Kulturë
Tomë Mrijaj: Doli libri i ri “Dritë dhe hije historike në New York” me autor studiuesin dhe publiçistin Klajd Kpinova
E marte, 28.05.2024, 07:53 PM
Doli libri i ri: “Dritë dhe hije historike në New York” me autor studiuesin dhe publiçistin Klajd Kpinova, New York, 2024
Nga
Tomë Mrijaj
Sërisht autori shqiptaro
amerikanë Klajd Kapinova, paraqitet para lexuesit mbarëshqiptarë me një vepër tjetër interesante, me
librin e ri: “Dritë dhe hije historike
në New York” (Shënime &
Refleksione), New York, 2024, botuar në
Amazon, Barnes and Noble etj., i cili gjerësisht trajton temat e larmishme të disa prej figurave të shquara historike shqiptare ndër dekada, hulumtimin dhe analizën e disa prej tyre, si dhe shohim
një ndërthurje të re mes publiçistikës dhe reçensionëve mbi librat e rinj të botuara për
nacionalizmin dhe personazhet e tyre, shkruar ndër vite, sipas këndvështrimeve
të reja të autorit, që faqe pas faqeje përshkojnë natyrshëm të gjithë veprën e tij të re voluminoze.
Autori
e fillon librin me Prek Calin, i cili ishte një figurë e madhe kombëtare shqiptare e
përbaltur dhe harruar me qëllim për shumë dekada, nga diktatura totalitare komuniste. Këtë temë të re dhe shumë të dashur
historike, të mbuluar nga pluhuri i
madh i dekadave dhe të përbaltur pa të drejtë, studiuesi ynë e ka trajtuar
vazhdimisht pas viteve ‘90 të shekullit XX, nëpër faqet e ndryshme të shtypit periodik në SHBA dhe
vendlindje.
Sikurse dihet Preka ishte dhe mbeti
deri sa kaloi në
amshim, një piramidë
e gjallë e sinorëve të
shejta arbërore, i cili, padrejtësisht në mënyrë
sistematike u anatemua dhe u ngjyroz zi e më zi vazhdimisht për shumë dekada
nga historiografia propagandistike dhe “gazetarët” komunistë
dhe fletushkat e reja sot neo-komuniste.
Me në krye Prek
Calin, banorët kreshnik kelmendas, për arsye të vetëmbrojtjes,
ishin të detyruar vazhdimisht të bënin roje në kufi, në provat e tyre, në
bjeshkët e në stanet e verës, mbasi asokohe ato binin përherë pre
e vjedhjeve, plaçkitjeve dhe dhunimeve nga hajdutët kojshi (komshi) sllavë.
Të gjithë akuzat qesharake të
bëra në drejtim të tij nga rregjimi i diktatorit antishqiptar Enver Hoxha janë
të pathemelta, shpifje, dashakeqe, trillime bajate të ulëta dhe pa fakte e argumente. Kjo vite nga fakti historik,
se Preka tek komunizmi i zi, shihte bashkëpunëtorin me armikun e përjetshëm të
tij dhe popullit shqiptar, që ishte dhe mbeti vazhdimisht sllavizmi komunist serbo-malazez.
Si një kopje apo model i denjë i
malësorit stoik atdhedashës pa kufi të kelmendasit
Prek Calit, ishte edhe nacionalisti dhe atdhetari i pamposhtur krutan Gjeneral Abas Kupi, të cilin studiuesi
Kapinova e ka ofruar mjeshtërisht, duke e zbërthyer me detaje, përmes analizës
shkrimore, kushtuar monografisë së shkruar me pasion dhe kulturë nga ish i
perndjekuri politik, në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, shkrimtari shqiptaro amerikan Makensen
Bungo.
