Kulturë
Kozeta Zylo: Liriku i pashoq Skënder Rusi iku në qiell përjetësisht
E diele, 02.06.2024, 07:58 PM
Liriku i pashoq Skënder Rusi iku në qiell përjetësisht
Nga
Keze Kozeta Zylo
Me
shumë hidhërim e morëm lajmin e ikjes së parakohshme të poetit të shquar korçar
Skënder Rusit, në moshën 72 vjeç.
Vargjet
e poetit Rusi jane korale të shpirtit të tij lirik, të një lirike të ngrohtë
dhe tejet përjetuese. Lirika e tij duket
sikur e ka fituar përjetësisht dashurinë e lexuesit si poezia që po sjellim më
poshtë: "Fitorja e ngadalshme".
Hyra
prapë në sytë e tu jeshilë/ Në bebëzat e tyre/ zura prapë vend!/ Më pas trokita
në shtëpinë e shpirtit/ Ku ca të tjerë prisnin prillin tënd!/ Dhe m'u duk vetja
sikur isha një Odise/ Ndërsa ti-Penelopa e famshme!/ Të pata pushtuar një here
kur ishe e re/ Por nuk mburrem me pushtimet e mëparshme!/ Eh/ Zgjasin më shumë/
Fitoret e ngadalshme!
E
kam takuar së bashku me Qemalin në Bibliotekën “Thimi Mitko” të ftuar nga
Shoqata e Shkrimtareve “Bota e Re” me kryetar z.Ylber Merdani ish i përndjekur
politik (tashmë i ndjerë) dhe nga kompozitori dhe kantautori i mirënjohur
korçar z. Nonda Kajno.
E
gjithë udha nga Tirana për në Korçe ishte këngë, kurse xhamat e makinës
lageshin nga një vesë e butëz shiu me pikla të argjendta vezulluese që
shkëlqenin dhe më shumë ngazëllimin e shpirtrave tanë, për t'u takuar me
shkrimtarët korçarë "Bota e re", të cilët na kishin ftuar në vendin e
kulturës, në bibliotekën "Thimi Mitko" në Korçë.
Ishte
një ndjesi e bukur mbështjellë me dashurinë e pastër të poetëve korçarë me
sherbet mikpritjeje.
Shkrimtarët
korçarë dinë të dhurojnë mjaltë me hojëza poezie.
Dhoma
kryesore e bibliotekës së qytetit të Korçës "Thimi Mitko", atje ku na
prisnin miqtë, ishte mbushur plot me shkrimtarë dhe dashamirës të artit dhe të
kulturës.
Në
krye të vendit qëndronte poeti i shquar z.Skënder Rusi, drejtor i bibliotekës
"Thimi Mitko", që mban emrin e folkloristit të shquar shqiptar. Mjaft
interesant është fakti se kjo bibliotekë është krijuar nën kujdesin e Federatës
"Vatra" dhe ishte vendosur pranë Bashkisë, sot ndodhet në një godinë
tjetër të qytetit.
Nuk
i kishja takuar më parë shkrimtarët e Korçës që ndodheshin aty, por nga leximi
i librave ishja magjepsur prej poezive të tyre, pas metaforave të befta...
Edhe
pse poetët dallohen nga njeri-tjetri në mënyrën e të shkruarit, ata se ç'kanë
një gjë të përbashkët, atë hyjnoren, përshëndetjen e nxehtë poetike.
U
takuam përzemërsisht, miqësisht me poetin dhe natyrshëm shkëmbyem librat. Kur takohem me poetët emigrantë, tha
penëndrituri Rusi se ç’më bëhet një gur i rëndë në zemër, është malli i poetit
që bëhet nyje në fyt. Krenohem që keni
hapur shkollat shqipe, mësojuani fëmijëve emigrantë. Nëse keni mundësi i mirëpresim këtu në djepin
e hapjes së Shkollave Shqipe, këtu në Korçën e ABC-së.
Sa
ëmbël i ka kënduar poeti Korçës së serenatave, ka derdhur gjithë dashurinë e
birit për të si: Jetoj në një qytet në formë zemre/ Ku kitarat netëve marrohen/
Ku djemtë nuk rrinë pa të shkelur syrin/ Dhe vajzave ju pëlqen të ngacmohen!
Poeti
Rusi me metaforat e tij gati eterike për bukurinë e gruas, joshjen femërore,
është pushtuar nga vetëtimat përpirëse të ninëzave tësyve te bukur, dhe
prushëzohet nëpër trupin elegant të vargjeve marramendëse.
Po
ndalem më konkretisht vetëm tek lirikat shpirtërore për gruan, pasi ai nuk i
këndoi vetëm asaj, por nënës, Atdheut, Korçës, fëmijërisë e gjithçka. Ndalem tek këto poezi për bukurinë e femrës,
pasi sot mjerisht të babëziturit dhe të pagdhendurit i kanë dhunuar dhe
masakruar deri barbarisht shumë gra.
Ndaj poezitë duhet të jenë libra të vegjël xhepi, të jenë shkëndijëza që
të ndriçojnë mendjen e çdo lexuesi të kualifikuar ose jo…
Ai
e skalit bukurinë femërore shumë ndjeshëm si në poezinë: “Në sytë e tu digjen
meteorë”
Në
sytë e tu digjen meteorë/ Ti rri e heshtur, si një Perëndi/ Unë fshehur jam, ku
burojnë lotët,
E
kam një vend që s’ma gjen dot as ti/ Në sytë e tu digjen meteorë/ Përmbysen
qiej, ashtu, kot më kot/ Unë fshehur rri, ku burojnë lotët/ Bëj të të flas, po
nuk të folkam dot!/ Në sytë e tu digjen meteor/ Qerpikët po të përcëllohen
krejt/ Unë fshehur rri, ku burojnë lotët, Dua të ik, por s’po e gjej një shteg/
Kam frikë/ Mos dhe mua/ Ti më djeg!
Në
shumë poezi ai është magjistar i fjalës shqipe dhe e ka lënë dritaren e
shpirtit poetik për t’i kundruar nga larg dhe nga afër metaforat drithëruese që
e bëjnë poetin të jetojë përjetësisht.
Autorja
e shkrimit është shkrimtare, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe
“Alba Life” në New York, Ambasador i Kombit, Gruaja e Vitit 2022, NY dhënë nga
Motrat “Qiriazi”, si dhe ka marrë titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të
Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
1 Qershor, 2024
Staten Island, New Yorki