Kulturë
Ilir Muharremi: Dashuria e parë dhe e përjetshme
E merkure, 05.06.2024, 06:55 PM
Dashuria e parë dhe e përjetshme
Vështrim
për shfaqjen “Lulet” e dhënë premierë në Teatrin Dodona
Nga
Ilir Muharremi
Një
kopshtë i luleve, parajsa tokësore, një pemë me
katër degë e ngjitur në sfond ,
në anën e majtë të perdes. Një mollë e vetmuar rri qetësisht në degë. Shihet që
pema është ujitur mirë. Por, ajo nuk është e ngarkuar me molla, ndonëse në
optikën time del jo frutore, por përmes simbolikës dhe ligjeve të skenës ajo
është frutore, sepse fjala bartë peshën brenda veprimit duke e nxitë
katarsisin. Kjo hapësirë etiketon kopshtin e Edenit që ngre simbolin e një
parajse të mbyllur në një vazo tok me dheun e argjilës. Adami (Çlirim Shabani),
Eva (Arbnora Ademi) duket sikur janë njoftuar mu në këtë kopsht plot bimësi,
ngjyra, aromë luleve, ndjesi të imazhit dhe oksigjenit që ofron ky ligj i
natyrës, vlerën e së cilës njeriu asnjëherë nuk e respektoj.
Që
në fillim të shfaqjes “Lulet” me adaptim dhe regji të Naser Shatrollit sipas
dramës së Ragip Sylës, rrjedh një situatë e thellë mendimi, mizanskenë
komplekse, lëvizëse, e hapur sa në anën e majtë, para e deri në sfond, thuajse
thyhet vija ndarëse e dukshme skenike ndërmjet spektatorit dhe aktorëve. Kjo
hapësirë boshe mbushet nga loja e aktorëve (moderne) duke i shkuar për shtatit
lëvizjeve skenike, mendimit, koordinimeve emocionit dhe veprimit të jashtëm
fizik, nga një psikologji tekstuale, plot nëntekste dhe veprime e deri te
përthyerja e realitetit dhe lundrimit imagjinativ e emocional.
Koncepti
regjisorial shkëputet nga teksti me nëntekste të kohës sepse vet drama prek
krizantemen e që në thellësi zbërthen përmes dialogut thellësitë dhe majat e
zanafillës tematike.
Drama
ka konflikt, tension, veprim, mundësi për të shqyrtuar personazhet. Qetësi,
hapësirë për të menduar e kalkuluar spektatori, sepse vet brenda tekstit
krijohet një pauzë logjike teksa personazhet pranojnë batutat nga spektri i tyre
emocional, publiku konsumon imazhet e fjalive që janë pikante, të thella,
përshtatura brenda limiteve të reales e herë absurdës ose nganjëherë edhe
metafizikës. Herë na del Nietzsche, e pak Becketi, kalohet ka çregullimi
seksual me impotencë nevrike te Hitleri, (vullneti për pushtet si fuqi).
Aktorët
mbartin në vete sekretet e kohës, njeriut të parë, shumimit, vazhdimit të
jetës, dashurisë, ligjit të mashkullit dhe femrës, elektrizohet debati brenda
dialogut, ndonëse më shumë nga veprimi i aktorëve të cilët nuk qëndrojnë të
ngjitur pas tekstit, ata krijonë një distancë emocion psikologji dhe veprim.
Pra rrëfejnë ashtu siç ata ndjejnë dhe pikturojnë këtë imazh tekstual me
vibrime të brendshme, natyralitet duke u nisur nga lëvizjet nëpër skenë herë të
ngadalsuara, e herë të shpejta sa majtas sa djathtas.
Adami,
njeri, rock yll, i dashuruar, familjar, burrë me natyrë të burrit drejt
literaturës së Nietzsches i këkron Evës të bëj dashuri, epshet ngjizen pas
kësaj sindrome dhe shpartallimi i tij sikur bënë bujë pasi nënshtrohet e herë
mbanë pushtetin e burrit duke dominuar natyrën e brishtë të femrës. Eva kthen
batutën menjëherë, nivelizon debatin, barazon tensionin dhe gjakun gjinor.
Adami i bindet dhe kërkon shtimin e popullsisë, nën refuzimin e Evës. Ajo nuk
ndodh derisa vet Eva e ndjen për të ndodh, fillon ledhatimi seksual, ndizen
epshet, nën dritën rozë dhe muzikës, krijohet një atmosferë moderne seksuale.
Eva e do Adamin dhe Adami e do Evën sepse të dy e duan njerzimin, por ky ligj
është sëpari hyjnor, pastaj shkencor.