Shumë
rrallë dhe për më tepër vetëm në vitet e demokracisë në Shqipëri, fatmirësisht
është zbardhur apo shkruar dhe folur me fakte konkrete historike, për
veprimtarinë e pasur dhe jetën e madhe të nacionalistit të shquar të botës
shqiptare në vendlindje dhe diasporë, personalitetin e paharruar legalist
patriotin Abas Kupi.
Sikurse
shihet qartë edhe në veprën shkrimore në fjalë, që fatmirësisht kemi në dorë
sot, shohim se ajo në brendsi është edhe historia e jetës së tij brenda
popullit shqiptarë në vendlindje, sikurse edhe këtu në diasporën e SHBA-së,
pranë familjes së tij, dhe komunitetit të madh shqiptaro amerikanë, ku
nacionalisti Abas Kupi kaloi një pjesë shumë të mirë të jetës së tij tepër
aktive, me përmbajtje të theksuar nacionaliste dhe antikomuniste, deri sa ai
kaloi në amshim apo jetën e pasosun, sikurse thoshte vazhdimisht, nga elteri i
kishës katolike (në shenj
nderimi dhe respekti, për mikun e vet të ngushtë Abas Kupin), personaliteti
brilant, kleriku dhe patrioti i shquar i komunitetit shqiptaro amerikanë,
lideri antikomunist i përbetuar, Themeluesi i Kishës së Parë Katolike Shqiptare
në SHBA imzot dr. Zef Oroshi
(1912-1989).
Studiuesi Kapinova, në
librin e tij interesant na ofron disa konsiderata apo këndvështrime të veçanta
historike, rreth librit biografik: “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e
Kosovës”, të shkruar nga
studiuesi Tomë Mrijaj.
E
parë në planin e rizgjimit të traditës atdhetare, trimëresha e zgjuar
sypatrembur shkodrane Marie Shllaku,
i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me
atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka
që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në
shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare.
Martirët
tanë, me madhështinë e stoicizmit të tyre të gjatë, falë fakteve të reja, që
ruan nëna histori, dalin nga labirinthet e heshtjes, në momentin e
përshtatshëm, kur populli ka nevojë më së shumti për ta.
Për
bashkëqytearin e vet shkodran prof. Sami Repishtin me banim prej disa dekadash në
SHBA, autori shkëput citatin e tij, se: “Asgjë nuk kam harruar, por
shumë kam mësuar: Shqipëria, sot jeton në pellgun e padrejtësisë”, duke ndërtuar dhe shkruar vit pas viti një studim të veçantë historik, për jetën dhe veprimtarinë e madhe atdhetare dhe
intelektuale prej shumë dekadash në diasporë të profesorit të shquar Repishti.
Ai duke u mbështetur në volumin narrativ të
profesorit me titull: “Pika e Loti” (tregime burgu, Shkodër, 1997), tregon në studimin e tij, se ky
libër, ka qëndruar në dorëshkrim, për shumë vite. Kujtimet e para, prof.
Repishti i shkroi në tetor të vitit 1960 (Zagreb), kurse shkrimin e fundit në
vitin 1977 dhe të plota ato kujtime u botuan mbas 27 vjetëve në vendlindjen e
tij të
dashur Shkodër, në vitin 1997.
Një
temë e re shumë interesante, dhe që zbardhet për herë të parë dhe e plotë
në faqet e librit të ri, është edhe jeta
dhe veprimtaria e pandalshme antikomuniste e bashkëqytetarit tjetër të tij Kolec
Pikolinit, i cili u arratis nga “lumturia” e Shqiperisë komuniste dhe ndërroi jetë në Detroit,
Michigan, në moshën 96-vjeçare.
Këtu mësojmë, se Koleci, për shumë dekada
punoi pa u lodhur dhe me pasion si elektriçist në Detroit për Ford Motor
Company deri sa doli në pension. Ai
ishte një ndër themeluesit e zjarrtë të kishës katolike shqiptare të shën Palit
dhe shën Pjetrit në Warren, Detroit, Michigan, ku shërbeu për shumë vite si
antar i Këshillit të Kishës.
