| E shtune, 08.06.2024, 07:00 PM |
Mihal Gjergji
RRAPI
I KAÇANDONIT
Dy
rrepe rrinë karshi
Në
qendër të Janinës
Oh,
ç’dhimbje kanë në gji
Kreshnikët
e Jutbinës
Krrokamat
ndjellin mort
Fermanet
shpall dovleti
Një
dorë troket në portë
Vezirin
pret mileti
Se
nata zgjat pafund
E
zbathur ecën frika
Litari
degët shkund
Dhe
sytë i shqyen dita
Mbi
gjolin e liqenit
S'përkundet
asnjë varkë
Rënkimet
e haremit
U
mbytën nëpër natë
Me
vdekjen sy më sy
Ca
trima pamjesertë
Një
zjarr u djeg në gji
Nga
lart kullojnë retë
Më
kot litari zbret
Dhe
tundet sipër fronit
Tirana
s’ka një rrap
Si
rrap i Kaçandonit!
Janinë, Qershor 2017