Kulturë
Vladimir Shyti: Lakuriq në mes të ujqërve
E marte, 28.05.2024, 07:55 PM
Lakuriq
në mes të ujqërve
Përshkrim
Nga
Vladimir Shyti
Pallati
ku unë banoja ishte pas një rruge të zhurmueshme përbri stadiumit të
qytetit:Niko Dovana. Vesonte një shi imcak nga disa re qurrashe që lundronin në
qiellin e përhimtë. Sapo isha kthyer nga turni natës, ku punoja si makinist
treni dhe po qëndroja në lokalin e vetëm Bar-kafe të rrugicës perballë
apartamentit, ku unë jetoj prej shumë vitesh. Nga larg midis kalimtarëve
dallova kunatin që po vinte drejt pallatit me kitarën hedhur krahëqafë. I
thirra duke u ngritur paksa nga vendi dhe prita derisa ai u ulë pranë meje,
duke prekur telat e katarës që tingëllojë si një mirmëngjes i çjerrë. Ishte në
humor, më njoftoj se kishte lënë takim me një nga pjestarët e bandës që
vepronte në Durrës, arsyea dihej;po bënte çmos që të kalonte detin me gomone
për në shtetin Italian. Më pyeti për gjëndjen teknike të autoveturës që unë
zotroja, një rrangalle e viteve tetëdhjet. Vetëm miratova me krye, kur
kamarieri solli kafetë. Ai e ndjeu përhumbjen time dhe, ngriti krahët gjysmë
lartësie, sikur donte të më tregonte se vetëm ata i zotronin gomonet e
lundrimit.
Fundshekulli
i njëzet solli shumë trazira në Shqipëri:demokracia po hynte me shkatrrime
veprash e rrëmbime armësh ne depot e tërë vendit e të tjera, ku dhe u ngritën
grupet banditeske nga më të fortit ndër qytete. Ishim në përfundim të kafesë,
kur një trupmadh gjithë lesh në fytyrë u duk në bar dhe, i bëri me shenjë
kunatit, që të dilnim jashtë lokalit. ”Nesër në mbrëmje pregatitu, gomonja
niset para mesnatës. Sot kemi një drekë të veçantë në katër rrugët e Shijakut”njoftoi
hareshëm trupmadhi dhe hyri në veturë në sendilen e pasme, por për çudi pas tij
erdhën me të shpejtë dy djem kokërruar dhe pa përshëndetur u futën në kabinë
duke u ngjeshur pas fytyrleshit. Ndeza motorrin, ndësa Bardhi Vrapi, kunati im,
një këngëtarë i njohur edhe përtej Kontesë u bë gati të luante diçka në kitarë.
Me gjëndjen shpirtërore të rrënuar që kam tani, drejtoj mjetin anës stadiumit
dhe dalim në rrugën kryesore që të çon drejt Shijakut. Tashmë i parruari kishte
në kontroll gjithçka, ai më drejtoi në një lokal pranë Sallmones, pasi kaptuam
katër rrugët e Shijakut. Tingujt e kitarës mbyteshin nga zhurma e motorrit, tre
banditët me fytyra të ndërkryer, të çuditshëm, befas bëhem meit dhe me lëvizje
triumfatore zbresin nga automjeti dhe,
hyjnë në lokalin e paracaktuar në hyrje të mëhallës. U pamë sy më sy me
kunatin dhe ndoqëm nga pas kopen e njerzëve të egër.
Brenda
në sallën e lokalit u pritëm me përmbysje vetullash nga të pranishmit, që
filluan të largoheshin pak e nga pak nga dalja me përshëndetje të vakta. Tryeza
u mbush si me buton me mezera e pije alkolike. Dollia e parë u ngrit për
këngëtarin, ku dhe iu kërkua që ta shkrinte talentin e tij. Nga mezi i një
kënge, njëri nga kokrruarit u ngrit dhe doli jashtë lokalit. Bardhi këndonte
për emigrantët, ku pati edhe lot ndër sy nga ata pak të pranishëm. Unë isha
tepër i shqetësuar për time motër, që do të largohej të nesërmen jashtë
atëdheut me një gomone që nuk i dihej fundi. Kaluan dy orë që pinim raki rrushi
nën këngët e magjishme të kunatit, atmosfera ishte nxehur së tepërmi. Trupmadhi
leshator hidhte sytë herë pas here vështrimin jashtë nga dritarja pranë tryezës
sonë, tashme e hapur plotësisht. Diçka po ndodhte ose kishte ndodhur, dy
antarët e kopes së egër ne dukje të kënaqur, por diçka i mundonte thellë në
qenien e tyre.
Unë
kam frikë!Do të pija akoma, por më vjen frikë dhe trembem me vështrimet e tyre
dyshuese. Frika ime është e pavetëdijshme, instiktive, s’e kuptoj dot kurrsesi
nga kam frikë:ngaqë dua të jetoj, apo ngaqë më pret një dhembje e re, akoma e
panjohur?
