Kulturë
Enver Bytyçi: Pse po ikin veç të mirët?!
E hene, 24.06.2024, 06:52 PM
Pse po ikin veç të mirët?!
Nga
Enver Bytyçi
Agim
Doçi u ngjit në qiell, pa na thënë lamtumirë, siç i thotë burri-burrit! Iku e
na la tashmë më pak në vlera e përmbajtje e më pak në numra! Po Gimi nuk ishte
numër! Ishte njëshi në fillim të mijëra zerove!
A
kanë vlerë më zerot pa numrin një, Agimin poet, Agimin plot ndjenjë, Agimin me
zemër?! Pak nga pak e një nga një po largohen numrat në fillim të zerove! Po
mbeten më pak burra patriotë e mjeshtra të fjalës së vlerë. E për pasojë po
shtohen horrat, perversët, ata që vlerën e zevendësuan me anti-vlerën. Po
mbeten zerot!
Prandaj
ishte tragjike humbja e poetit të madh fishtjan, Agim Doçi! Prandaj ai na la
një boshllëk që zor të mbushet për dekada! Qajmë për shpirtin e Agimit! Por më
shumë qajmë për veten tonë, sepse tashmë do të jetë edhe më vështirë pa Agimin
e madh, maestron që askush nuk mund ta zevendësojë. Ndjehemi më të dobët pa
fjalën e tij mjaltë e njëkohësisht helm për të pabesin! Kemi më pak shpresë se
pa Agimët e mëdhenj ky vend mund të bëhet siç e duam ne, siç e deshi Agimi!
Dhimbja
është kësisoj e dyfishtë, e shumëfishtë, si në një univers të panjohur.
Gjithnjë e më shumë na duket vetja si në xhungël, sa më shumë njerëz të mëdhenj
si Agim Doçi largohen prej nesh!
Lavdi
miku im! Të lutem përpiqu e na ndihëmo sot e mot, edhe kur të mos jemi ne miqtë
e tu, që ky vend të bëhet siç e deshe dhe e skalite ti në vargjet e tua plot
pasion patriotik, si të ishe biri i At Gjergj Fishtës!