën dhe mendimin, kalonte hendekë e
boka,
përroin
– rrjedhë gjaku, ku jeta tretej nëpër gropa;
mbi
kulla karakollësh, pushonte e priste në
pragje, trokiste në porta lehtë, nga gjumi zgjonte të lodhur, me pak fjalë, të vdekur e të
gjallë,
e
gjaku vlonte në tru , në zemër e në krah,
ringjallja
merrte vendim ne muzg e zbardhëllim.,
Dëgjohen
zëra:, Liri!
Mjaftë
më! Në këmbë! Drejtësi!
Sfilitur,
skllevër, por djem të mirë,
kur
s’dimë u ngrys apo ka gdhirë.
S’durohet
më, tmerr, skëterrë-minierë,
vagon
mundimesh
qysqi
e plagë, kazmë e lopatë,
vare e rëndë, vdekje e mandatë,
afsh
vullkanesh në çdo skutë;
në
ditë pa dritë, helm e gas i mrytë;
me
gjakun tonë-normë mizore,
tunel
e terr
e shpellë mortore
e
jashtë na pret, ndëshkim, kërbaç,
e
brenda burgut qeli, litar,
O Spaç, O Spaç, o Spaç!
Më
këmbë. Flamurin!
Mjaftë
më, gazetë e supë e zezë,
përbindësh
apelesh në mëngjes,
pa
diell, pa qiell,
pa
një livadh e hijeshi
e
shtigje qark, për miqësi.
Më
këmbë! Lirinë!
Na
digjet shpirti për lule e degë,
na
digjet buza për fjalë e këngë;
për
dhomë të qetë e ëndërr e shpresë;
për
dasmë me valle, me nuse , dhëndër.
Afër nënokes kur gatuan,
për
lojë vocërakësh tok me gruan;
për
një gotë me babanë,
bisedë
me motrën e me vëllanë.
mësime
dije, liri!
Na
presin drita, era e pastër, qiell e
tokë. mall, për miq e shokë.
Të
dalim rrugësh, në bulevard,
kur
moti ngroh a mali zbardh.
Të
shkojmë të lahemi në lumë,
në
hije manash të bëjmë zhurmë; .
O
ti, o Orë e malit, pse rri e kqyr më kot,
rrudh
ballin e menduar, në faqe rrjedhin lot?
Skënderin,
Palin, Dervishin, Hajriun;
s’i
preu plumbi,
as
vdiqën, as humbën.
si
diell zgjohen çdo mengjes
me
kumtin: Për lirinë kujdes! .Kujdes!