Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Eda Agaj Zhiti: Fëmija me violinë në burgun famëkeq të Spaçit

| E hene, 03.06.2024, 07:54 PM |


FËMIJA ME VIOLINË

NË BURGUN FAMËKEQ TË SPAÇIT…

KUR VUAJTJA NJERËZORE DHE

PËRNDJEKJA SHNDRROHEN NË ART

Nga Eda Agaj Zhiti

U preka shumë këtë mëngjes, kur në WhatsApp tim gjeta videon e këtij vogëlushi qê luan në violinë.

Vendi: burgu i Spaçit.

Në njërën nga fjetoret e të burgosurve të dikurshëm. Përfytyroj aty Visarin tim, bashkëvuajtës plot, të njohur e të panjohur të tjerë, klerikë, martirët e Kishës shqiptare etj, e zemra më mbushet, veç lotëve dhe me mirënjohje për qëndresën e tyre. Fjalët e Atë Anton Harapit më trondisin:

“Çdo ndërtese i vehen themelet në dhe. Edhe në vorr, prandej, në hijshim, duhet të jemi gurët e themelit të njaj binaje, të cilën e quejmë Shqipni.”

Ishin vetë të burgosurit që na mêsuan se si vuajtjen e madhe, persekutimin, dhunën, të keqen etj, e kthyen në përvojë të atdheut dhe në art, në poezi e romane, drama e pikturë e këngë. Sa shumë poezi nxori Visari nga burgu, tani ato po kthehen atje, recitohen dhe këndohen…

Dhe tani ky vogëlush shkon me violinën e tij dhe luan në dhomat bosh të burgut të dikurshëm, sfidon çdo burg e diktaturë. Mësuesja e tij e violinës, Mira Peku, na thotë se ështe nga Durrësi, Doen Shyti, djali i një studiuese dhe kritike të letërsisë në Universitetin e Durrësit - Marisa Kërbizi, por ai, - më thotë Visari, - është dëmshpërbimi i Shqipërisë.

Dëgjojeni! Shpresa ka…

https://www.facebook.com/100012084017131/videos/3557327601246677/