Fotografi
amator Pikolini, ishte i pari që i dhuroi me bujari kishës katolike shqiptare
të shën Palit dhe shën Pjetrit fotot origjinale të Dedë Gjon Lulit dhe liberatorit
demokrat shkodran Luigj Gurakuqit, të cilat, i zmadhoi dhe sot fatmirësisht janë të ekspozuar në ambientet atdhetare të kishës në fjalë, në Ditën e Flamurit dhe
Pavarsisë (më 28 nëntor 1912, në Vlorën historike) dhe për përkujtimin e
përvitshëm të ngjarjes më të rëndësishme në historinë e lavdishme të popullit shqiptar.
Një nga temat interesante të autorit, të cilën e ka
pasqyruar edhe në këtë
libër është edhe Janullatosfobia, shqiptarët ekstremistë të Al Qaidës në Luftën
e Shenjt të ISIS dhe kush është realisht Fortlumturia
e Tij akademik prof. dr. Anastas Janullatosi, i cili drejton me dinjitet nga
viti 1992 Kishën Autoqefale Orthodokse të Shqipërisë.
Shkak për këtë shkrim, dhe më pas të
kthyer në
studim akademik të autorit, u bë një protestë e vogël në numër, të disa shqiptaro amerikanëve, para ambienteve të jashtme të Fordham University (1841) në Bronx, New York, shumë vite më parë, kundër Fortlumturisë se Tij, shtetasit shqiptar prof. dr. Anastas Janullatosit,
i cili fatmirësisht ishte ftuar nga Universiteti Jezuit Katolik Amerikan, për t’i dhënë
titullin e lartë akademik “Doktor
Nderi” (Doctor Honoris Causa) i
Universitetit Jezuit Fordham.
Më pas, autori Kapinova bën për herë të
parë në botën shqiptare një jetëshkrim të plotë studimor për Kryepeshkopin
Fortlumturine e Tij akademik prof. dr. Anastas Janullatos.
Supërstari kantautor Frederik Ndoci, është në një këndveshtrim të ri
nga studiuesi ynë, i cili i ka bërë këtij artisti me përmasa dhe famë të madhe kombëtare shqiptare dhe ndërkombëtare.
Aty
ndodhet fatmirësisht me detaje përshkrimi historia e një artisti
e rrëfyer saktësisht për herë të parë në New York; Tragjedia e gjyshit dhe
gjyshës, që vdesin nga orteku i borës; Adoloshenti 17-vjeçar Kola (babai i Rrikut), njeriu me zemër të
madhe, venit ëndërrat në shkollat akademike të Rusisë për vellezërit e motrat jetim; Si zbulohet talenti i artistit
Frederik Ndoci, në moshën 4-5 vjeçare në korin e kishës katedrale të qytetit?;
Arti dhe muzika një traditë e familjes Ndoci; Nxënësi me rezultate të shkëlyera
në mësime, bëhet këngëtari numër një për fëmijë me shumë çmime nderi…; Adolishenca dhe ndikimi i muzikës
kontemporane botërore në kulturën e tij; Shkolla e lartë dhe letra anonimë
sajuar për t’a goditur karrierën e "armikut"; Lotët e braktisjes së
vendit nga Maqedonia e Veriut në Jugollavi…; Buzëqeshjet e para të suksesit në
Itali...; Si bëhet maestro i orkestrantëve në Bergamo të Italisë; Rruga e albumit të parë në CD dhe kasetë etj.,
janë disa nga nentemat e bukura të jetëshkrimit apo studimit shumë tërheqes, për t’u lexuar me andje
deri në fund.
Me këte përkujdesje
hulumtuesi, ka trajtuar edhe punimin e studiuesit të shquar pasionant dr. Pjetër Ndoc Pepa (1942-2014), një bir i denjë i Shkodrës, ashtu sikurse
ishin edhe dy vëllezërit e tjerë të tij albanologu dhe profesori i Universitetit
“Luigj Gurakuqi” (Shkodër) prof. dr. Simon Pepa dhe intelektuali i njohur dhe shkrimtari i
humorit Kolec Pepa.
Stomatologu prof. Pepa, gjatë gjithë kohës,
hulumtoi dhe punoi papushim si bleta punëtore, me përkushtim dinjitoz, për të
nxjerrë në dritë të Diellit, malin e madh të kalvarit dhe mundimeve
mbinjerëzore, që kaloi mbi shpinën e përvuajtur qyteti ynë.
Me shumë endje, mund të kundrohet edhe shkrimi interesant kushtuar nënës heroinë Hane Sinës dhe të birit të saj, gazetarit veteran të komunitetit
shqiptaro amerikanë, mikut tim të hershëm Beqir Sina, ku të dy nanë e bir ishin ikona të gjalla të kalvarit
të vuajtjes dhe mundimeve në
Shqipëri, gjatë kohës së sundimit të egër të regjimit totalitar.
Temat shqiptare të periudhave të ndryshme historike, që vijnë
njera pas tjetrës,
në faqet e librit, zënë padyshim një vend dhe rëndësi të veçantë, për mënyrën e trajtimit me guxim
larg klisheve dhe tabuve se po na idhnohen “vëllaznit” ish pushtues otomanë dhe analizën mjeshtërore historike, me
të cilin ai i ka
trajtuar ato në
veprën
e tij.
I tillë
është shkrimi bashkëkohor për neo-otomanistin dhe islamizmin radikal të flaktë Rexhep Taip Erdoganin, për të
cilin dje dhe sot asimilimi i turqve në
Gjermani është krim, ndërsa asimilimi i
shqiptarëve në Turqi është
sevap!!!
Për figurën e madhe poliedrike
të prof. Arshi Pipës, studiuesi Kapinova, ka shkruar vazhdimisht
në shtypin tonë këtu dhe vendlindje, sepse po ndodh shpesh, që
fatkeqsisht në librat
e reja, që po botohen për shqiptarët e Amerikës mungon vazhdimisht jeta dhe veprimtaria shumë vjeçare e një ndër
profesorëve më të shquar dhe nderuar të komunitetit shqiptaro amerikanë dhe
qarqet e përzgjedhura elitare intelektuale universitare amerikane. Shkodrani
prof. Pipa, ishte njëherazi për një vit
kryetar i Federatës Panshqiptare Vatra dhe editor i gazetës së saj
Dielli.
Në serinë e pasur të atdhetarëve të shquar
shqiptarë, brenda librit në fjalë, studiuesi me
përvoj një vend të merituar i
ka dhënë Nikollë Pren Mrijaj, që sikurse thotë ai ishte një intelektual dhe kuvendar i zgjuar
në odat e burrave dhe që gëzonte një emër shumë të mirë në Dardani.
Për
piktorin e talentuar dhe fisnik Enrrik
Mendoja, në libër lexojmë një histori interesante përkujtimi, për shokun dhe bashkëqytetarit
të vet, ku
Kapinova, i ka ndezur një qiri drite, në 43-vjetorin lindje së
tij si dhe e ka përshkruar aktivitetin e artistit me realizëm të gjithë veprimtarinë
artistike të piktorit
të talentuar shkodran.
Sikurse
dihet historikisht vazhdimisht Shkodra,
është referencë e pasur
historike, për artin grafik si djepi i kulturës elitare shqiptare, ku
piktura, është njëra nga gjinitë e artit figurative të spikatur, që ka patur dhe ka zanafillën
dhe lulëzimin
e vet në qytetin zëmadh antik. Përgjatë pjacës (sheshit) dhe rreth saj gjen disa
studio grafike të piktorëve shkodranë, ku, ekspozohet puna e tyre intelektuale
dhe mund të blihen fatmirësisht pikturat e mjeshtërve
bashkëhore tematike të sotme dhe të
traditës.
