E shtune, 31.05.2025, 07:15 AM (GMT+1)

Kulturë

Mihal Gjergji: Rrapi i Kaçandonit

E shtune, 08.06.2024, 07:00 PM


Mihal Gjergji

RRAPI I KAÇANDONIT

Dy rrepe rrinë karshi

Në qendër të Janinës

Oh, ç’dhimbje kanë në gji

Kreshnikët e Jutbinës

Krrokamat ndjellin mort

Fermanet shpall dovleti

Një dorë troket në portë

Vezirin pret mileti

Se nata zgjat pafund

E zbathur ecën frika

Litari degët shkund

Dhe sytë i shqyen dita

Mbi gjolin e liqenit

S'përkundet asnjë varkë

Rënkimet e haremit

U mbytën nëpër natë

Me vdekjen sy më sy

Ca trima pamjesertë

Një zjarr u djeg në gji

Nga lart kullojnë retë

Më kot litari zbret

Dhe tundet sipër fronit

Tirana s’ka një rrap

Si rrap i Kaçandonit!

Janinë, Qershor 2017



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx