Kulturë
Përparim Hysi: Kujdes, kur të më shani?!
E premte, 07.06.2024, 06:00 PM
Kujdes, kur të më shani?!
(cikël me poezi )
Nga
Përparim Hysi
1.Njeriu -gjëmë
Ka
harruar, siç duket, që të qeshë
Se
kujton se dikush e "përqeshë?!"
Ky
njeri është krejt për vajë
Se
nuk di as që të qajë
Këtij
njeriu hiqi frerin
E
ka humbur fare nderin
Frerin
e ka marrë ndër këmbë
S'është
njeri, por është gjëmë.
2.Egoisti
Egoisti
veç rreh gjoksin
Mënd
e bëri gjoksin gropë
Pa
atë, ç'e gjen demosin
Veç
ai made in "kokë?!"
Egoisti-mëndjefyl
Si
kalliri që ka bukë
Mëndje
tjetër nuk përfill
Me
atë?S'më gjen mua.Nuk...
3.Letër qeverisë për
përmbytjet
"Kartolina për
vitin e ri"
Drutë
e dimrit bëhen në behar
Në
dimër lumenjtë s'vihen në kular
RRegullo
hidrovoret.forcoi ato diga
Që
njerëzit në ato zona, mos i zërë më frika.
Nga
pësimet e sivjetme të nxjerrësh mësime
Që
kushdo të thotë:-Kam qeverinë time.
Njerëzit
kudo duan të flenë të qetë
Se
e di që rri zgjuar dhe i "ruan" ti,
shtet.
31 dhjetor 2010
4.Unë
Në
jam mirë për vete dhe vëndi është keq
Ta
dini:-Nuk jam mirë dhe jam në "siklet"
Sikur
çfarë ndodh, dhe unë kam faj
Kjo
gjëndje më lodh... dhe gati sa nuk qaj.
5.Letër pushtetarit
Karriken
e pushtetit që e deshe, e more
Po
e mbajte me nder, e fitove.
Se,
ndryshe, në u solle, të heqin si cub
Në
erdhe me nder, do ikësh me turp
6.Në do të zgjatësh
jetën
Në
do të zgjatësh jetën, ti luaj nga vëndi
Ke
vënë re që i qelbur është ujë që ndënji
Në
ujtë e ndënjur kurkush ujë nuk pi
Nuk
e ke të gjatë, në top në vënd rri.
7.Kujdes, kur të më
shani!
Kujdes,
kur të më shani, shumë po ju lus
Se
jam i duruar, në më shani si mësus.
Ma
shani ju prozën, por dhe poezinë
Por
hiç nuk duroj në më shani Shqipërinë
Bëhem
"kamikaz" dhe shpërthej si minë.
8. Për vete
S'ka
kushtrim që më t'më ndezë
Tani
dihet që jam plak
Por
Atdhe në rrezik po të jesh
Në
krah pushkën hedh me vrap.
Dhe
rinohem, bëhem djalë
Pushkën
fort shtrëngoj mbi sup
Se
do isha ndryshe, djall
Turpin
unë haja me bukë.
Dhe
çfarë them, s'janë llafekoti
Për
Atdhenë shpirtin bëj fir
Pika-pika
varet loti
Mall,
o mall që më ke shkrirë.
9.Nata dhe dita
Nata
të vesh flatra e të bën me krahë
Por
dita të hap sytë dhe nuk lë të bësh "hata?!"
Vrulleve
të mbrapshta, dita u vë fre
Ndaj
dita me dritën, e shihni që rimon, de!...
10.Në e pësova
Në
e pësova si Timoni nga Athina *
(se
me laçkë e plaçkë të gjitha i dhurova)
Sikur
ku po vija, do më prisnin me dafina,
Këtu,
në Amerikë, për ku rrugën mora
Mirë
le të më bëhet, se e pata nga koka
Koka
siç bëri, kështu dhe e pësoi
Tani
e kuptova se sa të fal bota
Mësim
le të nxjerrë, kush vjershën ta lexojë.
*Vepër e Shekspirit.
7 janar 2011- 6 qershor
2024