E thënë në mënyrë të përmbledhur, vepra artistike e piktorit
të talentuar Enrrik Mendoja, për
motive të pastra shqiptare, mbetet një bazë e shëndoshë në tabanin e gurrës së
pashtershme shqiptare, si një art i mirëfilltë autokton, dhe një gur i çmueshëm
në artin modern shkodran dhe gjerdanin e pasur shqiptar të figurave të shquara ndër shekuj.
Zbulime të reja
historike, mësojmë, duke lexuar me kujdes
veprën voluminoze të autorit shqiptaro amerikan, ku, ndër të tjera në vijimsi ai shkruan me detaje për
studentin e talentuar shqiptar me Medalje të Artë, nacionalistin Qazim Mulleti, që asokohe njihte 8 gjuhë
të huaja. Intelektuali i shquar
elitar Qazim Mulleti, ishte një politikan shqiptar, nacionalist dhe kryetar
bashkie i Tiranës nga viti 1939 deri më 1940 dhe prefekt i saj nga vitet
1942-1944.
Ai bënte pjesë në njësinë e vullnetarëve të
flaktë patriotë shqiptarë, në luftën kundër ushtrisë kolonizuese serbe, gjatë vitëve
1919-1920. Sikurse dihej asokohe Qazimi,
ishte një poliglot, ku, njihte (fliste dhe shkruante) shumë mirë 8 gjuhë të
huaja, si: turqishten, arabishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten,
latinishten, greqishten dhe serbokroatisht.
Intelektuali i shquar erudit Mulleti, ishte i dhënë pas pasioneve të tij të dashur, që ishin
ai i sporteve të kalërimit, patinazhit në akull dhe si mbledhjes apo
koleksionist pasionant të suvenireve dhe relikeve të ndryshme origjinale, në
shtëpinë e tij “muze”. Shumë pak vetë e dijnë faktin historik, se atdhtari ynë asokohe la një kat bosh në shtëpinë e tij, me qëllimin fisnik të krijimit të një minimuzeu
me sende apo relike (koleksione) të ndryshme origjinale me vlera të mëdha historike,
duke menduar që një ditë me shumë dëshirë t’ia dhuronte muzeumeve historike
kombëtare shqiptare, që mund të krijoheshin në të ardhmen e lirë dhe
demokratike.
Për më tepër, mësojmë se shtëpia e patriotit dhe
intelektualit të shquar Qazim Mulletit u bë asokohe Ministria e parë e
Bujqësisë së Shqipërisë. Ky është rast i vetëm në historinë e Shqipërisë dhe trojeve të tjera etnike amtare, kur një person me dashuri dhe
përkushtim të madh atdhedashësi vë në dispozicion të Atdhetu të
tij të gjithë shtëpinë e tij private, pa qira dhe interesa përfitimi
financiarë.
Si
për t’i dhënë
një kuptim të ri
veprës se re, autori hulumtues shqiptaro amerikanë, merr
në analizë tre figura të komunitetit tonë
këtu, ku, përballë
njeri-tjetrit vë peshkopin e kuq Fan
Stilian Nolin leninisto-hoxhist, me dy
intelektualët e shquar disidentë dhe anti-komunistë stoik si miq të njeri-tjetrit, atdhedashësit brilantë: prof.
Arshi Pipën dhe imzot dr. Zef Oroshi.
Dhe për këtë, ai sjell nga historia shembuj dhe
fakte investigative të reja,
duke iu referuar personaliteteve të shquar të kohës, sikurse ishte
antikomunisti i përbetuar prof. Mhill Marku, i cili me
kurajo qytetare i kujton Nolit bolshevik, se: “Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka
çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në ketë telegram, Hirësia Juaj,
jo vetëm që aprovon ç’ka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojn në
Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët... Ju i keni paraqitë komunistat e
Tiranës në sytë e botës si njerëz të denj me e qeveris popullin shqiptar. Nji
ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem.
Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver
Hoxha me të.”
De-komunistizimi i shkodranëve dhe qytetit antik të Labeatëve
apo Gentit dhe Teutës, vazhdimisht është sot domosdoshmëri e kohës
post-komuniste. Me këtë dhimbje të drejtë qytetari, studiuesi dhe hulumtuesi ynë trajton me fakte një temë aktuale dhe shumë shqetësuese sot
në trojet shqiptare dhe qytetin e tij Shkodër, e cila sikurse dihet nga
historia e dhimbshme e saj, ka vuajtur dikur shumë nga diktatura mostruoze komuniste,
gjatë viteve të zeza 1941-1990.
Në Shqipërinë totalitare komuniste, Shkodërloca antike, mbahet si qyteti më antikomunist, ndërsa
sot po ndodh një fenomen i çuditshëm absurd (Sindroma e Stokholmit), ku
herë pas here përkujtohen fatkeqsisht emrat e
debatikasve komunistë, si: Ndoc Mazi,
Vasil Shanto, Shejnaze Juka, Jordan Misja, Salo Halili, Perlat Rexhepi, Branko
Kadia etj.
Mjedologu
i shquar prof. Mentor Quku me një seri albanologjike
esseistike me 11 vëllime brilante rizbulon edhe më tej poetin e ambelsisë dhe personalitetin e shquar të botës
shqiptare dom Ndre Mjedën, ku,
studiuesi Kapinova në veprën e tij pëshkruan punën e madhe kolosale hulumtuese prej disa
dekadave të profesorit shkodran Quku, i cili, sikurse mësojmë më hollësisht i kushtohet rinisë së dom Ndre Mjedës dhe aktivitetit të hershëm
letrar e gjuhësor të tij, shoqëruar me një literaturë voluminoze të pasur, me futnota, fotografi, spote, fotokopje
dokumente, grafika dhe pasqyra, harta e ilustrime shumë
intereante dhe të panjohura më parë, për botën letrare
dhe historike shqiptare.
Kjo nga ana e tjetër, tregon seriozitin dhe punën e madhe
shteruese dhe voluminoze në seri të studiuesit të palodhur skrupuloz prof. Quku, për
zbardhjen në detaje të ciklit të plotë të jetës dhe veprës së
shumanshme të poetit tonë brilant dom Ndre Mjeda.
Kësisoj albanologu
Quku, me një përkujdesje të vazhdueshme profesionisti, i jep rëndësi të dorës së parë gjenezës dhe botës
së brendshme të poetit të ambelsisë dom Ndre Mjedës, si: fëmijërisë, familjes, mjedisit dhe shkollës,
poezisë Vaji i bylbylit,
si dhe problemeve shumë të diskutueshme: frymëzimit dhe mënyrës së të
shprehurit poetik, vit kur i palodhuri e i perkushtuari Mjeda boton tre libra
dhe la në dorëshkrim edhe shumë vepra të tjera, ç’ka në këte rast lexuesi shqiptar zbulon inteligjencën e jashtëzakonshme, me
një kujtesë fenomenale dhe talentin e rrallë, qe zotëronte asokohe bariu shpirtëror
katolik Mjeda, i cili kishte arritur të bëhej një nga artistët dhe poliglotët
më të shquar të kohës.
Për Kapinovën, poeti dom Mjeda dhe prof. Quku si studiues i tij, bëhen përjetësisht dhe natyrshëm sinonim i
pandashëm të njeri-tjetrit për
shumë dekada, në fushën e letrave albanologjike. Prof. Quku, provon bindshëm dhe në mënyrë serioze punën e madhe që bëri Mjeda, për alfabetin e
njësuar të gjuhës shqipe, se ai ka qenë i aftë të falë punën e tij shumë
vjeçare si dhe të ndryshojë qëndrimin e tij, sa herë që këte gjë ia kanë
kërkuar asokohe interesat madhore të kombit, duke provuar me argumente
historike rolin vendimtar prej negociatori të talentuar apo të lindur të meshtarit dhe patriotit dom Ndre Mjedës në shumë momente
kthese historike.
