E enjte, 08.05.2025, 10:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Fjalë të urta nga shkrimtari Albert Zholi

E marte, 18.06.2024, 06:56 PM


-Nuk lejohet përdorimi i fjalëve të urta pa cituar emrin e autorit-

-Dituria është çelësi i çdo suksesi dhe suksesi i çdo nisme.

- Libri është dritarja më e bukur e jetës, pa të cilin dhe dhoma më e bukur dhe e ndriçuar  do të dukej e errët.

- Babai është trungu i familjes, pa të cilin themelet e shtëpisë  do rrënoheshin nga tërmeti më i vogël.

- Dituria është si drita në errësirë, pa të cilën edhe drita më e fuqishme do të venitej.

-Gjakftohtësia është virtyt i njerëzv të ditur, cilësi që arrin të kalojë çdo pengesë.

- Investimi më i madh i njeriut në jetë është miqësia e sinqertë, pa miq të tillë jeta do ishte si shtëpia pa çati.

-Libri është një thesar i artë, vlerat e tij dalin në pah në momentet më të vështira të jetës.

-Libri është miku që të orienton në çdo furtunë, dhe miku  që të mban ndezur imagjinatën në çdo situatë.

-Pa miq të mirë dhe libra të mirë, jeta do të ishte një ferr i vërtetë

- Kur shkon në shtëpinë e një miku shikon si të pret tek dera, kur del shiko se çfarë librash dhe pikturash le pas.

- Ruaju nga njeriu që gënjeshtrën e kthen në art, dhe nga artisti  që nuk kthen asgjë në art.

- Miku i vërtetë tregohet në ditë të vështirë, dhe pse në ditë të zakonshme tregohet indiferent.

- Pasuria më e madhe e njeriut është dituria, ndërsa pasuria më e madhe e diturisë është libri.

- Më mirë një shok të ndershëm dhe të sinqertë se një shok që të llustron pa asnjë meritë.

-Gazetaria e shkruar është  vërtetësia më e madhe se sa i aftë je të shkruash dhe ta kthesh fjalën në art dhe besueshmëri.

- Gazetaria e shkruar është arti më i vështirë i lajmit (duhet larg politizimit) dhe përgjegjësia më e madhe e së vërtetës.

- Kushdo që  shkruan jep një ndihmë modeste në historinë e kulturës së kombit.

- Jo çdo gjë që shkruan është e vërtetë, por brenda një shkrimi sado modest ka një të vërtetë brenda.

- Mos e konsumo miqësinë për një kafe apo got raki, por për gjëra që kanë të bëjnë me dinjitetin, personalitetin dhe të ardhmen krenare.

-Shtëpia pa libra është si shtëpia pa dritë, ku errësira do buzëqeshte në çdo cep.

- Forca e njeriu nuk tregohet tek grushti, por tek dija, vizioni dhe atdhedashuria.

- Atdhedashuria është virtyti që të jep forcë dhe të orienton me fisnikëri drejt suksesit.

- Tradhëtari është si një lavjerrës që nuk njeh, besnikëri, korrektësi, besim dhe ngjyrë flamuri.

-Pa  dëshmor historia  e  një  kombi venitet, pa  heronj  historia  e një kombi  është destinuar    vdes.

- Heronjtë  janë  dëshmia  e  virtyteve    të larta  patriotike   dhe vetsakrifikuese në  emër të lirisë

-: Heronjtë  janë pjesa    e  ndërgjegjshme  e  një kombi  ku  interesat e  atdheut janë mbi  gjithçka, edhe mbi jetën

- Pa  nënën  jeta  duket  e  verbër,  pa  babanë  jeta    duket  pa  krahë

- Atdheu është passporta    e  bukur    botë, pa    cilin njeriu  do  endej    pa  motiv  dhe  indetitet

- Veteranët  e  një  vendi  janë  historia  e  gjallë  e  pavdekësisë    një  kombi

- Historia  e  vërtetë  e një  kombi  nuk  mund    shkruhet  as  me  emocion,  as    situatë  lufte, as  nga  politikanët,  as nga fituesit e  një  lufte  apo  tradhëtarët,  ajo  shkruhet  nga historianët  gjakftohtë dhe    ditur pa  asnjë  ndikim  politik  dhe    kohë  paqeje.

- Dashuria  është  ndjenja    e  fuqishme  njerëzore    i  ngjan  një  luleje    bukur    mes të  shkretëtirës  e  cila pa përkujdesje eshtë  e  destinuat të  vyshket në  kulmin e lulëzimit.

- Pa  dashuri  jeta  e  njeriut është si  një  tunel i  gjatë  i  errët që  nuk  mund  ti  shijojë  kurrë  ngjyrat  e  ylberit.

- Fjala  e  mirë që  i  shpreh  dikujt  është dhurata    e  bukur që  barazohet  me tingujt  hyjnorë.

Albert Z. ZHOLI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx