Kulturë
Përparim Hysi: Një "sagë" tragjike
E enjte, 30.05.2024, 06:31 PM
Një
"sagë" tragjike
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Prolog
Pragviteve
'60-të, të shekullit tjetër, agronomi i mesëm Latif Meçani vazhdoi një kurs për
pambukun.Aty, pranë qendrës së kursit, qe dhe një për rrobaqepse..Një mbasdite,
tek luante futboll, goditi një top fort dhe topi, sikur ta kish vënë në shënjë,
goditi një kursante qëkalonte atypari.Goditja qe jo vetëm e beftë, por dhe e
fortë, dhe ftakeqja, tek ra për tokë, bërtiti:-Gomar!.Futbollisti, më tepër
ishqetësuar se i fyer, vrapoi dhe, tek e ngriti fatkeqen nga toka, i tha:-Mëf
fal, se qe fare pa dashje."Viktima",
tek pa veten në krahët e këtij
djalishpatullan, sado që po përlotej, e
kuptoi që e kish kaluar"masën"dhe i tha:-Dhe ti të më falësh, se e
teprova.
Kaq.Dhe,
aty për aty, u ndanë, por secili për hesap të vet, sikur po thurnin
një"gardh"apo ca më shumë.një ëndërr.
Ai:-Po
sa emirë që qenka!Dhe unë e vrava.Sikur i këputa kokën një trëndafili që po
hapet i plotë.Ajo:-Po si i thashë atij goxha djali:gomar.Pupu!SA turp! Po si do
i dalë para sysh?
Të
nesërmen, ai.bëri si bëri, dhe hodhi një sy andej nga kursi i rrobaqepseve.Ajo
e pa a nuk e pa, nuk u mor vesh.Por, pas dy ditësh, si, fare rastësiht, ata u
takuan me njëri-tjetrin dhe, veç faljes, xhëku shkuan dhe më tej.
* *
*
U
martua Ballabani i Muratit dhe, ndryshe nga të tjerët, nuk bëri dasëm.Unë sa
kisha vjatur në fshat dhe u çudita me këtë , Ballabanin , që
nuk bëri dasëm.Pyeta plakën Qeriba(kjo i bie kryq e tërthor fshatit dhe, sikur
i di tëgjitha), dhe i them:-Moj hallë Qeribaja, si nuk bëri dasëm ky, Ballabani?Ajo, më shumë qeshi me pyetjen
time, dhe më thaa:-Po ç'dasëm do të bëj, ky Ballabani? TË parëën e ka lënë prej
kohësh dhe këtë e mori, pa u njderë, për të hënë, sikur të qe e ve.I ve është
ai korb(se si korb është, të kallë datën),
kurse ajo mos është more djalë,
si kolopuçe.Për ta pirë në kupë,
siç thoni ju , shelegët.Plaka Qeriba është si burrë.As e ka për gjë të ë zihet
dhe me një burrë.Gratë , po e po, që i bën sus ajo.E falnderova hallë Qeribanë dhe ngjita shkallët e katit të
dytë ku kam shtëpinë.