Para
kësaj Eva përmend viagren, shpëtimin e njerëzimit, por në këtë rast viagra nuk
bën punë sepse kopshit i Edenit është afrodiziaku që ndez feromonet. Aty nuk
mungon seksi e as dashuria, por qetësia dhe harmonia, të dyja të fundit
arriheshin në momentin kur Eva dhe Adami përhumbeshin dhe ngjiteshin në qiellin
e shtatë. Kjo lojë ndjenjash dhe emocionesh më shumë ishte qëndisur nga
koncpeti regjisorial sepse regjia si tekst i dytë hap shtigje, mbart barën dhe
ndjek kulminacionin nën udhëzimin e detajeve duke respektuar tekstin, por jo
edhe ruajtur sasinë e tekstit. Gjatë gjithë shfaqjes autori personazhet i
vendos përballë një vetmie, por vetmia bën që ta rregullosh veten, ta filtrosh,
ta kredhësh, ta dëgjosh, madje stimujt e brendshëm vijnë nga kompozime thujase
hyjnore në çastet e vetmisë, por vetmia prishet nga debati dhe kalon në temë
diskutimi. Atëherë shtjellohet nga persoanzhet.
Vazoja
e mbushur me dhe, prejardhje, njeriu i krijuar nga kjo argjilë, jetë e heshtur
e bimësisë ngjyrore që uraganet i jepin forcë dhe jetë tregon zanafillën dhe
vlerën tonë. Adami fërkon fytyrën me dhe, Eva vazon e derdh në kokë dhe
gjithçka prapë përfundon nën forcën tërheqëse të Njutoni. Këto zbulime qenë
rezultat i punës dhe rastësisë sepse rastësia është mësuesja më e mirë, por
vëmendja tejkalon rastësinë sepse ajo e bën të frytshme.
A
duhet të ekzisonte edhe personazhi i gjarpërit në skenë? Ku qe gjarpëri? Një
ditë kur Eva ishte vetëm, gjarpëri e pyeti: A është e vërtetë se Perëndia nuk
ju lë të hani nga asnjë pemë? Eva iu përgjigj: Ne mund të hamë nga të gjitha
pemët, përveç njërës. Nëse hamë frytin e asaj peme, do të vdesim. Gjarpri i
tha: Nuk keni për të vdekur. Në fakt, po të hani, do të bëheni si Perëndia. A i
tha të vërtetën? Jo, e gënjeu. Eva e
besoi. Lakmonte këtë fryt, e hëngri dhe i ja dha Adamit. Adami e dinte se të
dytë do të vdesin po të mos i bindeshin perëndisë. Më vonë, po atë ditë,
Jehovai foli me Adamin dhe Evën e i pyeti pse nuk iu bindën. Eva ia hodhi fajin
gjarprit, ndërsa Adami Evës. Ngaqë Adami dhe Eva nuk iu bindën, Jehovai i
përzuri nga kopshti. Në hyrje të kopshtit, ai vuri engjëj dhe një shpatë prej
zjarri për t’u siguruar që të mos hynin më kurrë. Jehovai tha se edhe ai që e
gënjeu Evën do të dënohej. Faktikisht nuk ishte gjarpri që i foli Evës. Jehovai
nuk i bëri gjarpërinjtë që të flitnin. Një engjëll i keq e bëri gjarprin të
fliste. Ai veproi kështu që ta mashtronte Evën. Ky engjëll quhet Satana Djalli.
Në të ardhmen, Jehovai do ta shkatërrojë Satanain që të mos i mashtrojë më
njerëzit të bëjnë gjëra të këqija. Të paktën kështu shkruan në Bibël.
Personazhet a duken sikur të përzënë, të mos bindur,
sikur këtë ngecje e kanë brenda në shpirt, por e tejkalojnë me dashurinë që
kanë për njëri tjetrin si ligj hyjnor. A ekzison kjo dashuri? Apo është nevojë
si mbrojtje dhe përkushtim apo shumim? Perëndia kënaqet kur rritet njerëzimi. Por drejtësia është
edhe mbi perëndinë dhe vet Zoti thirret në emër të saj.
Si
përmbyllje, aktorët dhanë aq mundësi dhe forcë që ishin nga vetja duke lunduar
brenda kornizave të përsonazhit. Koncepti regjisorial ishte ngjyror, e hapte
skenën dhe si tërësi krijoj një mozaik metaforik me simbolikë jo edhe të
thjeshtë, plotë filozofi dhe nëntekste. Muzika arrinte në dëlirë, e herë në
ekstazë ngaqë djersa e aktorëve tentoj mbi normalen e ca veprimeve dhe fuqisë
së zërit. Lëvzjet skenike qenë të
moderuara ashtu siç ishte përshtatja e situatave. Skenografia ishte e thjeshtë,
tearale. Kostumet e moderuara të përshatura.
Ansambli i shfaqjes:
Dramatizimi
dhe regjia: Naser Shatrolli
Interpret:
Çlirim Shabani, Arbnora Ademi
Idea
e skenografisë dhe kolona zanore: Ar Veselaj
Skenografia:
Refki Gollopeni, Kostumografia: Flutura Dedinja
Dizajni
ndriques: Albert Gashi
Dizajni
grafik: Granit Kallaba
Video
traileri: Dalmat Dobra
Koproduksion:
Teatri Dodona dhe Naser Shatrolli