Kulturë
Përparim Hysi: Lirika vere
E diele, 16.06.2024, 06:32 PM
Lirika
vere
(cikël me poezi)
Nga
Përparim Hysi
1.Intime
Kur
më puthe ti, thashë më shpoi një gjemb
Hajde
më puth prapë, që më pak t'më dhëmbë.
Ti
më thuaj:-Të dua, por të vjen si turp
Të
mbulon të kuqtë si vera në kupë
Si
vera në kupë, je si luleshqerrë
Unë
pa patur turp, puth buzën sheqer
Buza
nuk më del, sulem dhe nga gjiri
Shpirti
im si s'del, nuk ngopem së piri,
Pi
e pi sa dehem, qe raki sarhoshe
Dhe
aty dhe "shdehem", o moj bukuroshe!
2.Një mikeje
Dielli
më hedh ar
Hëna
veç argjend
Fare
nuk i dua
Para
syrit tënd,
Pylli
fal gjelbërimin
Deti
kaltërsinë
Po
për Përparimin
Veç
mbi ty synë.
E
ç'të them, moj mike,
Me
ty jam sevdallisur
Nuk
pyes më, moj shpirte,
Sado
që jam kokëthinjur,
3, Kur të lë mosha...
Jeta
më shkon bosh, si një murg i ngratë
Asgjë
nuk më josh, sikur jam shpirtthatë
Seç
vijnë më ngacmojnë ca vajza noksane
Ato
më kujtojnë, një tjetër "jallane",
Sa
largohet njëra, tak shfaqet një tjetër
Eh, se si
u bëra, se jam burrë i vjetër!
Dhe
më nakatosin, më prishën humorin
Unë
i hardallosur, dua të bëj gazmorin.
Njëra
ma ka gjoksin si të jetë Pamela *
Tjetra
ma ka syrin si të jetë Ornela **
Unë
i shoh me neps, se nuk kam fuqi
Pak
mbetem me "stres", se jam pleqëri.
*Pamela Anderson-aktore
amerikane e famshme për gjoksin e saj,
** Ornela Muti-artiste e
madhe italiane
4.Nudo
Kishe
dalë nudo dhe bëje shullë
Bobo,
sa të pashë, një lemëz më zë.
Më
zë lemzë e keqe(grriq-grriq, më griu)
Je
e mirë, moj dreqe, s'duroj
dot"ditëziu"
Zgjohesh
e tramaksur, se të zgjoi lemza
Kur
sheh një kokëzbardhur që vështron"andejza"
"Andejza"
lakuriq si të ka bërë nëna
Unë"Krisht
në kryq", se s'duroj "gjëma",
Dielli
të ka nxirë, mu si bukëfike
Unë
dehur pa pirë, o e bukura mike!
Lemza
më këputi(mend më mori shpirtin)
Shpëtoj
a s'shpëtoj? Ti e pret "shiritin".
5. Shqetësim
Pa
feksur mëngjesi, kishe zënë pusi
Të
mundonte "stresi"( na kishin parë të dy, )
Na
kishin parë të dy, shtritur tek mullari
Mbushur
me fjalë fshati, sa s'mbante "kadari."
Çfarë
t'i them babait (bobo, ku të futem?)
Është
më mirë nga sytë, fare unë të zhdukem
-Prit,
-të thashë, e gjeta:-Po vij tek ytatë
T'i
tregoj veta se ç'bëmë atë natë.
Se,
në fund të fundit, nuk po bëjmë shaka
Unë
të dua ty dhe ti më do mua
Kështu
kësaj pune do t'i vëmë kapak
Për
llafet e fshatit, mos u bëj merak.
Tiranë, 16 qershor 2024