* *
*
Fati,
- thonë, - është mirë që të të ndjekë
dhe jo ta ndjekësh.Kështu ndodhi dhe me mua.Pas martesës, Ballabanit i
dhanë një dhomë po në kat të dytë, ballë përballë, me dhomën time.Dritaret tona
shikonin njëraa-jetrën.Domethënë, po t'i besojmë plakës Qeriba, unë do isha
ballë për ballë me Kolopuçen.Kur e pashë për herë të parë, mbeta gojëhapur
sikur kisha ngrënë gjellë të nxehtë Qe e bukur si një ruspë, kurse Ballabani,
përkrah saj, dukej si një gorillë.Apo
s'qe dhe i zi, si korb kur thoshte plaka
Qeriba..E shihja me neps, se atëherë
qeshë riosh, rreth 18-vjeç.Epo komshi dhe komshia do sajdisur.Dhe zura nga
avazet.Po ajo, sa po më hidhni sytë ju që lexoni, as që i shkonte asaj
ane.Ballabani qe punëtor i madh dhe nuk kthehej
në shtëpi pa bër dy ose tri norma.Në fermë (ndaj dhe ia dhanë dhomën në
pallat) i thoshin ekskavator.Sa kthehej nga puna, lahej, vishej me ato rrobat e
e dhëndërrisë, i vinte Kolopuçes krahun dhe frymëm në qytet.Qytetti qe
tri-katër km larg, po nuk përtonte fare.Në këmbë çdo të ngrysur, me Kolopuçen
prej krahu.Gratë e lagjes mënd shkulnin faqet, se vetëm Bllabani bënte kështu
dhe sa pë burrat, dëgjova Dervishin që tha:-Burri i madh në moshë, ia di
kimetin gruas.Se Ballabani qe nja 45-vjeç dhe Kolopucja, taze, si çupa
etij.Plaka Qeriba, që i di të gjitha, tha:-E bleu si plaçkë dhe si plaçkë po e
mban.I shkreti, nuk e di, se, sa më me pekule ta mbash gruan, aq më shumë
pleshta vërvit.Të ka faj plaka Qeriba?.Po hajde dhe mbreji qetë me të, në ta
mban.
Ballabani
që në mëngjes në punnë dhe Kolopuçja në shtëpi.Dhomën po e ka ngjitur me
timen dhe unë filloj
nga"nxemja".Hap radion dhe, gjasme radioja ka një këngë dashurie, ia
thërres pas saj, asaj këngës korçare:Për Lenkën.Ndoshta ju kujtohet ajo kënga:"Lenkë, shprti im i dashur/
hajd të dalim, në lëndinatë.Doja të
tërhiqja vëmëndjen e Kolopuçes, po, kur e pashë që nuk ma vari, shpërtheva me
zënë dy oktavë, "Syçkat, doçkat, buuçkat, lërmi të t'i puth/të t'i
përkëdhel si zoçkat/për tërë jetënë.Kot
që u ngjirra, as që m'i hodhi sytë.U nxeha për një çasst, po sytë as që ia
ndaja unë.Sa mori enët për të shkuar tek burimi, zbrita shkallët me një
frymë.T'i dalë përballë, them, do më flas se nuk bën.Kështu bëra, po hiç.Uli
kokën si të kish bër turp.Epo, pikë ezezë.Po më sheh seç
bukruosh
jam unë, apo i ka të plasur?! Ëhë, - thashë, -le që është e bukur, po dhe besnike ndaj
burrit.Po e sheh atë ajo, që ai si katana, gati të trëmb.Tmerr e kisha kur
fikej drita..ja, -thosha, -ai, ariu me putrat e tij, po eshtyp atë sorkadhe, Se
si sorkadhe qe.
Kisha vënë re
që deri lart, sa kish ikur Balllabani, ngjitesh deri në dhomë( po lija
gjë pa parë unë) dhe linte biçikletën brigadier Latif Meçani.Mos kujtoni se qëndronte.Linte biçikletën dhe kaq.Latifin
e kisha shok.Qemë, pothuaj, në një moshë, dhe me të luanim futboll.
* *
*
Kur
një ditë, sa u ktheva nga shkolla, më doli plaka Qeriba.E, mor dhaskal, më tha,
e more vesh mynxyrrën?-Ç'mynxyrrë?E vranë atë "sterranikun", shokun
tënd.-Kë vranë?-pyeta nxitimthi.-Brigadierin, atë "qejflinë", nuk e
di ai që"koka e vogël" ha të madhen.-Po kush dhe pse?-Po Ballabani ,
se i pat ndrequr "urat" me atë Kolopuçen.-Po ç'kolopuçe, moj hallë
Qeriba.Po për atë e vë dorën në zjarr unë-Opo lëre dorën në zjarr ti, po shyqry
që qe mbi të, se dhe ti xhëku lëpiheshe, -m'i preu drutë shkurt.Kur hyra në
shtëpi, më treguan se Ballabani, e kish
qëëlluar brigadierin tri herë me thikë dhe, kur e kish parë që kish rënë për
tokë, frymën e kish mbajtur në shtëpi, që të vriste dhe të shoqen.Më erdhi keq,
për ç'i kish nodhur shokut tim, dhe dola:-Për ku vrapin?-pyeti plaka Qeriba.-Do
vete të shoh brigadier Latifin.-Mos shko, - më tha.Nuk të vret njeri kot.Pse
nuk të vrau ty, Ballabani.Në këto, punë të ndyra, tha plaka Qeriba, ka faj ai
që vritet.
