Kulturë
Xhevahir Cirongu: Iljaz Kapxhiu, ishte mjeshtri i fjalës humoristike
E marte, 04.06.2024, 07:56 PM
Iljaz Kapxhiu, ishte mjeshtri i fjalës humoristike
Skicë nga Xhevahir Cirongu
Të
shkruash për fjalën humoristike të mjeshtrit
skraparas mësuesin lliaz Kapxhiu,
duhet të matesh mirë, sepse ai dinte ta gdhente bukur fjalën e frazat kur i shkruante në fushën e bardhë të letrës,
saqë kur merrnin udhën e botimit në shtypin e kohës, të rrëmbenin pas vetes e
mbeteshin në memorien e lexuesit, duke filluar që nga intelektuali gjer te
njerëzit më të thjeshtë. Pikërisht, ishte kjo magjikja e këtij talenti të
lindur natyror, por edhe të një intelektuali të zoti, i cili dinte të kapte
tema të ndryshme të asaj kohe e ti trajtonte me një guxim e mjeshtërisht me anën e satirës problemet shoqërore për nxitjen e përparimit e
zhvillimin shoqëror të mbarë shoqërisë.
Ai dinte të bënte për vete këdo, pa dallim, e si rrjedhojë i kësaj fjale
humoristike, në të folur e të shkruar, i ngjiste shkallët e gurta të kohës, me atë humor të qeshur e
plot thumb grezrash, ku helmi bëhej lule e buzëqeshje për të gjithë njerëzit;
që nga mosha e vogël e deri tek më i madhi.
E kam njohur këtë njeri sa të thjesht po aq të dashur, gjysh nga
viti 1976, sigurisht nëpër gazeta e
revista që botonte shkrime të ndryshme , por edhe nëpërmjet radio Tirana .Vitet
ecnin në shtratin e tyre, por edhe (Lakja),kështu e thërrisnin të
gjithë, jo vetëm banorët e qytetit të Corovodës, por edhe në gjithë fshatrat e rrethit Skrapar. Mësuesi e intelektuali vizionar siç
ishte lliaz Kapxhiu , mbetet një ikonë e
pazvëndësueshme e humorit skraparas e më gjerë, sepse me humorin e tij të hollë
plot pjalm e edukativ për mbarë shoqërinë, me atë guxim e të qeshurën
sarkazmiane, theu tabutë e kohës e
triumfoi deri në lartësitë për të qenë e
shëndoshë e gjithë shqëria jonë. Ai la pas shumë shkrime të gjinive të ndryshme,
reportazhe, portrete, fejtone e shkrime humoristike të cilat i botoi në dy
vëllime më të spikatura si ‘’ Firma e
parë’’ në vitin 1982, ‘’Peshqesh i hidhur ‘’ 1987 etj. Me Laken bashkëbisedoje lirshëm, sikur të
ishe njohur prej vitesh, ai çastin e kthente me humor e jetëgjatësi, e cila mbetej përgjithmonë .
Humori
ishte një’’ gërvishje’’ brenda shpirtit
të tij. Ai ndizte ‘’eshkën’’ e rrugëtimit
të humorit e të shlodhte kur ti ishe i mërzitur…! Në revistën ‘’Hosteni’’ shkruante rrëfenja humori
me aq fines e bukuri të cilat mbeteshin
të pavdekshme për lexuesit. Prandaj ai ‘’Lakja’’, ynë, pra Iljaz Kapxhiu
mbetet një ikonë e humorit jo vetëm për
Skraparin ,por edhe të plejadës
humoristike kombëtare. Prej tij kishe se çfarë të mësoje se si të shkruaje për
gjininë e humorit. AI ishte e mbetet
mjeshtër i fjalës së shkruar
humoristike.
Durrës, 30 Maj 2024