Në
këto dy orë e sipër kokrruari i larguar u duk në derë, që duket sikur rënkon,
hem sikur qesh…I hedh një vështrim të shpejtë, ai i pëshpërit diçka rrëzë
veshit të parruarit dhe, ky bën me shenjë për t’u larguar. Ngrihemi, unë nxitoj
para për të ndezur mjetin. Rrangallja si për inat nuk ndizet. Kunati hedh
kitarën brenda kabinës dhe bashkë me kopen e ujqërve shtyjnë makinën disa
metra. Motorri ndizet, ata hyjnë në automjet me shpejtësi, unë i shkel gazin e
rrangallja fluturon krahëthyer drejt qytetit. Baltrat e rrugës, që kishte
krijuar shiu u ngjeshën pas llamarinave të atomjetit. Nëpër kabinë kërcejnë
pupthi njolla të errta, dridhen hijet tona, mua më merret fryma dhe më duket
sikur më ndjek diçka nga pas dhe kërkon të më mbërthejë nga kurrizi. Të gjithë
pa fjalë, diçka kishte ndodhur, që unë asnjëherë nuk e mora vesh. Tek ura e
Dajlanit ndala makinën, një punonjës policie i shërbimit rrugore më kërkon
dekomentet e automjetit. Tentoj t’i nxjerrë, por zëri trupmadhit më ngriu dorën
mbi kroskot. ”Largohu, ti ushtari Salës, se t’a mbusha barkun me
plumba!”Punonjësi shërbimit na hodhi një vështrim të shpejtë e liroj rrugën.
Unë i jap gaz motorrit derisa arritëm në qendër të qytetit. Më urdhëruan të
parkoja në Bar-Italia, ashtu bëra. Ata u larguan për nga hyrja e lokalit, duke
marrë me vete edhe kunatin tim. Po luftoja me gjëndje shpirtërore që kisha,
madje përtej forcave të mia, kur kamarieri më bëri shenjë që të hyja në sallën
e lokalit. E njoha djaloshin, jetonte në lagjen time, u ndjeva disi më mirë dhe
e ndoqa nga pas. Ata pak klient ishin të heshtur, ashtu hyra edhe unë, djali me
papion mbi një këmishë të bardhë më uli në një tryezë vetëm. Mbi suprinë
avullonte filxhani kafes dhe një gotë e kristaltë mbushur plot e përplot me
uiski të markës eksilente. Lëviza kryet në shenjë mohimi, tjetri më buzëqeshi
lehtë:”Eshtë urdhër!”mu duk sikur tha me gjuhën e trupit. Pas frikës, s’di pse
më pushtojë një mërzi e tmerrshme…Njëri nga klientët u ngrit nga tryeza e
shkojë nga fundi sallës, ku largojë një perde të trashë dhe hapi një derë të
fshehur nën të. Kunati po vonohej, gjerbë në heshtje kafenë, pija më dha pak
forcë. Mbas pak minutash, nga dera kryesore hyjnë dy persona me të shpejtë dhe
u drejtuan nga tavolina ku qëndroja unë në mënyrë shëmbullore. Njëri më
mbërtheu njërin krahë dhe më ngriti në këmbë. Më bën një kontrollë të imët në
gjithë pjesët e trupit dhe, më pyetën se, ku banoja e nga ç’qytet vija?Mbeta i
ngurosur, zemra më ngriu nga tmerri, mandej ndjej këmbët të mos mbajnë dot
krejt trupin që u përshkua nga një dridhje e madhe. Shpejt ndërhyri kamarieri,
ai shpjegoi se banoja në lagjen e tij si durrsak i hershëm. Ata kundërshtuan
një çast, targa e automjetit që unë disponoja ishte përlyer nga balta e rrugës
dhe, nga DR ishte kthyer në FR. Atëhere djaloshi, mbushi një enë plastike me
ujë e vrapojë jashtë dhe shplau targën e vërtetë. Në atë kohë doli dhe kunati
im nga ajo dera e fshehtë, duke i rënë kitarës në ecje e sipër. U qetsova disi,
tashmë e pashë veten lakuriq në mes të ujqërve. Kopeja e egër u shpërnda, u
shëmba në karrike dhe hodha në grykë gjysmën e pijes të uiskit. Bardhi pupliti
sytë disa herë për të dëbuar atë pamje torturuese që po kaloja në ato momente.
Pastaj më pëshpëriti diçka rrëzë veshit;kuptova se ata ishin armiqësuar me
bandën e Fierit dhe ndaj ishin aq vigjilent, dhe njeri nga hetuesit më i
rrafinuar në kësisoj ngjarjesh po bisedonte me kryetarin e bandës së qytetit
tonë. Kapërdiva gllënjkën e fundit të uiskit dhe admirova dritat e qytetit që
xixëllonin si mijra yje. Kisha përshtypjen se po përjetoja një nga ngjarjet, që
kisha lexuar në librin e Roberto Savianos rreth mafies Italiane. Ku, dhe kjo
ngjarje do të shndrrohej, shumë herë, në histori të të gjithë shqiptarëve.