Në ditët tona, një pjesë e mirë e shqiptaro amerikaneve
ndër vite, kanë arritur të integrohen me sukses në nivelet e larta të shoqërisë
së lirë dhe demokratike amerikane, falë talentit dhe punës së madhe personale
të tyre.
Autori, në këte libër sjell një shembull të shkëlqyer
pozitiv, se si shqiptaro amerikanja
Violetta Berisha nga dyerët e
ferrit komunist në Shqipëri (që u detyrua të kaloi familja Berisha ndër vite), sot ajo u bë kryetare e Bashkisë Fairview në shtetin New Jersey, ku, ndër të tjera thjeshtësia e saj është e
admirueshme dhe mbresëlenëse, mbasi fatmirësisht talenti i saj i spikatur dhe meritokracia, bën që ne të kemi zj. Violetta
Berisha si Kryetare të Bashkisë.
Kujtojmë,
se shqiptaro amerikanja Violetta Berisha, është me origjinë nga Puka, e lindur
në Itali, e cila në moshën 3 muajshe ka ardhur në SHBA si emigrante, së bashku
me familjen e saj. Ajo është rritur në Amerikë, nën përkujdesin e vazhdueshëm
të familjes fisnike pukjane, ku, këtu ajo ka përfunduar me
sukses të gjithë ciklin e plotë
mësimor të shkollës fillore, të mesme dhe universitetin.
Në vijim Kapinova, bën një meditacion cilësor mbi esse-në e kredos së
njohurive etiko-shkencore filozofike të mikut tonë të përbashkët filozofit
shkodran, ish i përndjekuri dhe i denuari
për motive të pastra politike antikomuniste Bepin Kuqani (1930-2016), duke e përshkruar atë, në një
jetë të tërë mes idealizmit dhe materializmit.
Këto
mendime dhe pikëpamje filozofike mbi gjithësinë
(universin)
dhe jetën, mes njerëzve në planetin tonë e kanë preokupuar vazhdimisht, gjatë
dekadave të jetës në vendlindje Shkodër dhe me pas në Stamford (SHBA), njeriun
me dije të thella dhe gjëra mbi shkencat ekzakte dhe ne veçanti mbi matematikën dhe filozofinë e lashtë dhe bashkëkohore botërore.
Në
këte kontekst, shqiptarët, gjatë diktaturës totalitare, ishin të përjashtuar
dhumshëm,
për të njohur të vërtetën reale, përmes dritës të së vërtetës, sikurse
natyrshëm ndodh në vendet e qytetëruara dhe të lira të botës përparimtare,
ku pikë sëpari respektohet diversiteti i pasur i mendimeve dhe ideve të
ndryshme pa paragjykime dhe çensurë apo ideologji politike sociale qeveritare apo shteterore.
Kujtoj,
se miku im Bep Kuqani, u përshkua vazhdimisht dhe padrejtësisht nga kalvari i
gjatë i mundimeve non stop dhe burgut të tmerrshëm politik, ku e plandosi
arbitrarisht regjimi totalitar policorë dhe diktatori antishqiptar dhe
antihuman Enver Hoxha.
Por,
megjithatë, autori filozof shkodran i esse-ve në qelitë e ftohta të burgjeve,
fati i krijoi mundësinë të merrte një “univesitet” cilësor, me dije të
qendrueshme, larg injorancës dhe propagandës me elozhe, fodullekun dhe pseudo
intelektualizimin shterp të servilëve propagandist politik të sistemit absurd
dhe diktaturës komuniste.