Shkova
dhe frymën në Vlorë, se Fieri akoma nuk kishte kirurg në atë kohë.E gjeta.E
kish operuar duararti, dr.Shyti, dhe, për pak, kishte shpëtuar nga vdekja.Një
thikë nja dy mm larg zëmrës, një në stomak dhe një në krah.Latif Meçani e
sfidoi vdekjen se kish një trup prej Herkuli.Harmonioz dhe, për kohën, një nga
djemtë e hijshëm të qytetit.E shikoja me dhëmbje atje të fashuar sikur vinte
nga një betejeë e përgjaskshme dhe, kur më pa mbi kokë, tha, përmjet
dhimbjesh:-Ishte e tmerrshme që të vdisje.
* * *
Kur
brigadier Latifi doli nga spitali, u bë dhe gjyqi i Ballabanit.Qe krirm i rëndë
dhe kish ardhur dhe gjykatës nga Tirana.Të gjithë dëshmitarët (edhe i
vlëllai I Ballabanit) , folën në favor
të brigadierit.Si të kurdisur, me një gojë, thanë:-E vrau kot.Se dyshonte dhe
aq.
Erdhi
dhe radha e Ballabanit.Salla, mbushur plot,
sikur ngriu.Çfarë do thoshte ky, ditëzi? DHe ja , në vija tët rasha,
çfarë tha Ballabani.
GJ:-I
pandehur, Ballaban Murati, pse e vrave brigadierin Latif Meçani.-Se po puthte
time shoqe.-Ku e pe ti?-Tek shtëpia ime
e vjetër?-Po pse nuk veprove, kur i pe, po krimin e bëre të nesërmen?-Se kisha
friklë që më itke me vrap.Ndaj durova
tërë natën.
GJ.:-Ti
e bëre krimin dhe vrapove për në shtëpi.Përse ike nga vëndi i krimit?.-Ika se
doja të vrisja dhe gruan, po atë nuke
gjeta në shtëpi.
I
erdhii radha dhe Kolopuçes.Pyetje:-Ç'ke për të thënë për të pandehurin?-Ai
është burri im që ka hedhur baltë mbi nderin tim.Po tërhoqi fjalët që ka thënë
për mua, unë prapë e fal dhe e pranoj për burrë. Gj:-Dëgjove i pandehur, ç'ke
për të thënë?B:-Për një gjë më vjen keq:që nuk arrita t'u këpus kokën që të
dyve.Tani jam i lidhur dhe do bëj burg, po kurdo që të dalël, vetëm po nuk dola gjallë, se kurrë-kurrë nuk i fal.Një
ditë do vijë që njerëzit do ta zbulojnë të vërtetën.Nuk kërkoj faljje se jam në
të drejtën time.
Epilog...
Ballaban Murati u dënuam e 25-vjet burg.I bëri ato
kokërr për kokërr dhe doli aty prag viteve '90-të, i plakur dhe i
rrëngjuar.Kolopuçja u martua në një qytet tjetër, kurse brigadier Latifi sot
është biznesmen.Vonë u mor vesh se Kolopuçja qe ajo"fatkeqja" që
Latif Meçani e kish goditur me top.E kish vënë në nishan, or burazer, tha
dikush që dinte të fshehtën.Këtë"sagë" që pati një fund , pak
tragjik.
*emart janë trillime.
** e kam shkruar në
vitin 2011
30 maj 2024