Bepi,
meditoi kështu thellë e më thellë për jetën, edhe pse trupin e kishte të
sfilitur nga vuajtjet e një pas njëshme, mbasi ishte i izoluar e i stërmunduar
nga trajtimi më ç'njerëzor, që iu bë të gjithë elementëve elitarë shkodranë, që
ishin asokohe shumë të ditur dhe të mirë shkolluar antikomunistë.
Edhe
pse në kafazin e hekurt ateisto-komunist, ai e ndiente në shpirt agimin e dritës së lirisë, ndiente se një ditë ky sistem
shterp, i ndërtuar si kalaja mbi rërë do të shembej keqas, ashtu sikurse edhe
ndodhi në realitet, në vitin e shpresës së madhe më 1991...
Sa
herë që shkruaj tema me ngjarje të paharruara nga vendlidja ime e dashur Kosova
martire, menjëherë në mendje më parakalojnë si episode filmash dokumentarë,
episode, data, figura të shquara dardane ndër shekuj, ngjarje dhe historitë
tragjike, që ka kaluar mbi trupin e saj të sfilitur vendlindja ime e shtrenjtë
në vitet e zeza të pushtimit nga kolonizatorët antihuman serb.
Një
ndër këto ngjarje të pashlyera, të mbushur plot histori lufte dhe mbijetese të
vazhdueshme kreshnike, është edhe dera
zëmadhe e familjes Berisha të Dardanisë në arkivat e historisë dhe për të ardhur natyrshëm deri
tek simboli i martirit të gjallë, që ishte dhe mbeti aktivisti i palodhur i ditëve
tona miku im i hershëm, punëtori dhe patrioti i palodhur i çështjes shqiptare Ismet Uk Sadiku Berisha, një ndër bashkëpunëtorët e mi më të
ngushtë të
“Lidhjes së Tretë Shqiptare të Prizrenit”,
ku unë prej disa dekadash jam zgjedhur dhe jam sot ende Sekretar i Pergjithshem
i Lidhjes së Tretë të Prizrenit, ku kam
punuar vazhdimisht non stop me Ismetin, për të njëjtat qëllime fisnike dhe
ideale të pastra atdhetare, për çeshtjën kryesore shqiptare dhe të Kosovës në
veçanti.
Historia
e kësaj familje të madhe, është e lidhur me historinë legjendare të “Lidhjes së
Tretë Prizrenit”, që vetëm në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, ka një vijimësi dhe aktivitet të pasur
patriotik 62-vjeçarë (1962-2024).
Autori
Kapinova, librin e tij e mbyll me një analizë serioze mbi Ismail Kadarenë, një shkrimtar servil
klasik dhe shembull negativ i oborrit të diktaturës më të egër ateiste dhe komuniste në Shqipëri, gjatë viteve
të zeza 1944-1990,
duke na dhënë faqe pas faqeje një përshkrim dhe analizë
serioze të jetës dhe veprimtarisë së tij letrare, në interes tërësisht të
regjimit dhe diktatorit totalitar asokohe në Shqipëri.
Në këte rast, është i saktë përcaktimi
historik i autorit, se asokohe “shkrimtari servil Ismail Kadare ishte një kubure e flaktë në duart e diktatorit Enver Hoxha.”, duke ofruar për këte përcaktim
real dhe të argumentuar fakte dhe prova shkrimore të vërteta nga historia e librave të tij të turpshme letrare socialkomuniste tipike propagandistike si njolla
turpi sot në historinë e letërsisë shqipe.
Sikurse shohim në veprën e re, autori risjell shembullin se
si shkrimtari
Kadare, ishte lider klasik shpirtëror i nomeklaturës së kuqe komuniste,
sepse ai asokohe ka shkruar mbi 25 faqe kundër SHBA-së dhe demokracisë së saj si kampione shembullore pozitive kudo në botë. (Yonkers,
New York)